{"id":48147,"date":"2025-10-23T09:39:27","date_gmt":"2025-10-23T09:39:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/osbe-odihr-publikon-raportin-e-plote-ps-perfitoi-nga-burimet-administrative\/"},"modified":"2025-10-23T09:39:27","modified_gmt":"2025-10-23T09:39:27","slug":"osbe-odihr-publikon-raportin-e-plote-ps-perfitoi-nga-burimet-administrative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/23\/osbe-odihr-publikon-raportin-e-plote-ps-perfitoi-nga-burimet-administrative\/","title":{"rendered":"OSBE\/ODIHR publikon raportin e plot\u00eb: PS p\u00ebrfitoi nga burimet administrative"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, por u<br \/>\nmbajt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mjedis tejet t\u00eb polarizuar, ku garuesit nuk g\u00ebzuan mund\u00ebsi t\u00eb barabarta. Megjithat\u00eb,<br \/>\nkandidat\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb lirsh\u00ebm, megjith\u00ebse disa raportuan se u<br \/>\np\u00ebrball\u00ebn me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse<br \/>\ndhe transparente. Votimi jasht\u00eb vendit, i realizuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, u menaxhua mir\u00eb,<br \/>\npavar\u00ebsisht dakord\u00ebsimit politik dhe miratimit t\u00eb von\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mase, si dhe disa problemeve<br \/>\norganizative.<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve administrative gjat\u00eb fushat\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt q\u00eb ishin nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Gjithashtu, pati shum\u00eb akuza p\u00ebr presion ndaj votuesve, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngusht\u00eb nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. P\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb mediave, q\u00eb minon pluralitetin e burimeve t\u00eb lajmeve, s\u00eb bashku me autocensur\u00ebn mes gazetar\u00ebve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, kufizuan mund\u00ebsin\u00eb e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb informuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga garuesit amplifikoi diskursin e fort\u00eb konfrontues dhe asnj\u00eb autoritet nuk u caktua p\u00ebr t\u00eb identifikuar p\u00ebrmbajtjen manipuluese t\u00eb d\u00ebmshme. Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim pozitiv, por nevojitet zbatim i m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet e vazhdueshme lidhur me praktikat e gabuara zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte p\u00ebrgjith\u00ebsisht e organizuar mir\u00eb, por pati shpesh mosrespektim t\u00eb procedurave dhe procesi u karakterizua nga nj\u00eb num\u00ebr incidentesh intimidimi t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe ndikimit tek ta, si dhe mang\u00ebsi gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave lidhur me procedurat dhe transparenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Kuadri ligjor ofron nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavar\u00ebsisht nga nevoja e vazhdueshme p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb gjer\u00eb zgjedhore p\u00ebrmes konsultimeve publike gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Mang\u00ebsit\u00eb dhe paqart\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura zvog\u00eblojn\u00eb qart\u00ebsin\u00eb e kuadrit ligjor dhe krijojn\u00eb pasiguri n\u00eb zbatimin e frym\u00ebs dhe germ\u00ebs s\u00eb ligjit. Ndon\u00ebse disa rekomandime t\u00eb ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb Venecias t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs jan\u00eb adresuar, shumica e rekomandimeve t\u00eb b\u00ebra prej koh\u00ebsh, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrb\u00ebrjen e komisioneve zgjedhore t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, raportimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm mbi financimin e fushat\u00ebs, dhe sigurimin e nj\u00eb klime t\u00eb favorshme mediatike, si dhe me heqjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale p\u00ebr shpifjen, nuk jan\u00eb adresuar, duke treguar munges\u00eb t\u00eb vullnetit politik p\u00ebr reforma gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>Parlamenti zgjidhet p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi t\u00eb modifikuar zgjedhor me lista t\u00eb mbyllura dhe lista preferenciale t\u00eb kandidat\u00ebve, i cili u miratua para k\u00ebtyre zgjedhjeve. Sipas disa partive m\u00eb t\u00eb vogla, ky sistem favorizon dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi drejtuesve t\u00eb partive q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb kontroll dometh\u00ebn\u00ebs mbi p\u00ebrfaq\u00ebsimin parlamentar, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb partive. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre argumenteve q\u00eb disa prej k\u00ebtyre partive paraqit\u00ebn para Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Gjykata vendosi q\u00eb ky sistem \u00ebsht\u00eb kushtetues.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrgatitjet teknike p\u00ebr zgjedhjet u zhvilluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efi\u00e7ente, transparente, sipas afateve t\u00eb vendosura dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse nga ana e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ). Megjithat\u00eb, disa aktor\u00eb i perceptuan si t\u00eb politizuar disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb. Mbledhjet e KQZ-s\u00eb ishin t\u00eb hapura p\u00ebr v\u00ebzhguesit dhe u transmetuan drejtp\u00ebrdrejt.<\/p>\n<p>Sfidat n\u00eb organizimin e votimit jasht\u00eb vendit ishin t\u00eb konsiderueshme dhe u vun\u00eb re disa probleme me d\u00ebrgimin me post\u00eb t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit; megjithat\u00eb, procesi u menaxhua p\u00ebrgjith\u00ebsisht mir\u00eb. Komisionet e niveleve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta e menaxhuan procesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efi\u00e7ente dhe transparente, pavar\u00ebsisht disa nd\u00ebrprerjeve t\u00eb shkaktuara nga z\u00ebvend\u00ebsimi me vones\u00eb i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb caktuar nga partit\u00eb politike, sidomos an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qendrave t\u00eb votimit n\u00eb dit\u00ebt para zgjedhjeve. KQZ-ja b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte akesueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb qendrat e votimit p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, por n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve v\u00ebzhguesit raportuan disa probleme me aksesueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb disa qendra.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb teknologjin\u00eb n\u00eb zgjedhje p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb identifikimit biometrik t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe pilotimit t\u00eb votimit elektronik. Votimi elektronik u zhvillua n\u00eb dy zona, kurse identifikimi biometrik u p\u00ebrdor n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat e votimit. Duke ndjekur praktik\u00ebn e mir\u00eb zgjedhore, KQZ-ja reduktoi var\u00ebsin\u00eb nga ofruesi i pajisjeve t\u00eb identifikimit biometrik dhe votimit elektronik dhe p\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb u dokumentua dhe menaxhua si duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Partit\u00eb politike dhe media pat\u00ebn akses t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar funksionimin e pajisjeve t\u00eb identifikimit dhe votimit elektronik, por KQZ-ja nuk publikoi informacion lidhur me testimet e siguris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb q\u00ebllimin dhe metodat e p\u00ebrdorura n\u00eb k\u00ebto testime. Bashk\u00ebbiseduesit e MVZ-s\u00eb s\u00eb ODIHR-it shpreh\u00ebn p\u00ebrgjith\u00ebsisht besim te teknologjia, por pati edhe shqet\u00ebsime t\u00eb shprehura lidhur me k\u00ebt\u00eb kryesisht nga opozita.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrin e zgjedhjeve ishin 3.7 milion zgjedh\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb 245,935 zgjedh\u00ebs t\u00eb regjistruar jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb votuar me post\u00eb. Subjektet zgjedhore kishin t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin kopjen e plot\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve, gj\u00eb q\u00eb rriti transparenc\u00ebn e procesit t\u00eb regjistrimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve, pavar\u00ebsisht nga shqet\u00ebsimet q\u00eb kjo mund t\u00eb krijoj\u00eb lidhur me privat\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave. Zgjedh\u00ebsve iu dhan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rishikuar informacionin n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve, si fizikisht, ashtu edhe online. Sa i p\u00ebrket votimit nga jasht\u00eb vendit, pavar\u00ebsisht nga fushata e zgjeruar e KQZ-s\u00eb p\u00ebr informimin e zgjedh\u00ebsve dhe vendimi p\u00ebr t\u00eb pranuar dokumente shqiptare biometrike t\u00eb identifikimit, t\u00eb cilave u kishte kaluar afati i vlefshm\u00ebris\u00eb, rreth 41,000 k\u00ebrkesa p\u00ebr regjistrim u desh t\u00eb refuzoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb mosparaqitjes s\u00eb nj\u00eb dokumenti t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb v\u00ebrtetonte vendbanimin e k\u00ebrkuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, procesi i regjistrimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve ishte transparent, listat e zgjedh\u00ebsve u konsiderua gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb sakta, dhe zgjerimi i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar edhe votimin jasht\u00eb vendit, sh\u00ebnuan nj\u00eb hap p\u00ebrpara drejt pjes\u00ebmarrjes m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb zgjedhje. KQZ-ja regjistroi tet\u00eb parti dhe tre koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi 2,046 kandidat\u00eb gjithsej n\u00eb nj\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Verifikimi i kandidat\u00ebve \u00e7oi n\u00eb heqjen e 16 prej tyre p\u00ebr shkak t\u00eb rekordeve kriminale, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk u kontestua dhe partit\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsonin.<\/p>\n<p>Detyrimi ligjor i subjekteve zgjedhore p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar lista t\u00eb plota kandidat\u00ebsh, t\u00eb hapura dhe t\u00eb mbyllura, p\u00ebr t\u00eb gjitha zonat zgjedhore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ndikoi n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb garuar. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, fushata ishte e qet\u00eb, por pavar\u00ebsisht nga kjo, u karakterizua nga nj\u00eb diskurs konfrontues dhe polarizues, ve\u00e7an\u00ebrisht online dhe sidomos mes dy partive politike kryesore dhe drejtuesve t\u00eb tyre. Kandidat\u00ebt, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, ishin n\u00eb gjendje ta zhvillonin fushat\u00ebn lirisht, por mund\u00ebsit\u00eb e garimit nuk ishin t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve shtet\u00ebrore dhe kapaciteteve institucionale, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe b\u00ebrjen publike vet\u00ebm pak koh\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb faljes s\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh gjobash, dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb qeveritar\u00eb u angazhuan n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh aktivitetesh zyrtare q\u00eb shpesh p\u00ebrkonin me mesazhet e fushat\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb vij\u00ebn ndar\u00ebse mes shtetit dhe partis\u00eb.<\/p>\n<p>Pati pretendime p\u00ebr presion ndaj n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike, raste intimidimi t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs, si dhe p\u00ebrdorim t\u00eb rrjeteve t\u00eb patronazhimit, \u00e7ka bie ndesh me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00c7\u00ebshtje t\u00eb tjera shqet\u00ebsuese p\u00ebrfshijn\u00eb raportimet p\u00ebr shit-blerje votash, tentativat p\u00ebr t\u00eb ndikuar pa t\u00eb drejt\u00eb tek zgjedh\u00ebsit e marxhinalizuar, si dhe pretendime p\u00ebr ndikim t\u00eb element\u00ebve kriminal\u00eb n\u00eb disa parti politike.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/23\/osbe-odihr-publikon-raportin-e-plote-ps-perfitoi-nga-burimet-administrative\/\">OSBE\/ODIHR publikon raportin e plot\u00eb: PS p\u00ebrfitoi nga burimet administrative<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, por u mbajt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mjedis tejet t\u00eb polarizuar, ku garuesit nuk g\u00ebzuan mund\u00ebsi t\u00eb barabarta. Megjithat\u00eb, kandidat\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb lirsh\u00ebm, megjith\u00ebse disa raportuan se u p\u00ebrball\u00ebn me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48147","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48147\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}