{"id":47976,"date":"2025-10-22T12:02:58","date_gmt":"2025-10-22T12:02:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/opozita-ne-tirane-ka-vetem-nje-kandidat-arlind-qorin\/"},"modified":"2025-10-22T12:02:58","modified_gmt":"2025-10-22T12:02:58","slug":"opozita-ne-tirane-ka-vetem-nje-kandidat-arlind-qorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/opozita-ne-tirane-ka-vetem-nje-kandidat-arlind-qorin\/","title":{"rendered":"Opozita n\u00eb Tiran\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb kandidat, Arlind Qorin"},"content":{"rendered":"<p><span>Q\u00eb nj\u00eb kandidat politik t\u00eb jet\u00eb opozitar i qeverisjes ai duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb dy kushte politike themelore. S\u00eb pari, ai dhe forca politike q\u00eb e mb\u00ebshtet apo e kandidon duhet t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe synim t\u00eb qart\u00eb politik ardhjen n\u00eb pushtet. S\u00eb dyti, kandidati opozitar duhet t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb ndryshme qeverisje nga ajo e pushtetit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>I vetmi kandidat politik q\u00eb i p\u00ebrmbush k\u00ebto dy kritere n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb Arlind Qori dhe L\u00ebvizja Bashk\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kandidati Florian Binaj i em\u00ebruar fillimisht nga Berisha dhe pastaj nga parti t\u00eb tjera n\u00eb opozit\u00eb nuk p\u00ebrmbush asnj\u00eb nga k\u00ebto dy kushte, ndaj nuk mund t\u00eb klasifikohet si kandidati politik i opozitarizmit.<\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb pari, kandidatura e Binaj \u00ebsht\u00eb propozuar me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb humbur p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs. Kjo nuk ka lidhje me d\u00ebshirat apo synimet politike t\u00eb Binaj, por me strategjin\u00eb politike t\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb n\u00eb thelb synon d\u00ebshtimin e kandidatit politik q\u00eb ka em\u00ebruar n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ar\u00ebsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta fituar Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs vet\u00eb, Berisha nuk d\u00ebshiron asnj\u00eb kandidat opozitar n\u00eb krye t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb mund ti rrezikoj\u00eb atij kontrollin e PD-s\u00eb duke krijuar nj\u00eb pol pushteti n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr pasoj\u00eb strategjia themelore politike e Berish\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb prodhimi i nj\u00eb kandidati \u201copozitar\u201d q\u00eb nuk ka asnj\u00eb shanc fitoreje. Dhe p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb synim Berisha nd\u00ebrmori dy hapa konkret.<\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb pari, nga t\u00eb gjith\u00eb emrat e kandidat\u00ebve q\u00eb qarkullonin p\u00ebr Tiran\u00ebn zgjodhi kandidatin m\u00eb pak serioz q\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar tek televizioni i tij familjar. S\u00eb dyti, kandidatin \u201ce pavarur\u201d q\u00eb zgjodhi e em\u00ebroi publikisht, pa u konsultuar me ask\u00ebnd, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar k\u00ebshtu imazhin e tij si i pavarur.<\/span><\/p>\n<p><span>Berisha i kish t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ta shiste kandidatin Binaj tek elektorati shqiptar si t\u00eb pavarur. Ai shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb organizonte nj\u00eb tryez\u00eb me partit\u00eb e tjera opozitare dhe ti impononte atyre k\u00ebt\u00eb kandidat, q\u00eb m\u00eb pas do prezantohej si nj\u00eb zgjedhje konsensuale e opozitarizmit, dhe jo personale e Berish\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Berisha mund t\u00eb kish organizuar edhe nj\u00eb sondazh p\u00ebr zgjedhjen e kandidatit opozitar, si\u00e7 propozoi kryetari i Partis\u00eb Mund\u00ebsia Agron Shehaj. Me shum\u00eb gjasa nj\u00eb sondazh t\u00eb till\u00eb do ta kish fituar Florian Binaj, sepse ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i njohur n\u00eb publik sesa kandidat\u00ebt e tjer\u00eb. Nj\u00eb proces i till\u00eb do kish legjitimuar kandidatur\u00ebn e Binaj si t\u00eb pavaruar duke i rritur k\u00ebshtu kapitalin elektoral.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht k\u00ebsaj i frik\u00ebsohej Berisha. Ndaj nxitoi ta em\u00ebronte publikisht dhe personalisht, pa u konsultuar me ask\u00ebnd, p\u00ebr t\u00eb eleminuar \u00e7do iluzion se Binaj ishte n\u00eb fakt nj\u00eb kandidat i pavarur. Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment debatet mbi pavar\u00ebsin\u00eb e tij politike jan\u00eb pa sens.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Po kaq pakuptim jan\u00eb argumentet se Binaj u zgjodh nga doktori p\u00ebr t\u00eb hequr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr humbjen e zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hall q\u00eb ekziston vet\u00ebm n\u00eb imagjinat\u00ebn gazetareske sepse Berisha ka koh\u00eb q\u00eb nuk merr asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe as nuk i jep llogari Flamur Nok\u00ebs p\u00ebr d\u00ebshtimet elektorale t\u00eb PD-s\u00eb.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>I vetmi hall q\u00eb ka doktori \u00ebsht\u00eb se mos ndodh ndonj\u00eb \u00e7udi dhe fiton Binaj n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb evituar k\u00ebt\u00eb rrezik ai jo vet\u00ebm i hedh n\u00eb er\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e supozuar por do sigurohet q\u00eb PD-ja dhe strutkura e saj mos ti ofroj\u00eb asnj\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb fushat\u00eb elektorale.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pra n\u00eb vend q\u00eb trajtoj\u00eb n\u00eb publik si figur\u00eb e pavarur e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe privatisht ti ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje politike, Berisha e trajton Binajn n\u00eb publik si vartesin e tij personal dhe privatisht n\u00eb fushat\u00eb elektorale do ta trajtoj\u00eb si t\u00eb pavarur nga Partia Demokratike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb formula e doktorit q\u00eb garanton humbjen e kandidatit t\u00eb tij politik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb besoj se edhe vet\u00eb Binaj e ka t\u00eb qart\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Gjasat jan\u00eb q\u00eb edhe ai nuk \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb fituar bashkin\u00eb por p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb mandat deputeti n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme. N\u00ebse Binaj do ta kishte mandatin e deputeti zor se do kandidonte p\u00ebr kryetar bashkie sot.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kaq besoj se mjafton p\u00ebr t\u00eb argumentuar se as kandidati i Berish\u00ebs dhe as vet\u00eb Berisha nuk kan\u00eb ndonj\u00eb synim p\u00ebr t\u00eb fituar Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Berisha ka si synim kontrollin e opozit\u00ebs dhe jo ardhjen n\u00eb pushtet, sepse e ka t\u00eb pamundur. N\u00eb funksioni t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi ai nd\u00ebrton nj\u00eb kandidat dhe fushat\u00eb elektorale q\u00eb synon humbjen n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Mungesa e d\u00ebshir\u00ebs dhe synimit p\u00ebr t\u00eb fituar Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs b\u00ebhet akoma m\u00eb e qart\u00eb jo vet\u00ebm tek daljet televizive t\u00eb kandidatiti Binaj ku g\u00ebnjen pa asnj\u00eb ar\u00ebsye, por edhe te mungesa e nj\u00eb vizioni alternativ p\u00ebr Tiran\u00ebn. Deri tani nuk kemi d\u00ebgjuar kush \u00ebsht\u00eb Tirana alternative q\u00eb propozon kandidati i Berish\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb kullave q\u00eb ka nd\u00ebrtuar dhe po nd\u00ebrton Rama dhe berishizmi n\u00eb kryeqytet.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb kandidat dhe forc\u00eb politike q\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb elektorale me synimin e qart\u00eb p\u00ebr ta humbur \u00ebsht\u00eb paterica dhe jo opozita e pushtetit. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pseudo-kandidatur\u00eb q\u00eb si synim kryesor nuk ka rr\u00ebzimin e pushtetit Rama n\u00eb Tiran\u00eb por sfumimin e alternativave reale opozitare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kandidatura e Arlin Qori q\u00eb fokusohen tek problemet themelore t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb nga kosto e jetes\u00ebs, hap\u00ebsirat publike, sh\u00ebrbimet, transporti, ndotja, qirat\u00eb apo cmimi i apartamenteve.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb cirkun ton\u00eb mediatik Binaj prodhon lajm her\u00eb me gafat apo g\u00ebnjeshtrat mbi lidhjet me Ram\u00ebn dhe Veliajn, her\u00eb me debatin pa sens n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i pavarur apo jo, her\u00eb me numrin e Zenit q\u00eb nuk e ka, her\u00eb me vijat e kuqe q\u00eb ka me Berish\u00ebn. T\u00eb gjitha diskutime pa brum q\u00eb jo vet\u00ebm nuk prekin asnj\u00eb nga problemet themelore t\u00eb Tiran\u00ebs por na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb se n\u00eb gar\u00eb ka edhe kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Arlind Qori, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb opozitare.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshe nga Binaj, Arlind Qori ka d\u00ebshir\u00ebn dhe synimin real p\u00ebr ta fituar Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ofron nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj modelit Rama n\u00eb Tiran\u00eb. Natyrisht shancet e tij p\u00ebr t\u00eb fituar Tiran\u00ebn jan\u00eb t\u00eb debatueshme, ama nuk ka dyshim q\u00eb ai futet n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr ta fituar dhe jo p\u00ebr ta humbur Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb modeli qeveris\u00ebs q\u00eb privatizon pafund hap\u00ebsir\u00ebn publike duke pasuruar nj\u00eb grup gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzisht, Qori ofron mbrojtje dhe p\u00ebrkushtim ndaj hap\u00ebsir\u00ebs dhe interesit publik. P\u00ebrball\u00eb kullave t\u00eb milioner\u00ebve ai ofron lulishte dhe hap\u00ebsira publike dhe sh\u00ebrbime m\u00eb cil\u00ebsore p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb idet\u00eb e tij cil\u00ebsohen nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt si marksiste, komuniste apo anti-kapitaliste. Ligj\u00ebrimi anti-komunist i p\u00ebrpunuar trash\u00eb nga Berisha dhe holl\u00eb nga Rama p\u00ebrdoret kund\u00ebr kujtdo q\u00eb mendon se hap\u00ebsira\u00a0 publike nuk duhet t\u00eb privatizohet, apo se interesi publik \u00ebsht\u00eb mbi at\u00eb privat.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ide t\u00eb tilla quhen komuniste nga media, politikan\u00eb dhe biznesmen q\u00eb me flamurin e anti-komunizmit dhe t\u00eb \u201ctregut t\u00eb lir\u00eb\u201d kan\u00eb privatizuar shtetin, hap\u00ebsir\u00ebn publike, qytetin e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb gjitha industrit\u00eb strategjike t\u00eb vendit. Mjafton t\u00eb shikosh skandalin e fundit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ku nj\u00eb aset super-strategjik, nd\u00ebrtuar mbi terren shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi thjesht t\u00eb dy privat\u00ebve, me shtetin q\u00eb b\u00ebn sehir.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Idet\u00eb e kandidatit Arlind Qori dhe t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezik real p\u00ebr dyshen Rama-Berisha q\u00eb dit\u00ebn zihen n\u00eb politik\u00eb dhe nat\u00ebn nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ai ofron nj\u00eb alternativ\u00eb jo vet\u00ebm ndaj qeverisjes Rama n\u00eb Tiran\u00eb por edhe ndaj opozit\u00ebs berishiste q\u00eb prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pateric\u00eb t\u00eb pushtetit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj si Ram\u00ebs edhe Berish\u00ebs i b\u00ebn pun\u00eb nj\u00eb kandidat si Binaj. Ai sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb mbajtur Ram\u00ebn n\u00eb pushtet dhe Berish\u00ebn n\u00eb opozit\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspek ai nuk \u00ebsht\u00eb kandidati i ndryshimit por i k\u00ebnet\u00ebs son\u00eb politike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshimi n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb duan ndryshim, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tek kandidatura e Arlind Qorit. \u00cbsht\u00eb e vetmja kandidatur\u00eb opozitare sot q\u00eb premton nj\u00eb qytet jo vet\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtuesit por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><strong>*Artikull i Blendi Kajsiut shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/22\/blendi-kajsiu-opozita-ne-tirane-ka-vetem-nje-kandidat-arlind-qorin\/\">Opozita n\u00eb Tiran\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb kandidat, Arlind Qorin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nj\u00eb kandidat politik t\u00eb jet\u00eb opozitar i qeverisjes ai duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb dy kushte politike themelore. S\u00eb pari, ai dhe forca politike q\u00eb e mb\u00ebshtet apo e kandidon duhet t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe synim t\u00eb qart\u00eb politik ardhjen n\u00eb pushtet. S\u00eb dyti, kandidati opozitar duhet t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb ndryshme qeverisje nga ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47976","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47976"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47976\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}