{"id":4797,"date":"2025-01-01T07:02:15","date_gmt":"2025-01-01T07:02:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/01\/spak-ndeshkimi-penal-dhe-zgjidhja-politike\/"},"modified":"2025-01-01T07:02:15","modified_gmt":"2025-01-01T07:02:15","slug":"spak-ndeshkimi-penal-dhe-zgjidhja-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/01\/spak-ndeshkimi-penal-dhe-zgjidhja-politike\/","title":{"rendered":"SPAK, nd\u00ebshkimi penal dhe zgjidhja politike"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Premtimi solemn i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, ishte dh\u00ebnia fund e kultur\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb mori politikan\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb, ministra e deputet\u00eb dhe posht\u00eb tyre, nj\u00eb armat\u00eb e pafundme zyrtar\u00ebsh t\u00eb administrat\u00ebs, por dhe nj\u00eb kategori elektorale kriminel\u00ebsh t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, kishin fituar gradualisht nj\u00eb status special n\u00eb shoq\u00ebri. Ata mund t\u00eb siguronin para pafund, mund t\u00eb t\u00eb zot\u00ebronin privilegje e prona pafund dhe e gjitha kjo, gati-gati si nj\u00eb e drejt\u00eb natyrore dhe hyjnore. Nderoheshin, l\u00ebvdoheshin, e demonstronin luksin e tyre t\u00ebr\u00ebsisht hapur dhe kjo dukej normale p\u00ebr gjith\u00ebk\u00ebnd. Stafetat e rotacioneve politike nuk e ndryshonin k\u00ebt\u00eb realitet paralel me realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb rropatjes p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs. N\u00eb Tiran\u00ebn shum\u00ebfytyr\u00ebshe, i vetmi krim i pafalsh\u00ebm ishte varf\u00ebria. T\u00eb ishe i pasur ishe gjith\u00e7ka, t\u00eb ishe i varf\u00ebr ishte fatkeq\u00ebsi! T\u00eb ishe i pasur, ishe edhe akademik, t\u00eb ishe akademik i varf\u00ebr, ishe idiot!<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ta, edhe njer\u00ebz nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomtit q\u00eb shk\u00eblqimi i pushtetit i b\u00ebnte t\u00eb dukeshin mbart\u00ebs t\u00eb nj\u00eb fati t\u00eb shk\u00eblqyer, kur largoheshin prej pushtetit, thjesht g\u00ebzonin paran\u00eb e vjedhur me korrupsion dhe ose zhdukeshn n\u00eb hije, ose ishin vet\u00ebm hija e kujtimit q\u00eb nuk e th\u00ebrriste m\u00eb askush n\u00eb apel. Blloku i famsh\u00ebm i komunist\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm nisi t\u00eb shum\u00ebfishohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb marramend\u00ebse, n\u00eb plazhet m\u00eb eskluzive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, ku nj\u00eb rac\u00eb t\u00eb pangopurish, fqinj t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, shpesh me nj\u00eb nivel t\u00eb tmerrsh\u00ebm inteligjence, prisnin rradh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e blloqeve t\u00eb pasanik\u00ebve t\u00eb rinj, askush prej t\u00eb cil\u00ebve, nuk detyrohej t\u00eb jepte llogari p\u00ebr milionin e par\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruar nga dhjetra e dhjetra milion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vite!<\/p>\n<p>Tet\u00eb vjet m\u00eb pas, s\u00eb paku kjo histori pand\u00ebshkueshm\u00ebrie, ka marr\u00eb fund. Tashm\u00eb shumica d\u00ebrmuese e tyre, brenda sht\u00ebpive me gur nga Jordania apo mermer verbues italian, thjesht presin se n\u00ebse do t\u2019u vij\u00eb radha t\u00eb kalojn\u00eb tek rruga m\u00eb e famshme tashm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb krah t\u00eb burgut historik t\u00eb kryeqytetit, me numrin fatal 313. Askush nuk e di se kur do t\u00eb ndodh\u00eb dhe pritja pafund n\u00eb rradh\u00eb, \u00ebsht\u00eb me e tmerrshme dhe se vet\u00eb fundi i tmerrsh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb kur llogarit\u00eb e tyre bankare, vilat dhe apartamentet brenda e jasht\u00eb vendit, do t\u00eb ndryshojn\u00eb befasisht pronar dhe ata vet\u00eb, m\u00eb fatkeq\u00ebt prej tyre, do t\u2019i dor\u00ebzohen orareve t\u00eb burgut, nga ku do t\u00eb kujtojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit, aeroportet, shopingjet e \u00e7mendura, dashurit\u00eb verbuese, resortet me shum\u00eb yje dhe mbi t\u00eb gjitha, kryepushtetin e t\u00eb gjitha kohrave, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb tualet at\u00ebher\u00eb kur zorr\u00ebt i th\u00ebrret nevoja. Kurse cash-i, pronat apo aksionet q\u00eb kan\u00eb fshehur tek \u201cmiq\u201d t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb lumtura, do t\u00eb humbasin bashk\u00eb me miqt\u00eb q\u00eb do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb gjithashtu hasha. Ka ndodhur m\u00eb par\u00eb. Do t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri po k\u00ebshtu!<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb padurim t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb publikut p\u00ebr t\u00eb par\u00eb posht\u00eb ata q\u00eb i ka par\u00eb lart. T\u2019i shikoj\u00eb n\u00eb mjerim ata q\u00eb i ka pasur zili p\u00ebr shk\u00eblqimin e tyre, t\u2019i shoh\u00eb n\u00ebn pushtetin e gardianit ata q\u00eb i kan\u00eb imponuar pushtetin q\u00eb nuk vinte as nga vet\u00eb vota. Duke u bindur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pagabueshme sesa num\u00ebrimi q\u00eb vet\u00eb Per\u00ebndia i b\u00ebn lot\u00ebve t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve!<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi i t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebve ka nisur t\u00eb ndodh\u00eb. Mir\u00eb apo keq, drejt apo gabim, me prova apo me perceptim, kjo \u00ebsht\u00eb histori tjet\u00ebr dhe ky \u00ebsht\u00eb basti i par\u00eb i fituar i publikut, fal\u00eb stapit n\u00eb kok\u00eb t\u00eb Dumanit t\u00eb SPAKU-ut, por ende jo m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi. Nd\u00ebshkimi nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb vetvete. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb sfida kryesore e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb historikisht i ka ngritur themelet e saj mbi padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb zgjidhja sa m\u00eb e shpejt\u00eb e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gardhin mes dy v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb marrin automatikun kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, p\u00ebr individin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sherr me administrat\u00ebn, p\u00ebr njohjen e pron\u00ebs tek i zoti, p\u00ebr empatin\u00eb ndaj adoleshentit q\u00eb kapet me nj\u00eb cigare hashash n\u00eb xhep, p\u00ebr ata mii\u00ebra fatkeq\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do kundravajtje penale jan\u00eb kontigjent burgu e harrohen n\u00eb burgun q\u00eb prodhon kriminel\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes. Esht\u00eb ngulmi tek e drejta p\u00ebr t\u2019u konsideruar i pafajsh\u00ebm deri sa gjykata t\u00eb mos vendos\u00eb p\u00ebrfundimisht ndryshe. Esht\u00eb zgjidhja e sfid\u00ebs mes t\u00eb dobtit dhe t\u00eb fortit. Esht\u00eb e drejta natyrore e gjith\u00ebsecilit shqiptar p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb pronar i barabart\u00eb me shqiptarin tjet\u00ebr n\u00eb skajin ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb madhe e t\u00eb trash\u00ebguar me gjak nga historia.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, kush mendon se me mjete penale do t\u00eb kurohet stiva e trash\u00ebguar e padrejt\u00ebsis\u00eb, se do t\u00eb shmplekset g\u00ebrsheti i lig\u00ebsis\u00eb dhe pangp\u00ebsis\u00eb, i ka t\u00eb gjitha arsyet q\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjehet. Pushteti i drejt\u00ebsis\u00eb godet individin. Zgjidhja duhet t\u00eb vij\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb vij\u00eb, me domosdo pik\u00ebrisht nga ai segment i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb sot ka mosbesimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb tek publiku dhe urrejtjen e tij m\u00eb t\u00eb madhe. Vjen nga politika.<\/p>\n<p>Dhe gjasat sesi do t\u00eb vij\u00eb kjo zgjidhje jan\u00eb s\u00ebrish kaq t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Edi Rama, ndon\u00ebse betohet p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ka nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb frikshme me perceptimin q\u00eb e sheh qeverisjen e njer\u00ebzve t\u00eb tij si tejet t\u00eb koruptuar. Rradha e gjat\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb parakalojn\u00eb n\u00eb SPAK, e t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb ata, e b\u00ebmave t\u00eb tyre q\u00eb qarkullojn\u00eb jo vet\u00ebm si legjenda urbane, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb at\u00eb p\u00ebrpara dilemave t\u00eb pafundme. Nj\u00eb ligj elektoral i b\u00ebr\u00eb sipas taktik\u00ebs s\u00eb tij, duket se i jep mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb zgjedhjet politike si zgjidhje p\u00ebr at\u00eb mori thikash q\u00eb llup\u00ebsit e moll\u00ebve dhe dardhave i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shpin\u00eb. Nuk do t\u00eb jet\u00eb aspak supriz\u00eb q\u00eb n\u00eb list\u00ebn e tij t\u00eb ardhshme elektorale t\u00eb ket\u00eb dy pamje. N\u00eb pjes\u00ebn e sigurt t\u00eb vendos\u00eb njer\u00ebz t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb pun\u00ebn e tyre, pa asnj\u00eb lidhje me t\u00eb shkuar\u00ebn, secili dh\u00ebndri apo nusja e \u00ebndrrave e kapri\u00e7ios s\u00eb \u00e7do vjehrre. Posht\u00eb viz\u00ebs do t\u00eb vendosen t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij qeveris\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve e q\u00eb do t\u00eb ndeshen p\u00ebr t\u00eb thyer her\u00ebsin. Kush fiton, fiton, por mbetet jasht\u00eb kabinetit t\u00eb nes\u00ebrm, kush ik\u00ebn, mbetet jasht\u00eb \u00e7do skeme. T\u00eb dy k\u00ebto kategori, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pas gjahu i leht\u00eb i SPAK-ut, por tashm\u00eb t\u00eb distancuar nga njeriu q\u00eb gjykoi se i duheshin p\u00ebr pushtet. Vet\u00eb kryeministri di, nj\u00eblloj si n\u00eb novel\u00ebn e hershme t\u00eb Mark Twain, se pushteti \u00ebsht\u00eb \u00e7eku nj\u00eb milion dollar\u00ebsh me t\u00eb cilin mund t\u00eb blesh gjith\u00e7ka. Mund t\u00eb blesh miqt\u00eb e armiqt\u00eb, dashurin\u00eb e miq\u00ebsin\u00eb, respektin dhe frik\u00ebn, por jo koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Sali Berisha, fitues dhe humb\u00ebs i shum\u00eb betejave t\u00eb jet\u00ebs, ka shum\u00eb pak shanse t\u00eb konkurroj\u00eb realisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryeminist\u00ebr i nes\u00ebrm n\u00eb betej\u00ebn e tij t\u00eb jet\u00ebs. Projeksionet e deri tanishme, e nxjerrin at\u00eb s\u00ebrish n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb grushti besnik\u00ebsh q\u00eb ai do t\u2019i ket\u00eb t\u00eb vendosur eskluzivisht n\u00eb pjes\u00ebn fituese t\u00eb list\u00ebs. Mbas 11 majit qameti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe kush fiton n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr, do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm qarr i kryetarit e ndoshta edhe ndonj\u00eb z\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar q\u00eb t\u00eb thot\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bindje e p\u00ebrgjithshme: Berisha ishte i aft\u00eb t\u00eb qeveriste PD-n\u00eb me votat e antar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, por jo Shqip\u00ebrin\u00eb me votat e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. M\u00eb s\u00eb paku, \u00e7far\u00eb do t\u00eb vij\u00eb me post\u00eb nga diaspora, do t\u00eb jet\u00eb edhe diferenca tashm\u00eb e trefishuar n\u00eb vota me socialist\u00ebt n\u00eb krahasim me 2021-shin e vet\u00ebm 30 mij\u00eb votave m\u00eb shum\u00eb. Stina e gjat\u00eb dhe pambarimt\u00eb n\u00eb opozit\u00eb mund t\u00eb kthej\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb delfin\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb peshkaqen\u00eb, por do t\u00eb jet\u00eb von\u00eb edhe p\u00ebr ata se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn q\u00eb ustai i tyre jua ka endur sipas \u00ebndjes vetjake.<\/p>\n<p>Ilir Meta q\u00eb tashm\u00eb n\u00eb vetmin\u00eb e tij ndoshta \u00ebsht\u00eb bindur se do t\u00eb ishte krejt tjet\u00ebr kund n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte vrapuar n\u00eb drejtimin e gabuar, por do t\u00eb kishte pritur n\u00eb vendin e duhur, do t\u00eb shoh\u00eb se projekti i tij politik i dy dekadave m\u00eb par\u00eb, ish-LSI-ja, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb sken\u00ebs dhe ai vet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs elektorale t\u00eb Doktorit. Mjeshtri i fitoreve n\u00eb betejat e vogla dhe strategu i humbjes s\u00eb luftrave t\u00eb m\u00ebdha, Meta mund t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb gjith\u00ebk\u00ebnd p\u00ebrve\u00e7 vetes, por ndoshta kupton se peshkimi i miqve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb basenin e pafund t\u00eb servil\u00ebve dhe interesaxhinjve makut\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sport q\u00eb d\u00ebrmon vet\u00eb trajnerin.<\/p>\n<p>E nes\u00ebrmja e 11 majit t\u00eb ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebnisje e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje ndryshe. E nj\u00eb momenti kur e vetmja gj\u00eb q\u00eb ndryshon \u00ebsht\u00eb kolaudimi i funksionimit reciprok mes tre pushteteve kushtetues dhe medias n\u00eb an\u00eb t\u00eb tyre, si shpikja m\u00eb e mrekullueshme e demokracis\u00eb. Kontrolli dhe balanca e pushteteve \u00ebsht\u00eb mjeti i vet\u00ebm q\u00eb politikan\u00eb t\u00eb kriminalizuar, kriminel\u00eb t\u00eb politizuar, biznesmen\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga politika dhe vet\u00eb politika si biznes, pra, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta bashk\u00eb, t\u00eb shohin per\u00ebndimin e tranzicionit t\u00eb gjat\u00eb shqiptar, q\u00eb ngjan aq shum\u00eb me Per\u00ebndimin e eg\u00ebr t\u00eb dikursh\u00ebm. Dhe t\u00eb kuptojn\u00eb se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, e p\u00ebrjetshme \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e p\u00ebrkohshmja.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/12\/spak-ndeshkimi-penal-dhe-zgjidhja-politike\/\">SPAK, nd\u00ebshkimi penal dhe zgjidhja politike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Premtimi solemn i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, ishte dh\u00ebnia fund e kultur\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb mori politikan\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb, ministra e deputet\u00eb dhe posht\u00eb tyre, nj\u00eb armat\u00eb e pafundme zyrtar\u00ebsh t\u00eb administrat\u00ebs, por dhe nj\u00eb kategori elektorale kriminel\u00ebsh t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, kishin fituar gradualisht nj\u00eb status special n\u00eb shoq\u00ebri. Ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4797","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4797\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}