{"id":47582,"date":"2025-10-20T16:48:16","date_gmt":"2025-10-20T16:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/kadri-hazbiu-na-kerkoi-helme-me-veprim-te-ngadalte-se-donte-ti-perdorte-kunder-leka-zogut\/"},"modified":"2025-10-20T16:48:16","modified_gmt":"2025-10-20T16:48:16","slug":"kadri-hazbiu-na-kerkoi-helme-me-veprim-te-ngadalte-se-donte-ti-perdorte-kunder-leka-zogut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/kadri-hazbiu-na-kerkoi-helme-me-veprim-te-ngadalte-se-donte-ti-perdorte-kunder-leka-zogut\/","title":{"rendered":"Kadri Hazbiu na k\u00ebrkoi helme me veprim t\u00eb ngadalt\u00eb, se donte t\u2019i p\u00ebrdorte kund\u00ebr Leka Zogut"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>Diku nga fillimi i vitit 1945, vet\u00ebm disa muaj pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs, Qeveria shqiptare e kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, hartoi dhe publikoi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb emrash, t\u00eb cil\u00ebt ishin arratisur nga Shqip\u00ebria kryesisht n\u00eb periudh\u00ebn tetor \u2013 dhjetor 1944, ku pjesa m\u00eb e madhe e tyre ishin ish-eksponent\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs nacionaliste \u2018Balli Komb\u00ebtar\u2019 dhe asaj t\u00eb Legalitetit\u2019, si dhe ish-funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeverive shqiptare q\u00eb nga koha e Mbret\u00ebris\u00eb apo atyre n\u00ebn pushtimin italian e gjerman n\u00eb vitet 1939-1944, si kryetar\u00eb komunash e bashkish, shefa policie e xhandarm\u00ebrie, ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb, prefekt\u00eb, deputet\u00eb, senator\u00eb, ministra, kryeministra etj., etj., t\u00eb cil\u00ebve u ndalohej kthimi n\u00eb atdhe. K\u00ebt\u00eb list\u00eb q\u00eb mbante firm\u00ebn e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb asaj kohe, Manol Konomi, (nj\u00eb nga shok\u00ebt dhe miqt\u00eb m\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb nga vitet Liceut francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ku ata ishin nx\u00ebn\u00ebs dhe m\u00eb pas pedagog\u00eb), jo thjesht p\u00ebr koincidenc\u00eb t\u00eb rendit alfabetik, e kryesonte Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb asaj kohe, t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb ishin n\u00eb at\u00eb list\u00eb, shpalleshin \u201ckriminel\u00eb dhe armiq t\u00eb popullit\u201d, pasi akuzoheshin se kishin b\u00ebr\u00eb krime dhe atyre jo vet\u00ebm q\u00eb u ndalohej kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri, duke mos p\u00ebrfituar nga amnistit\u00eb e ndryshme q\u00eb jepte her\u00eb pas here regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, kryesisht n\u00eb raste p\u00ebrvjetor\u00ebsh t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb vendit, apo shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, etj., si\u00e7 ishte ai i vitit 1958, ku me dekret t\u00eb Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor, (firmosur nga sekretari Sami Baholli dhe kryetari Haxhi Lleshi), nga amnistia e gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb arratisurit q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk p\u00ebrfitonin 208 persona, t\u00eb kryesuar nga Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi.<\/p>\n<p>Madje ndaj Abaz Kupit, qeveria shqiptare kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe k\u00ebrkonte ekstradimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri; \u201cp\u00ebr t\u00eb dal\u00eb para gjyqit t\u00eb popullit dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin e merituar\u201d! Q\u00eb nga ajo periudh\u00eb kur u publikua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ajo list\u00eb, pra q\u00eb nga viti 1945 e n\u00eb vijim, madje deri n\u00eb vitin 1990, lista p\u00ebsonte ndryshime, pasi nj\u00eb pjes\u00eb prej tyre kishin nd\u00ebrruar jet\u00eb, apo ishin shtuar t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin arratisur nga Shqip\u00ebria nd\u00ebr vite, por emrat q\u00eb e kryesonin at\u00eb, si Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi, nuk ndryshuan deri sa ata nd\u00ebrruan jet\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb 11 prill 1961 dhe 9 janar 1976.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por p\u00ebr Mbretin Zog dhe Abaz Kupin, si dhe gjith\u00eb \u201cemigracionin reaksionar\u201d, (si\u00e7 i cil\u00ebsonte ata regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs dhe pasardh\u00ebsit t\u00eb tij, Ramiz Alia), q\u00eb pas vitit 1945, ku pjesa m\u00eb e madhe e tyre ishte n\u00eb kampet e Italis\u00eb q\u00eb ishin hapur nga IRO (Organizta Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Refugjat\u00ebt), kishte filluar ndjekja dhe survejimi nga ana e Deg\u00ebs dhe m\u00eb pas Drejtoris\u00eb s\u00eb Zbulimit pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme (e atashuar n\u00eb godin\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, pasi kishte var\u00ebsi edhe nga ajo), me an\u00eb t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb Zbulimit q\u00eb ishin kamufluar si diplomat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike t\u00eb shtetit shqiptar, t\u00eb akredituar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, apo dhe me an\u00eb t\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb d\u00ebrguar enkas nga Shqip\u00ebria me misione sekrete, p\u00ebr kontrollin, survejimin dhe ndjekjen e tyre.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb Deg\u00ebs dhe m\u00eb pas Drejtoris\u00eb s\u00eb Zbulimit Politik (t\u00eb drejtuar nga Myftar Tare n\u00eb 1945-1947, Vask\u00eb Koleci 1947-1948, Nesti Kopali 1948-1949, Hilmi Seiti 1949-1951, Raqi Duri 1952-1954, Zoi Themeli 1955-1966, Jonuz Mersini 1966-1976, Mehmet \u00c7aka 1976-1980, Perlat \u00c7aushi 1980-1983 dhe Sefer Ramaj 1983-1991), Tirana zyrtare kishte n\u00ebn kontroll dhe survejim t\u00eb plot\u00eb \u201cemigracionit reaksionar\u201d, madje ajo arriti t\u00eb kishte n\u00ebn kontroll edhe vet\u00eb Mbretin Zog, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai s\u00eb bashku me Oborrin Mbret\u00ebror, u vendos me banim n\u00eb Kan\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs, (ku dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb 11 prill t\u00eb vitit 1961), me an\u00eb t\u00eb agjentit t\u00eb Zbulimit shqiptar, Isuf Mullai, i cili u b\u00eb pjes\u00eb e Oborrit Mbret\u00ebror dhe m\u00eb pas arriti edhe t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Legalitetit n\u00eb Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00eb e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e njohur, edhe pse eksponent\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Legalitetit dhe vet\u00eb Mbreti Leka Zogu i Par\u00eb, pas viteve \u201990-t\u00eb, e kan\u00eb mohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, apo kan\u00eb pohuar se ata (Familja Mbret\u00ebrore dhe vet\u00eb Mbreti Zog), e dinin misionin e Isuf Mullajt, por ai nuk p\u00ebrb\u00ebnte asnj\u00eb rrezik p\u00ebr ta. Gjithsesi, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesorja dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb tema kryesore e k\u00ebtij shkrimi, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se; a jan\u00eb rrezikuar ndonj\u00ebher\u00eb, apo m\u00eb sakt\u00eb, a ka pasur tentativa nga ana e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe pasardh\u00ebsit t\u00eb tij Ramiz Alia, p\u00ebr eliminimin fizik t\u00eb Mbretit Zog dhe m\u00eb pas, Leka Zogut, n\u00ebp\u00ebrmjet Zbulimit shqiptar dhe agjent\u00ebve t\u00eb tyre, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ata kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb emigrim, si n\u00eb Franc\u00eb, Spanj\u00eb, SHBA-\u00ebs, e deri n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Mbretin Zog, ka pasur d\u00ebshmi publike nga pas viteve \u201990-t\u00eb, (si p.sh., ish-zbuluesi L.H., i diplomuar n\u00eb Shkoll\u00ebn e KGB-s\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb fundin e viteve \u201950-t\u00eb, q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb disa nga p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike shqiptare t\u00eb Per\u00ebndimit, si Franc\u00eb, Itali, misioni n\u00eb O.K.B., etj.), q\u00eb kan\u00eb pohuar se fillimisht ka pasur nj\u00eb urdh\u00ebr nga Tirana p\u00ebr ta eliminuar fizikisht Mbretin Zog, gj\u00eb e cila m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb anuluar! Sepse, Tirana zyrtare u druhej nj\u00eb hakmarrje t\u00eb mundshme t\u00eb \u201cemigracionit reaksionar shqiptar\u201d apo \u201ckriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs\u201d, ndaj personelit t\u00eb trupit diplomatik shqiptar, n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb ku ata ishin akredituar, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, me t\u00eb cilat shteti shqiptar kishte dhe mbante marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Mbretin Zog, kjo gj\u00eb deri m\u00eb sot ka ardhur dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive, (si ajo e sip\u00ebrcituar e ish-zbuluesit L.H.), p\u00ebr Mbretin Leka Zogu, kjo gj\u00eb b\u00ebhet e ditur nga dokumentet arkivore, ku rezulton se ndaj tij ka pasur nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr ta helmuar n\u00eb vitin 1970! Po kush ishte personi, q\u00eb dha urdhrin apo porosin\u00eb p\u00ebr eliminimin fizik t\u00eb Leka Zogut, nga \u00e7\u2019arsye u mor ai vendim, si do kryhej vrasja e tij dhe p\u00ebrse u anullua ai urdh\u00ebr?!<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb dhe t\u00eb tjera, na njeh dokumenti sekret q\u00eb po publikojm\u00eb ekskluzivisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, (tashm\u00eb i de klasifikuar), i cili \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga Arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (tashm\u00eb prej vitesh, pjes\u00eb e fondit t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin e Dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit), q\u00eb botohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse, nga Memorie.al<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR ME LETR\u00cbN JONUZ \u00c7IRAKUT, ISH-SHIFRANT PRAN\u00cb MISIONIT SHQIPTAR N\u00cb OKB N\u00cb VITET 1970 \u2013 1972, D\u00cbRGUAR MINISTRIT T\u00cb BRENDSH\u00cbM HEKURAN ISAI, N\u00cb JANAR T\u00cb VITIT 1983<\/p>\n<p>MINISTRIT T\u00cb PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME                                                                   <\/p>\n<p>                     SHOKUT HEKURAN ISAI<\/p>\n<p>                                TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1970, deri n\u00eb korrik 1972, kam punuar si shifrant pran\u00eb misionit ton\u00eb n\u00eb New York. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kam deshifruar nj\u00eb telegram drejtuar Drejtoris\u00eb s\u00eb Zbulimit, i firmosur me sa m\u00eb kujtohet nga ish \u2013 Drejtori i Zbulimit Jonuz Mersini, apo nga z\u00ebvend\u00ebsit e tij A.\u00c7. e S.K.<\/p>\n<p>Telegrami n\u00eb fjal\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb rezidenti atje (n\u00eb New York), sipas porosis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij telegram t\u00eb siguronte helme me afat t\u00eb gjat\u00eb veprimi. Po k\u00ebshtu me sa m\u00eb kujtohet, telegrami k\u00ebrkonte edhe pajisje armatimesh t\u00eb ndryshme t\u00eb diversant\u00ebve.<\/p>\n<p>Mendoj p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij informacioni, t\u00eb kontrollohen telegramet e k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme n\u00ebp\u00ebrmjet shifr\u00ebs, nuk i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>                                        Me nderime<\/p>\n<p>1.3.1983                        Jonuz \u00c7iraku<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR ME P\u00cbRGJIGJEN E ISH-OFICERIT T\u00cb ZBULIMIT PRAN\u00cb MISIONIT SHQIPTAR N\u00cb OKB, KOZMA MOJA, P\u00cbR HELMIN DHE ARM\u00cbT E PAJISJET E TJERA Q\u00cb U KISHTE K\u00cbRKUAR KADRI HAZBIU<\/p>\n<p>                                            Sekret<\/p>\n<p>                                          12.3.1983<\/p>\n<p>                                            Tiran\u00eb<\/p>\n<p>                   Sh\u00ebnim Operativ<\/p>\n<p>Lidhur me informacionin e Jonuz \u00c7irakut, mbi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs (Drejtoris\u00eb s\u00eb Zbulimit), d\u00ebrguar Rezidentur\u00ebs s\u00eb New Yorkut, p\u00ebr helme me afat t\u00eb gjat\u00eb dhe pajisje p\u00ebr diversant\u00eb, theksoj se nj\u00eb Radiogram t\u00eb till\u00eb, nuk kam marr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb bisedova dhe me shokun Sokol Shehu, Pun\u00ebtor Operativ n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb New York, dhe atij nuk i kujtohet nj\u00eb Radiogram i till\u00eb, ose t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje nga Rezidentura p\u00ebr t\u00eb gjetur n\u00eb treg apo n\u00ebp\u00ebrmjet B. p. (bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve), materiale t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk i kujtohet as shokut S. \u00c7., q\u00eb erdhi pas meje n\u00eb korrik 1972, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Shoku Sefer Ramaj thot\u00eb se Jonuz Mersini u pyet e e mban m\u00ebnd, se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, jan\u00eb harxhuar mjete t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR ME LETR\u00cbN E ISH-DREJTORIT T\u00cb ZBULIMIT JONUZ MERSINI, P\u00cbR BISED\u00cbN E B\u00cbR\u00cb NGA AI ME DREJTORIN E ZBULIMIT SEFER RAMAJ, LIDHUR ME RADIOGRAMIN E VITIT 1970, ME K\u00cbRKESAT E KADRI HAZBIUT P\u00cbR HELME, ARM\u00cb DHE PAJISJE T\u00cb TJERA<\/p>\n<p>Nga informacioni i Jonuz Mersinit, dat\u00eb 16.5.1983<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me shokun Sefer Ramaj, Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb III-t\u00eb, ai m\u00eb pyeti n\u00ebse mund t\u00eb jepja ndonj\u00eb skjarim, lidhur me nj\u00eb radiogram q\u00eb i qenka b\u00ebr\u00eb rezidentur\u00ebs son\u00eb n\u00eb New York n\u00eb vitin 1970, p\u00ebr t\u00eb siguruar doza helmi me veprim t\u00eb ngadalsh\u00ebm. Kjo nuk m\u00eb kujtohet, se nga ajo koh\u00eb kan\u00eb kaluar 13 vjet dhe nuk mbaj m\u00ebnd, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb apo jo nj\u00eb radiogram i till\u00eb.<\/p>\n<p>Po mbaj m\u00ebnd se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, renegati Leka Zogu u vet shpall \u201cMbret i Shqiptar\u00ebve\u201d, dhe filloi nj\u00eb aktivitet t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr vendit ton\u00eb dhe p\u00ebr bashkimin rreth tij t\u00eb emigracionit reaksionar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Kadri Hazbiu na shtroi detyr\u00ebn e asgj\u00ebsimit fizik t\u00eb Leka Zogut, n\u00ebp\u00ebrmjet vrasjes ose helmimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb na dha udh\u00ebzime t\u00eb siguronim edhe mjetet p\u00ebrkat\u00ebse, si arm\u00eb pa z\u00eb dhe helme me veprim t\u00eb ngadalsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne studiuam mund\u00ebsit\u00eb tona p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim dhe gjet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm nj\u00eb agjent, apo mik tonin (nuk m\u00eb kujtohet ekzakt), n\u00eb Franc\u00eb, q\u00eb kish punuar si kuzhinier i Leka Zogut dhe sido q\u00eb tani ai ishte n\u00eb pension. Gerlandina e mbante af\u00ebr dhe ky shpesh shkonte n\u00eb Spanj\u00eb ku banonte Leka Zogu. K\u00ebt\u00eb variant, ia raportuam Kadri Hazbiut, ai e miratoi dhe na tha t\u00eb p\u00ebrpiqeshim t\u00eb siguronim helmin q\u00eb veprimin ta b\u00ebnim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb Kadri Hazbiu na tha q\u00eb ta linim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse veprimet n\u00ebp\u00ebrmjet zhdukjes me terror fizik, nuk jan\u00eb metod\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb zbulimit ton\u00eb, por t\u00eb vazhdoj\u00eb ndjekja dhe p\u00ebrpunimi i Leka Zogut. Problemi u mbyll me kaq dhe p\u00ebr koh\u00ebn sa jesh\u00eb un\u00eb n\u00eb Drejtori, nuk u sigura as helm me veprim t\u00eb ngadalsh\u00ebm, as arm\u00eb pa z\u00eb dhe as mjete t\u00eb tjera t\u00eb teknik\u00ebs operative.<\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse ky rast i radiogramit t\u00eb New Yorkut, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb pasur lidhje me k\u00ebt\u00eb problem. Por di dhe k\u00ebt\u00eb e them me kompetenc\u00eb, q\u00eb asokohe kam qen\u00eb un\u00eb, doza helmi nuk jan\u00eb siguruar asnj\u00ebher\u00eb nga rezidenturat. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>                              Jonuz Mersini<\/p>\n<p>                   Ish-Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Zbulimit<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/kadri-hazbiu-na-kerkoi-helme-me-veprim-te-ngadalte-se-donte-ti-perdorte-kunder-leka-zogut\/\">Kadri Hazbiu na k\u00ebrkoi helme me veprim t\u00eb ngadalt\u00eb, se donte t\u2019i p\u00ebrdorte kund\u00ebr Leka Zogut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i Diku nga fillimi i vitit 1945, vet\u00ebm disa muaj pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs, Qeveria shqiptare e kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, hartoi dhe publikoi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb emrash, t\u00eb cil\u00ebt ishin arratisur nga Shqip\u00ebria kryesisht n\u00eb periudh\u00ebn tetor \u2013 dhjetor 1944, ku pjesa m\u00eb e madhe e tyre ishin ish-eksponent\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47582","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47582"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47582\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}