{"id":48173,"date":"2025-10-23T11:32:11","date_gmt":"2025-10-23T11:32:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/odihr-per-11-majin-blerje-votash-presion-administrates-dhe-media-te-kapura\/"},"modified":"2025-10-23T11:32:11","modified_gmt":"2025-10-23T11:32:11","slug":"odihr-per-11-majin-blerje-votash-presion-administrates-dhe-media-te-kapura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/odihr-per-11-majin-blerje-votash-presion-administrates-dhe-media-te-kapura\/","title":{"rendered":"ODIHR p\u00ebr 11 Majin\/ Blerje votash, presion administrat\u00ebs dhe media t\u00eb kapura"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 p\u00ebrfunduan me nj\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Edi Ram\u00ebs, e cila siguroi 83 mandate n\u00eb Kuvendin e ri. Opozita, e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb mes disa fraksioneve t\u00eb dal\u00eb nga Partia Demokratike, p\u00ebsoi nj\u00eb humbje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb duke marr\u00eb gjithsej 50 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr iu nda partive t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, opozita e cil\u00ebsoi procesin \u201ct\u00eb parregullt\u201d dhe akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim masiv t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, blerje votash, presione ndaj administrat\u00ebs dhe manipulim t\u00eb mediave. Raporti p\u00ebrfundimtar i OSBE\/ODIHR, i publikuar n\u00eb tetor 2025, identifikon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish serioze n\u00eb fushat\u00ebn dhe administrimin zgjedhor, duke ngritur dyshime mbi barazin\u00eb e gar\u00ebs dhe integritetin e procesit.<\/p>\n<h4>1. <strong>P\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore: \u201cvija mes shtetit dhe partis\u00eb\u201d<\/strong><\/h4>\n<p><em>\u201cPartia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi institucional, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb kufirin midis shtetit dhe partis\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e dokumentit t\u00eb Kopenhagenit t\u00eb OSBE-s\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>ODIHR v\u00ebren se ministrat dhe vet\u00eb kryeministri mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb inspektime, inaugurime dhe aktivitete publike gjat\u00eb fushat\u00ebs, t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb sh\u00ebrbenin si promovim elektoral p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. N\u00eb periudh\u00ebn kat\u00ebrmujore para zgjedhjeve, qeveria raportoi 4,522 aktivitete publike, por KQZ ndaloi vet\u00ebm 18 prej tyre, nj\u00eb p\u00ebrqindje qesharake q\u00eb tregon munges\u00eb kontrolli real.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb, sipas OSBE-s\u00eb, krijoi avantazh t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet, duke e b\u00ebr\u00eb gar\u00ebn jo t\u00eb barabart\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raste, zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs lokale ishin nj\u00ebkoh\u00ebsisht koordinator\u00eb politik\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, duke p\u00ebrzier detyrat shtet\u00ebrore me fushat\u00ebn.<\/p>\n<h4><strong>2. Blerja e vot\u00ebs dhe presioni ndaj votuesve: \u201cfrik\u00ebsim, patronazhim dhe lidhje me krimin\u201d<\/strong><\/h4>\n<p><em>\u201cMisioni i ODIHR-it mori nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh raportimesh p\u00ebr presion ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb bashkive nga epror\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ose marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste\u2026 Disa bashk\u00ebbisedues theksuan se komunitetet vulnerab\u00ebl ishin ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ekspozuara ndaj presionit nga autoritetet publike p\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr<\/em> PS-n\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb fushat\u00ebs u raportuan disa raste t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs dhe u nis\u00ebn hetime n\u00eb 37 raste. Disa bashk\u00ebbisedues t\u00eb ODIHR-it ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime p\u00ebr lidhje mes partive politike dhe grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb disa zona.\u201d<\/p>\n<p>Raporti evidenton nj\u00eb model t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur presionesh ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb bashkive, m\u00ebsuesve dhe administrat\u00ebs publike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takime t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, apo p\u00ebr t\u00eb siguruar vota. N\u00eb disa raste, punonj\u00ebsit jan\u00eb detyruar t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna mbi familjar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb patronazhist\u00ebve.<\/p>\n<p>ODIHR konfirmon se 37 raste t\u00eb shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs u hetuan nga autoritetet, nd\u00ebrsa n\u00eb disa zona si Elbasan, Durr\u00ebs, Vor\u00eb dhe Shkod\u00ebr u raportuan nd\u00ebrhyrje t\u00eb grupeve kriminale n\u00eb favor t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb lidhur me pushtetin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb minon besimin tek zgjedhjet, sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<h4><strong>3. Media t\u00eb kapura: \u201clajmet furnizohen nga partit\u00eb, gazetar\u00ebt n\u00ebn presion\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>\u201cPavar\u00ebsia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve q\u00eb u ofrohen votuesve jan\u00eb g\u00ebrryer nga financimet jotransparente, p\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrhyrjet n\u00eb autonomin\u00eb editoriale dhe ndikimi politik.\u201d<\/p>\n<p>\u201cSipas shumic\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb ODIHR-it, kronikat televizive t\u00eb fushat\u00ebs u prodhuan nga vet\u00eb partit\u00eb politike, e jo nga gazetar\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Sipas raportit, mjedisi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet i kapur nga politika dhe interesat financiare, nd\u00ebrsa shumica e televizioneve kryesore jan\u00eb t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb. Gazetar\u00ebt punojn\u00eb n\u00ebn<strong> frik\u00eb, autocensur\u00eb<\/strong> dhe <strong>presion nga pronar\u00ebt,<\/strong> nd\u00ebrsa qeveria p\u00ebrdor Agjencin\u00eb e Informacionit dhe Medias p\u00ebr t\u00eb filtruar \u00e7do njoftim publik. N\u00eb disa raste, materialet e fushat\u00ebs u transmetuan si lajme, pa u etiketuar si reklama politike, nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb ODIHR e cil\u00ebson si shkelje flagrante t\u00eb ligjit zgjedhor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, opozita pothuajse nuk pati akses t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb ekrane, dhe mediat online q\u00eb raportuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike u p\u00ebrball\u00ebn me gjyqe dhe k\u00ebrc\u00ebnime.<\/p>\n<h4><strong>4. Bonusi p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe faljet masive: \u201cmasa sociale me synim elektoral\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>\u201cEdhe pse ndalimi p\u00ebr miratimin e legjislacionit q\u00eb jep p\u00ebrfitime brenda kat\u00ebr muajve para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve u respektua formalisht, disa politika t\u00eb miratuara p\u00ebrpara k\u00ebtij afati soll\u00ebn shp\u00ebrndarjen e p\u00ebrfitimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs elektorale, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb bonus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>ODIHR e p\u00ebrfshin<strong> bonusin p\u00ebr pensionist\u00ebt<\/strong> dhe <strong>faljen e gjobave<\/strong> p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje e taksat e fermer\u00ebve si masa me synim elektoral. Edhe pse formalisht k\u00ebto vendime ishin miratuar pak para afatit ligjor, ato u zbatuan dy dit\u00eb para zgjedhjeve, duke ndikuar tek nj\u00eb num\u00ebr i madh votuesish. Kjo metod\u00eb, sipas raportit, shkel frym\u00ebn e barazis\u00eb s\u00eb gar\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb indirekte e blerjes s\u00eb mb\u00ebshtetjes politike p\u00ebrmes politikave bujare n\u00eb prag t\u00eb votimit.<\/p>\n<h4><strong>5. Problemet me administrimin dhe teknologjin\u00eb: \u201cndryshime t\u00eb vona dhe anarki n\u00eb qendrat e votimit\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>\u201cDisa rregullore u ndryshuan deri nj\u00eb jav\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve\u2026 nj\u00eb pjes\u00eb e informacionit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nuk iu shp\u00ebrnda n\u00eb koh\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisioneve t\u00eb qendrave t\u00eb votimit. Dit\u00ebn e zgjedhjeve, 20 p\u00ebr qind e komisioneve nuk kishin shtat\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e parashikuar nga ligji.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDita e zgjedhjeve ishte n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e qet\u00eb dhe transparente, por n\u00eb shum\u00eb vende u shkel\u00ebn procedurat, me disa raportime p\u00ebr frik\u00ebsim dhe nxitje t\u00eb votuesve.\u201d<\/p>\n<p>Raporti tregon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve b\u00ebri ndryshime n\u00eb rregullat e num\u00ebrimit dhe votimit vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb para zgjedhjeve, duke krijuar konfuzion mes komisioner\u00ebve. N\u00eb 20% t\u00eb qendrave t\u00eb votimit mungonin an\u00ebtar\u00eb komisionesh, nd\u00ebrsa rreth 1.800 persona u z\u00ebvend\u00ebsuan n\u00eb momentet e fundit, shpesh p\u00ebr arsye politike. Teknologjia e re e votimit elektronik u aplikua vet\u00ebm n\u00eb dy zona dhe procesi u pezullua p\u00ebr shkak t\u00eb mosbesimit t\u00eb opozit\u00ebs, \u00e7ka solli vonesa dhe pasiguri n\u00eb publik. Megjith\u00ebse ODIHR e vler\u00ebson dit\u00ebn e zgjedhjeve si \u201ct\u00eb qet\u00eb\u201d, raporti pranon se procedurat u shkel\u00ebn n\u00eb shum\u00eb qendra, dhe n\u00eb disa raste fsheht\u00ebsia e vot\u00ebs u c\u00ebnua.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht gjetjeve kritike t\u00eb OSBE\/ODIHR, q\u00eb dokumentojn\u00eb parregullsi serioze n\u00eb p\u00ebrdorimin e pushtetit, mediat dhe procesin zgjedhor, asgj\u00eb nuk ndryshon tashm\u00eb n\u00eb ekuilibrat e pushtetit pas rezultatit t\u00eb 11 majit. KQZ e ka shpallur rezultatin p\u00ebrfundimtar pavar\u00ebsisht kontestimeve t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e parlamentit. Si n\u00eb zgjedhjet e kaluara, raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbeten n\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb praktik\u00eb, Shqip\u00ebria vijon t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtat probleme t\u00eb demokracis\u00eb: pushtet i p\u00ebrqendruar, zgjedhje t\u00eb parregullta dhe media t\u00eb kapura.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/23\/odihr-per-11-majin-blerje-votash-presion-administrates-dhe-media-te-kapura\/\">ODIHR p\u00ebr 11 Majin\/ Blerje votash, presion administrat\u00ebs dhe media t\u00eb kapura<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 p\u00ebrfunduan me nj\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Edi Ram\u00ebs, e cila siguroi 83 mandate n\u00eb Kuvendin e ri. Opozita, e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb mes disa fraksioneve t\u00eb dal\u00eb nga Partia Demokratike, p\u00ebsoi nj\u00eb humbje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb duke marr\u00eb gjithsej 50 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr iu nda partive t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48173","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48173"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48173\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}