{"id":48232,"date":"2025-10-23T15:16:48","date_gmt":"2025-10-23T15:16:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/te-rinjte-shqiptare-po-zgjedhin-zanatin-perpara-diplomes\/"},"modified":"2025-10-23T15:16:48","modified_gmt":"2025-10-23T15:16:48","slug":"te-rinjte-shqiptare-po-zgjedhin-zanatin-perpara-diplomes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/te-rinjte-shqiptare-po-zgjedhin-zanatin-perpara-diplomes\/","title":{"rendered":"T\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb po zgjedhin zanatin p\u00ebrpara \u2018diplom\u00ebs\u2019"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb nj\u00eb treg pune gjithnj\u00eb e m\u00eb konkurrues, shkollat profesionale t\u00eb Durr\u00ebsit po kthehen n\u00eb alternativ\u00ebn kryesore p\u00ebr qindra t\u00eb rinj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00ebsim t\u00eb sigurt. Me programe t\u00eb reja, bashk\u00ebpunim me bizneset dhe orientim drejt praktik\u00ebs, k\u00ebto shkolla po ndryshojn\u00eb perceptimin ndaj arsimit profesional n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gesi, nj\u00eb djal\u00eb i ri nga Lushnja, \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb universitet p\u00ebr shkenca politike. Megjithat\u00eb, prej tre vitesh ai punon n\u00eb sektorin e turizmit n\u00eb plazhin e Golemit n\u00eb Durr\u00ebs, her\u00eb si kamarier, her\u00eb si banakier dhe s\u00eb fundmi si shef salle n\u00eb nj\u00eb restorant buz\u00eb detit.<\/p>\n<p>\u201cSektori i sh\u00ebrbimeve ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs dhe pagat jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim,\u201d shpjegoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb diplomohen n\u00eb universitetet shqiptare p\u00ebrballen me pasiguri p\u00ebr pun\u00ebsim, ose p\u00ebrfundojn\u00eb duke punuar n\u00eb profile q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me studimet e tyre, nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb arsimore po fiton gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb Durr\u00ebs: arsimi profesional.<\/p>\n<p>I vler\u00ebsuar p\u00ebr shum\u00eb vite si nj\u00eb zgjidhje dyt\u00ebsore, arsimi profesional po kthehet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb zgjuar p\u00ebr qindra t\u00eb rinj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb profesion t\u00eb sigurt dhe t\u00eb mir\u00ebpaguar.<\/p>\n<p>Rritja e interesit p\u00ebr arsimim profesional nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme, por vjen si rezultat i orientimit konkret drejt tregut t\u00eb pun\u00ebs, lidhjeve me biznesin dhe p\u00ebrgatitjes praktike q\u00eb u ofrohet nx\u00ebn\u00ebsve. Edhe bizneset n\u00eb qytetin bregdetar po i drejtojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje arsimit profesional, i cili u ofron t\u00eb rinj m\u00eb praktik\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr pun\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb t\u00eb rinj diplomohen n\u00eb universitete, por nuk arrijn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb profesionin e tyre, sepse programet universitare shpesh nuk p\u00ebrputhen me nevojat reale t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs,\u201d thot\u00eb p\u00ebr BIRN Neritan Golja, kreu i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb d\u00ebshironim q\u00eb m\u00eb shum\u00eb biznese t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me shkollat profesionale dhe universitetet p\u00ebr t\u00eb ofruar at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon tregu,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Nga klasa n\u00eb pun\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Me baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb teorike, praktik\u00eb intensive, lidhje me biznesin dhe mund\u00ebsi reale pun\u00ebsimi, arsimi profesional n\u00eb Durr\u00ebs po rikthehet fort si nj\u00eb zgjedhje me vizion.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb treg pune gjithnj\u00eb e m\u00eb konkurrues dhe p\u00ebrball\u00eb sfidave q\u00eb sjell inteligjenca artificiale, ky arsim po kthehet n\u00eb nj\u00eb nga vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nj\u00eb sistem arsimor mund t\u2019u ofroj\u00eb t\u00eb rinjve: nj\u00eb profesion n\u00eb dor\u00eb dhe aft\u00ebsi konkrete p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga shkollat profesionale n\u00eb Durr\u00ebs, mbi 75% e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb arsimin profesional pun\u00ebsohen menj\u00ebher\u00eb pas diplomimit, shum\u00eb prej tyre edhe gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, rreth 20% vijojn\u00eb m\u00eb tej studimet n\u00eb programe t\u00eb larta profesionale ose universitare, duke e kthyer k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr zhvillim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Regjistrimet n\u00eb shkollat profesionale n\u00eb Durr\u00ebs jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit. Afro 600 nx\u00ebn\u00ebs jan\u00eb regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkollat \u201cBeqir \u00c7ela\u201d dhe \u201cHysen \u00c7ela\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb i k\u00ebrkuari \u00ebsht\u00eb drejtimi \u2018Sh\u00ebrbim i mjeteve t\u00eb transportit\u2019, i cili p\u00ebrb\u00ebn rreth 40% t\u00eb regjistrimeve n\u00eb klas\u00ebn e dhjet\u00eb dhe 40% t\u00eb numrit total t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs,\u201d tregon Fatmir Merkuri, drejtor i shkoll\u00ebs \u201cBeqir \u00c7ela\u201d, e cila njihet si \u201cshkoll\u00eb djemsh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cInteres t\u00eb shtuar vitet e fundit ka p\u00ebr drejtimin Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, ku k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb regjistruar tre vajza,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Shkolla \u201cBeqir \u00c7ela\u201d \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb kampus t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb profesional me laborator\u00eb modern\u00eb, nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb re praktike dhe nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb re konvikti p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit nga rrethet. Risit\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb hapjen e dy deg\u00ebve pas t\u00eb mesmes, konkretisht \u201cDiagnostikim dhe Menaxhim n\u00eb Autoservis\u201d dhe \u201cEnergjia e Rinovueshme\u201d \u2013 programi i par\u00eb i k\u00ebtij lloji n\u00eb nivel komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>K\u00ebto programe jo vet\u00ebm q\u00eb ofrojn\u00eb kualifikime m\u00eb t\u00eb avancuara, por e pozicionojn\u00eb shkoll\u00ebn si nj\u00eb institucion pionier n\u00eb futjen e teknologjive t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb gjelbra n\u00eb arsimin profesional shqiptar.<\/p>\n<p>Adeos, 19 vje\u00e7, nga Durr\u00ebsi, ka p\u00ebrfunduar deg\u00ebn e mekanik\u00ebs s\u00eb automjeteve, elektroauto, n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cBeqir \u00c7ela\u201d dhe k\u00ebt\u00eb tetor nisi studimet 2-vje\u00e7are n\u00eb Universitetin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb shkoll\u00ebs punoja si praktikant dhe paguhesha,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa kujton se u pun\u00ebsua q\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb dhe punonte pasditeve. \u201cTregu ka nevoj\u00eb p\u00ebr profesionist\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e ndjej \u00e7do dit\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb shkoll\u00ebn profesionale \u201cHysen \u00c7ela\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, deg\u00eb si hoteleri-turiz\u00ebm, teknologji ushqimore, ekonomi, konfeksione dhe teknologji informacioni jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb preferuarat. Kjo p\u00ebrkon edhe me zhvillimet ekonomike t\u00eb zon\u00ebs, ku turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vit shkollor u regjistruan n\u00eb klasat e 10-a 280 nx\u00ebn\u00ebs, ose 20% m\u00eb shum\u00eb se vjet, nd\u00ebrsa shkolla num\u00ebron 850 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb total,\u201d tha Blerina Dervishi, drejtoresh\u00eb e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u201cHysen \u00c7ela\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVitet e fundit, dega m\u00eb e k\u00ebrkuar mbetet ajo e hoteleri-turizmit, me nj\u00eb interes gjithnj\u00eb n\u00eb rritje,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb dy drejtuesit e shkollave t\u00eb mesme profesionale t\u00eb Durr\u00ebsit shprehen se bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se me biznesin, edhe me Zyr\u00ebn e Pun\u00ebs, ku nx\u00ebn\u00ebsit aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb vend pune, por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga kurset afatshkurtra q\u00eb ofrohen nga Qendra e Formimit Profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sar\u00ebn, nx\u00ebn\u00ebse e shkoll\u00ebs \u201cHysen \u00c7ela\u201d, zgjedhja e arsimit profesional ishte e mir\u00ebmenduar. Ajo zgjodhi deg\u00ebn e hoteleri-turizmit, pasi ishte e bindur se do t\u00eb gjente pun\u00eb kudo \u2013 n\u00eb restorante, hotele apo kuzhina.<\/p>\n<p>\u201cKam pasion sh\u00ebrbimin dhe m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb mund t\u00eb punoj edhe jasht\u00eb vendit,\u201d tha ajo. \u201cPor edhe k\u00ebtu, n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb jug, turizmi po zhvillohet shum\u00eb dhe pagat jan\u00eb t\u00eb mira,\u201d shtoi Sara.<\/p>\n<p>Jo gjithmon\u00eb interesi i nx\u00ebn\u00ebsve u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs. T\u00eb rinjt\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb me kujdes edhe stilin e jetes\u00ebs q\u00eb u mund\u00ebson profesioni. Deg\u00eb si ajo e peshkimit kan\u00eb m\u00eb pak nx\u00ebn\u00ebs, edhe pse tregu ka nevoj\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u201cJeta n\u00eb det nuk vler\u00ebsohet shum\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb,\u201d thot\u00eb Arben Kume, me mbi 42 vite p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb peshkim.<\/p>\n<p>\u201cPreferojn\u00eb pun\u00ebt n\u00eb tok\u00eb q\u00eb i mbajn\u00eb m\u00eb af\u00ebr familjes,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Partneriteti me biznesin<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb element ky\u00e7 i suksesit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb me bizneset lokale dhe institucionet e pun\u00ebsimit. Dy shkollat bashk\u00ebpunojn\u00eb me Zyr\u00ebn e Pun\u00ebs, Dhom\u00ebn e Tregtis\u00eb dhe mbi 700 biznese, duke garantuar praktika dhe mund\u00ebsi reale pun\u00ebsimi. Jan\u00eb hapur edhe deg\u00eb t\u00eb arsimit dual, ku klasa zhvendoset te biznesi.<\/p>\n<p>\u201cKemi marr\u00ebveshje me 400 biznese p\u00ebr praktika dhe pun\u00ebsim,\u201d shpjegoi Blerina Dervishi.<\/p>\n<p>Edhe kolegu i saj, Fatmir Merkuri nga shkolla \u201cBeqir \u00c7ela\u201d, raporton se ky institucion arsimor ka marr\u00ebveshje me 380 biznese.<\/p>\n<p>\u201cShkolla bashk\u00ebpunon ngusht\u00eb me biznesin edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatur kurrikul\u00ebn sipas nevojave t\u00eb tregut,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Dhoma e Tregtis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs e mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm k\u00ebt\u00eb qasje.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bizneseve sot,\u201d tha Neritan Gjola. \u201cBashk\u00ebpunimi me arsimin profesional \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb treg pune t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm,\u201d p\u00ebrfundoi ai. BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/23\/te-rinjte-shqiptare-po-zgjedhin-zanatin-perpara-diplomes\/\">T\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb po zgjedhin zanatin p\u00ebrpara \u2018diplom\u00ebs\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb treg pune gjithnj\u00eb e m\u00eb konkurrues, shkollat profesionale t\u00eb Durr\u00ebsit po kthehen n\u00eb alternativ\u00ebn kryesore p\u00ebr qindra t\u00eb rinj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00ebsim t\u00eb sigurt. Me programe t\u00eb reja, bashk\u00ebpunim me bizneset dhe orientim drejt praktik\u00ebs, k\u00ebto shkolla po ndryshojn\u00eb perceptimin ndaj arsimit profesional n\u00eb Shqip\u00ebri. Gesi, nj\u00eb djal\u00eb i ri nga Lushnja, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48232","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48232"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48232\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}