{"id":48250,"date":"2025-10-23T17:48:20","date_gmt":"2025-10-23T17:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/flor-binaj-polici-i-pavarur-dhe-policet-e-rames-2\/"},"modified":"2025-10-23T17:48:20","modified_gmt":"2025-10-23T17:48:20","slug":"flor-binaj-polici-i-pavarur-dhe-policet-e-rames-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/flor-binaj-polici-i-pavarur-dhe-policet-e-rames-2\/","title":{"rendered":"Flor Binaj\/ Polici i pavarur dhe polic\u00ebt e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p class=\"jeg_post_subtitle\"><em><strong>P\u00ebr pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por si njeri i Berish\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, fabula se fajin e ka opozita dhe jo autokrati, mund t\u2019i jap\u00eb ende tagji tuf\u00ebs rip\u00ebrtyp\u00ebse t\u00eb Ram\u00ebs.<\/strong><\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Nga Armand Shkullaku<\/strong><\/p>\n<p>Kandidimit t\u00eb nj\u00eb aktori varieteje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryebashkiak, mund t\u2019i gjesh mjaftuesh\u00ebm l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngjizur dyshime e kritika, n\u00ebse ishte apo jo alternativa e duhur p\u00ebr kryeqytetin. Por ajo q\u00eb po bie n\u00eb sy k\u00ebto dit\u00eb, pas shpalljes s\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb Florian Binajt dhe mb\u00ebshtetjes nga ana e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb propagandistike q\u00eb godet vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb: Binaj nuk \u00ebsht\u00eb i pavarur; Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Sali Berisha; Ai paguhet nga Tv i Berish\u00ebs; Ai po p\u00ebrdoret nga PD, etj, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha mediat pran\u00eb qeveris\u00eb, duket se nj\u00eb dor\u00eb e vetme kujdeset q\u00eb sulmi ndaj kandidatit atipik n\u00eb zgjedhjet e parakohshme n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb asgjesoj\u00eb epitetin \u201ci pavarur\u201d. Binaj duhet t\u00eb paraqitet si kandidati i Berish\u00ebs ose i familjes Berisha. N\u00eb rrethanat kur si PD ashtu edhe Berisha e kan\u00eb pranuar Binajn si kandidatin e tyre, me t\u00eb cilin do t\u00eb hyn\u00eb bashkarisht n\u00eb zgjedhje, duket disi e \u00e7uditshme q\u00eb gjith\u00eb investimi i spin- doktor\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb shkoj\u00eb tek p\u00ebrkat\u00ebsia \u201cklasore\u201d e konkurrentit t\u00eb Manastirliut.<\/p>\n<p>P\u00ebr ish policin e Portokallis\u00eb mund t\u00eb gjenden plot argumenta p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim efikasitetin e tij si kandidat dhe alternativ\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn. A mund t\u00eb krijoj\u00eb besim tek votuesit dikush q\u00eb nuk ka p\u00ebrvoj\u00eb as n\u00eb menaxhim dhe as n\u00eb angazhim t\u00eb fort\u00eb politik? Sa i njeh ai problemet e Tiran\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb garanton p\u00ebr zgjidhjen e tyre? A mjafton t\u00eb qenit personazh publik p\u00ebr t\u00eb krijuar bindjen se nj\u00eb tjet\u00ebr model qeverisjeje p\u00ebr kryeqytetin \u00ebsht\u00eb i mundur? Duke u shtuar k\u00ebtyre dilemave edhe ndonj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr paraqitjet e deritanishme t\u00eb Binajt, mediat e qeveris\u00eb nuk do ta kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta vinin n\u00eb pik\u00ebpyetje kandidimin e tij si zgjedhjen e duhur p\u00ebr Tiran\u00ebn. Por jo, problemi num\u00ebr nj\u00eb q\u00eb ato ngren\u00eb \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsia ose jo e kandidatit antiqeveritar.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb gjas\u00eb Binaj nuk do t\u00eb kandidonte fare, n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte mb\u00ebshtetjen e Sali Berish\u00ebs. A e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb kulisa apo pasi vendosi t\u00eb kandidonte, kjo nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrcaktimin e profilit t\u00eb tij publik. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se aktori- aktivist, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb militant i thekur i PD, ndryshe nga shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tij t\u00eb estrad\u00ebs. Ish imituesi i Ram\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, madje as t\u00eb klaneve t\u00eb tjera rrotull PD-s\u00eb. Ai m\u00eb shum\u00eb mbahet mend n\u00eb dalje publike me figura t\u00eb mazhoranc\u00ebs se sa si aktivist i shquar opozitar. Po ashtu, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb, p\u00ebrfshi edhe gazetar\u00ebt qeveritar\u00eb, se emisioni Piranjat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhim outsourcing, ku Binaj ka rolin e moderatorit dhe jo t\u00eb autorit.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse gjith\u00eb kjo fushat\u00eb p\u00ebr ta vizatuar kandidatin opozitar si nj\u00eb njeri jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrzgjedhur por edhe t\u00eb af\u00ebrt me Berish\u00ebn? Esht\u00eb e qart\u00eb se propagandist\u00ebt e Ram\u00ebs e din\u00eb fare mir\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb, ashtu si n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk b\u00ebhen zgjedhje. Se votat jan\u00eb t\u00eb paracaktuara nga parat\u00eb e korrupsionit, nga bandat, shantazhi dhe blerja e kund\u00ebrshtar\u00ebve. Ata jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb fenomenit rilindas sui generis se sa m\u00eb shum\u00eb thellohen skandalet, aq m\u00eb shum\u00eb shtohen votat p\u00ebr partin\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr t\u00eb mbuluar asgjesimin e zgjedhjeve dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar tasin e sup\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, ata kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb teori: Zgjedhje ka, por fajin e ka Sali Berisha. Rama mundet me vota, por opozita nuk bind se nuk hapet, nuk rinovohet, nuk transformohet, nuk limohet, nuk \u00ebmb\u00eblsohet\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb kandidat q\u00eb vjen nga shoq\u00ebria civile, q\u00eb nuk ka n\u00eb cv e tij asnj\u00eb dit\u00eb pushtet, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb militant i verb\u00ebr apo goj\u00ebtar i kryetarit, p\u00ebrb\u00ebn pik\u00ebrisht zgjedhjen t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb tredhurit e pushtetit e predikojn\u00eb prej vitesh si rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr opozit\u00ebn p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs. Jo me berishist\u00eb por me aktivist\u00eb e civilist\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb kjo thembra e Akilit p\u00ebr mosndryshimin e pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri? Sigurisht q\u00eb jo. Binaj do t\u00eb ishte sh\u00ebmbulli konkret se n\u00eb p\u00ebrballjen me nj\u00eb regjim nuk duhet k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsia tek opozita, por tek pushteti q\u00eb asgjeson \u00e7do kund\u00ebrshtar, \u00e7do z\u00eb kund\u00ebr, \u00e7do tentativ\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb lindur di\u00e7ka t\u00eb re. Asgjesim me propagand\u00eb mediatike, blerje, shantazh, k\u00ebrc\u00ebnime e deri burgosje.<\/p>\n<p>P\u00ebr pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por si njeri i Berish\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, fabula se fajin e ka opozita e parinovueshme dhe jo autokrati q\u00eb nuk lejon zgjedhje, mund t\u2019i jap\u00eb ende tagji tuf\u00ebs rip\u00ebrtyp\u00ebse t\u00eb Ram\u00ebs. Kjo tuf\u00eb do vazhdoj\u00eb t\u00eb mos shoh\u00eb dhjetra miliona euro q\u00eb digjen n\u00eb Sharr\u00eb dhe miliona t\u00eb tjera nga 5D-t\u00eb q\u00eb derdhen n\u00eb fushata. As parat\u00eb e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, t\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe t\u00eb taksave t\u00eb grabitura, me t\u00eb cilat vidhen vota p\u00ebr t\u00eb vjedhur Tiran\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Rip\u00ebrtyp\u00ebsit nuk mund dhe nuk duan t\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebto. Atyre iu duhet t\u00eb njehsojn\u00eb Binajn me Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe nes\u00ebr refrenin e turpit se fajin e ka opozita.<\/p>\n<p>\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/flor-binaj-polici-i-pavarur-dhe-policet-e-rames\/\">Flor Binaj\/ Polici i pavarur dhe polic\u00ebt e Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por si njeri i Berish\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, fabula se fajin e ka opozita dhe jo autokrati, mund t\u2019i jap\u00eb ende tagji tuf\u00ebs rip\u00ebrtyp\u00ebse t\u00eb Ram\u00ebs. Nga Armand Shkullaku Kandidimit t\u00eb nj\u00eb aktori varieteje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryebashkiak, mund t\u2019i gjesh mjaftuesh\u00ebm l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48250","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48250","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48250"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48250\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}