{"id":47963,"date":"2025-10-22T11:27:22","date_gmt":"2025-10-22T11:27:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/dokumenti-berisha-balluku-firmosi-ate-qe-refuzuan-ahmetaj-dhe-gjiknuri\/"},"modified":"2025-10-22T11:27:22","modified_gmt":"2025-10-22T11:27:22","slug":"dokumenti-berisha-balluku-firmosi-ate-qe-refuzuan-ahmetaj-dhe-gjiknuri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/dokumenti-berisha-balluku-firmosi-ate-qe-refuzuan-ahmetaj-dhe-gjiknuri\/","title":{"rendered":"Dokumenti\/ Berisha: Balluku firmosi at\u00eb q\u00eb refuzuan Ahmetaj dhe Gjiknuri!"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha i \u00ebsht\u00eb referuar dokumentit q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar nga gazetarja Ola Xama n\u00eb lidhje me transferimin e aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb turke YDA drejt Mabco Construction, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zhb\u00ebri t\u00ebr\u00ebsisht kushtin e dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit, sipas t\u00eb cilit konsorciumi i kompanive fituese duhej t\u00eb garantonte \u201caft\u00ebsin\u00eb financiare, teknike dhe t\u00eb operimit\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cFirmosi kalimin e aksioneve nga kompania turke, e cila \u00ebsht\u00eb kompani me ekspertiz\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa t\u00eb cil\u00ebn aeroporti nuk nd\u00ebrtohej. Pra firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Construction. <\/em><em>Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, tenderi rr\u00ebzohet. <\/em><em>Shtyll\u00eb kryesore e tenderit nuk ishte Mabco Construction sepse nuk kishte asnj\u00eb eksperienc\u00eb, por kishte kompania turke q\u00eb ishte nd\u00ebrtuese dhe menaxhuese aeroportesh.<\/em><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/22\/dalin-dokumentat-aeroporti-i-vlores-inceneratori-i-belinda-ballukut\/\">Dalin dokumentat\/ Aeroporti i Vlor\u00ebs, inceneratori i Belinda Ballukut<\/a><\/p>\n<p><em>Pra, miratimi i transferimit t\u00eb aksioneve nga turqit e zhb\u00ebnte \u201cvazhdimin e aft\u00ebsis\u00eb teknike dhe financiare\u201d p\u00ebr aeroportin, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte pik\u00ebnisje e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb brendshme mes aksioner\u00ebve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi\u201d<\/em> u shpreh Berisha.<\/p>\n\n<p>Sipas Berish\u00ebs, firma e Ballukut p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb koncensionare 140 milion euro ishte refuzuar m\u00eb par\u00eb nga Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri. \u201cAt\u00eb q\u00eb Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj nuk e firmos\u00ebn, Lubia e firmosi me 140 milion\u00eb euro\u201d u shpreh Berisha n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><em>Un\u00eb dua t\u00eb informoj qytetar\u00ebt se aeroporti i Vlor\u00ebs ka nj\u00eb histori recente t\u00eb till\u00eb. N\u00eb vitin 2017 hapet nj\u00eb tender, n\u00eb t\u00eb cilin paraqiten 4 kompani t\u00eb m\u00ebdha turke p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit. Kompanit\u00eb turke, duke pasur parasysh se n\u00eb aeroport do t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb zogj se pasagjer\u00eb, k\u00ebrkuan nj\u00eb garanci me 120 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aeroporti ishte p\u00ebrllogaritur t\u00eb nd\u00ebrtohej me 105 milion\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dua t\u00eb deklaroj k\u00ebtu se dy ministra refuzuan firm\u00ebn e k\u00ebsaj kontrate. E refuzoi Arben Ahmetaj, e refuzoi Damian Gjiknuri. Dhe e refuzuan pik\u00ebrisht p\u00ebr shkakun se kompania k\u00ebrkonte 120 milion\u00eb euro pagesa nga qeveria, edhe sikur asnj\u00eb avion t\u00eb mos fluturonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb aeroport pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tij. Nj\u00eb \u00e7menduri. Aeroporti \u00ebsht\u00eb me rrezik t\u00eb lart\u00eb dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb aeroporti. T\u00eb ngrihesh mbi UFO-n p\u00ebr t\u00eb mbushur valixhet me parat\u00eb e taksapaguesve \u00ebsht\u00eb krim i sh\u00ebmtuar. T\u00eb dal\u00ebsh dhe t\u00eb kapardisesh si Lubia, q\u00eb nuk m\u00eb lejohet t\u2019i v\u00eb epitete, se po nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb aeroportin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Ballkan, duke d\u00ebshmuar injoranc\u00eb dhe bab\u00ebzi.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb imagjinate \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtosh n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rreth q\u00eb ka gjithsej banor\u00eb aktual\u00eb asnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 170 mij\u00eb? T\u00eb thuash q\u00eb po nd\u00ebrtoj aeroportin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Ballkanit, p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjen e tmerrshme q\u00eb ke planifikuar t\u00eb b\u00ebsh.<\/em><\/p>\n<p><em>Po pse? Sepse logjika ekonomike dhe e gjithanshme imponon: nj\u00eb, nd\u00ebrtimin me faza. Faza e par\u00eb, 20-30 milion\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vepruar me aeroportin e Tiran\u00ebs, i cili mund t\u00eb jet\u00eb sot n\u00eb faz\u00ebn e tret\u00eb ose t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb nd\u00ebrtimit. Rritet v\u00ebllimi, zgjatet pista, zgjerohet fusha, etj. Por q\u00eb n\u00eb fillim, duhej q\u00eb aeroporti t\u00eb ishte m\u00eb i madhi n\u00eb Ballkan.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb krim ndaj shqiptar\u00ebve ky, nj\u00eblloj si n\u00eb Kuk\u00ebs. Shkoni n\u00eb Kuk\u00ebs, e shnd\u00ebrruan n\u00eb park fotovoltaik aeroportin. Por jo, do ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb madhin q\u00eb vjedhja t\u00eb jet\u00eb maksimale. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebri? At\u00eb q\u00eb Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj nuk e firmos\u00ebn, Lubia e firmosi me 140 milion\u00eb euro. Dhe a mund ta kuptoni ju q\u00eb aeroporti q\u00eb nd\u00ebrtohet me 105 apo me 110 brenda 10 viteve u merr taksapaguesve shqiptar\u00eb edhe sikur asnj\u00eb avion t\u00eb ulet n\u00eb pist\u00ebn e tij, n\u00eb total 135-140 milion\u00eb euro. A ka njeri q\u00eb mund t\u00eb gjobis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 hajdut\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj morali dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00ebrpiqen jo Bexheti, jo Valoni, jo Valoni, jo Bexheti.<\/em><br \/>\n<em>\u00c7\u2019pun\u00eb kan\u00eb ata?<\/em><br \/>\n<em>Shtylla e zez\u00eb e korrupsionit \u00ebsht\u00eb garancia q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Lubi Balluku, e pap\u00ebrmbajtur n\u00eb hajnit\u00eb dhe vjedhjet e saj.<\/em><br \/>\n<em>Dhe q\u00eb mbrohet nga Skapi i partis\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Ja ku \u00ebsht\u00eb\u2026<\/em><br \/>\n<em>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/em><br \/>\n<em>Prandaj dhe k\u00ebta, t\u00eb gjithi\u00eb jan\u00eb v\u00ebrsulur gjoja n\u00eb grindjen q\u00eb ka Bexheti me Valonin.<\/em><br \/>\n<em>Po n\u00eb qoft\u00eb se ata kan\u00eb grindje, le t\u2019i zgjidhin. Jan\u00eb qytetar\u00eb privat\u00eb ata.<\/em><br \/>\n<em>Pra, jan\u00eb interesa kriminale t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Lubi Ballukut, Taulant Ball\u00ebs dhe dh\u00ebndrit t\u00eb Lubi Ballukut, djalit t\u00eb Sadri Abazit.<\/em><br \/>\n<em>Po, ka marr\u00eb kush\u00ebrir\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Lubis\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>U garantoj se m\u00ebnyra se si po e trajtojn\u00eb k\u00ebta, nuk po hyj fare se kush ka t\u00eb drejt\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb dyve, absolutisht, sepse un\u00eb jam i lir\u00eb nga ky problem sepse e kam denoncuar i pari si nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb tmerrshme korruptive.<\/em><br \/>\n<em>Tani shoh q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs u vodh\u00ebn parat\u00eb dhe nuk u hodh nj\u00eb tull\u00eb, n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs jan\u00eb premtuar 140 milion\u00eb euro, edhe sikur nj\u00eb avion t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mos ulet n\u00eb pist\u00ebn e tij gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb para.<\/em><br \/>\n<em>Se \u00ebsht\u00eb me rrezik.<\/em><br \/>\n<em>At\u00ebher\u00eb kjo ka nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk duan t\u00eb vjedhin, nuk nd\u00ebrtohet aeroport me 100 milion\u00eb euro, nd\u00ebrtohet aeroport me 15 milion\u00eb euro.<\/em><br \/>\n<em>Fillohet, shtohen pasagjer\u00ebt, shtohet pista, shtohet mjedisi.<\/em><br \/>\n<em>Shtohen \u00e7arterat e m\u00ebdhenj, zgjatet pista.<\/em><br \/>\n<em>Kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur me Rinasin dhe e kan\u00eb ndjekur privat\u00ebt k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>E kishin gjerman\u00ebt, e ndoq\u00ebn, nga gjerman\u00ebt e mor\u00ebn kinez\u00ebt, po k\u00ebt\u00eb b\u00ebn\u00eb. Nga kinez\u00ebt, e mor\u00ebn shqiptar\u00ebt, po k\u00ebt\u00eb b\u00ebn\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Tani ku fle lepuri?<\/em><br \/>\n<em>Ua them un\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>\u00c7far\u00eb ka ndodhur?<\/em><br \/>\n<em>Lubia, jo vet\u00ebm firmos kontrat\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb siguri 140 milion\u00eb, por Lubia nj\u00eb vit mbrapa firmos transferimin, ja ku e keni z\u00ebvend\u00ebskryeministre dhe ministre.<\/em><br \/>\n<em>Firmos kalimin e aksioneve nga kompania turke, e cila \u00ebsht\u00eb kompani me ekspertiz\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa t\u00eb cil\u00ebn aeroporti nuk nd\u00ebrtohej. Pra firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Construction.<\/em><br \/>\n<em>Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, tenderi rr\u00ebzohet.<\/em><br \/>\n<em>Shtyll\u00eb kryesore e tenderit nuk ishte Mabco Construction sepse nuk kishte asnj\u00eb eksperienc\u00eb, por kishte kompania turke q\u00eb ishte nd\u00ebrtuese dhe menaxhuese aeroportesh.<\/em><br \/>\n<em>Dhe, nj\u00eb num\u00ebr kompanish t\u00eb tjera q\u00eb u paraqit\u00ebn n\u00eb tender, por q\u00eb nuk kishin ekspertiz\u00ebn e kompanis\u00eb turke, u p\u00ebrjashtuan.<\/em><br \/>\n<em>Tani, kompania me ekspertiz\u00eb u thot\u00eb mirupafshim dhe Lubia firmos p\u00ebr kalimin e aksioneve tek Pacolli.<\/em><br \/>\n<em>Tani, \u00e7do shqiptar absolute t\u00eb dyshoj\u00eb se ato aksione jan\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Lubi Ballukut.<\/em><br \/>\n<em>Dhe k\u00ebtu mund t\u00eb jet\u00eb, kjo do hetim t\u00eb gjithansh\u00ebm, shkaku i angazhimit kaq intensiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Lubi Ballukut, Taulant Ball\u00ebs e me radh\u00eb n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb q\u00eb n\u00eb pamje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb midis dy ortak\u00ebve. Pa lidhje me shtetin.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/22\/dokumenti-berisha-balluku-firmosi-ate-qe-refuzuan-ahmetaj-dhe-gjiknuri\/\">Dokumenti\/ Berisha: Balluku firmosi at\u00eb q\u00eb refuzuan Ahmetaj dhe Gjiknuri!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha i \u00ebsht\u00eb referuar dokumentit q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar nga gazetarja Ola Xama n\u00eb lidhje me transferimin e aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb turke YDA drejt Mabco Construction, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zhb\u00ebri t\u00ebr\u00ebsisht kushtin e dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit, sipas t\u00eb cilit konsorciumi i kompanive fituese duhej t\u00eb garantonte \u201caft\u00ebsin\u00eb financiare, teknike dhe t\u00eb operimit\u201d. \u201cFirmosi kalimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":47964,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47963","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47963\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}