{"id":47946,"date":"2025-10-22T10:22:41","date_gmt":"2025-10-22T10:22:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/dalin-dokumentat-aeroporti-i-vlores-inceneratori-i-belinda-ballukut\/"},"modified":"2025-10-22T10:22:41","modified_gmt":"2025-10-22T10:22:41","slug":"dalin-dokumentat-aeroporti-i-vlores-inceneratori-i-belinda-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/dalin-dokumentat-aeroporti-i-vlores-inceneratori-i-belinda-ballukut\/","title":{"rendered":"Dalin dokumentat\/ Aeroporti i Vlor\u00ebs, inceneratori i Belinda Ballukut"},"content":{"rendered":"<p><span>Shernaja n\u00eb publik e dy biznesmen\u00ebve kosovar\u00eb, fitues t\u00eb koncesionit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, po drejton projektor\u00ebt n\u00eb nj\u00eb nga tenderat m\u00eb korruptiv\u00eb q\u00eb ka zhvilluar qeveria Rama. N\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb tij, s\u00eb paku me letra, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb zv\/kryeministrja Belinda Balluku. N\u00ebse k\u00ebsaj afere i shkohet deri n\u00eb fund, ajo mund t\u00eb djeg\u00eb si nj\u00eb incenerator q\u00eb punon me fuqi t\u00eb lart\u00eb karier\u00ebn e saj. Lapsi.al \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb shpjegoj\u00eb se p\u00ebrse\u2026 <\/span><\/p>\n<p><span>Ashtu sikurse tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar n\u00eb shkrimet tona t\u00eb m\u00ebparshme (shiko linkun posht\u00eb) dihet se ky projekt u nis q\u00eb n\u00eb fillim si nj\u00eb loj\u00eb e trukuar.<\/span><\/p>\n<p><span><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/21\/kronologjia-kush-fshihet-pas-sherrit-pacolli-ademi-per-aeroportin-e-vlores\/\">Kronologjia\/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli- Ademi p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs<\/a>\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb n\u00eb vitin 2017, Edi Rama planifikoi t\u00eb jepte pa gar\u00eb dhe pa tender tek nj\u00eb kompani turke k\u00ebt\u00eb aeroport. Madje n\u00eb parlament u depozitua nj\u00eb projektligj special, \u201cP\u00ebr P\u00ebrcaktimin e Procedur\u00ebs s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Negociimin dhe Lidhjen e Kontrat\u00ebs nd\u00ebrmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoq\u00ebrive \u201cCengiz Construction &amp; Kalyon &amp; Colin Construction\u201d, me objekt projektimin, nd\u00ebrtimin, operimin, mir\u00ebmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs\u201d.\u00a0 P\u00ebr zbatimin e tij u caktuan t\u00eb negocionin kontrat\u00ebn n\u00eb janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri. <\/span><\/p>\n<p><span>Por diskutimet e dy ministrave me kompanin\u00eb d\u00ebshtuan. Nj\u00eb nga arsyet q\u00ebndronte tek shuma me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb kompensohej kompania private. At\u00ebhere u p\u00ebrfol se pal\u00ebt nuk ran\u00eb dakord p\u00ebr shifr\u00ebn q\u00eb do t\u00eb merrnin si kompensim turqit n\u00ebse aeroporti nuk do t\u00eb arrinte numrin e parashikuar t\u00eb fluturimeve dhe pasagjer\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Sot nj\u00eb gj\u00eb e kemi t\u00eb faktuar. Kjo shum\u00eb do t\u00eb jet\u00eb 140 milion\u00eb euro, pra m\u00eb e madhe se i gjith\u00eb investimi i biznesmen\u00ebve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi q\u00eb po p\u00ebrleshen p\u00ebr 130 milion\u00eb eurot q\u00eb thuhet se kan\u00eb hedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nga d\u00ebshtimi i planit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr konkludimin e ligj special deri tek organizimi i nj\u00eb tenderi t\u00eb dyt\u00eb fallco, nuk kaluan vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se dy vite e ca, aty ndodhi edhe nj\u00eb ndryshim tjet\u00ebr. T\u00eb \u201cpaaft\u00ebt\u201d Ahmetaj dhe Gjiknuri u z\u00ebvend\u00ebsuan nga pun\u00ebmbaruara Balluku. <\/span><\/p>\n<p><span>Tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb gjitha shkeljet dhe manipulimet me tenderin e hapur n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, q\u00eb shpalli fitues Behgjet Pacollin, Valon Ademin dhe kompanin\u00eb turke YDA Group, q\u00eb ishte e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriterin e nj\u00eb partneri q\u00eb kishte eksperienc\u00eb n\u00eb menaxhimin e aeroporteve. Kompania rivale me ta, britanikja AL-DE Corporation LTD, q\u00eb zotohej ta nd\u00ebrtonte vepr\u00ebn me 80 milion\u00eb euro (pra me shum\u00eb m\u00eb pak para), u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dor\u00ebzuar dokumentacionin e plot\u00eb. Sikur kjo t\u00eb mos mjaftonte rregullat e gar\u00ebs u ndryshuan vet\u00ebm dit\u00eb para zhvillimit t\u00eb saj n\u00eb favor t\u00eb Pacolli &amp; CO. N\u00ebse fillimisht ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb aeroport p\u00ebr 10 milion\u00eb pasagjer\u00eb dhe me dy kulla kontrolli. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fituesit t\u00eb ishin ata q\u00eb qen\u00eb paracaktuar, kapaciteti u zbrit n\u00eb 2 milion\u00eb dhe kullat p\u00ebrfunduan n\u00eb 1.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/20\/andi-bushati-behgjet-pacolli-nje-miliarder-i-trembur\/\">Bushati: Behgjet Pacolli, nj\u00eb miliarder i trembur<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Por, edhe pasi gara manipulative p\u00ebrfundoi me fitoren e bashkimit Mabco Construction e Pacollit me 58 p\u00ebr qind, YDA Group, e turqve q\u00eb kishin nd\u00ebrtuar edhe spitalin elektoral t\u00eb Fierit me 40 p\u00ebr qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 p\u00ebr qind, surprizat nuk resht\u00ebn. Turqit e YDA Group u t\u00ebrhoq\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit duke paguar nj\u00eb shum\u00eb qesharake, 4200 euro p\u00ebr 40%-shin e tyre. <\/span><\/p>\n<p><span>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu shfaqet fuqish\u00ebm roli i err\u00ebt i Belinda Ballukut. Me fuqin\u00eb e ministres q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Autoritetin Kontraktor ajo s\u2019duhej ta miratonte k\u00ebt\u00eb kalim aksionesh. Tenderi ishte fituar vet\u00ebm fal\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb turqve q\u00eb kishin edhe garancin\u00eb financiara edhe mbi t\u00eb gjitha at\u00eb teknike\u00a0p\u00ebr nd\u00ebrtim aeroportesh. N\u00ebse ata largoheshin gara quhej e pavlefshme. Por n\u00eb Dhjetor t\u00eb vitit 2022, Belinda Balluku e ka miratuar k\u00ebt\u00eb shitje aksionesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe molla aktuale e sherrit mes dy aksioner\u00ebve t\u00eb mbetur. Gazetarja Ola Xama ka publikuar dokumentin q\u00eb mban firm\u00ebn e Ballukut (shiko ktu posht\u00eb). <\/span><\/p>\n<p><span><\/span><\/p>\n<p><span>Xama shkruan: \u201cEdhe miratimi p\u00ebr shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje. Kjo duket qart\u00eb q\u00eb te vendimi p\u00ebr miratimin e shitjes q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. N\u00eb paragrafin e fundit t\u00eb shkres\u00ebs thuhet se \u201ckoncesionari duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb aft\u00ebsin\u00eb financiare, teknike dhe t\u00eb operimit\u201d. Pra, miratimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa u garantuar vazhdimi i aft\u00ebsis\u00eb teknike dhe financiare\u201d!\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Po p\u00ebrse, pas organizimit t\u00eb nj\u00eb tenderi fallco Balluku e ka pranuar edhe k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb re flagrante? Mos aksionet e l\u00ebna nga turqit ishin destinuar p\u00ebr dik\u00ebn tjet\u00ebr? P\u00ebrgjigjen e jep n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij (shiko linkun posht\u00eb) gazetari Klodian Tomorri: \u201cProblemi tani \u00ebsht\u00eb se Behgjet Pacolli u b\u00eb aq tahmaqar saq\u00eb nuk po l\u00ebshon pjes\u00ebn q\u00eb pati r\u00ebn\u00eb dakord kur i pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb tenderin\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/22\/aeroporti-i-vlores-kur-hajdutet-therrasin-kapeni-hajdutin\/\">Aeroporti i Vlor\u00ebs, kur hajdut\u00ebt th\u00ebrrasin kapeni hajdutin<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Ai e shpjegon sepse: \u201cN\u00eb momentin kur Belinda Balluku hodhi firm\u00ebn q\u00eb miratoi shitjen e aksioneve nga turqit e Yda Group tek Behgjet Pacolli, tenderi i aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs u rr\u00ebzua. Sepse turqit ishin t\u00eb vetmit n\u00eb konsorciumin fitues, t\u00eb cil\u00ebt plot\u00ebsonin kriteret e ekspertiz\u00ebs. Kjo e shnd\u00ebrroi t\u00eb gjith\u00eb tenderin n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb fiktive t\u00eb manipuluar, pasi kriteri i ekspertiz\u00ebs n\u00eb menaxhimin e aeroporteve ka penguar shum\u00eb kompani t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb garonin dhe t\u00eb ofronin \u00e7mime m\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Pra, roli i Belinda Ballukut, q\u00eb i mori p\u00ebrsip\u00ebr Ram\u00ebs ta mbyllte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktues n\u00eb skandalin q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb sot aeroportin e Vlor\u00ebs. Ajo u em\u00ebrua ministre n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019, pasi tentativat e Gjiknurit dhe Ahmetajt p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr kishin d\u00ebshtuar. N\u00eb periudh\u00ebn e Ballukut shuma e kompesimit p\u00ebr humbjet u rrit ndjesh\u00ebm. N\u00ebn drejtimin e saj u zhvillua nj\u00eb gar\u00eb e trukuar ku fitoi Behgjet Pacolli. Nj\u00eb nga atut\u00eb e k\u00ebsaj \u201cfitoreje\u201d qe ekzistenca e kompanis\u00eb turke e cila kishte financ\u00ebn dhe p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtimin e aeroporteve. Por me firm\u00ebn e saj (dokumenti sip\u00ebr) Balluku e miratoi shitjen e 40% t\u00eb aksioneve turke tek Pacolli, vet\u00ebm p\u00ebr 4200 euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb kishte anulluar procedur\u00ebn, apo t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste gar\u00ebn, ajo mbylli syt\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb Belinda nuk e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duke ngr\u00ebn\u00eb kumblla apo dardha prapa shpin\u00ebs s\u00eb shefit. Nisma p\u00ebr nj\u00eb grop\u00eb me aeroportin e Vlor\u00ebs ishte projektuar para se ajo t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare kabineti. Por roli dhe firmat jan\u00eb t\u00eb saj. Prandaj tek ky skandal ajo gjendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin pozicion me ata q\u00eb zbatuan urdhrat p\u00ebr djeg\u00ebsin e Elbasanit, Fierit dhe Tiran\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/22\/dalin-dokumentat-aeroporti-i-vlores-inceneratori-i-belinda-ballukut\/\">Dalin dokumentat\/ Aeroporti i Vlor\u00ebs, inceneratori i Belinda Ballukut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shernaja n\u00eb publik e dy biznesmen\u00ebve kosovar\u00eb, fitues t\u00eb koncesionit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, po drejton projektor\u00ebt n\u00eb nj\u00eb nga tenderat m\u00eb korruptiv\u00eb q\u00eb ka zhvilluar qeveria Rama. N\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb tij, s\u00eb paku me letra, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb zv\/kryeministrja Belinda Balluku. N\u00ebse k\u00ebsaj afere i shkohet deri n\u00eb fund, ajo mund t\u00eb djeg\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":47947,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47946","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47946\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}