{"id":47865,"date":"2025-10-21T19:04:20","date_gmt":"2025-10-21T19:04:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/gjetjet-si-luhej-kumar-dhe-me-zare-ne-shqiperine-e-antikitetit-dhe-ne-mesjete\/"},"modified":"2025-10-21T19:04:20","modified_gmt":"2025-10-21T19:04:20","slug":"gjetjet-si-luhej-kumar-dhe-me-zare-ne-shqiperine-e-antikitetit-dhe-ne-mesjete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/gjetjet-si-luhej-kumar-dhe-me-zare-ne-shqiperine-e-antikitetit-dhe-ne-mesjete\/","title":{"rendered":"Gjetjet\/ Si luhej kumar dhe me zare n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e antikitetit dhe n\u00eb mesjet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span><strong><em>Studimi i loj\u00ebrave n\u00eb antikitet \u00ebsht\u00eb trajtuar shum\u00eb pak n\u00eb arkeologjin\u00eb shqiptare, ku v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht te strukturat si amfiteatro e stadiume, nd\u00ebrsa jo tek loj\u00ebrat e tavolin\u00ebs. Megjith\u00ebse t\u00eb pranishme n\u00eb gjetje arkeologjike nga Durr\u00ebsi dhe qytete t\u00eb tjera ilire, ato mbeten pak t\u00eb njohura dhe pa em\u00ebrtime apo rregulla t\u00eb dokumentuara.<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><em><span>Nga Eduart Shehi<\/span><\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Tematikat studimore mbi loj\u00ebrat n\u00eb antikitet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nd\u00ebr aspektet m\u00eb pak t\u00eb trajtuara n\u00eb arkeologjin\u00eb shqiptare. N\u00eb ato pak raste kur k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrmenden, zakonisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr paraqitjen e strukturave arkitektonike t\u00eb destinuara p\u00ebr organizimin e loj\u00ebrave, si amfiteatro apo stadiume. Nd\u00ebrkaq, loj\u00ebrat e tavolin\u00ebs kan\u00eb mbetur pothuajse krejt\u00ebsisht jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb studiuesve dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe t\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb. Gjurm\u00ebt arkeologjike t\u00eb lidhura me k\u00ebto loj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb panjohura, pak t\u00eb ruajtura dhe rrall\u00ebher\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, do t\u00eb ofrojm\u00eb p\u00ebr lexuesin disa t\u00eb dh\u00ebna me interes mbi objekte t\u00eb lidhura me loj\u00ebrat e tavolin\u00ebs, t\u00eb luajtura n\u00eb Durr\u00ebsin antik, por edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Iliris\u00eb Jugore. S\u00eb pari, duhet t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb: b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrcjelljen e em\u00ebrtimeve t\u00eb k\u00ebtyre loj\u00ebrave nga ilirishtja, si dhe p\u00ebr munges\u00ebn e informacionit mbi rregullat e loj\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nd\u00ebrsa kemi objekte q\u00eb lidhen me loj\u00ebrat e tavolin\u00ebs gjat\u00eb antikitetit dhe mesjet\u00ebs, p\u00ebr em\u00ebrtimet dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si luheshin ato jemi t\u00eb detyruar t\u00eb drejtohemi tek tekstet e ruajtura t\u00eb autor\u00ebve antik\u00eb grek\u00eb dhe romak\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb tekstet e autor\u00ebve antik\u00eb hasen her\u00eb pas here p\u00ebrmendje t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb tavolin\u00ebs. K\u00ebta autor\u00eb b\u00ebjn\u00eb dallimin mes loj\u00ebrave t\u00eb kumarit dhe loj\u00ebrave t\u00eb tjera zbavit\u00ebse. Loj\u00ebrat e kumarit, t\u00eb quajtura alea, denoheshin moralisht gjat\u00eb antikitetit. K\u00ebto loj\u00ebra luheshin kryesisht duke p\u00ebrdorur zar\u00eb, si\u00e7 d\u00ebshmohet edhe n\u00eb burimet antike (Herodoti 1.63; Plutarku, Antonius; Suetonius, Caligula 71; Juvinal, 1.88-92; Martialis 15.15).<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Platonit (Phaidros 274D), i cili p\u00ebrcjell tradit\u00ebn egjiptiane, per\u00ebndia Thot ishte shpik\u00ebsi i loj\u00ebs me zar\u00eb. Nd\u00ebrsa, sipas Pausaniasit (10.31), shpik\u00ebsi ishte nj\u00eb grek, Palamedi. Herodoti (1.94.1-7) thekson se banor\u00ebt e Lydis\u00eb krijuan loj\u00ebrat n\u00eb koh\u00ebn e mbretit Atys. Ky mendim kund\u00ebrshtohet nga Athenaeus (Deipnosophistae 1.19a), i cili p\u00ebrmend origjin\u00ebn \u00abheroike\u00bb t\u00eb loj\u00ebrave, shum\u00eb koh\u00eb para mbretit Atys t\u00eb Lydis\u00eb. K\u00ebto kund\u00ebrth\u00ebnie nd\u00ebr autor\u00ebt antik\u00eb tregojn\u00eb se origjina e loj\u00ebrave \u00ebsht\u00eb e hershme dhe se ato u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Mesdheun, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebrcaktimin e sakt\u00eb t\u00eb krijuesit t\u00eb rregullave t\u00eb loj\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr loj\u00ebrat e kumarit u mor\u00ebn edhe masa parandaluese nga Senati romak, t\u00eb cilat, megjithat\u00eb, duket se nuk zbatoheshin me rigorozitet, pasi edhe vet\u00eb perandor\u00ebt luanin (Suetonius, Augustus 71).<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkaq, loj\u00ebrat zbavit\u00ebse trajtoheshin nga autor\u00ebt antik\u00eb me nj\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb nga p\u00ebrmendjet m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb tavolin\u00ebs gjendet te Homeri, kur p\u00ebrshkruan Penelopen q\u00eb luante me \u00abgur\u00eb\u00bb (Odysseia I, 107).<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, gjetja m\u00eb interesante lidhet pik\u00ebrisht me loj\u00ebrat e tavolin\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet 1960. Si inventar i nj\u00eb varri jan\u00eb gjetur 15 gur\u00eb loje: 10 t\u00eb bardh\u00eb dhe 5 t\u00eb zinj. Ata kan\u00eb nj\u00eb diamet\u00ebr q\u00eb varion nga 1.4 deri n\u00eb 1.8 cm dhe nj\u00eb lart\u00ebsi nga 0.4 deri n\u00eb 0.8 cm. P\u00ebr gur\u00ebt e bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur past\u00eb qelqi, gur natyral dhe kock\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr gur\u00ebt e zinj vet\u00ebm past\u00eb qelqi.<\/span><\/p>\n<p><span>Gur\u00ebt e punuar prej paste qelqi jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmasa dhe form\u00eb: t\u00eb shesht\u00eb nga posht\u00eb dhe t\u00eb harkuar nga lart. I ngjash\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmasa dhe trajtim \u00ebsht\u00eb edhe guri i punuar prej kocke. Ndersa gur\u00ebt prej guri natyral jan\u00eb t\u00eb larmish\u00ebm n\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmasa, dhe jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb gjendje natyrale, pa u p\u00ebrpunuar.<\/span><\/p>\n<p>Tesera nga Aleksandra, foto 1<br \/>\nTesera nga Aleksandra, foto 2<\/p>\n<p><span>N\u00eb territorin shqiptar jan\u00eb gjetur pak objekte t\u00eb ngjashme, kryesisht n\u00eb disa vendbanime antike. Jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gur\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme historike, t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga shekulli IV p.Kr., dhe kan\u00eb vazhduar t\u00eb p\u00ebrdoren edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Romake. N\u00eb rastin e gjetjeve nga Durr\u00ebsi, datimi i tyre kryesisht i referohet periudh\u00ebs midis shekujve IV dhe II p.Kr.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr gjetje me interes nga Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt prej fildishi, i punuar n\u00eb form\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt, me diamet\u00ebr 0.3 cm. Faqja ballore \u00ebsht\u00eb e gdhendur n\u00eb reliev t\u00eb cek\u00ebt, me zbukurime an\u00ebsore. Pjesa qendrore ka nj\u00eb motiv dekorues me tre shpende t\u00eb lidhur nga k\u00ebmb\u00ebt dhe t\u00eb varur kok\u00ebposht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Faqja e pasme \u00ebsht\u00eb e shesht\u00eb dhe pa zbukurime, duke p\u00ebrmbajtur vet\u00ebm dy numra t\u00eb incizuar, n\u00eb latinisht dhe n\u00eb greqisht, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shifr\u00ebn 13. Shembuj t\u00eb ngjash\u00ebm jan\u00eb gjetur si oferta varrore n\u00eb disa vendbanime antike mesdhetare dhe zakonisht mbajn\u00eb numra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Mendohet se k\u00ebto tesserae jan\u00eb punuar kryesisht n\u00eb Aleksandri t\u00eb Egjiptit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Muzeun Arkeologjik t\u00eb Durr\u00ebsit dhe n\u00eb fondet arkeologjike ruhen fragmente tullash dhe tjegullash t\u00eb gdhendura me linja t\u00eb cek\u00ebta q\u00eb shfaqin nj\u00eb fush\u00eb loje, e njohur gjer\u00ebsisht n\u00eb popull si loja e \u00abn\u00ebnteshit\u00bb ose \u00aby\u00e7it\u00bb. N\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb gjetur edhe nj\u00eb fragment i nj\u00eb elementi arkitektonik, i gdhendur n\u00eb gur g\u00eblqeror. T\u00eb tilla objekte jan\u00eb gjetur brenda qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, por edhe n\u00eb prapatok\u00ebn e tij, si n\u00eb fshatin Kryevidh. Objekti i gjetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat ka n\u00eb secil\u00ebn faqe nga nj\u00eb loj\u00eb: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn faqe \u00ebsht\u00eb loja e \u00abn\u00ebnt\u00ebshit\u00bb, nd\u00ebrsa n\u00eb faqen tjet\u00ebr shfaqet nj\u00eb fush\u00eb drejtk\u00ebndore me nga kat\u00ebr kuti p\u00ebr \u00e7do krah, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb prer\u00eb nga disa linja diagonale q\u00eb krijojn\u00eb disa rombe.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto objekte datohen si n\u00eb periudh\u00ebn antike, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb mesjetare. Gjetje t\u00eb ngjashme jan\u00eb dokumentuar edhe n\u00eb vendbanime t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si Shurdhah dhe Kanin\u00eb. N\u00eb territorin e Mesdheut, gdhendje t\u00eb k\u00ebsaj loje jan\u00eb t\u00eb shpeshta dhe i p\u00ebrkasin periudhave t\u00eb ndryshme kohore. Ato jan\u00eb gdhendur n\u00eb tulla, tjegulla, pllaka mermeri dhe dysheme t\u00eb nd\u00ebrtesave private e publike.<\/span><\/p>\n<p>Fush\u00eb loje qeramike 1<br \/>\nFush\u00eb loje qeramike 2<\/p>\n<p><span>Nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kuptohet qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb loj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Mesdhe. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebto gjetje fillojn\u00eb q\u00eb nga antikiteti dhe p\u00ebrzgjaten deri n\u00eb periudh\u00ebn mesjetare.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb pllakat e mermerta t\u00eb Macellum\u2013Forumit bizantin t\u00eb qytetit gjendet e gdhendur nj\u00eb fush\u00eb loje rrethore me diamet\u00ebr 55 cm, e ndar\u00eb nga kat\u00ebr linja rrezore q\u00eb krijojn\u00eb tet\u00eb hap\u00ebsira. N\u00eb pjes\u00ebn fundore t\u00eb linjave diagonale, ku ato prekin rrethin, jan\u00eb incizuar tet\u00eb harqe. Mbi harqe \u00ebsht\u00eb gdhendur nj\u00eb kryq, nd\u00ebrsa n\u00eb hap\u00ebsirat posht\u00eb harqeve jan\u00eb gdhendur germa n\u00eb alfabetin grek, t\u00eb cilat formojn\u00eb fjal\u00ebt: \u03a4\u039f\u039f\/\u039d\u039f\/\u039c\u0391\/+\u039a\/\u03c9\u039d\/C\u03a4\/\u0391\u039d\/\u03a4\u0399\/\u039d, q\u00eb p\u00ebrkthehen si \u00abEmri i Konstantinit\u00bb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo fush\u00eb loje n\u00eb literatur\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare identifikohet me loj\u00ebn q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri njihet si loja \u00abtrishe\u00bb. Ky em\u00ebrtim lidhet me nj\u00eb mori fushash loj\u00ebrash t\u00eb ngjashme. Gjetje t\u00eb krahasueshme, nga forma dhe struktura, jan\u00eb dokumentuar n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs, me disa ndryshime t\u00eb detajeve t\u00eb organizimit t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs. Disa prej tyre jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme me fushat e p\u00ebrdorura deri von\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku kat\u00ebr linjat rrezore ndahen brenda nj\u00eb kuadrati. N\u00eb raste t\u00eb tjera, kat\u00ebr linjat ndodhen brenda nj\u00eb rrethi, ose lidhen me gjysm\u00eb-rrath\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn ku ato takohen me rrethin.<\/span><\/p>\n<p>Fush\u00eb loje rrethore me diamet\u00ebr 55 cm, e gdhenur n\u00eb pllakat e mermerit t\u00eb Forumit Bizantin n\u00eb Durr\u00ebs<\/p>\n<p><span>Pothuaj identike me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb loje t\u00eb Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pllakat e mermerta t\u00eb hollit t\u00eb madh verior t\u00eb tregut t\u00eb Filipit, i cili m\u00eb par\u00eb kishte funksionuar si portik i nj\u00eb macellumi. K\u00ebtu gjejm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn struktur\u00eb loje, me harqet q\u00eb lidhin fundoret e diagonaleve, incizimin e dy fjal\u00ebve n\u00eb alfabetin grek dhe p\u00ebrdorimin e kryqit si simbol fetar. Edhe germat e p\u00ebrdorura jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme, ve\u00e7an\u00ebrisht germat \u00ab\u03c9\u00bb dhe \u00ab\u0391\u00bb. Kjo fush\u00eb loje daton n\u00eb shekujt IV-VI m.Kr.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00ebllojshm\u00ebria e skemave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb sa q\u00eb ka qen\u00eb e nevojshme krijimi i nj\u00eb tipologjie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Fush\u00ebloja e Durr\u00ebsit i takon tipit C6 \u2013 \u201cCircle with 8 spokes and 8 arcs\u201d. Datimi i saj lidhet me nd\u00ebrtimin e monumentit ku u gjet, n\u00eb fund t\u00eb shekullit V \u2013 fillim t\u00eb shekullit VI m.Kr.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb pllakat e mermerta t\u00eb Macellum-Forumit Bizantin t\u00eb qytetit, pran\u00eb k\u00ebsaj fushe jan\u00eb gdhendur dy rrath\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, me diamet\u00ebr 45\u201350 cm. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dy fusha loj\u00ebrash t\u00eb pap\u00ebrfunduar, pasi mungojn\u00eb linjat rrezore q\u00eb zakonisht formojn\u00eb skem\u00ebn komplekse t\u00eb loj\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrdorimin e gur\u00ebve dyngjyr\u00ebsh, t\u00eb bardh\u00eb dhe t\u00eb zi, t\u00eb krijuar me qelq ose jo, e hasim t\u00eb p\u00ebrmendur nga disa autor\u00eb antik\u00eb. Nj\u00eb pasazh i Polluksit (Onomasticon 9.98) p\u00ebrmend ndarjen e gur\u00ebve t\u00eb loj\u00ebs n\u00eb dy fusha kund\u00ebrshtare, sipas ngjyrave q\u00eb ata kan\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrshkrim m\u00eb i detajuar gjendet te Calpurnius Siculus (ose Pseudo-Calpurnius, Laus Pisonis, 195\u2013205), i cili p\u00ebrmend gur\u00eb loje prej qelqi, t\u00eb bardh\u00eb ose t\u00eb zi.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb pasazh tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb her\u00eb te Ovidi (Tristia 2.472), gjejm\u00eb s\u00ebrish p\u00ebrmendjen e gur\u00ebve t\u00eb loj\u00ebs me ngjyra t\u00eb ndryshme. Fush\u00ebn e loj\u00ebs dhe gur\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt luhej i hasim edhe te Martiali (Epigr. 2.48.4; 18.16), megjithat\u00eb pa dallim midis ngjyrave t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrmendja m\u00eb e von\u00eb n\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin 463 m.Kr., tek Sidonius Apollinaris (Lettres \u00e0 Trygetius, Ep., 8.12.5), ku p\u00ebrmenden p\u00ebrs\u00ebri gur\u00eb dyngjyr\u00ebsh. Megjithat\u00eb, mbi p\u00ebrdorimin e tyre p\u00ebr nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb caktuar ka diskutime t\u00eb ndryshme mes studiuesve.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas disa studiuesve, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb loj\u00eb me karakter luftarak, duke marr\u00eb parasysh edhe p\u00ebrdorimin e termit plinthion, i cili ishte nj\u00eb term ushtarak p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e trupave n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb p\u00ebrdoren shum\u00eb gur\u00eb loje dhe ishte e nevojshme t\u00eb avancoheshe n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar kund\u00ebrshtarin, rregullat e saj nuk njihen me detaje. Ndoshta nj\u00eb version romak i k\u00ebsaj loje ishte i njohur edhe si \u201ctrictrac\u201d, si mund t\u00eb kuptohet nga dy pasazhe tek Platoni (Rep. 6.487B) dhe tek Polibi (Hist. 1.84).<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas studiuesve t\u00eb tjer\u00eb, kjo loj\u00eb identifikohet me \u201cpente grammai\u201d, loj\u00ebn e pes\u00eb vizave. Megjithat\u00eb, duke u bazuar tek p\u00ebrshkrimi i Polluksit (Onomasticon 9.97), kjo mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb, pasi rregullat e loj\u00ebs duket se ishin t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebr loj\u00ebrat romake q\u00eb p\u00ebrdornin gur\u00eb shum\u00ebngjyr\u00ebsh ishte latroncule, ose ludus latrunculorum. P\u00ebrmendjet nga autor\u00ebt latin\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por m\u00eb e gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo tek Calpurnius Siculus (Laus Pisonis, 195\u2013205). Sipas k\u00ebtij p\u00ebrshkrimi, fush\u00ebloja ndahej n\u00eb nj\u00eb rrjet prej 8\u00d78 kuadrat\u00ebsh. Ndoshta nj\u00eb fush\u00eb e k\u00ebtij modeli mund t\u00eb jet\u00eb paraqitur edhe n\u00eb disa relieve dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb zar. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb loja lidhet me termin latroncule, ku parimi i loj\u00ebs \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me polis t\u00eb p\u00ebrmendura nga autor\u00ebt grek\u00eb, dhe q\u00eb synonte eliminimin e gur\u00ebve t\u00eb kund\u00ebrshtarit. Em\u00ebrtimi mendohet se vjen nga fjala latro, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ushtar ose mercenar.<\/span><\/p>\n<p><span>Gur\u00ebt e loj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast quheshin latrones dhe mund t\u00eb ishin prej guri ose qelqi, me ngjyra t\u00eb ndryshme; disa prej tyre mund t\u00eb kishin edhe zbukurime n\u00eb reliev, si n\u00eb rastin e 15 gur\u00ebve prej kocke dhe fildishi t\u00eb Muzeut t\u00eb Teatrit t\u00eb Scala n\u00eb Milano (me gdhendje numrash n\u00eb latinisht dhe greqisht), apo t\u00eb 6 cop\u00ebve t\u00eb Antiquarium Comunale t\u00eb Rom\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr loj\u00eb e preferuar nga romak\u00ebt ishte ludus duodecimscriptorum, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka nj\u00eb mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb mbi fush\u00ebn ku luhej. Disa autor\u00eb mendojn\u00eb se loja e 12 linjave ishte e ndryshme dhe kishte rregulla t\u00eb ngjashme me \u201ctric-trac\u201d apo \u201cbackgammon\u201d, me analogji me \u201cdam\u00ebn\u201d ton\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb ku g\u00ebrvishteshin tre rreshta me nga 12 shenja ose germa, t\u00eb ndara n\u00eb dy pjes\u00eb nga nj\u00eb ndarje vertikale. Shpesh her\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb shenjave vendoseshin germa pa kuptim ose q\u00eb formonin fjal\u00eb ose fjali t\u00eb plota.<\/span><\/p>\n<p><span>Bazuar n\u00eb nj\u00eb epigram\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb Agathiasit, ku p\u00ebrshkruhet loja e realizuar nga perandori Zeno (9.482), jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa tentativa p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb qart\u00eb organizimin e loj\u00ebs dhe fush\u00ebn e p\u00ebrdorur. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr fush\u00ebn e p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr ose p\u00ebr nj\u00eb version tjet\u00ebr, me dy linja dymb\u00ebdhjet\u00ebshe, me nga gjasht\u00eb ndarje secila, q\u00eb ngjan me tavll\u00ebn moderne.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo loj\u00eb u p\u00ebrhap aq shum\u00eb dhe me vendosje bastesh, saq\u00eb n\u00eb Sinodin e Elvir\u00ebs n\u00eb vitin 305 m.Kr. u ndalua loja me baste, nd\u00ebrsa rreth vitit 730 u ndalua t\u00ebr\u00ebsisht praktikimi i saj. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i dy pal\u00ebve t\u00eb gur\u00ebve, t\u00eb bardh\u00eb dhe t\u00eb zi, si ata q\u00eb jan\u00eb gjetur n\u00eb Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr gur\u00ebt e p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb ka d\u00ebshmi q\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn faqe kan\u00eb pasur numra t\u00eb gdhendur nga I deri n\u00eb XV, nd\u00ebrsa faqja tjet\u00ebr ka pasur zbukurime. Ky p\u00ebrshkrim ngjason shum\u00eb me objektin ton\u00eb nr. 2.Emri antik i loj\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00ebshit mbetet i paqart\u00eb; ndoshta p\u00ebr grek\u00ebt ishte triodion, nd\u00ebrsa p\u00ebr romak\u00ebt \u00ebsht\u00eb i panjohur. Forma e saj mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb katrore ose rrethore, e thjesht\u00eb ose me zbukurime, me harqe ose rrethe. Sipas nj\u00eb studiuesi, loja trishe, si\u00e7 praktikohet sot, nuk shfaqet para shekullit XVII.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, p\u00ebrshkrimi i Ovidit n\u00eb dy tekste t\u00eb ndryshme \u2013 \u00ab\u2026 mbi artin e vendosjes n\u00eb nj\u00eb tavll\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tre copave p\u00ebr t\u00eb luajtur, fitues \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i ka vendosur t\u00eb gjitha n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rresht.\u00bb (Tristia 2.481; Ars Amatoria 3.365) \u2013 sugjeron se rregullat e loj\u00ebs q\u00eb luhen n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb antikitetit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa fusha e loj\u00ebs rrethore, e ndar\u00eb me linja diagonale dhe me harqe, luhej deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990 n\u00eb Shqip\u00ebri, rregullat e saj ishin t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb loj\u00ebs \u201ctrishe\u201d. Nj\u00eb lojtar kishte tre gur\u00eb, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtari vet\u00ebm nj\u00eb gur. Praktikisht, lojtari i par\u00eb synonte t\u00eb bllokonte lojtarin e dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion pa mund\u00ebsi l\u00ebvizjeje.<\/span><\/p>\n<p><span>Si\u00e7 kuptohet nga kjo p\u00ebrmbledhje, diskutimet mbi loj\u00ebrat, rregullat, gur\u00ebt e p\u00ebrdorur dhe fush\u00ebloj\u00ebt vazhdojn\u00eb ende n\u00eb disa drejtime, shpeshher\u00eb edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mbetet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet me siguri n\u00ebse 15 gur\u00ebt dyngjyr\u00ebsh jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pente grammai, polis, latroncule apo p\u00ebr t\u00eb gjitha s\u00eb bashku. Guri me gdhendje n\u00eb reliev ndoshta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr loj\u00ebn ludus duodecimscriptorum.<\/span><\/p>\n<p><span>Fush\u00ebloj\u00ebt e loj\u00ebrave trishe, n\u00ebnt\u00ebsh, dam\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb mbi loj\u00ebrat q\u00eb luheshin n\u00eb territorin shqiptar p\u00ebrgjat\u00eb antikitetit e mesjet\u00ebs. Dallimet kohore t\u00eb gjetjes s\u00eb tyre tregojn\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi kronologjike t\u00eb konsiderueshme, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetohet edhe nga p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre loj\u00ebrave deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/10\/18\/lojerat-e-tavolines-ne-territorin-shqiptar-pergjate-antikitetit-dhe-mesjetes\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/21\/gjetjet-si-luhej-kumar-dhe-me-zare-ne-shqiperine-e-antikitetit-dhe-ne-mesjete\/\">Gjetjet\/ Si luhej kumar dhe me zare n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e antikitetit dhe n\u00eb mesjet\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studimi i loj\u00ebrave n\u00eb antikitet \u00ebsht\u00eb trajtuar shum\u00eb pak n\u00eb arkeologjin\u00eb shqiptare, ku v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht te strukturat si amfiteatro e stadiume, nd\u00ebrsa jo tek loj\u00ebrat e tavolin\u00ebs. Megjith\u00ebse t\u00eb pranishme n\u00eb gjetje arkeologjike nga Durr\u00ebsi dhe qytete t\u00eb tjera ilire, ato mbeten pak t\u00eb njohura dhe pa em\u00ebrtime apo rregulla t\u00eb dokumentuara. Nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":47866,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47865","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47865"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47865\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}