{"id":48257,"date":"2025-10-23T17:48:22","date_gmt":"2025-10-23T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/bibi-nuk-mund-te-luftosh-me-boten-i-ke-te-gjithe-kunder-si-u-arrit-marreveshja-e-gazes-nga-donald-trump\/"},"modified":"2025-10-23T17:48:22","modified_gmt":"2025-10-23T17:48:22","slug":"bibi-nuk-mund-te-luftosh-me-boten-i-ke-te-gjithe-kunder-si-u-arrit-marreveshja-e-gazes-nga-donald-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/bibi-nuk-mund-te-luftosh-me-boten-i-ke-te-gjithe-kunder-si-u-arrit-marreveshja-e-gazes-nga-donald-trump\/","title":{"rendered":"\u201cBibi, nuk mund t\u00eb luftosh me bot\u00ebn, i ke t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr\u201d \u2013 Si u arrit marr\u00ebveshja e Gaz\u00ebs nga Donald Trump?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: lufta n\u00eb Gaza kishte mbaruar.<\/p>\n<p>Sipas revist\u00ebs TIME, Trump njoftoi se t\u00eb d\u00ebrguarit e tij kishin arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me nd\u00ebrmjet\u00ebsit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dy viteve t\u00eb bombardimeve dhe gjakderdhjes.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb h\u00ebn\u00ebn do ta shpallim marr\u00ebveshjen \u2013 dhe ti duhet ta pranosh\u201d, i tha ai Netanyahut. \u201cBibi, nuk mund t\u00eb luftosh me bot\u00ebn. Mund t\u00eb fitosh beteja t\u00eb ve\u00e7anta, por bota \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr teje\u201d.<\/p>\n<p>Netanyahu tentoi t\u00eb rezistonte, por Trump nuk lejoi kund\u00ebrshti. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb ngarkuar me tone t\u00eb ashpra, ai i kujtoi kryeministrit izraelit gjith\u00e7ka q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Izraelin gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij \u2013 nga zhvendosja e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Jerusalem dhe njohja e sovranitetit n\u00eb Lart\u00ebsit\u00eb e Golanit, te marr\u00ebveshjet e Abrahamit dhe sulmet e p\u00ebrbashk\u00ebta kund\u00ebr objektivave iraniane.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb deklarat\u00eb shum\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr Bibin\u201d, tha Steve Witkoff, i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i Trumpit p\u00ebr Lindjen e Mesme. \u201cPresidenti nuk kishte asnj\u00eb toleranc\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb telefonat\u00ebs, Netanyahu pranoi nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb dy faza, q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb arm\u00ebpushim mes Izraelit dhe Hamasit, k\u00ebmbimin e pengjeve izraelite me t\u00eb burgosur palestinez\u00eb, lejimin e ndihmave humanitare, t\u00ebrheqjen graduale t\u00eb Ushtris\u00eb izraelite nga Gaza dhe nisjen e negociatave p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00ebse zbatimi i saj do t\u00eb funksionoj\u00eb, marr\u00ebveshja do t\u2019i jap\u00eb fund luft\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Izraelit, e cila ka shkaktuar rreth 2 mij\u00eb viktima izraelite dhe afro 70 mij\u00eb palestinez\u00eb t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Ky zhvillim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr hap n\u00eb strategjin\u00eb e Trumpit p\u00ebr t\u00eb riformatuar Lindjen e Mesme. Gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajve t\u00eb fundit, SHBA-t\u00eb kan\u00eb goditur infrastruktur\u00ebn b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit dhe kan\u00eb kontribuar n\u00eb r\u00ebnien e ndikimit t\u00eb Teheranit n\u00eb rajon. Pasojat e k\u00ebtyre sulmeve kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb r\u00ebnien e regjimit t\u00eb Assadit n\u00eb Siri, nd\u00ebrsa qeverit\u00eb e reja n\u00eb Damask dhe Bejrut kan\u00eb sinjalizuar hapje ndaj Washingtonit.<\/p>\n<p>Trump ka p\u00ebrdorur nj\u00eb qasje tipike \u201cdealmaker\u201d-i, duke kombinuar presionin me joshjen, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb tryez\u00eb dy armiq t\u00eb betuar si Hamas dhe Netanyahu. \u201cAi po i prish t\u00eb gjitha parimet tradicionale t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme,\u201d tha historiani dhe ish-ambasadori izraelit n\u00eb SHBA, Michael Oren. \u201cTrump po rikthen hegjemonin\u00eb amerikane n\u00eb rajon \u2013 dhe deri tani, e ka arritur\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vet\u00eb presidentit, suksesi buron nga p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs ushtarake amerikane. Ai kujton vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb dhe sulmet e pranver\u00ebs s\u00eb kaluar ndaj tre objekteve b\u00ebrthamore iraniane. \u201cAsnj\u00eb President nuk ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb isha. Dhe fal\u00eb k\u00ebsaj, kemi nj\u00eb Lindje t\u00eb Mesme ndryshe\u201d, tha Trump.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, arm\u00ebpushimi mbetet i brisht\u00eb. Hamasi nuk ka dor\u00ebzuar ende trupat e t\u00eb gjith\u00eb pengjeve izraelite, duke shtyr\u00eb Izraelin t\u00eb mbyll\u00eb kalimin e Rafahut dhe t\u00eb kufizoj\u00eb ndihmat. Videot n\u00eb rrjet tregojn\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb armatosura dhe ekzekutime n\u00eb Gaza. M\u00eb 19 tetor, Izraeli akuzoi Hamasin p\u00ebr shkelje t\u00eb arm\u00ebpushimit pas disa sulmeve ndaj trupave t\u00eb tij. P\u00ebr t\u00eb shmangur kolapsin e marr\u00ebveshjes, Trump d\u00ebrgoi n\u00eb rajon z\u00ebvend\u00ebspresidentin J.D. Vance.<\/p>\n<p>Faza e dyt\u00eb e procesit p\u00ebrfshin p\u00ebrkufizimin e kufijve t\u00eb t\u00ebrheqjes izraelite, \u00e7armatosjen e Hamasit, dhe vendosjen e nj\u00eb force paqeruajt\u00ebse, si dhe p\u00ebrcaktimin e qeverisjes s\u00eb Gaz\u00ebs pas luft\u00ebs. Ish-ambasadori amerikan Dan Shapiro paralajm\u00ebron se situata mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb \u201ckonflikt t\u00eb ngrir\u00eb\u201d, ku Izraeli kontrollon gjysm\u00ebn e Gaz\u00ebs dhe Hamasi tjetr\u00ebn, pa rind\u00ebrtim real.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb dyshimet, politika e jashtme e Trumpit ka thyer pritshm\u00ebrit\u00eb tradicionale. Doktrina \u201cAmerica First\u201d, dikur sinonim i izolacionizmit, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb diplomaci personale dhe pragmatike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i ka lejuar Rusis\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb ndikimin n\u00eb Evrop\u00eb dhe Kin\u00ebs n\u00eb Indo-Paq\u00ebsor, Trump ka rikthyer fuqin\u00eb amerikane n\u00eb Lindjen e Mesme, duke forcuar lidhjet me Arabin\u00eb Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Ai pret q\u00eb Riad t\u00eb normalizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Izraelin dhe t\u00eb bashkohet me Marr\u00ebveshjet e Abrahamit brenda k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Trump madje ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Gaza, teksa SHBA dhe aleat\u00ebt po p\u00ebrgatisin nj\u00eb plan p\u00ebr rind\u00ebrtimin e territorit. Ai vizionon nj\u00eb Lindje t\u00eb Mesme t\u00eb integruar ekonomikisht, me linja hekurudhore nga Mesdheu n\u00eb Gjirin Persik, marr\u00ebveshje tregtare t\u00eb lira dhe nj\u00eb rrjet t\u00eb ri energjie rajonale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Trump thekson se sekreti i suksesit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, tha ai p\u00ebr TIME, \u201c\u00ebsht\u00eb q\u00eb ata duhet t\u00eb respektojn\u00eb Presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Lindja e Mesme duhet ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb. \u00cbsht\u00eb pothuajse m\u00eb shum\u00eb Presidenti se sa vet\u00eb vendi\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/bibi-nuk-mund-te-luftosh-me-boten-i-ke-te-gjithe-kunder-si-u-arrit-marreveshja-e-gazes-nga-donald-trump\/\">\u201cBibi, nuk mund t\u00eb luftosh me bot\u00ebn, i ke t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr\u201d \u2013 Si u arrit marr\u00ebveshja e Gaz\u00ebs nga Donald Trump?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: lufta n\u00eb Gaza kishte mbaruar. Sipas revist\u00ebs TIME, Trump njoftoi se t\u00eb d\u00ebrguarit e tij kishin arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me nd\u00ebrmjet\u00ebsit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dy viteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48257","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48257\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}