{"id":48283,"date":"2025-10-23T19:48:14","date_gmt":"2025-10-23T19:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/cfare-ndodh-nese-kosova-nuk-e-miraton-ne-kohe-buxhetin-e-vitit-te-ardhshem\/"},"modified":"2025-10-23T19:48:14","modified_gmt":"2025-10-23T19:48:14","slug":"cfare-ndodh-nese-kosova-nuk-e-miraton-ne-kohe-buxhetin-e-vitit-te-ardhshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/cfare-ndodh-nese-kosova-nuk-e-miraton-ne-kohe-buxhetin-e-vitit-te-ardhshem\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse Kosova nuk e miraton n\u00eb koh\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm?"},"content":{"rendered":"<p>Kosova hyri n\u00eb vitin 2025 e vet\u00ebdijshme q\u00eb do t\u00eb kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se \u00e7far\u00eb do ta priste pas tyre.<\/p>\n<p>Sfid\u00eb n\u00eb konstituim t\u00eb Kuvendit, ankesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Qeveri n\u00eb detyr\u00eb me kompetenca t\u00eb kufizuara, dhe rrezikim t\u00eb fondeve t\u00eb huaja n\u00eb vler\u00eb t\u00eb qindra miliona eurove.<\/p>\n<p>Kur duket se s\u2019ka ku shkon m\u00eb keq, del \u00e7\u00ebshtja e buxhetit shtet\u00ebror p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm \u2013 i cili, sipas parashikimeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, pritet t\u00eb jet\u00eb rreth 3.5 miliard\u00eb euro. P\u00ebr ish-ministrin e Ekonomis\u00eb, Haki Shatri, situata momentale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cBuxheti \u00ebsht\u00eb baza materiale e funksionimit t\u00eb shtetit. N\u00ebse i rr\u00ebnohet kjo baz\u00eb, shteti falimenton, nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mos arritur deri aty, buxheti duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa faza, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar 2026.<\/p>\n<p>Fazat e miratimit t\u00eb buxhetit<\/p>\n<p>Buxheti p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm fillon t\u00eb p\u00ebrgatitet qysh n\u00eb muajin mars, n\u00eb disa qarkore buxhetore, dhe m\u00eb pas u shp\u00ebrndahet p\u00ebr shqyrtim t\u00eb gjitha institucioneve q\u00eb financohen nga buxheti.<\/p>\n<p>N\u00eb kushte ideale, Qeveria i kryen t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet dhe, sipas Ligjit p\u00ebr Menaxhimin e Financave Publike, dat\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr miratim t\u00eb buxhetit e ka 30 tetorin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, deputet\u00ebt i kan\u00eb dy muaj koh\u00eb, nga 1 n\u00ebntori deri m\u00eb 31 dhjetor, q\u00eb ta shqyrtojn\u00eb dokumentin n\u00eb dy lexime, n\u00eb komisione, dhe t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ndryshimet e duhura. Por, problemi i par\u00eb tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova ka Qeveri n\u00eb detyr\u00eb me kompetenca t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>N\u00eb ligjin p\u00ebr Qeverin\u00eb nuk p\u00ebrmendet termi Qeveri n\u00eb detyr\u00eb, por Qeveri n\u00eb dor\u00ebheqje, e cila p\u00ebrkufizohet si qeveri q\u00eb funksionon pas shp\u00ebrndarjes s\u00eb Kuvendit e deri n\u00eb zgjedhjen e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Ligji parasheh q\u00eb nj\u00eb qeveri e till\u00eb nuk mund t\u00eb miratoj\u00eb ligje t\u00eb reja, por mund t\u2019i propozoj\u00eb Kuvendit miratimin e buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Relativisht mir\u00eb deri k\u00ebtu. Por, Kosova e ka edhe problemin e dyt\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb duke pritur nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse Kuvendi \u00ebsht\u00eb konstituuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet dhe rregulloret, dhe var\u00ebsisht vendimit mund t\u00eb zvarritet edhe procesi i miratimit t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>\u201cEventualisht, n\u00ebse mbesim pa [formim] t\u00eb Qeveris\u00eb dhe pa Kuvend, rrezikohet q\u00eb nga data 1 janar t\u00eb mos ket\u00eb buxhet dhe asnj\u00eb procedur\u00eb pagese nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa nj\u00eb vendim t\u00eb Kuvendit\u201d, thot\u00eb Shatri.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e pagesave q\u00eb bllokohen jan\u00eb: pagat, pensionet, ato p\u00ebr karburante t\u00eb Policis\u00eb dhe ushtris\u00eb, apo edhe ato p\u00ebr furnizime me material shpenzues t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cPraktikisht, i bie v\u00ebnia e drynit shtetit\u201d, vler\u00ebson Shatri.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr afatet e miratimit t\u00eb buxhetit, ministri n\u00eb detyr\u00eb i Financave, Hekuran Murati, tha dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se Qeveria \u201cdo t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7mos, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shtetit, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb republik\u00ebs, q\u00eb institucionet t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani\u201d.<\/p>\n<p>Opsioni i dyt\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos ardhur puna deri te bllokada, ekziston edhe nj\u00eb mund\u00ebsi. N\u00eb rast se Qeveria e miraton buxhetin, dhe deputet\u00ebt vonohen n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedurave t\u00eb nevojshme, at\u00ebher\u00eb ekzekutivi mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb propozim p\u00ebr plot\u00ebsim\/ndryshim t\u00eb Ligjit aktual p\u00ebr Buxhetin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos skadoj\u00eb m\u00eb 31 dhjetor, por t\u00eb mund\u00ebsohen shpenzimet vijuese p\u00ebr janar ose edhe shkurt, me mesataren mujore t\u00eb vitit paraprak, ose si\u00e7 njihet ndryshe rregulli 1\/12.<\/p>\n<p>Shatri kujton se di\u00e7ka e till\u00eb i ka ndodhur Kosov\u00ebs dy-tri her\u00eb prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. \u00c7far\u00eb ligji mund t\u00eb propozohet, n\u00ebse arrihen afatet kohore?<\/p>\n<p>Kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i kan\u00eb mbetur edhe pak dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur p\u00ebrb\u00ebrjen e re qeveritare para Kuvendit, dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse ajo i merr votat e nevojshme.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse ai apo dikush tjet\u00ebr arrin ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb, dhe nis me procedim t\u00eb buxhetit, Shatri nuk beson se ai dokument do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb mir\u00eb i menduar, marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb situat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka kaluar vendi deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Pse? Sepse, sipas tij, nuk ka pasur minist\u00ebr t\u00eb plotfuqish\u00ebm q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb hartonte politika adekuate zhvillimore p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, dhe rrjedhimisht, buxheti i ardhsh\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb kopje e atij paraprak.<\/p>\n<p>D\u00ebmet tjera ekonomike<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lulzim Rafuna, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se Kosova po e vuan shum\u00eb ekonomikisht munges\u00ebn e institucioneve fuqiplota.<\/p>\n<p>\u201cBizneset duan parashikueshm\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb politika fiskale do t\u00eb ket\u00eb, cilat jan\u00eb investimet n\u00eb projekte kapitale, q\u00eb m\u00eb pas investimet publike t\u00eb t\u00ebrheqin investime private\u201d.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se fokusi n\u00eb ndarjet buxhetore p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb reforma n\u00eb politikat fiskale, n\u00eb rritjen e buxhetit p\u00ebr investime kapitale dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e imazhit t\u00eb shtetit, q\u00eb ua hap dyert investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Shatri p\u00ebrmend edhe nevoj\u00ebn e shfryt\u00ebzimit t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr kredi dhe hua publike, q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr zhvillim dinamik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, parashihet r\u00ebnie e rritjes ekonomike nga 3.6 p\u00ebr qind n\u00eb 2024-t\u00ebn, n\u00eb 3 p\u00ebr qind n\u00eb 2025-t\u00ebn, p\u00ebr shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor. R\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb parashikuar ta ken\u00eb Serbia dhe Kosova, e cila, megjithat\u00eb, mbetet pak mbi mesataren e rajonit.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/cfare-ndodh-nese-kosova-nuk-e-miraton-ne-kohe-buxhetin-e-vitit-te-ardhshem\/\">\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse Kosova nuk e miraton n\u00eb koh\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova hyri n\u00eb vitin 2025 e vet\u00ebdijshme q\u00eb do t\u00eb kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se \u00e7far\u00eb do ta priste pas tyre. Sfid\u00eb n\u00eb konstituim t\u00eb Kuvendit, ankesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Qeveri n\u00eb detyr\u00eb me kompetenca t\u00eb kufizuara, dhe rrezikim t\u00eb fondeve t\u00eb huaja n\u00eb vler\u00eb t\u00eb qindra miliona eurove. Kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48283","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48283\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}