{"id":47745,"date":"2025-10-21T12:26:59","date_gmt":"2025-10-21T12:26:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/kronologjia-kush-fshihet-pas-sherrit-pacolli-ademi-per-aeroportin-e-vlores\/"},"modified":"2025-10-21T12:26:59","modified_gmt":"2025-10-21T12:26:59","slug":"kronologjia-kush-fshihet-pas-sherrit-pacolli-ademi-per-aeroportin-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/kronologjia-kush-fshihet-pas-sherrit-pacolli-ademi-per-aeroportin-e-vlores\/","title":{"rendered":"Kronologjia\/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli \u2013 Ademi p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e emisioneve televizive t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje ia kushtuan hapsir\u00ebn e tyre skandalit q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs, ku dy aksioner\u00ebt, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, jan\u00eb zhytur n\u00eb nj\u00eb konflikt mes tyre duke l\u00ebn\u00eb pas afatet e dor\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebtij koncesioni.<\/span><\/p>\n<p><span>Thelbi sip\u00ebrfaq\u00ebsor i sherrit mes tyre q\u00ebndron n\u00eb faktin se Ademi pretendon nj\u00eb mar\u00ebveshje dhe investime n\u00eb para q\u00eb e shpien at\u00eb n\u00eb kuotat e 49%-shit. Pacolli, ndon\u00ebse thuhet se e ka pranuar fillimisht k\u00ebt\u00eb \u201cdeal\u201d, ose \u00ebsht\u00eb mashtruar ose ka ndryshuar mendje dhe ka nd\u00ebrmar\u00eb hapa dhe veprime juridike p\u00ebr t\u00eb ruajtur aksionet q\u00eb ka pasur fillimisht.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje ka hyr\u00eb edhe prokuroria Tiran\u00eb q\u00eb po heton miliarderin kosovar dhe gjykata e Tiran\u00ebs e cila ka marr\u00eb mas\u00eb p\u00ebr pezullimin e \u00e7do veprimi q\u00eb do i jepte avantazh Behgjet Pacollit. Ky \u00ebsht\u00eb, pak a shum\u00eb, me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb thjesht\u00ebzuara t\u00eb mundshme, konfikti q\u00eb ndan dy partner\u00ebt dhe miqt\u00eb e dikursh\u00ebm. Kjo ka qen\u00eb dhe fabula t\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkushtuan koh\u00eb emisionet e mbr\u00ebmjes q\u00eb u mor\u00ebn me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/20\/andi-bushati-behgjet-pacolli-nje-miliarder-i-trembur\/\">Bushati: Behgjet Pacolli, nj\u00eb miliarder i trembur<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Por, pik\u00ebrisht k\u00ebtu fshihet nj\u00eb manipulim i madh. Sepse skandali i aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb banale mes dy biznesmen\u00ebsh q\u00eb duan ti marrin aksionet nj\u00ebri tjet\u00ebrit. Ai ka t\u00eb gjitha trajtat e nj\u00eb afere korruptive qeveritare, t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr grope shum\u00eb milion\u00ebshe me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. P\u00ebrndryshe nuk ka se si t\u00eb vihej n\u00eb l\u00ebvizje ai q\u00eb Pacolli e ka konsideruar si nj\u00eb \u201ckomplot t\u00eb koordinuar\u201d kund\u00ebr tij. Si me nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm Prokuroria, Gjykata, disa media jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb favor t\u00eb Valon Ademit, madje, madje tipike p\u00ebr manipulimet q\u00eb duan t\u00eb fshehin korrupsionin, ato kan\u00eb ngritur edhe teorin\u00eb e komplotit p\u00ebr para ruse t\u00eb futura n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb pask\u00ebrka \u201cshqet\u00ebsuar partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.\u00a0 \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: mos vall\u00eb pas gjith\u00eb k\u00ebsaj zhurm\u00ebnaje p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare fshihet tentativa p\u00ebr t\u00eb vjedhur shum\u00eb para? Mos vall\u00eb servirja e skandalit si nj\u00eb sherr biznesmen\u00ebsh tenton t\u00eb sfumoj\u00eb nj\u00eb koncesion t\u00eb konceptuar q\u00eb n\u00eb fillim si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb grabitur?<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb gjetur origjin\u00ebn e k\u00ebtyre dilemave Lapsi.al, ndryshe nga emisionet q\u00eb merreshin me spektaklin e p\u00ebrplasjes Pacolli-Ademi, ka g\u00ebrmuar n\u00eb origjin\u00ebn e projektit t\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs. Aty gjen \u00e7udira\u2026<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb n\u00eb vitin 2017, Edi Rama planifikoi t\u00eb jepte pa gar\u00eb dhe pa tender tek nj\u00eb kompani turke k\u00ebt\u00eb aeroport. Madje n\u00eb parlament u depozitua nj\u00eb projektligj special \u201cP\u00ebr P\u00ebrcaktimin e Procedur\u00ebs s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Negociimin dhe Lidhjen e Kontrat\u00ebs nd\u00ebrmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoq\u00ebrive \u201cCengiz Construction &amp; Kalyon &amp; Colin Construction\u201d, me objekt projektimin, nd\u00ebrtimin, operimin, mir\u00ebmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs\u201d.\u00a0 P\u00ebr zbatimin e tij u caktuan t\u00eb negocionin kontrat\u00ebn n\u00eb janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri.<\/span><\/p>\n<p><span>Me sa duket ligji special binte ndesh me direktivat e BE-s\u00eb, mbi partneritetin publik privat. Dhe tatktika ndryshoi. Do b\u00ebhej nj\u00eb gar\u00eb, por ajo do ishte fallco. K\u00ebshtu u ra dakord me Behgjet Pacollin i cili do t\u00eb merrte formalisht kompanin\u00eb turke YDA Group, q\u00eb ishte e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriterin e nj\u00eb partneri q\u00eb kishte eksperienc\u00eb n\u00eb menaxhimin e aeroporteve.<\/span><\/p>\n<p><span>Por dredhit\u00eb nuk p\u00ebrfundojn\u00eb k\u00ebtu. N\u00eb tenderin e shpallur n\u00eb fund t\u00eb 2020-\u00ebs kishte nj\u00eb varg shkeljesh. Fillimisht ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb aeroport p\u00ebr 10 milion\u00eb pasagjer\u00eb dhe me dy kulla kontrolli. Q\u00eb fituesit t\u00eb ishin ata q\u00eb u shpall\u00ebn kat\u00ebr dit\u00eb para gar\u00ebs, kapaciteti u zbrit n\u00eb 2 milion\u00eb dhe kullat p\u00ebrfunduan n\u00eb 1.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kompania tjet\u00ebr konkurente, AL-DE, ndon\u00ebse me kushte shum\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dor\u00ebzuar dokumentacionin e plot\u00eb. Britanik\u00ebt e AL-DE Corporation LTD e denoncuan gar\u00ebn e paregullt dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, favorizim t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb caktuara dhe shkelje t\u00eb pabarazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2022\/06\/21\/investigimi-si-e-kaloi-rama-aeroportin-e-vlores-ne-duart-e-pacollit-dhe-miqve-te-erdogan\/\">Investigimi\/ Si e kaloi Rama aeroportin e Vlor\u00ebs n\u00eb duart e Pacollit dhe miqve t\u00eb Erdogan<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria Rama, at\u00eb q\u00eb nuk e realizoi me goditjen e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos zhvilluar fare gar\u00eb, e p\u00ebrmbushi me t\u00eb dyt\u00ebn duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt, sa p\u00ebr sy e faqe. Q\u00eb k\u00ebtu dyshimet se ky qe nj\u00eb projekt i dizenjuar p\u00ebr grabitje fillojn\u00eb e b\u00ebhen serioze. Por nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, pas marrjes s\u00eb tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksioner\u00eb: Mabco Construction e Pacollit me 58 p\u00ebr qind, YDA Group, e turqve q\u00eb kishin nd\u00ebrtuar edhe spitalin elektoral t\u00eb Fierit me 40 p\u00ebr qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 p\u00ebr qind.<\/span><br \/>\n<span>YDA Group, si\u00e7 u tha, ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb koncesion p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb justifikohej p\u00ebrmbushja e kritereve t\u00eb gar\u00ebs. Prandaj ajo u \u201cshp\u00ebrblye\u201d me 40 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve.<\/span><\/p>\n<p><span>Po \u00e7\u2019ndodhi? Ndon\u00ebse u shpall\u00ebn fitues, turqit e YDA Group u t\u00ebrhoq\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit duke paguar nj\u00eb shum\u00eb qesharake, 4200 euro p\u00ebr 40%-shin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/03\/05\/investigimi-i-birn-largimi-i-cuditshem-i-kompanise-turke-nga-aeroporti-i-vlores\/\">Investigimi i BIRN\/ Largimi i \u00e7uditsh\u00ebm i kompanis\u00eb turke nga Aeroporti i Vlor\u00ebs<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb k\u00ebtu autoritetet shtet\u00ebrore duhet t\u00eb ndiznin sinjalin e kuq t\u00eb alarmit sepse ligji p\u00ebr Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron q\u00eb p\u00ebrpara ndryshimit t\u00eb \u00e7do aksioneri n\u00eb kontratat koncesionare, duhet marr\u00eb fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave. A e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Natyrisht q\u00eb jo. A d\u00ebshmon kjo se ishin pal\u00eb n\u00eb organizimin e nj\u00eb gare fiktive me nj\u00eb kompani turke t\u00eb futur vet\u00ebm p\u00ebr letra? Natyrisht q\u00eb po. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton fakti se shitja e 40% t\u00eb aksioneve q\u00eb kaluan nga turqit tek Pacolli, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022 (pikerisht ato aksione p\u00ebr t\u00eb cilat po b\u00ebhet sherri i sot\u00ebm), \u00ebsht\u00eb miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe ministrja e Financave!\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Jo vet\u00ebm ministret e tij, por edhe vet\u00eb Edi Rama ka qen\u00eb n\u00eb djeni t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre manovrave. Kur shkoi ta inaguronte vepr\u00ebn para zgjedhjeve, ai nuk u \u00e7udit q\u00eb aty ishin vet\u00ebm Pacolli dhe Valon Ademi dhe jo kompania turke q\u00eb sipas ligjeve t\u00eb k\u00ebtij shteti ishte e vetmja q\u00eb mund t\u00eb kualifikohej p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb aeroport.<\/span><\/p>\n<p><span>Pra, p\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, n\u00eb vitin 2017-2018, qeveria Rama inicioni nj\u00eb ligj special p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb pa gar\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs. Pastaj zgjodhi n\u00eb 2021-2022 nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr at\u00eb t\u00eb organizimit t\u00eb nj\u00eb gare fallco. Madje edhe pasi e realizoi k\u00ebt\u00eb veproi n\u00eb paligjshm\u00ebri duke mos zbatuar as rregullat q\u00eb pati vendosur vet\u00eb. A nuk ngre kjo dyshimin se ka pasur di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb fshehur? Nj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr p\u00ebrfitim kolosal? A mos ata q\u00eb imagjinuan gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb plan po k\u00ebrkojn\u00eb sot pjes\u00ebn e tyre? A mos vall\u00eb pas p\u00ebrplasjes Pacolli-Ademi fshihen pretenduesit e k\u00ebsaj pjese, q\u00eb sipas studimeve, n\u00eb fund t\u00eb koncesionit, do t\u00eb kushtoj\u00eb mbi gjys\u00ebm miliardi euro.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht k\u00ebto dilema q\u00eb m\u00ebtojn\u00eb t\u00eb ngrejn\u00eb pikpyetje mbi p\u00ebrfitimin q\u00eb imagjinonin ata q\u00eb organizuan nj\u00eb maraton\u00eb trukimesh u munduan t\u00eb fashisin emisionet televizive t\u00eb mbr\u00ebmjes. Ato e vun\u00eb theksin tek nj\u00eb sher banal, mes dy biznesmen\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr nj\u00eb korrupsion qeveritar. Ato u rek\u00ebn t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen tek spektakli i kacafytjes s\u00eb Behgjetit me Valonin p\u00ebr t\u00eb anashkaluar Bel\u00ebn dhe Edin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/21\/kronologjia-kush-fshihet-pas-sherrit-pacolli-ademi-per-aeroportin-e-vlores\/\">Kronologjia\/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli \u2013 Ademi p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e emisioneve televizive t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje ia kushtuan hapsir\u00ebn e tyre skandalit q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs, ku dy aksioner\u00ebt, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, jan\u00eb zhytur n\u00eb nj\u00eb konflikt mes tyre duke l\u00ebn\u00eb pas afatet e dor\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebtij koncesioni. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47745","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47745"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47745\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}