{"id":47910,"date":"2025-10-22T08:48:20","date_gmt":"2025-10-22T08:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/trafikonin-persona-drejt-shba-per-40-45-mije-e-spak-con-ne-gjyq-5-anetare-te-grupit-kriminal\/"},"modified":"2025-10-22T08:48:20","modified_gmt":"2025-10-22T08:48:20","slug":"trafikonin-persona-drejt-shba-per-40-45-mije-e-spak-con-ne-gjyq-5-anetare-te-grupit-kriminal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/22\/trafikonin-persona-drejt-shba-per-40-45-mije-e-spak-con-ne-gjyq-5-anetare-te-grupit-kriminal\/","title":{"rendered":"Trafikonin persona drejt SHBA p\u00ebr 40-45 mij\u00eb \u20ac, SPAK \u00e7on n\u00eb gjyq 5 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit kriminal"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka mbyllur hetim p\u00ebr nj\u00eb rrjet kriminal t\u00eb trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm drejt SHBA-ve, duke d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim 5 persona.<\/p>\n<p>Nga hetimet \u00ebsht\u00eb\u00a0 provuar, ekzistenca e nj\u00eb grupi\u00a0 kriminal,\u00a0 t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga shtetas shqiptar\u00eb, ku drejtues \u00ebsht\u00eb i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjsh\u00ebm p\u00ebrtej kufirit shqiptar t\u00eb pakt\u00ebn 25 personave, t\u00eb gjith\u00eb shtetas shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb territorin e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo veprimtari kriminale, sipas SPAK, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri n\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 2024, \u00ebsht\u00eb kryer nga m\u00eb shum\u00eb se tre persona dhe ka qen\u00eb e paramenduar, e mir\u00eborganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.<\/p>\n<p>Takime q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri, me personat q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb apo me familjar\u00eb t\u00eb tyre, ku sqarohet itinerari i udh\u00ebtimit dhe pagesat q\u00eb duhet t\u00eb kryhen, t\u00eb cilat variojn\u00eb nga 40.000-45.000 dolllar\u00eb p\u00ebr person. K\u00ebrkuesit jan\u00eb kryesisht nga Mal\u00ebsia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi<\/strong><\/p>\n<p>SPAK p\u00ebrfundon hetimet p\u00ebr nj\u00eb rrjet kriminal t\u00eb trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm drejt SHBA-ve D\u00ebrgohen p\u00ebr gjykim 5 t\u00eb pandehur<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebrfundoi hetimet dhe ka d\u00ebrguar m\u00eb dat\u00eb 21.10.2025 pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal nr. 135 t\u00eb vitit 2023, n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve:<\/p>\n<p>Luc Melaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale dhe plot\u00ebsuar akuza p\u00ebr: \u201cNdihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve\u201d p\u00ebr q\u00ebllime p\u00ebrfitimi kryer n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal,, \u201cFalsifikim i let\u00ebrnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d n\u00eb form\u00ebn e drejtimit dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuara nga nenet 298\/2 e 28\/4; 189\/1 e 28\/4, si dhe 333\/a\/1 dhe 334\/1; \u201cNdihma p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve\u201d,\u00a0 kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb parashikuar nga neni 298\/3 I Kodit Penal, \u201cUshtrim ndikimi i paligjsh\u00ebm\u201d, e kryer dy her\u00eb, parashikuar nga neni 245\/1 paragrafi i tret\u00eb I Kodit Penal dhe \u201cMbajtje pa leje e municioneve luftarake\u201d, parashikuar nga neni 278\/3 i Kodit penal.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Camaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale, \u201cNdihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb parashikuar nga neni 298\/3 i Kodit Penal dhe \u201cUshtrim ndikimi i paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga neni 245\/1 paragrafi i tret\u00eb i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Emanuel Melaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cNdihm\u00eb p\u00ebr Kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim parashikuar nga neni 298\/3 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Tonin Melaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale, \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Bashkim \u00c7okaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Faktet penale:<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e nj\u00eb grupi\u00a0 kriminal,\u00a0 t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga shtetas shqiptar\u00eb, ku drejtues \u00ebsht\u00eb i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjsh\u00ebm p\u00ebrtej kufirit shqiptar t\u00eb pakt\u00ebn 25 personave, t\u00eb gjith\u00eb shtetas shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb territorin e SHBA-s\u00eb. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri n\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 2024, \u00ebsht\u00eb kryer nga m\u00eb shum\u00eb se tre persona dhe ka qen\u00eb e paramenduar, e mir\u00eborganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.<\/p>\n<p>Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar n\u00eb:<\/p>\n<p>Takime q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri, me personat q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb apo me familjar\u00eb t\u00eb tyre, ku sqarohet itinerari i udh\u00ebtimit dhe pagesat q\u00eb duhet t\u00eb kryhen, t\u00eb cilat variojn\u00eb nga 40.000-45.000 dolllar\u00eb p\u00ebr person. K\u00ebrkuesit jan\u00eb kryesisht nga Mal\u00ebsia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Sigurimin e dokumentave t\u00eb identifikimit t\u00eb falsifikuara, kryesisht franceze, t\u00eb cilat iu jepen personave q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb, pasi ata arrijn\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb dhe mbar\u00ebvajtjen e udh\u00ebtimit t\u00eb tyre n\u00eb rrug\u00eb ajrore deri n\u00eb Meksik\u00eb;<\/p>\n<p>Pritjen dhe akomodimin e tyre n\u00eb Meksik\u00eb dhe transportimin e tyre n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti dhe ka dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e tij p\u00ebr rezervimin e biletave, d\u00ebrgimin n\u00eb adresat p\u00ebrkat\u00ebse si edhe p\u00ebr transferimin e parave.<\/p>\n<p>Nga provat e mbledhura jan\u00eb dokumentuar gjithashtu raste ku t\u00eb pandehurit, Luc Melaj e G\u00ebzim Camaj kan\u00eb transportuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme shtetas shqiptar\u00eb duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve n\u00eb Malin e Zi. Gjithashtu p\u00ebrmes ndihm\u00ebs t\u00eb pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim \u00c7okaj, punonj\u00ebs policie, t\u00eb pun\u00ebsuar pran\u00eb pikave t\u00eb kalimit kufitar t\u00eb Hanit t\u00eb Hotit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mosregjistrimi n\u00eb sisteme p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr shtetasit q\u00eb kan\u00eb pasur probleme t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb\u00a0 vendet e BE-s\u00eb, si dhe p\u00ebr shtetas t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb azilk\u00ebrkues n\u00eb; Kanada, Mbret\u00ebri e Bashkuar, SHBA, me motivacione t\u00eb\u00a0 ndryshme.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal jan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, Agjencin\u00eb Federale, Sh\u00ebrbimi i Siguris\u00eb Diplomatike, Zyr\u00ebn e Hetimeve Kriminale jasht\u00eb SHBA-ve pran\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Nj\u00ebsin\u00eb Speciale \u201cMburoja e P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d si dhe me Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Hetimet vijojn\u00eb p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto veprimtari t\u00eb kundraligjshme.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/trafikonin-persona-drejt-shba-per-40-45-mije-e-spak-con-ne-gjyq-5-anetare-te-grupit-kriminal\/\">Trafikonin persona drejt SHBA p\u00ebr 40-45 mij\u00eb \u20ac, SPAK \u00e7on n\u00eb gjyq 5 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit kriminal<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka mbyllur hetim p\u00ebr nj\u00eb rrjet kriminal t\u00eb trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm drejt SHBA-ve, duke d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim 5 persona. Nga hetimet \u00ebsht\u00eb\u00a0 provuar, ekzistenca e nj\u00eb grupi\u00a0 kriminal,\u00a0 t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga shtetas shqiptar\u00eb, ku drejtues \u00ebsht\u00eb i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjsh\u00ebm p\u00ebrtej kufirit shqiptar t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47910","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}