{"id":48027,"date":"2025-10-22T16:48:24","date_gmt":"2025-10-22T16:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/e-mbajti-peng-avni-ponari-per-7-vjet-nga-1-janari-2026-nis-sistemi-bonus-malus-per-siguracionin-e-makinave\/"},"modified":"2025-10-22T16:48:24","modified_gmt":"2025-10-22T16:48:24","slug":"e-mbajti-peng-avni-ponari-per-7-vjet-nga-1-janari-2026-nis-sistemi-bonus-malus-per-siguracionin-e-makinave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/e-mbajti-peng-avni-ponari-per-7-vjet-nga-1-janari-2026-nis-sistemi-bonus-malus-per-siguracionin-e-makinave\/","title":{"rendered":"E mbajti peng Avni Ponari p\u00ebr 7 vjet, nga 1 janari 2026 nis sistemi Bonus-Malus p\u00ebr siguracionin e makinave"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesit problematik\u00eb t\u00eb mjeteve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb historik negativ me aksidentet, do t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sigurimin e makin\u00ebs nga janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa ata drejtues t\u00eb mjeteve q\u00eb nuk kan\u00eb realizuar shkelje do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ulje t\u00eb siguracionit.<\/p>\n<p>Me 28 mars 2019, AMF nxori udh\u00ebzimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e sistemit Bonus Malus, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ligjit p\u00ebr sigurimin e mjeteve motorike. Qysh nga ajo dit\u00eb dhe deri m\u00eb sot, sistemi nuk punon, sepse oligarku Avni Ponari me shok\u00eb e kan\u00eb kapur AMF-n\u00eb.<\/p>\n<p>Sistemi \u201cBonus-Malus\u201d \u00ebsht\u00eb mekanizmi i tarifimit n\u00eb sigurimin e detyruesh\u00ebm MTPL, ku primi i zbatuar \u00ebsht\u00eb i varur nga historiku i d\u00ebmeve\/eksperienca e drejtimit t\u00eb automjetit nga ana e t\u00eb siguruarit. Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit (deri n\u00eb dyfishimin e tij), t\u00eb siguruarin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb aksidente t\u00eb shkaktuara\/raportuara gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sigurimit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e favorizon at\u00eb me ulje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb primit t\u00eb sigurimit (deri n\u00eb p\u00ebrgjysmim), n\u00ebse gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb konsideruar nuk ka shkaktuar asnj\u00eb d\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb udh\u00ebzimit t\u00eb miratuar nga Bordi i Autoritetit, krijimi i historikut p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb zbatim t\u00eb sistemit fillon m\u00eb 1 prill 2019. Versioni final i udh\u00ebzimit t\u00eb miratuar nga Bordi i AMF-s\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb mendimin e t\u00eb gjitha pal\u00ebve t\u00eb interesuara. P\u00ebrve\u00e7 historikut t\u00eb d\u00ebmeve (\u201cBonus-Malus\u201d) faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb risku q\u00eb ndikojn\u00eb direkt n\u00eb \u00e7mimin e primit t\u00eb sigurimit jan\u00eb edhe territori ku qarkullon mjeti dhe fuqia motorike e tij,- sakt\u00ebsonte ky udh\u00ebzim.<\/p>\n<p>Pritej t\u00eb hynte n\u00eb fuqi n\u00eb 1 prill 2020. U mashtrua publiku, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb plot\u00ebsoheshin tekat e Avni ponarit me shok\u00eb.<\/p>\n<p>Lobimi k\u00ebtyre oligark\u00ebve e b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn. Sistemi bonus-malus, mekaniz\u00ebm i v\u00ebrtetuar n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb efekte n\u00eb uljen e numrit t\u00eb aksidenteve, nuk do t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u zbatuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, n\u00eb draftin e ri t\u00eb ligjit p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb automjeteve, n\u00eb vitin 2020 ia linte n\u00eb dor\u00eb kompanive t\u00eb sigurimit, n\u00ebse do ta zbatojn\u00eb ose jo k\u00ebt\u00eb sistem.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri nga 1 janar 2025, hyri n\u00eb fuqi sistemi i ri i sigurimit t\u00eb makinave i njohur si bonus malus, q\u00eb do t\u00eb zbatohej nga shoq\u00ebrit\u00eb e sigurimit q\u00eb parashikon aplikimin e primit t\u00eb diferencuar bazuar n\u00eb risqet q\u00eb mbart \u00e7do i siguruar.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet funksionoi vet\u00ebm malusi, q\u00eb rriti primet e sigurimeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por nuk kishte bonus. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit e futi n\u00eb xhep Avni Ponari me shok\u00eb q\u00eb rrit\u00ebn fitimet.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, sot gjat\u00eb raportimit n\u00eb komisionin e ekonomis\u00eb drejtoresha e Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Financiare Mimoza Ka\u00e7i tha se 1 janar 2026 do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zbatim dhe bonusi dhe malusi.<\/p>\n<p>N\u00ebse incidenca e d\u00ebmeve n\u00eb nivel vendi \u00ebsht\u00eb 3.8 do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb 3.8% e drejtuesve do t\u00eb penalizohen, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb marrin bonus, q\u00eb do t\u00eb luhatet\u201d, tha Mimoza Ka\u00e7i, drejtoresha e Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Financiare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga viti 2021 q\u00eb u miratua ndryshimi n\u00eb ligj dhe deri tani p\u00ebr t\u00eb ngritur sistemin \u201cbonus malus\u201d?<\/p>\n<p>Lidhur me fuqin\u00eb motorike, kompanit\u00eb, pa u bazuar as n\u00eb rregulloren \u201cKa\u00e7i\u201d i kan\u00eb futur mjetet elektrike n\u00eb kategorin\u00eb 1300 kubik\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb motori kan\u00eb. Kjo nuk ka lidhje me riskun m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr aksidente. Ndryshe Avni Ponari me shok\u00eb duhet t\u00eb marrin tituj shkencor\u00eb p\u00ebr shpikjen. Diskriminimi b\u00ebhet n\u00eb shenj\u00eb servilizmi ndaj kryeministrit, gjoja se po zbatohen standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr makinat ekologjike.<\/p>\n<p>N\u00ebse flasim p\u00ebr aksidente, nuk ka studim q\u00eb ul riskun p\u00ebr makinat elektrike! Ky diskriminim nuk ka lidhje as me frym\u00ebn e ligjit as realitetin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pronar\u00ebt e mjeteve e paguajn\u00eb taks\u00ebn e karbonit diku tjet\u00ebr, nuk ka pse t\u00eb japin lek\u00eb edhe tek kompanit\u00eb e sigurimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrllogaritjen e primit t\u00eb sigurimit ky subjekt zbaton k\u00ebto faktor\u00eb kryesor\u00eb risku:<\/p>\n<p>1-Historiku i d\u00ebmeve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebnuar n\u00eb polic\u00ebn e sigurimit.<\/p>\n<p>pronari i mjetit q\u00eb ka sjellje shembullore n\u00eb rrug\u00eb, trajtohen me t\u00eb nj\u00ebjtin koeficient (1).<\/p>\n<p>Sipas rregullores s\u00eb zonj\u00ebs Ka\u00e7i,\u00a0 koeficient\u00ebt duhet t\u00eb ishin:<\/p>\n<p>Asnj\u00eb d\u00ebm t\u00eb raportuar gjat\u00eb vitit, koeficienti 0.95 deri n\u00eb 0.98 II. Nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb raportuar gjat\u00eb vitit deri n\u00eb 1.25<\/p>\n<p>III. Dy ose m\u00eb shum\u00eb d\u00ebme t\u00eb raportuara gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit deri n\u00eb 1.5<\/p>\n<p>Por, \u00e7far\u00eb e favorizon kompanin\u00eb, vjen nj\u00eb rresht m\u00eb posht\u00eb. \u201cP\u00ebr vitin e par\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje faktori i riskut \u201cHistoriku i d\u00ebmeve\u201d, hD \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me 1\u201d, citojm\u00eb rregulloren. N\u00eb cilin ligj e bazon k\u00ebt\u00eb rregullore zj Ka\u00e7i?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga viti 2021 q\u00eb u miratua ndryshimi n\u00eb ligj dhe deri tani p\u00ebr t\u00eb ngritur sistemin \u201cbonus malus\u201d?<\/p>\n<p>Lidhur me fuqin\u00eb motorike, kompanit\u00eb, pa u bazuar as n\u00eb rregulloren \u201cKa\u00e7i\u201d i kan\u00eb futur mjetet elektrike n\u00eb kategorin\u00eb 1300 kubik\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb motori kan\u00eb. Kjo nuk ka lidhje me riskun m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr aksidente. Ndryshe Avni Ponari me shok\u00eb duhet t\u00eb marrin tituj shkencor\u00eb p\u00ebr shpikjen. Diskriminimi b\u00ebhet n\u00eb shenj\u00eb servilizmi ndaj kryeministrit, gjoja se po zbatohen standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr makinat ekologjike.<\/p>\n<p>N\u00ebse flasim p\u00ebr aksidente, nuk ka studim q\u00eb ul riskun p\u00ebr makinat elektrike! Ky diskriminim nuk ka lidhje as me frym\u00ebn e ligjit as realitetin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pronar\u00ebt e mjeteve e paguajn\u00eb taks\u00ebn e karbonit diku tjet\u00ebr, nuk ka pse t\u00eb japin lek\u00eb edhe tek kompanit\u00eb e sigurimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koeficient tjet\u00ebr lidhet me mosh\u00ebn e t\u00eb siguruarit.<\/p>\n<p>Kur vjen puna tek t\u00eb rinjt\u00eb, vendoset koeficienti p\u00ebr risk, nd\u00ebrsa mbi 21 vje\u00e7 deri n\u00eb moshat e treta nuk ka asnj\u00eb n\u00ebnkategori duke shp\u00ebrfillur aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb ndryshojn\u00eb sipas viteve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koeficient tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb eksperienca n\u00eb drejtimin e mjetit motorik. Edhe k\u00ebt\u00eb Sigal q\u00eb e aplikon sipas p\u00ebrfitimit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Pra, Sigal nuk ka informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori dhe i trajton nj\u00ebsoj si nj\u00eb shofer q\u00eb ka 30 vjet n\u00eb timon ashtu edhe nj\u00eb q\u00eb ka n\u00eb xham tabel\u00ebn \u201cshofer i ri\u201d. \u201cDuke qen\u00eb se nuk kemi informacion n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave lidhur k\u00ebt\u00eb faktor risku, koeficienti u vendos 1\u201d, justifikohet kompania dhe drejtoresha Ka\u00e7i. Pasi po paguajm\u00eb dhjet\u00ebra miliarda lek\u00eb nga taksat tona p\u00ebr dixhitalizimin, duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat? Po pse moj zonja Ka\u00e7i, nxiton t\u00eb b\u00ebsh rregullore, kur nuk i ke krijuar kushtet?<\/p>\n<p>M\u00eb tej, p\u00ebr t\u00eb rritur p\u00ebrfitimin, Sigal u merr m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb bizneseve dhe institucioneve se sa t\u00eb siguruarve t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ndihmon rregullorja \u201cKa\u00e7i\u201d.<\/p>\n<p>A ka lidhje me rrezikun p\u00ebr aksidente ky koeficient? N\u00eb cilin ligj mb\u00ebshtetet ky koeficient? Edhe pse duket sikur ka diskriminim pozitiv p\u00ebr qytetar\u00ebt, jan\u00eb ata q\u00eb e paguajn\u00eb n\u00eb \u00e7mime dhe me taksa.<\/p>\n<p>N\u00eb fund jepet nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb nuk zbatohet automatikisht n\u00eb pikat e shitjes, por b\u00ebhen llogaritjet me makin\u00eb ose me laps dhe duhet t\u00eb kesh mendjen se nuk i dihet sa arrin \u00e7mimi. Mesatarisht shtrenjtimi i tarif\u00ebs s\u00eb polic\u00ebs s\u00eb sigurimit p\u00ebr shkak t\u00eb koeficient\u00ebve shkon 50 mij\u00eb deri n\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. P\u00ebrfitimi i qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb historik pa shkelje t\u00eb dhe pa d\u00ebme \u00ebsht\u00eb zero lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/e-mbajti-peng-avni-ponari-per-7-vjet-nga-1-janari-2026-nis-sistemi-bonus-malus-per-siguracionin-e-makinave\/\">E mbajti peng Avni Ponari p\u00ebr 7 vjet, nga 1 janari 2026 nis sistemi Bonus-Malus p\u00ebr siguracionin e makinave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesit problematik\u00eb t\u00eb mjeteve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb historik negativ me aksidentet, do t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sigurimin e makin\u00ebs nga janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa ata drejtues t\u00eb mjeteve q\u00eb nuk kan\u00eb realizuar shkelje do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ulje t\u00eb siguracionit. Me 28 mars 2019, AMF nxori udh\u00ebzimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e sistemit Bonus Malus, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48027","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48027"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48027\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}