{"id":47718,"date":"2025-10-21T10:48:21","date_gmt":"2025-10-21T10:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/balla-nga-konferenca-30-vite-partneritet-shqiperi-komisioni-i-venecias-opinione-qe-kane-shmangur-kriza-dhe-kane-forcuar-shtetin-e-se-drejtes\/"},"modified":"2025-10-21T10:48:21","modified_gmt":"2025-10-21T10:48:21","slug":"balla-nga-konferenca-30-vite-partneritet-shqiperi-komisioni-i-venecias-opinione-qe-kane-shmangur-kriza-dhe-kane-forcuar-shtetin-e-se-drejtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/21\/balla-nga-konferenca-30-vite-partneritet-shqiperi-komisioni-i-venecias-opinione-qe-kane-shmangur-kriza-dhe-kane-forcuar-shtetin-e-se-drejtes\/","title":{"rendered":"Balla nga konferenca \u201830 vite partneritet Shqip\u00ebri\u2013Komisioni i Venecias\u2019: Opinione q\u00eb kan\u00eb shmangur kriza dhe kan\u00eb forcuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb, Taulant Balla, n\u00eb Konferenc\u00ebn \u201c30 vite Partneritet dhe Progres: Shqip\u00ebria, K\u00ebshilli i Europ\u00ebs dhe Komisioni i Venecias\u201d, theksoi rolin vendimtar q\u00eb ka pasur Komisioni i Venecias n\u00eb forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracis\u00eb kushtetuese n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Balla n\u00ebnvizoi se mb\u00ebshtetja e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe Komisionit t\u00eb Venecias ka qen\u00eb jetike p\u00ebr nd\u00ebrtimin institucional t\u00eb vendit, duke p\u00ebrmendur disa raste ku opinioni i Komisionit ka ndihmuar n\u00eb zgjidhjen e krizave politike dhe institucionale, si: Opinionin mbi dekretin p\u00ebr anulimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit 2019, ku mendimi i Komisionit shmangu nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik; Mandatet e gjyqtar\u00ebve kushtetues, q\u00eb mund\u00ebsuan rikthimin e funksionalitetit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese; Opinionin mbi ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2020 p\u00ebr zgjedhjet dhe rregullat e listave zgjedhore; Opinionin mbi zgjatjen e mandatit t\u00eb institucioneve t\u00eb vettingut, q\u00eb ka qen\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr vijimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi; Opinionin mbi zbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga Kuvendi.<br \/>\nAi theksoi gjithashtu se Shqip\u00ebria ndodhet p\u00ebrball\u00eb dy reformave madhore, asaj zgjedhore dhe territoriale,  p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb debateve me opozit\u00ebn mund t\u00eb k\u00ebrkohet s\u00ebrish  opinioni i Komisionit t\u00eb Venecias. Ai vuri n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e \u201cChecklist-\u00ebs s\u00eb Shtetit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs\u201d t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, si nj\u00eb udh\u00ebzues praktik p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e ligjeve me parimet themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, duke ftuar institucionet shqiptare ta p\u00ebrdorin m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb:<br \/>\nKjo konferenc\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me dy p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm:<br \/>\no          30-vjetorin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs<br \/>\no          dhe 35-vjetorin e krijimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<br \/>\nK\u00ebto dy p\u00ebrvjetor\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb rruge p\u00ebrparimi dhe nd\u00ebrtimi institucional t\u00eb vendit ton\u00eb, ku mb\u00ebshtetja e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Komisionit t\u00eb Venecias ka qen\u00eb thelb\u00ebsore.<br \/>\nJu fal\u00ebnderoj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb disa reflektime mbi rolin ky\u00e7 t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kushtetuese n\u00eb garantimin e demokracis\u00eb funksionale dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia Kushtetuese dhe Roli i Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7\u00ebshtjet e drejt\u00ebsis\u00eb kushtetuese kan\u00eb qen\u00eb shpesh arsye p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar mendim Komisionit t\u00eb Venecias, dhe \u00e7do her\u00eb kemi gjetur zgjidhje profesionale, t\u00eb balancuara dhe t\u00eb drejta, q\u00eb na kan\u00eb ndihmuar t\u00eb ecim p\u00ebrpara si demokraci funksionale.<br \/>\nDisa prej k\u00ebtyre rasteve p\u00ebrfshijn\u00eb:<br \/>\nOpinionin mbi dekretin p\u00ebr anulimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit 2019 nga Presidenti asokohe i Republik\u00ebs, nj\u00eb rast q\u00eb k\u00ebrkonte sqarim t\u00eb balancave institucionale;<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rast p\u00ebrballeshim me bojkot masiv dhe heqje dor\u00eb n\u00eb bllok nga mandatet prej deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, anulim te zgjedhjeve nga Presidenti<br \/>\nOpinioni i Venecias na qart\u00ebsoi mbi standardet dhe vijuam proceset demokratike n\u00eb Kuvend e n\u00eb zgjedhje duke shmangur nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 jo t\u00eb leht\u00eb.<br \/>\nOpinionin p\u00ebr mandatet dhe em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve kushtetues, q\u00eb ndihmoi n\u00eb rikthimin e funksionalitetit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe q\u00eb besoj sh\u00ebrbeu dhe n\u00eb vendimmarrjen e fundit, t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb shkuar t\u00eb k\u00ebsaj Gjykate duke i dh\u00ebn\u00eb fund kund\u00ebrshtive dhe pasigurive mbi afatin e mandatit te gjyqtar\u00ebve kushtetuese.<br \/>\nSi\u00e7 edhe kishte rekomanduar m\u00eb par\u00eb Komisioni i Venecias, prevaloi standardi dhe rregulli baz\u00eb kushtetut\u00ebs i rip\u00ebrt\u00ebritjes \u00e7do 3 vjet t\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore me nga 3 an\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nOpinionin mbi ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2020 p\u00ebr zgjedhjet dhe rregullat e listave zgjedhore; Edhe ky ka qen\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kushte t\u00eb pandemis\u00eb covid. Falenderoj sekretaren e p\u00ebrgjithshme dhe pse koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm at\u00ebher\u00eb online p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>Opinioni tjet\u00ebr mbi zgjatjen e mandatit t\u00eb institucioneve t\u00eb vettingut, q\u00eb ka qen\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr vijimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<br \/>\nNj\u00eb opinion tjet\u00ebr ka qen\u00eb ai p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\nK\u00ebtu duhet ta pranoj, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb parlamentar,  q\u00eb ne \u201c\u00e7alojm\u00eb\u201d, n\u00eb vonesat q\u00eb b\u00ebjm\u00eb sa i p\u00ebrket adresimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. E cila lidhet sadopak edhe me autonomin\u00eb parlamentare, me m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe me at\u00eb q\u00eb tha z.Dimitrop, q\u00eb Gjykata Kushtetuese duhet ta shoh\u00eb veten si pjes\u00eb t\u00eb sistemit, jo mbi sistemin.<br \/>\nDhe besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim me vend q\u00eb duhet par\u00eb dhe adresuar. T\u00eb gjitha k\u00ebto situata ng\u00ebr\u00e7i jan\u00eb zgjidhur me delikates\u00ebn dhe me vullnetin e mir\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>T\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, mbaj mend momente paksa t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb p\u00ebrballje me gjyqtar\u00ebt n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kemi pasur p\u00ebr zgjidhje ose p\u00ebr opinion n\u00eb Komisionin e Venecias.<br \/>\nMund ta them plot goj\u00ebn se Komisioni i Venecias ka sh\u00ebrbyer n\u00eb t\u00eb gjitha rastet si nj\u00eb arbit\u00ebr i vlerave dhe standardeve profesionale, duke ofruar gjithmon\u00eb qasje t\u00eb balancuara q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb shmangien e krizave dhe n\u00eb zgjidhjen e ng\u00ebr\u00e7eve.<br \/>\nNdaj Shqip\u00ebria i jep shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi Komisionit t\u00eb Venecias, dhe ky aspekt institucional \u00ebsht\u00eb i mish\u00ebruar edhe n\u00eb ligjin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ku Shqip\u00ebria ka parashikuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb kjo gjykat\u00eb t\u2019i drejtohet gjithmon\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias sa her\u00eb e sheh t\u00eb arsyeshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nd\u00ebrlikuara kushtetuese.<\/p>\n<p>Ky fakt flet qartazi p\u00ebr besimin e lart\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ne i japim pun\u00ebs s\u00eb Komisionit si nj\u00eb udh\u00ebzues \u2013 si\u00e7 e thash\u00eb \u2013 i paansh\u00ebm, teknik, me shum\u00eb integritet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb situatat e ng\u00ebr\u00e7eve institucionale, por edhe t\u00eb paqart\u00ebsive juridike, reformat q\u00eb na presin dhe nevoja e partneritetit me K\u00ebshillin e Europ\u00ebs dhe me Komisionin e Venecias. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sot, teksa flasim, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka \u00e7elur sfid\u00ebn p\u00ebr dy reforma t\u00eb tjera: e para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me reform\u00ebn zgjedhore, dhe tjetra me reform\u00ebn territoriale. T\u00eb dyja kan\u00eb ndikim afatgjat\u00eb: nj\u00ebra n\u00eb sistemin p\u00ebrfaq\u00ebsues, tjetra n\u00eb organizimin e pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Jam i bindur se debatet q\u00eb do t\u00eb kemi me opozit\u00ebn ndoshta do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mendimin e vyer dhe jurisprudenc\u00ebn qoft\u00eb n\u00eb opinionet ekzistuese, qoft\u00eb n\u00eb ato t\u00eb reja t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, t\u00eb cilat \u2013 si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshmuar \u2013 jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ndryshimet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb mira dhe frym\u00ebn kushtetuese.<br \/>\nNj\u00eb element tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb doja t\u00eb ftoja debatin dhe diskutimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb t\u00eb nderuar, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb quhet \u201cCheck-list\u201d e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, nj\u00eb mjet i vyer me vlera ende t\u00eb pashfryt\u00ebzuara sa duhet n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nDua t\u00eb ndalem ve\u00e7an\u00ebrisht tek ky instrument, t\u00eb cilin Komisioni i Venecias e ka vendosur si nj\u00eb udh\u00ebzues praktik, madje edhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e legjislacionit dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve me parimet themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte me shum\u00eb vend q\u00eb ne, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, ta p\u00ebrdornim edhe tani, nd\u00ebrsa po b\u00ebjm\u00eb raportimin vjetor t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura n\u00eb Kuvend. E them k\u00ebt\u00eb sepse kriteret q\u00eb mbulon \u201ccheck-list\u201d jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb natyre shum\u00eb analitike, por q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb fusha si: ligjshm\u00ebria dhe siguria juridike, ndarja dhe balanca e pushteteve, pavar\u00ebsia dhe paanshm\u00ebria gjyq\u00ebsore, aksesi n\u00eb drejt\u00ebsi, llogaridh\u00ebnia, respektimi i t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Nuk e fsheh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb komision t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm pik\u00ebrisht t\u00eb dedikuar \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe mjetet e informimit si nj\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre parimeve udh\u00ebzuese.<br \/>\nKy nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument abstrakt.<br \/>\nDua t\u00eb shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb, si kryetar i grupit t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb \u00e7elim diskutimin n\u00eb Kuvend sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb udh\u00ebzuesit n\u00eb veprimtarin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme parlamentare si nj\u00eb mjet konkret p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe nga institucionet e tjera \u2013 nga Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese, nga administrata publike, nga komisioner\u00ebt, si dhe nga gjykatat. Ne p\u00ebr hartimin e ligjeve, t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr hartimin e politikave, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato t\u00eb natyr\u00ebs penale.<br \/>\nIntegrimi i \u201ccheck-list\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb pun\u00ebn e institucioneve shqiptare do t\u00eb na ndihmonte realisht n\u00eb rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb mekaniz\u00ebm parandalues ndaj shkeljeve, t\u00eb cilat,  nuk jan\u00eb t\u00eb rralla, ndoshta jan\u00eb pak m\u00eb t\u00eb shpeshta. N\u00eb p\u00ebrfundim, dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb gjith\u00eb organizator\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebtu, por n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve t\u00eb tjera, miqt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe sekretaren e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>E mbyll duke th\u00ebn\u00eb se ky Komision, n\u00eb k\u00ebto 35 vjet t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet, ka d\u00ebshmuar se nuk ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm si nj\u00eb trup ekspert\u00ebsh, por ka qen\u00eb edhe arkitekt i ekuilibrave kushtetues, garant i standardeve m\u00eb t\u00eb mira europiane dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i paepur i demokracis\u00eb dhe zhvillimit.<br \/>\nUn\u00eb them se p\u00ebr rastin e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 ndoshta edhe t\u00eb Moldavis\u00eb \u2013 jan\u00eb dy vendet q\u00eb i jan\u00eb drejtuar m\u00eb shpesh Komisionit t\u00eb Venecias.<br \/>\nDua t\u00eb shpreh angazhimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur me kujdes edhe opinionet e tjera q\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb, edhe n\u00eb rastet kur ne nuk jemi pal\u00eb, sepse e mira e opinionit t\u00eb Komisionit, edhe kur nuk je pal\u00eb, ka gjithsesi nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndjekur dhe p\u00ebr t\u2019u adresuar. K\u00ebshtu q\u00eb, shum\u00eb faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn dhe punime t\u00eb mbara k\u00ebsaj konference me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/balla-nga-konferenca-30-vite-partneritet-shqiperi-komisioni-i-venecias-opinione-qe-kane-shmangur-kriza-dhe-kane-forcuar-shtetin-e-se-drejtes\/\">Balla nga konferenca \u201830 vite partneritet Shqip\u00ebri\u2013Komisioni i Venecias\u2019: Opinione q\u00eb kan\u00eb shmangur kriza dhe kan\u00eb forcuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb, Taulant Balla, n\u00eb Konferenc\u00ebn \u201c30 vite Partneritet dhe Progres: Shqip\u00ebria, K\u00ebshilli i Europ\u00ebs dhe Komisioni i Venecias\u201d, theksoi rolin vendimtar q\u00eb ka pasur Komisioni i Venecias n\u00eb forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracis\u00eb kushtetuese n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit. Balla n\u00ebnvizoi se mb\u00ebshtetja e K\u00ebshillit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47718","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47718"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47718\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}