{"id":47847,"date":"2025-10-21T19:48:24","date_gmt":"2025-10-21T19:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/do-vi-do-ti-bie-edhe-shefit-te-krimeve-se-ma-ka-nxire-jeten-skyecc-zbulon-planin-e-aurel-hoxhes\/"},"modified":"2025-10-21T19:48:24","modified_gmt":"2025-10-21T19:48:24","slug":"do-vi-do-ti-bie-edhe-shefit-te-krimeve-se-ma-ka-nxire-jeten-skyecc-zbulon-planin-e-aurel-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/do-vi-do-ti-bie-edhe-shefit-te-krimeve-se-ma-ka-nxire-jeten-skyecc-zbulon-planin-e-aurel-hoxhes\/","title":{"rendered":"Do vi, do t\u2019i bie edhe shefit t\u00eb Krimeve se ma ka nxir\u00eb jet\u00ebn\u201d\/ SkyEcc zbulon planin e Aurel Hoxh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Aurel Hoxha, porosit\u00ebsi i vrasjes s\u00eb Klevis Lleshit, po planifikonte t\u00eb kryente dhe nj\u00eb vrasje brenda burgut, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte menduar t\u00eb p\u00ebrfshinte Agim Pep\u00ebn, i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e Gani Malushit n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Por pa deklaruar se kush ishte objektivi q\u00eb po k\u00ebrkonte t\u00eb vriste n\u00eb burg.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d publikoi bisedat e zbardhura nga aplikacioni SkyEcc ku Aurel Hoxha bisedon me Saimir Kolaverin, kush\u00ebririn e tij i cili i shkruan q\u00eb nj\u00eb person me emrin Gysi k\u00ebrkon t\u00eb takoj\u00eb kushon dhe d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbaruar pun\u00eb me ato dy kur\u2026n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Saimiri n\u00eb vazhdim e pyet n\u00ebse kishin ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb dhe i shkruan se njohin njer\u00ebz n\u00ebp\u00ebr burgje, por nuk e b\u00ebn dot njeri. Saimiri i thot\u00eb Aurelit duke e pyetur se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn Agim Pepa.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>\u2018\u00c7a t\u00eb b\u00ebn Agim Pepa si thua ti\u2019. \u2018Me i th\u00ebn\u00eb atij dhe ai mbaron pun\u00eb\u2019. \u2018Mos shiko \u00ebndrra me sy hapur. Se kemi k\u00ebta jasht\u00eb nj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nga bisedat dyshohet se i referohen t\u00eb burgosurit Agim Pepa, i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e shtetasit Gani Malushi n\u00eb vitin 2003. Nga sa kuptohet, Aurel Hoxha po k\u00ebrkon t\u00eb kontaktoj\u00eb nj\u00eb person me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm me q\u00ebllim kryerjen e vrasjeve brenda burgut ku rezulton q\u00eb personi me t\u00eb cilin ka konflikt \u00ebsht\u00eb shtetasi Arben Lleshi, djali i xhaxhait t\u00eb Klevis Lleshit, i cili \u00ebsht\u00eb duke vuajtur d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Peqinit.<\/p>\n<p>Saimir Kolaveri i shkruan Aurel Hoxh\u00ebs n\u00eb vazhdim q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb i qet\u00eb dhe t\u00eb mos shikoj\u00eb \u00ebndrra me sy hapur. \u00a0Sepse kan\u00eb personat jasht\u00eb nj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Gysi m\u00eb tha a mund ta takoj kushon pak. Se \u00e7far\u00eb m\u00eb ngat\u00ebrron p\u00ebr n\u00eb burg. Po fol vet\u00eb m\u00eb mir\u00eb. mbaro ato dy kurvat nj\u00ebher\u00eb m\u00eb d\u00ebgjon\u2019<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb plane p\u00ebr t\u00eb kryer ekzekutime brenda burgjeve n\u00eb lajme tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar zhdukja e Klevis Lleshit. \u00a0Lajm i cili krahas g\u00ebzimit t\u00eb natyrsh\u00ebm sjell edhe problemet e para. \u00a0Pasi komentues t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb filluar t\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb lidhje me Sabah Nuzin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ky i fundit i t\u00ebrbuar ka shkuar t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me kallashnikov t\u00eb gjith\u00eb personat t\u00eb cil\u00ebt at\u00eb dit\u00eb t\u00eb zhdukjes s\u00eb Klevisit ishin n\u00eb prani t\u00eb tij n\u00eb lokal \u2018Koliqi\u2019. Gj\u00eb q\u00eb shqet\u00ebson pa mas\u00eb edhe vet\u00eb Saimirin dhe Aurelin.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>Saimiri i shkruan Aurelit se po flet me Sabahun, pasi ky i fundit u ka shkuar me kallash n\u00eb dor\u00eb te lokal \u2018Koliqi\u2019, personave q\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr t\u00eb n\u00eb lidhje me zhdukjen e Klevis Lleshit.<\/p>\n<p>Saimiri i ka th\u00ebn\u00eb Sabahut q\u00eb: \u2018mos u shqet\u00ebso fare se na ke ne mbrapa p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.\u2019 \u2018Ka shkuar me kallash te lokali. I thash\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb na ke ne, mos t\u00eb t\u00eb haj\u00eb k\u2026. Kush t\u00eb flasi i thuaj t\u00eb shkrij, atyre shok\u00ebve t\u00eb atij q\u00eb kan\u00eb ndejtur me at\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Por nj\u00eb tjet\u00ebr problem \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dajat e Klevs Lleshit. i cili ka nisur t\u00eb kontrolloj\u00eb kamerat n\u00eb zon\u00ebn ku ka l\u00ebvizur Klevisi. Gj\u00eb q\u00eb alarmon porosit\u00ebsin dhe vras\u00ebsin e nipit t\u00eb tij. T\u00eb cil\u00ebt vihen n\u00eb l\u00ebvizje t\u2019i mbyllin goj\u00ebn, duke k\u00ebrkuar q\u00eb ta trembin.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>15 Gusht 2020<\/p>\n<p>Aurel Hoxha bisedon me Sabah Nuzin me pseudonimi \u2018Alo\u2019. Sabahu i thot\u00eb q\u00eb e kan\u00eb thirrur \u2018dajat\u2019, duke iu referuar policis\u00eb. Ku ai u ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim dhe nuk di asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ai tregon q\u00eb daja i Klevis Lleshit, Qemal Dedja \u00ebsht\u00eb duke e k\u00ebrkuar sepse po kontrollon kamerat.<\/p>\n<p>Sabah Nuzi shprehet se sapo t\u2019i dal\u00eb rasti do ta d\u00ebmtoj\u00eb dhe Qemalin p\u00ebr shkak se po interesohet se \u00e7far\u00eb i ka ndodhur Klevisit.<\/p>\n<p>\u2018Si t\u00eb kam v\u00eblla? Ja sa e hapa telefonin.<\/p>\n<p>M\u00eb pat\u00ebn thirr edhe \u2018dajat\u2019. Po i thash\u00eb ai ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim. S\u2019di asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Daja i tij ka ecur duke k\u00ebrkuar kamera. Po shpenzon p\u00ebr ta gjetur. Por do ta gjej un\u00eb at\u00eb. Po nuk kam pasur koh\u00eb.<\/p>\n<p>Po v\u00eblla Qemal Dedja.\u2019<\/p>\n<p>Aq i nxehur \u00ebsht\u00eb Sabah Nuzi me personat q\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb p\u00ebrflasin emrin e tij, sa ai ka vendosur t\u2019i vras\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai i k\u00ebrkon Aurel Hoxh\u00ebs dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb vjedhur pasi ka identifikuar sipas tij nj\u00eb komentues n\u00eb rrjete sociale. i cili ka komentuar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb adrese false n\u00eb lidhje me vrasjen e Klevis Ll\u00ebshit. Ku \u00ebsht\u00eb shprehur se autori \u00ebsht\u00eb Sabah Nuzi<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>18 Gusht 2020<\/p>\n<p>Sabah Nuzi bisedon me Aurel Hoxh\u00ebn: \u2018V\u00eblla kam nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb vjedhur. M\u00eb ndihmo se kam di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mbaruar.<\/p>\n<p>E kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb lajmet dhe u fut n\u00eb koment nj\u00eb djal\u00eb. Ka th\u00ebn\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Sabah Nuzi. Por thash\u00eb t\u00eb mbaroj pun\u00eb me t\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky momenti kur Sabah Nuzi n\u00eb bised\u00eb me Aurel Hoxh\u00ebn nxjerr n\u00eb pah edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si e ka kryer vrasjen e Klevis Lleshit.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ka ndodhur me makin\u00ebn q\u00eb ai ka p\u00ebrdorur n\u00eb krim. Q\u00eb duket se kan\u00eb qen\u00eb dy t\u00eb tilla. Sabi i thot\u00eb se automjetin tip BMW e ka djegur pasi ishte mbushur me gjak.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb ai b\u00ebn me dije se edhe mjetit tip \u2018Seat\u2019 do t\u2019i nd\u00ebrroj\u00eb tapicerin\u00eb dhe do ta lyej\u00eb. \u00c7ka l\u00eb t\u00eb kuptohet se edhe \u2018Seat-in\u2019 mund ta ket\u00eb patur me vete n\u00eb momentin e vrasjes ose n\u00eb transportimin e trupit t\u00eb viktim\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb probleme ka edhe me shefin e krimeve n\u00eb Burrel q\u00eb po k\u00ebrkon prova p\u00ebr implikimin e tij n\u00eb zhdukjen e Klevis Lleshit.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>Sabah Nuzi bisedon me Aurel Hoxh\u00ebn Ai i thot\u00eb Aurelit se do t\u00eb heq\u00eb sikletin e makin\u00ebs mos ka mbetur ndonj\u00eb pik\u00eb ose ndonj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018O v\u00eblla BMW-n\u00eb e kam djegur se ishte b\u00ebr\u00eb lum\u00eb me gjak. Dhe nuk ia \u00e7ova m\u00eb atij \u00e7unit. Kurse \u2018Seat-it\u2019 ia kam nd\u00ebrruar sediljet mbrapa.<\/p>\n<p>O tu m\u00eb ik truri. Por do vi, do t\u2019i bie edhe shefit t\u00eb Krimeve se ma ka nxir\u00eb jet\u00ebn. Ti bi edhe atij q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb koment.\u2019<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb i nxehur me t\u00eb gjith\u00eb, Sabah Nuzi, kujdeset n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb bindjen n\u00eb opinionin publik se Klevis Lleshi nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Por ka ikur n\u00eb Greqi. Dhe se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai i ka mbushur mendjen edhe dy djemve n\u00eb Burrel q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin fjal\u00eb sikur Klevisin e kan\u00eb par\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Saimir Kolaveri i shkruan Sabahut q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb mos merret me komentuesit. Dhe t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb marr\u00ebzira, pasi kjo do t\u2019i zbulonte t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>Sabah Nuzi bisedon me Aurel Hoxh\u00ebn<\/p>\n<p>\u2018U m\u00ebsova un\u00eb duke u marr\u00eb m\u00eb policin\u00eb. Q\u00eb 10 vje\u00e7 kan\u00eb dashur k\u00ebta t\u00eb m\u00eb fusin n\u00eb burg, por nuk i lejonte ligji\u2019<\/p>\n<p>Gjaknxeht\u00ebsia e Sabahut po shqet\u00ebson edhe Saimirin nd\u00ebrkoh\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ana e tij i lutet Aurelit q\u00eb t\u00eb flas\u00eb me Sabahun dhe ta qet\u00ebsoj\u00eb. Ndryshe do u prish\u00eb shum\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>Sabah Nuzi del se ka shar\u00eb shefin e krimeve n\u00eb Burrel. Aurel Hoxha bisedon me Saimir Kolaverin.<\/p>\n<p>\u2018Kusho, a je t\u2019u fol nj\u00ebher\u00eb m\u00eb at\u00eb kushon ti.\u2019 Saimiri i tregon po ashtu q\u00eb Sabahu konsumon l\u00ebnd\u00eb narkotike dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb gjaknxeht\u00eb dhe se po shikon mund\u00ebsin\u00eb ta largoj\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb vendin ku ai rri vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018V\u00eblla, i kam fol, po ky kusho m\u00eb duket se pi mall shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7akmak. Me kismet ta kisha marr\u00eb k\u00ebndej, ia tregoj un\u00eb mallin atij pastaj. Qyteti i Burrelit ka nisur t\u00eb vloj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrflas\u00eb madje dhe hapur emrin e personit q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb gisht n\u00eb zhdukjen e Klevis Lleshit.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb tmerron si at\u00eb vet\u00eb por edhe Aurel Hoxh\u00ebn si porosit\u00ebs t\u00eb zhdukjes dhe m\u00eb pas vrasjes. Lajmi se emri i vras\u00ebsit t\u00eb mundsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb zbuluar ka shkuar deri n\u00eb Gjermani ku q\u00ebndron Saimir Kolaveri.<\/p>\n<p>Q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi n\u00eb zhdukjen e Klevis Lleshit. i cili informon Aurel Hoxh\u00ebn se e kan\u00eb marr\u00eb nga Burreli dhe i kan\u00eb rr\u00ebfyer se aty dyshojn\u00eb se zhdukjen e ka b\u00ebr\u00eb Sabah Nuzi. Pik\u00ebrisht personi t\u00eb cilit Aurel Hoxha i referohet si Sabi.<\/p>\n<p>Kjo pasi ai ka qen\u00eb personi i fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me Klevisin me dat\u00eb 5 Gusht. Edhe pse Saimiri, si\u00e7 thot\u00eb edhe n\u00eb bised\u00ebn me Aurelin, e ka mohuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb te telefonuesi i tij, duke u shprehur se kush\u00ebriri i tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Sabahu, nuk ka pun\u00eb me Klevisin.<\/p>\n<p>Saimiri i thot\u00eb Aurelit q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dyshojn\u00eb te kush\u00ebriri i tij, Sabah Nuzi. Kjo sepse ai ka qen\u00eb duke pir\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb me Klevisin, por nuk kan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe nuk e akuzojn\u00eb dot drejtp\u00ebrdrejt. Saimiri e pyet Aurelin n\u00ebse kishte komunikuar me Sabah Nuzin dhe n\u00ebse e kishte marr\u00eb n\u00eb telefon, sepse ai vet\u00eb nuk ka folur dot m\u00eb t\u00eb. Saimiri e k\u00ebshillon Aurelin q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb andej jasht\u00eb dhe t\u00eb mos m\u00ebrzitet.<\/p>\n<p>\u2018M\u00eb than\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se e ka hequr ai kushoja yt sepse ai ka qen\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara duke pir\u00eb. Thash\u00eb se nuk di gj\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. S\u2019ka pas pun\u00eb kush\u00ebriri im me at\u00eb pun\u00eb.\u2019 N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb Saimir Kolaveri i tregon Aurel Hoxh\u00ebs q\u00eb t\u00eb presin sa t\u00eb qet\u00ebsohet situata.<\/p>\n<p>Sepse ka akoma q\u00eb besojn\u00eb q\u00eb Klevis Lleshi \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb bisedave del se nat\u00ebn para zhdukjes s\u00eb Klevis Lleshit, Sabah Nuzi ka qen\u00eb duke pir\u00eb me Tori Xhe\u00e7ukaj. Plani i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb pas disa koh\u00ebsh ata t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb familjes s\u00eb Klevisi t nj\u00eb let\u00ebr me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb personi me emrin Papi, ku t\u2019u tregojn\u00eb p\u00ebr fatin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Klevisit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata nj\u00ebkoh\u00ebsisht po mendojn\u00eb t\u2019u b\u00ebjn\u00eb presion edhe dajave t\u00eb Klevisit me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb mbyllin goj\u00ebn dhe t\u00eb mos vazhdojn\u00eb m\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr nipin e tyre. Ndryshe do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat t\u00eb zi si ai, por edhe si t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb famuljes Lleshi q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb vrar\u00eb. Saimir Kolaveri i shkruan Aurel Hoxh\u00ebs<\/p>\n<p>\u2018\u00cbsht\u00eb ai daja i vet\u00eb kusho. Po ndonj\u00eb fjal\u00eb po ja \u00e7ojm\u00eb, po jo tani, por m\u00eb von\u00eb. Edhe po i themi si shum\u00eb po fol, se t\u00eb erdhi radha. Kaq dhe ai e b\u00ebn n\u00eb brek\u00eb. Po \u00e7oje Papin nj\u00ebher\u00eb andej sip\u00ebr kusho, mos merr vesh ndonj\u00eb gj\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs Saimir Kolaveri i thot\u00eb Aurelit se ka folur nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb Sabah Nuzin. I cili \u00ebsht\u00eb nga personat e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb polici lidhur mbi zhdukjen e Klevis Lleshit.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>Saimir Kolaveri bisedon me Aurel Hoxh\u00ebn<\/p>\n<p>\u2018Sa m\u00eb shkruajti ai kusho i Burrelit. E paska pyetur shteti se ku mund t\u00eb ket\u00eb shkuar Klevisi. Ai i paska th\u00ebn\u00eb q\u00eb as nuk di gj\u00eb fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Dhe e ka fik fare Sky Ecc.\u2019<\/p>\n<p>Por i shqet\u00ebsuar p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb po qarkullojn\u00eb n\u00eb Burrel dhe m\u00eb andej, duket se \u00ebsht\u00eb edhe Tori Xhe\u00e7ukaj. I cili n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Aurel Hoxh\u00ebn, i trembur thot\u00eb se n\u00eb Burrel kan\u00eb dal\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ai ka gisht n\u00eb zhdukjen e Klevis Lleshit.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb sipas tij e p\u00ebrmendin edhe dajat e Klevisit me mbiem\u00ebr Dedja. Madje Tori Xhe\u00e7ukaj po planifikon q\u00eb t\u2019i \u00e7oj\u00eb edhe fjal\u00eb dajave t\u00eb Klevisit q\u00eb nuk ka lidhje me humbjen e nipit t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tori Xhe\u00e7ukaj ka probleme edhe me Sabahun q\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pir\u00eb ka nisur t\u00eb p\u00ebrflas\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>Tori Xhe\u00e7uka: Se di vet\u00ebm m\u00eb tha v\u00ebllai mbr\u00ebm\u00eb, kan\u00eb dal\u00eb llafe p\u00ebr ty, nga dajat e tij, p\u00ebr nj\u00eb q\u00eb ka humbur n\u00eb Burrel.<\/p>\n<p>Un\u00eb s\u2019kam fol me asnj\u00eb. S\u2019kam lidhje, ropt n\u00eb p\u2026 kush ka th\u00ebn\u00eb<\/p>\n<p>Se di vet\u00ebm m\u00eb tha v\u00ebllai mbr\u00ebm\u00eb, kan\u00eb dal\u00eb llafe p\u00ebr ty, nga dajat e tij, p\u00ebr nj\u00eb q\u00eb ka humbur n\u00eb Burrel.<\/p>\n<p>Ai Sabahu po b\u00ebn shum\u00eb gabime. Ka p\u00ebrmendur edhe emrin tim, kur \u00ebsht\u00eb i pir\u00eb\u2019 Por po kaq i trembur \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb Sabah Nuzi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb cilin p\u00ebrflitet lart e posht\u00eb n\u00eb Burrel si personi kryesor q\u00eb ka lidhje me zhdukjen e Klevisit. I cili nga ana e tij komunikon vazhdimisht me Saimirin n\u00eb Gjermani. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana e tij Aureli i thot\u00eb Saimirit q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb Sabin, duke i th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb kujdesen ata p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bisedat Sky Ecc<\/strong><\/p>\n<p>\u2018Shife vet\u00eb kusho. Vet\u00ebm thuaj pa merak se nuk e lejm\u00eb ne n\u00eb rrug\u00eb. Mos ti haj\u00eb k\u2026 fare thuaj. Se m\u00eb vjen keq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Se e ka b\u00ebr\u00eb si burrat. Mir\u00eb kusho atij t\u2019i japim kurajo.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/do-vi-do-ti-bie-edhe-shefit-te-krimeve-se-ma-ka-nxire-jeten-skyecc-zbulon-planin-e-aurel-hoxhes\/\">Do vi, do t\u2019i bie edhe shefit t\u00eb Krimeve se ma ka nxir\u00eb jet\u00ebn\u201d\/ SkyEcc zbulon planin e Aurel Hoxh\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aurel Hoxha, porosit\u00ebsi i vrasjes s\u00eb Klevis Lleshit, po planifikonte t\u00eb kryente dhe nj\u00eb vrasje brenda burgut, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte menduar t\u00eb p\u00ebrfshinte Agim Pep\u00ebn, i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e Gani Malushit n\u00eb vitin 2003. Por pa deklaruar se kush ishte objektivi q\u00eb po k\u00ebrkonte t\u00eb vriste n\u00eb burg. \u201cN\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47847","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47847\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}