{"id":47647,"date":"2025-10-20T20:42:16","date_gmt":"2025-10-20T20:42:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/jam-skllav-modern-daily-mail-si-shqiptaret-po-mashtrojne-per-te-marre-azil\/"},"modified":"2025-10-20T20:42:16","modified_gmt":"2025-10-20T20:42:16","slug":"jam-skllav-modern-daily-mail-si-shqiptaret-po-mashtrojne-per-te-marre-azil","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/jam-skllav-modern-daily-mail-si-shqiptaret-po-mashtrojne-per-te-marre-azil\/","title":{"rendered":"\u201cJam skllav modern\u201d\/ \u201cDaily Mail\u201d: Si shqiptar\u00ebt po mashtrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb azil"},"content":{"rendered":"<p><span><a href=\"https:\/\/www.dailymail.co.uk\/news\/article-15173259\/The-modern-slavery-loophole-let-Albanian-serial-burglar-stay-Britain-rob-again.html\">Daily Mail<\/a> shkruan se nj\u00eb hajdut serial i k\u00ebrkuar n\u00eb dy vende evropiane arriti t\u00eb hynte ilegalisht n\u00eb Britani p\u00ebrpara se t\u00eb shmangte deportimin duke pretenduar se ishte nj\u00eb <em>\u201cskllav modern\u201d.<\/em> Lorenc Hysa, 32 vje\u00e7, e p\u00ebrdori lirin\u00eb e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb zgjatur ligjor p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb seri vjedhjesh n\u00eb Kent, ku ai \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme\u201d grabiti bizhuteri t\u00eb \u00e7muara.<\/span><\/p>\n<p><span>Rasti i tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i fundit i kriminel\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb legjislacionin p\u00ebr skllav\u00ebrin\u00eb moderne p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Britani dhe p\u00ebr t\u00eb kryer krime, shkruan Daily Mail. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shembull trondit\u00ebs, nj\u00eb grua punoi si nd\u00ebrmjet\u00ebse p\u00ebr bandat e kontraband\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb Kanalit t\u00eb La Manshit teksa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb pretendonte se ishte viktim\u00eb e trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore.<\/span><\/p>\n<p><span>Akti i Skllav\u00ebris\u00eb Moderne synon t\u00eb mbroj\u00eb viktimat e trafikimit, skllav\u00ebris\u00eb, rob\u00ebris\u00eb ose pun\u00ebs s\u00eb detyruar. Megjithat\u00eb, aktualisht ligji po rishikohet nga Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs se l\u00eb vend p\u00ebr abuzime.<\/span><\/p>\n<p><span>Rasti i Hys\u00ebs do t\u2019u ofroj\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi kritik\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij ligji teksa numri i k\u00ebrkesave p\u00ebr skllav\u00ebri moderne ka arritur nj\u00eb nivel rekord. Vitin e kaluar pati 4,646 referime nga migrant\u00ebt \u2013 nj\u00eb rritje prej 250% krahasuar me 1,307 n\u00eb vitin 2020. Megjithat\u00eb, shum\u00eb prej tyre u konsideruan t\u00eb dyshimta pasi 65% e referimeve t\u00eb vitit t\u00eb kaluar u gjet\u00ebn t\u00eb mos kishin \u201cbaza t\u00eb arsyeshme\u201d, krahasuar me 16% q\u00eb ishin 4 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumenteve t\u00eb gjykat\u00ebs, Hysa u rrit n\u00eb Dib\u00ebr, nj\u00eb qytet verior t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb transferohej n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2013, ku punoi p\u00ebr 3 vjet. Ai u transferua n\u00eb Gjermani n\u00eb vitin 2016, p\u00ebrpara se t\u00eb arrestohej dhe t\u00eb akuzohej p\u00ebr vjedhje me thyerje nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ai mori nj\u00eb d\u00ebnim me burg prej 3 vjet\u00ebsh e 3 muajsh p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrballej me akuza t\u00eb tjera p\u00ebr vjedhje me thyerje teksa ishte pas hekurave. \u00c7udit\u00ebrisht, prokuror\u00ebt gjerman\u00eb d\u00ebshtuan t\u00eb vazhdonin me \u00e7\u00ebshtjen dhe Hysa u lirua n\u00eb maj 2020 dhe u lejua t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb pas ai kaloi ca koh\u00eb n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb futej fshehurazi n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar (n\u00eb nj\u00eb gomone ose n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb nj\u00eb kamioni) n\u00eb vitin 2023.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Hysa p\u00ebrdori mbiemrin Stefanaj pasi mb\u00ebrriti n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb me shum\u00eb mund\u00ebsi ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur zbulimin. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb arsyeja pse Ministria e Brendshme d\u00ebshtoi t\u00eb zbulonte t\u00eb kaluar\u00ebn e tij kriminale \u2013 e cila p\u00ebrfshinte vjedhje t\u00eb dyshuara n\u00eb Luksemburg, si dhe n\u00eb Gjermani. Hysa u vendos n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr paraburgimi, ku ai u paraqit si viktim\u00eb e trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar azil duke p\u00ebrdorur ligjet e skllav\u00ebris\u00eb moderne.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7\u00ebshtja e tij iu kalua Mekanizmit Komb\u00ebtar t\u00eb Referimit (NRA) \u2013 i cili vler\u00ebson pretendimet p\u00ebr skllav\u00ebri moderne p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb vlefshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u lirua. Teksa priste rezultatin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, Hysa bastisi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sht\u00ebpish n\u00eb Longfield dhe Meopham n\u00eb Kent midis 1 dhe 10 janarit 2024. Pasi u identifikua nga hkur\u00ebmt e gjakut q\u00eb la n\u00eb nj\u00eb dritare t\u00eb thyer, grabit\u00ebsi serial u arrestua n\u00eb prill dhe u burgos n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kuror\u00ebs Maidstone tetorin e kaluar.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Agjencia Komb\u00ebtare e Krimit certifikoi nj\u00eb urdh\u00ebr arresti evropian nga prokuror\u00ebt gjerman\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkonin at\u00eb p\u00ebr 19 vjedhje t\u00eb tjera me thyerje q\u00eb dyshohet se kishte kryer n\u00eb Gjermani midis shtatorit 2016 dhe shkurtit 2017. M\u00eb 16 shtator, gjyqtari Smith, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Magjistratur\u00ebs s\u00eb \u00cbestminster hodhi posht\u00eb ankes\u00ebn e Hys\u00ebs kund\u00ebr ekstradimit t\u00eb tij. N\u00eb vendimin e tij, ai zbuloi se k\u00ebrkesa e kriminelit se kishte p\u00ebrjetuar <em>\u201cskllav\u00ebri moderne\u201d<\/em> ishte refuzuar pasi zyrtar\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai nuk ishte viktim\u00eb e trafikimit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cLorenc Hysa u referua n\u00eb Mekanizmin Komb\u00ebtar t\u00eb Referimit, por u mor nj\u00eb vendim negativ me baza t\u00eb arsyeshme se ai ishte nj\u00eb viktim\u00eb e mundshme e trafikimit\u201d<\/em> \u2013 tha gjyqtari Smith. <em>\u201cGjykata duhet t\u2019i kushtoj\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi interesit publik p\u00ebr t\u00eb duruar q\u00eb marr\u00ebveshjet e ekstradimit t\u00eb respektohen dhe q\u00eb Mbret\u00ebria e Bashkuar t\u00eb mos shihet si nj\u00eb \u201cstreh\u00eb e sigurt\u201d p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i shmangen drejt\u00ebsis\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Hysa gjithashtu k\u00ebrkoi t\u00eb mbrohej me Nenin 8 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut \u2013 i cili mbron t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb familjare \u2013 por gjyqtari Smith e hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb me arsyetimin se gruaja e tij tashm\u00eb jeton n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb proces deportimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Sekretari i Brendsh\u00ebm ka kritikuar m\u00eb par\u00eb abuzimin me ligjet e skllav\u00ebris\u00eb moderne, pasi nj\u00eb pretendim i till\u00eb pothuajse prishi marr\u00ebveshjen e deportimit \u201cnj\u00eb hyrje, nj\u00eb dalje\u201d t\u00eb Britanis\u00eb me Franc\u00ebn. Nj\u00eb burr\u00eb nga Eritrea pretendoi n\u00eb minut\u00ebn e fundit se ishte <em>\u201cskllav modern\u201d<\/em> muajin e kaluar, vet\u00ebm disa or\u00eb para se t\u00eb fluturonte p\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb. Ai u largua t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/span><\/p>\n<p><span>Znj. Mahmood, e cila ka rishkruar udh\u00ebzimet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frenuar apelet e minut\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb pengojn\u00eb deportimet, tha: <em>\u201cK\u00ebto ligje u hartuan p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ata q\u00eb kan\u00eb vuajtur shfryt\u00ebzim t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm. Por migrant\u00ebt q\u00eb vendosin papritur se jan\u00eb \u201cskllav modern\u201d n\u00eb prag t\u00eb largimit t\u00eb tyre, pasi nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb pretendim t\u00eb till\u00eb m\u00eb par\u00eb, tallen me ligjet tona dhe bujarin\u00eb e k\u00ebtij vendi.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Vitin e kaluar, rreth 23% e referimeve p\u00ebrfaq\u00ebsonin shtetas britanik\u00eb, komb\u00ebsia kryesore, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt ishin komb\u00ebsia e dyt\u00eb m\u00eb e referuar me 13%, e ndjekur nga vietnamez\u00ebt. Nj\u00eb ekspert shqiptar i krimit t\u00eb organizuar \u2013 i cili k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim \u2013 tha se rritja e k\u00ebrkesave p\u00ebr <em>\u201cskllav\u00ebri moderne\u201d<\/em> ishte p\u00ebr shkak t\u00eb legjislacionit t\u00eb futur n\u00eb vitin 2023 q\u00eb e kategorizoi Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb <em>\u201cvend t\u00eb sigurt\u201d<\/em> p\u00ebr q\u00ebllime azili.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMeqen\u00ebse shqiptar\u00ebt e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb azil, avokat\u00ebt po i k\u00ebshillojn\u00eb klient\u00ebt e tyre t\u00eb p\u00ebrdorin ligjin e skllav\u00ebris\u00eb moderne si shpres\u00ebn e vetme p\u00ebr t\u2019u lejuar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar,\u201d<\/em> than\u00eb ata. Nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptare, Ujeza Kurmekaj, veproi si agjente p\u00ebr kontrabandist\u00ebt e njer\u00ebzve p\u00ebrgjat\u00eb Kanalit t\u00eb La Manshit nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa e saj p\u00ebr skllav\u00ebri moderne vler\u00ebsohej. Kurmekaj, n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb f\u00ebmije, iku nga Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 2022 dhe mb\u00ebrriti n\u00eb Britani pasi kaloi Kanalin me anije.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ajo u vendos n\u00eb nj\u00eb hotel t\u00eb financuar nga taksapaguesit, por pretendoi se nj\u00eb band\u00eb e kishte futur n\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb bordello. Teksa Ministria e Brendshme vler\u00ebsonte k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr skllav\u00ebri moderne (e cila p\u00ebrfundimisht iu pranua) ajo shkoi t\u00eb punonte si nd\u00ebrmjet\u00ebse p\u00ebr trafikant\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Mesazhet e tregojn\u00eb at\u00eb duke lidhur kontrabandist\u00ebt me emigrant\u00ebt q\u00eb donin t\u00eb kalonin Kanalin, duke u treguar kontakteve n\u00eb Franc\u00eb detaje si <em>\u201cfamilje, nj\u00eb\u201d, \u201ctre gra, f\u00ebmij\u00eb, 14, 17, 12 vje\u00e7\u201d<\/em> dhe \u201c<em>kemi k\u00ebtu nj\u00eb familje, burr\u00eb, grua, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n\n<p><span>Biseda t\u00eb tjera treguan kushtet \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb <em>\u201cdetin shum\u00eb t\u00eb keq\u201d<\/em> dhe shenjat e vendndodhjes n\u00eb hart\u00eb q\u00eb udh\u00ebzonin se ku t\u00eb merreshin emigrant\u00ebt, ose ku ishin pozicionuar anijet n\u00eb Kanal. Ajo mbetet n\u00eb burg duke vuajtur nj\u00eb d\u00ebnim 6-vje\u00e7ar dhe pritet t\u00eb deportohet automatikisht m\u00eb pas.<\/span><\/p>\n<p><span>Shifrat e zbuluara jav\u00ebn e kaluar treguan se Partia Laburiste ka larguar 26 emigrant\u00eb me varka t\u00eb vogla q\u00eb nga lan\u00e7imi i marr\u00ebveshjes s\u00eb saj <em>\u201cnj\u00eb brenda, nj\u00eb jasht\u00eb\u201d<\/em> me Franc\u00ebn. Ministria e Brendshme konfirmoi se 19 persona q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn me varka t\u00eb vogla jan\u00eb kthyer mbrapsht jav\u00ebn e fundit. Kjo e \u00e7on totalin e larguar n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb 26 q\u00eb nga lan\u00e7imi i programit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 10,000 emigrant\u00eb kan\u00eb arritur me varka t\u00eb vogla n\u00eb Dover me varka t\u00eb vogla q\u00eb nga lan\u00e7imi i skem\u00ebs m\u00eb 6 gusht. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme tha: <em>\u201cKur shtetasit e huaj kryejn\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb vendin ton\u00eb, ne gjithmon\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u2019i deportuar ata. Kjo qeveri deportoi pothuajse 5,200 shkel\u00ebs t\u00eb ligjit me shtet\u00ebsi t\u00eb huaj n\u00eb vitin e saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, nj\u00eb rritje prej 14% krahasuar me vitin e kaluar, dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundemi p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebta kriminel\u00eb t\u00eb lig\u00eb nga rrug\u00ebt tona.\u201d<\/em> \/<strong>Daily Mail, LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/20\/jam-skllav-modern-daily-mail-si-shqiptaret-po-mashtrojne-per-te-marre-azil\/\">\u201cJam skllav modern\u201d\/ \u201cDaily Mail\u201d: Si shqiptar\u00ebt po mashtrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb azil<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Daily Mail shkruan se nj\u00eb hajdut serial i k\u00ebrkuar n\u00eb dy vende evropiane arriti t\u00eb hynte ilegalisht n\u00eb Britani p\u00ebrpara se t\u00eb shmangte deportimin duke pretenduar se ishte nj\u00eb \u201cskllav modern\u201d. Lorenc Hysa, 32 vje\u00e7, e p\u00ebrdori lirin\u00eb e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb zgjatur ligjor p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb seri vjedhjesh n\u00eb Kent, ku ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":47648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47647","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47647"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47647\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}