{"id":47880,"date":"2025-10-21T22:16:06","date_gmt":"2025-10-21T22:16:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/kosova-dhe-serbia-perplasen-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb\/"},"modified":"2025-10-21T22:16:06","modified_gmt":"2025-10-21T22:16:06","slug":"kosova-dhe-serbia-perplasen-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/kosova-dhe-serbia-perplasen-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb\/","title":{"rendered":"Kosova dhe Serbia p\u00ebrplasen n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB"},"content":{"rendered":"<p><span>Kryediplomat\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb kan\u00eb k\u00ebmbyer akuza ndaj vendeve t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb takimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ku t\u00eb mart\u00ebn u diskutua p\u00ebr raportin gjasht\u00ebmujor t\u00eb sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr misionin e saj n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, <strong>Donika G\u00ebrvalla<\/strong>, dhe ministri i Jasht\u00ebm i Serbis\u00eb, <strong>Marko Gjuriq<\/strong>, gjithashtu shpreh\u00ebn mospajtime rreth gjetjeve t\u00eb raportit t\u00eb paraqitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb nga z\u00ebvend\u00ebsp\u00ebrfaq\u00ebsuesi Special i UNMIK-ut, <strong>Milbert Dongjoon Shin<\/strong>.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb k\u00ebsaj seanc\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara tha se nuk ka k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe mb\u00ebshteti mbylljen e misionit t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u00c7far\u00eb u tha n\u00eb raportin e UNMIK-ut?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Raporti i UNMIK-ut i paraqitur t\u00eb mart\u00ebn mbulon periudh\u00ebn nga 16 marsi deri m\u00eb 15 shtator. Ai u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjitha institucioneve kompetente n\u00eb Beograd dhe n\u00eb Prishtin\u00eb t\u2019i ndjekin penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr sulmin n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 2023.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh sulmoi Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke vrar\u00eb nj\u00eb oficer.<\/span><\/p>\n<p><span>Shumica e t\u00eb pandehurve n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb n\u00eb arrati, dhe Beogradi, i cili po kryen nj\u00eb hetim paralel, nuk ka ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr ish-n\u00ebnkryetarit t\u00eb List\u00ebs Serbe, <strong>Millan Radoi\u00e7iqit<\/strong>, i cili mori publikisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin, as dy vjet pas sulmit.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai p\u00ebrmendi si shembuj pozitiv\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve lokale n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe demokratike, si dhe dy takime midis delegacioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.<\/span><\/p>\n<p><span>Dy takime trepal\u00ebshe u mbajt\u00ebn n\u00eb Bruksel n\u00eb qershor dhe shtator, me kryenegociator\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, <strong>Besnik Bislimi<\/strong> dhe <strong>Petar Petkoviq<\/strong>, mbi zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebparshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit dhe Deklarat\u00ebn e majit 2023 p\u00ebr Personat e Zhdukur. Asnj\u00ebri takim nuk rezultoi n\u00eb nj\u00eb rezultat zyrtar.<\/span><\/p>\n<p><span>Shin p\u00ebrs\u00ebriti shqet\u00ebsimet e UNMIK-ut dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb lidhje me mbylljen e institucioneve serbe n\u00eb komunat ku ky komunitet jeton n\u00eb shumic\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb sinqerisht t\u00eb gjitha komunitetet e prekura p\u00ebrpara se t\u00eb zbatojn\u00eb vendime q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, si dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb alternativa t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb shmangur ose zvog\u00ebluar efektet negative\u201d<\/em>, tha Shin.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai tha se UNMIK-u mir\u00ebpret faktin q\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb siguruar q\u00eb qytetar\u00ebt e komunitetit serb t\u00eb ken\u00eb qasje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb dokumentet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Shin p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen e tij q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb kthehen n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria e Kosov\u00ebs e hoqi plot\u00ebsisht dinarin serb si mjet pagese dhe mbylli shumic\u00ebn e institucioneve serbe funksionale, si\u00e7 jan\u00eb Posta e Serbis\u00eb, Banka e Kursimeve Postare, Organet e P\u00ebrkohshme Komunale, Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, nd\u00ebrmarrjet publike dhe t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span>Shin kujtoi se masa t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb Kosov\u00eb nga 1 n\u00ebntori, sipas t\u00eb cilave automjetet me targa t\u00eb huaja nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimit dhe se kushdo q\u00eb nuk ka dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb duhet t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr leje q\u00ebndrimi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKjo mund t\u00eb shkaktoj\u00eb sfida administrative dhe t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb drejtat dhe sh\u00ebrbimet thelb\u00ebsore, duke p\u00ebrfshir\u00eb sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor, arsimin dhe pun\u00ebsimin. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me vendbanim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nga komunitetet pakic\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb probleme n\u00eb mbledhjen e dokumentacionit t\u00eb nevojsh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrs\u00ebri alternativa ndaj k\u00ebtyre sfidave\u201d,<\/em> tha Shin.<\/span><\/p>\n<p><span>Shin shprehu shqet\u00ebsim n\u00eb lidhje me arrestimet e njer\u00ebzve q\u00eb shfaqnin <em>\u201csimbole kulturore, komb\u00ebtare ose fetare\u201d<\/em> n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDuhet t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb kujdessh\u00ebm midis mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe parandalimit t\u00eb promovimit t\u00eb urrejtjes dhe dhun\u00ebs\u201d,<\/em> tha Shin.<\/span><\/p>\n<p><span>UNMIK-u ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr presionet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cShoqata e Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ka raportuar sulme ndaj gazetar\u00ebve, si dhe k\u00ebrc\u00ebnime ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb televizionit publik\u201d,<\/em> tha Shin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Donika G\u00ebrvalla: Serbia k\u00ebrc\u00ebnim i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr rajonin<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla, vler\u00ebsoi se raporti i UNMIK-ut \u00ebsht\u00eb <em>\u201ci ansh\u00ebm dhe i paplot\u00eb\u201d<\/em> dhe se <em>\u201cnuk p\u00ebrmban fakte themelore\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Ajo tha se n\u00eb Kosov\u00eb u mbajt\u00ebn zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe u vler\u00ebsuan nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci e past\u00ebr per\u00ebndimore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Ne jemi vendi me angazhimin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb pro-NATO dhe pro-BE n\u00eb bot\u00eb<\/em>\u201c, tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo vler\u00ebsoi se Serbia \u00ebsht\u00eb <em>\u201cnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr rajonin\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u00c7do dit\u00eb, po shohim nj\u00eb makin\u00eb propagande n\u00ebn kontrollin e (presidentit serb) <strong>Aleksandar Vu\u00e7iq<\/strong>, e cila po helmon sistematikisht shoq\u00ebrin\u00eb serbe dhe po e p\u00ebrgatit sistematikisht publikun p\u00ebr agresion kund\u00ebr vendit ton\u00eb<\/em>\u201d, tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryediplomatja kosovare theksoi se Prishtina mbetet e p\u00ebrkushtuar ndaj dialogut, por shtoi se ai duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb <em>\u201cdialog i v\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNa duhet dialog i v\u00ebrtet\u00eb, jo mashtrimet e Aleksandar Vu\u00e7iqit, strategjia e t\u00eb cilit ndaj Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb tradhtia, nd\u00ebrsa ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb tij nj\u00eb luft\u00eb hibride, madje deri n\u00eb pik\u00ebn e agresionit paramilitar\u201d,<\/em> tha G\u00ebrvalla.<\/span><\/p>\n<p><span>G\u00ebrvalla theksoi se me incidentin n\u00eb Banjsk\u00eb n\u00eb shtator 2023, Serbia tregoi se ishte <em>\u201ce gatshme p\u00ebr luft\u00eb\u201d<\/em> dhe se njeriu q\u00eb mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin, Milan Radoi\u00e7iq, ishte <em>\u201ckrahu i djatht\u00eb i Vu\u00e7iqit\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, Vu\u00e7iq e konsideron at\u00eb nj\u00eb mysafir t\u00eb nderuar t\u00eb regjimit. Kjo \u00ebsht\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebri p\u00ebr vrasje dhe agresion. Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi regjimin n\u00eb Serbi. N\u00ebse nuk ka pasoja, ata do ta p\u00ebrshkall\u00ebzojn\u00eb situat\u00ebn edhe m\u00eb tej\u201d,<\/em> p\u00ebrfundoi ajo.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Q\u00ebndrimi i Serbis\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ministri i Jasht\u00ebm serb, Marko Gjuriq, tha n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb se Serbia e sheh raportin e UNMIK-ut si <em>\u201ct\u00eb balancuar dhe realist\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Ai vler\u00ebsoi se t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb po <em>\u201cp\u00ebrkeq\u00ebsohen sistematikisht\u201d<\/em> dhe se numri i <em>\u201cincidenteve me motive etnike \u00ebsht\u00eb rritur\u201d. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cQ\u00ebkurse <\/em>(kryeministri i Kosov\u00ebs) <em>Albin Kurti erdhi n\u00eb pushtet, jan\u00eb regjistruar 37 incidente kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb. Ky mohim sistematik i t\u00eb drejtave nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tragjedi serbe, por nj\u00eb d\u00ebshtim moral p\u00ebr t\u00eb vepruar\u201d,<\/em> tha Gjuriq.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai akuzoi Qeverin\u00eb e Albin Kurtit p\u00ebr <em>\u201currejtje t\u00eb kultivuar\u201d<\/em> dhe <em>\u201cspastrim t\u00eb qet\u00eb etnik\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cRegjimi i Albin Kurtit ka mbyllur 128 institucione jet\u00ebsore n\u00eb zonat ku jetojn\u00eb shumica serbe \u2013 institucione arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe institucione t\u00eb mir\u00ebqenies sociale, madje edhe zyr\u00ebn e Kryqit t\u00eb Kuq\u201d,<\/em> tha Gjuriq.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Q\u00ebndrimi i aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara u b\u00ebri thirrje Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb t\u00eb ulin tensionet, t\u00eb p\u00ebrmbahen nga masat q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim dhe t\u00eb rikthehen n\u00eb dialog.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai theksoi se nuk ka k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe mb\u00ebshteti mbylljen e misionit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNe i njohim p\u00ebrpjekjet e UNMIK-ut p\u00ebr t\u00eb zbatuar dialogun dhe reformat ligjore n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e dobishme, por realiteti \u00ebsht\u00eb se UNMIK-u \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision paqeruajt\u00ebs, pa paqeruajt\u00ebs, nd\u00ebrsa 81 p\u00ebr qind e buxhetit t\u00eb misionit financon pagat e stafit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb pun\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet nga organizata t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb k\u00ebto pun\u00eb t\u00eb transferohen nga UNMIK-u te agjencit\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pajisura p\u00ebr k\u00ebto detyra\u201d,<\/em> tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i SHBA-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Misioni i UNMIK-ut u krijua n\u00eb vitin 1999 me Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. <\/span><\/p>\n<p><span>Shtetet e Bashkuara dhe disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin heqjen e misionit t\u00eb UNMIK-ut, nd\u00ebrsa nj\u00eb grup an\u00ebtar\u00ebsh, i udh\u00ebhequr nga Rusia, e kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Bashkimit Evropian n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, <strong>Stavros Lambrinidis<\/strong>, deklaroi se BE pret q\u00eb Serbia t\u00eb zbatoj\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht autor\u00ebt e sulmit pran\u00eb fshatit Banjsk\u00eb n\u00eb vitin 2023.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSerbia nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d,<\/em> tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Bashkimit Evropian.<\/span><\/p>\n<p><span>Lambrinidis theksoi se Brukseli mbetet <em>\u201cthell\u00ebsisht i shqet\u00ebsuar p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKosova dhe Serbia, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me EULEX-in, duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbajtur nga l\u00ebvizjet e nj\u00ebanshme dhe provokuese q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb rritje t\u00eb tensioneve dhe dhun\u00ebs\u201d,<\/em> tha Lambrinidis.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai p\u00ebrsh\u00ebndeti mbajtjen e zgjedhjeve lokale n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb tetor. Ai theksoi se ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNe b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb qet\u00eb t\u00eb pushtetit n\u00eb k\u00ebto komuna<\/em> (me shumic\u00eb serbe)\u201d, tha Lambrinidis. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kosova-serbia-okb-raporti-unmik\/33566120.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/22\/kosova-dhe-serbia-perplasen-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb\/\">Kosova dhe Serbia p\u00ebrplasen n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryediplomat\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb kan\u00eb k\u00ebmbyer akuza ndaj vendeve t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb takimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ku t\u00eb mart\u00ebn u diskutua p\u00ebr raportin gjasht\u00ebmujor t\u00eb sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr misionin e saj n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK. Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, dhe ministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47880","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47880\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}