{"id":47635,"date":"2025-10-20T20:48:19","date_gmt":"2025-10-20T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/nese-nuk-reflektoni-xhafaj-kercenon-klp-mirela-bogdani-kerkoj-mbledhje-me-dyer-te-mbyllura\/"},"modified":"2025-10-20T20:48:19","modified_gmt":"2025-10-20T20:48:19","slug":"nese-nuk-reflektoni-xhafaj-kercenon-klp-mirela-bogdani-kerkoj-mbledhje-me-dyer-te-mbyllura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/nese-nuk-reflektoni-xhafaj-kercenon-klp-mirela-bogdani-kerkoj-mbledhje-me-dyer-te-mbyllura\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00ebse nuk reflektoni\u2026\u201d Xhafaj k\u00ebrc\u00ebnon KLP, Mirela Bogdani: K\u00ebrkoj mbledhje me dyer t\u00eb mbyllura"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb raportimi prej rreth 3 or\u00ebsh, n\u00eb 2 komisione parlamentare, t\u00eb drejtueses s\u00eb KLP-s\u00eb, Mirela Bogdani, p\u00ebr raportin e vitit 2024, ku n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pyetjeve u fol p\u00ebr gj\u00ebra teknike, kritikat dy kryetar\u00ebt i lan\u00eb p\u00ebr n\u00eb fund. Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj nuk hezituan t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb t\u00eb gjitha problemet q\u00eb sipas tyre ka institucioni, n\u00eb ve\u00e7anti rregullorja, vler\u00ebsimi i performanc\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve dhe em\u00ebrimet e drejtuesve n\u00eb prokurorit\u00eb n\u00eb rrethe.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ju nuk reflektoni, do t\u00eb jet\u00eb Kuvendi q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrhyrjeve ligjore, pa cenuar pavar\u00ebsin\u00eb e asnj\u00eb organi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb. Do t\u00eb kemi nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebrpara se ju t\u00eb raportoni n\u00eb seanc\u00eb plenare. Rezoluta, edhe pse jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vitit 2025, do t\u00eb gjejn\u00eb pasqyrim t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet dhe problematikat q\u00eb ka KLP. Reflektimi i par\u00eb do t\u00eb duhet \u00ebt vij\u00eb nga ju. Kur t\u00eb raportoni vitin tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebto komisione, do t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb zgjidhje problemi i rregulloreve, i vler\u00ebsimit t\u00eb pun\u00ebs dhe performanc\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve dhe t\u00eb jet\u00eb hapur diga p\u00ebr t\u00eb operuar me sistemin e karrier\u00ebs dhe em\u00ebrimin dhe plot\u00ebsimin e prokurorive t\u00eb juridiksionit \u00ebt p\u00ebrgjithsh\u00ebm me drejtues sepse k\u00ebt\u00eb proces e keni bllokuar ju\u201d,- tha Manja.<\/p>\n<p>Manja tha se pavar\u00ebsia nga politika \u00ebsht\u00eb e garantuar, por nuk po shoq\u00ebrohet me funksionalitet t\u00eb duhur nga ana e KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilli i ka mekanizmat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb distant nga politika, p\u00ebrse nuk funksionon k\u00ebshilli, mesa kuptova un\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me protagonizmin e trup\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve an\u00ebtar\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Kjo duhej t\u00eb ishte vler\u00eb p\u00ebr K\u00ebshillin. Askujt m\u00eb shum\u00eb se prokuror\u00ebve nuk i dhimbset sistemi sepse e kan\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. K\u00ebshilli do t\u00eb duhet t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e lart\u00ebsis\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkon Kushtetuta dhe Ligji, prokuror\u00ebt dhe jo prokuror\u00ebt n\u00eb K\u00ebshill. Pse qenka e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e 218 prokuror\u00ebve q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb sistem? Ka tradit\u00eb gjyq\u00ebsore dhe prokuroriale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d,- tha Manja.<\/p>\n<p>I pak\u00ebnaqur me pun\u00ebn e KLP-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite \u00ebsht\u00eb edhe Fatmir Xhafaj, i cili p\u00ebrve\u00e7 kritikave se institucioni po sjell probleme p\u00ebr integrimin, k\u00ebrkoi bashk\u00ebpunim me Kuvendin, p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>I krijoni vendit nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb procesi e integrimit sepse kritikat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga BE jan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill. \u00cbsht\u00eb situat\u00eb e mbartur, por \u00e7far\u00eb mb\u00ebshtetje k\u00ebrkoni p\u00ebr aq sa mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kuvendi, para se Kuvendi t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me K\u00ebshillin\u2019,- u shpreh Xhafaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e saj, drejtuesja e KLP-s\u00eb, Mirela Bogdani, nuk ishte e gatshme t\u00eb fliste publikisht mbi kritikat dhe k\u00ebrkoi nj\u00eb mbledhje pa pranin\u00eb e kamerave p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi problematikat e institucionit q\u00eb ajo drejton dhe m\u00eb pas t\u00eb ket\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr zgjedhjen kreut t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare dhe SPAK, Bogdani tregoi faz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet procesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtuesin e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, Bogdani tha se roli i KLP n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb formal, dhe vet\u00ebm pret emrin e p\u00ebrzgjedhur nga SPAK dhe komisioni i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, q\u00eb ta em\u00ebroj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi duke pritur nga Prokuroria e Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb propozimin p\u00ebr ta caktuar sipas ligjit. Ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb momenti q\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb aktiv t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur, por roli i K\u00ebshillit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm formal. Ne e kemi diskutuar gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe arrit\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb nuk mund t\u00eb dalim nga parashikimet e legjislacionit. Ne do t\u00eb presim emrin nga SPAK dhe komisioni\u201d,- tha Bogdani.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtuesin e SPAK, Bogdani tha se n\u00eb vazhdim KLP do t\u00eb vazhdoj\u00eb me verifikim e platformave, profilit t\u00eb tyre etj. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, theksoi se KLP nuk po p\u00ebrballet me presion nga asnj\u00eb faktor p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e p\u00ebrmenda pak m\u00eb pas p\u00ebr q\u00eb kemi miratuar kushtet dhe kriteret formale p\u00ebr prokuror\u00ebt q\u00eb kan\u00eb aplikuar. K\u00ebshilli m\u00eb pas do t\u00eb vijoj\u00eb me verifikimin e platform\u00ebs, dosjeve q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb, analiz\u00eb dhe konkluzion p\u00ebrfundimtar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, intervist\u00ebn dhe votimin. Nuk ka presione\u201d,- tha Bogdani.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket arrestimit t\u00eb avokatit Ulian Barjami n\u00eb Elbasan, Bogdani tha se KLP ka k\u00ebrkuar nga Prokuroria e Elbasanit informacion m\u00eb t\u00eb detajuar lidhur me ngjarjen dhe m\u00eb pas do t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me avokatin e arrestuar n\u00eb Elbasan, ne kishim nj\u00eb mbledhje sot dhe diskutuam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, vendos\u00ebm q\u00eb fillimisht t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb informacion dhe m\u00eb pas do t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb q\u00ebndrimin. Nuk mund t\u00eb shprehemi pa pasur nj\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si kan\u00eb rrjedhur ngjarjet\u201d,- tha drejtuesja e KLP.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qen\u00eb mbledhja q\u00eb miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedur\u00eb ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojm\u00eb me verifikimin e dosjeve, analiz\u00eb p\u00ebr secilin dhe m\u00eb pas procesi i votimit. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e presionit. M\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb lobim, dikush \u00ebsht\u00eb me tifoz i nj\u00eb qasje q\u00eb ndjek nj\u00eb prokuror. Nj\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qasje m\u00eb represive, dikush pak m\u00eb human dhe liberal. Ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb SPAK\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Edhe aludimet p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, Bogdani i hodhi posht\u00eb preferencat dhe zbuloi porosit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga diplomat\u00ebt \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar garantimi i procesit. Nuk ka asnj\u00eb lloj sugjerimi. i vetmi sugjerim ka qen\u00eb n\u00ebse keni ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim referojini, absolutisht jo nj\u00eb em\u00ebr konkret\u00eb\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nese-nuk-reflektoni-xhafaj-kercenon-klp-mirela-bogdani-kerkoj-mbledhje-me-dyer-te-mbyllura\/\">\u201cN\u00ebse nuk reflektoni\u2026\u201d Xhafaj k\u00ebrc\u00ebnon KLP, Mirela Bogdani: K\u00ebrkoj mbledhje me dyer t\u00eb mbyllura<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb raportimi prej rreth 3 or\u00ebsh, n\u00eb 2 komisione parlamentare, t\u00eb drejtueses s\u00eb KLP-s\u00eb, Mirela Bogdani, p\u00ebr raportin e vitit 2024, ku n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pyetjeve u fol p\u00ebr gj\u00ebra teknike, kritikat dy kryetar\u00ebt i lan\u00eb p\u00ebr n\u00eb fund. Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj nuk hezituan t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb t\u00eb gjitha problemet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47635","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47635\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}