{"id":4812,"date":"2025-01-01T09:18:09","date_gmt":"2025-01-01T09:18:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/01\/letra-e-rralle-urimi-i-migjenit-per-vitin-e-ri-1937\/"},"modified":"2025-01-01T09:18:09","modified_gmt":"2025-01-01T09:18:09","slug":"letra-e-rralle-urimi-i-migjenit-per-vitin-e-ri-1937","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/01\/letra-e-rralle-urimi-i-migjenit-per-vitin-e-ri-1937\/","title":{"rendered":"Letra e rrall\u00eb: Urimi i Migjenit p\u00ebr Vitin e Ri 1937"},"content":{"rendered":"<p>Poeti Millosh Gjergj Nikolla \u2013 Migjeni, nuk shkruante urime, por ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni nj\u00eb urim i rrall\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u201cpoeti i mjerimit\u201d Millosh Gjergj Nikolla \u2013 Migjeni, i vitit 1937.<\/p>\n<p><strong>Letra e Migjenit:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cShok i dashtun, un\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk shkruej urime, as p\u00ebr Krishtlindje as p\u00ebr Bajram, as p\u00ebr dit\u00eblindje as p\u00ebr ndoj fest\u00eb tjet\u00ebr. Nuk shkruej, pse urimet q\u00eb n\u2019ato dit\u00eb tan bota ban, nuk dij a plot\u00ebsohen nj\u00eb per qind se pothuej t\u00eb gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ket\u00eb e din, por nj\u00ebsoj vazhdon t\u00eb shkruej\u00eb urime. As p\u00ebr Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.<\/em><\/p>\n<p><em>Por k\u00ebsaj here due t\u00eb hyj n\u00eb rradhen e njer\u00ebzve korrekte dhe t\u2019u uroj shokve t\u00eb mi Motmotin e Ri 1937. \u2013 S\u00eb pari, t\u2019uroj, shok i dashtun gjumin e amb\u00ebl, q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebgjosh si gj\u00ebmojn\u00eb njer\u00ebzit n\u00ebn barren e kryqave t\u00eb vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve n\u00eb ket\u00eb jet\u00eb. T\u00eb mos nd\u00ebgjosh bumbullimen e Spanj\u00ebs. Gjumin e amb\u00ebl! T\u00eb mos nd\u00ebgjosh si af\u00ebr teje g\u00ebrset dh\u00ebmballa p\u00ebr dh\u00ebmball\u00eb, nga t\u00eb ftohtit. Pse at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pyes\u00ebsh: moj dh\u00ebmball\u00eb, pse ndeshe p\u00ebr dh\u00ebmball\u00eb dhe g\u00ebrset aq? E gjuha n\u00eb vend t\u00eb dh\u00ebmballes p\u00ebrgjegjet: pse asht ftoht\u00eb, zotni, e kur asht ftoht\u00eb, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu g\u00ebrset dh\u00ebmballa p\u00ebr dh\u00ebmball\u00eb, zotni. Asht tep\u00ebr banale t\u00eb themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e amb\u00ebl, shok i dashtun.<\/em><\/p>\n<p><em>-S\u00eb dyti mbas gjumit t\u2019amb\u00ebl, t\u2019uroj \u2013 \u00e7\u2019asht dhe e natyrshme \u2013 t\u00eb jesh i g\u00ebzuem, gjithmon\u00eb i g\u00ebzuem. Nga g\u00ebzimi i madh, n\u00eb sentimentalizem, t\u00eb puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo n\u00eb filmin \u201cMbretnesha Kristina\u201d, kur shijoi dashunin shtazore (desha t\u00eb them hyjnore, por nj\u00ebsoj asht). Aq i g\u00ebzuem, saq\u00eb bota t\u00eb ta ken\u00eb zili dhe t\u00eb thon\u00eb: oh, sa i lumtun asht! T\u00eb jesh i g\u00ebzuem edhe pse n\u2019an\u00eb tjet\u00ebr zemra t\u00eb p\u00eblset, si palja\u00e7os. T\u00eb jesh i g\u00ebzuem, se g\u00ebzimi yt u jep shpresa edhe tjerve. N\u00eb ras\u00eb se tryeza e shkrimit t\u00eb \u00e7alon, ti qeshu. N\u00eb ras\u00eb se e vetmja karrige q\u00eb ke n\u00eb sht\u00ebpi asht e shpueme dhe s\u2019ke se ku te rrish, ti qeshu. N\u00eb rast se s\u2019ke zjarm e ke t\u00eb ftoht\u00eb, po, ti qeshu. N\u00eb ras\u00eb se ndonj\u00eb dit\u00eb, ashtu kot, t\u00eb mungon dhe buka, ti merre p\u00ebr loj\u00eb, p\u00ebr shaka, dhe qeshu, qeshu.<\/em><\/p>\n<p><em>Del n\u00eb rrug\u00eb bile, n\u00eb kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ket\u00eb zili dhe do t\u00eb thot\u00eb: ah, sa i lumtun asht! E kur t\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ta shofi shkakun e g\u00ebzimit tand, do t\u2019i kujtohet botes vetvetja dhe do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb qeshi kikikikakaka. Smundja e t\u00eb qeshunit do t\u00eb p\u00ebrhapet nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe njerzit si majmunat do t\u00eb hidhen p\u00ebrpjet\u00eb nga g\u00ebzimi\u2026 Dhe k\u00ebshtu uroj q\u00eb vjetin 1937 ta kalojm\u00eb n\u00eb g\u00ebzim, edhe se t\u00eb smund\u00eb patalogjisht.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Migjeni \u2013 Urim p\u00ebr vitin 1937\u2033<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/letra-e-rralle-urimi-i-migjenit-per-vitin-e-ri-1937\/\">Letra e rrall\u00eb: Urimi i Migjenit p\u00ebr Vitin e Ri 1937<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Poeti Millosh Gjergj Nikolla \u2013 Migjeni, nuk shkruante urime, por ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim. M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni nj\u00eb urim i rrall\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u201cpoeti i mjerimit\u201d Millosh Gjergj Nikolla \u2013 Migjeni, i vitit 1937. Letra e Migjenit: \u201cShok i dashtun, un\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk shkruej urime, as p\u00ebr Krishtlindje as p\u00ebr Bajram, as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4812","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4812\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}