{"id":4758,"date":"2024-12-31T07:00:16","date_gmt":"2024-12-31T07:00:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/31\/presidenti-i-39-te-i-shteteve-te-bashkuara-jimmy-carter-shuhet-ne-moshen-100-vjecare\/"},"modified":"2024-12-31T07:00:16","modified_gmt":"2024-12-31T07:00:16","slug":"presidenti-i-39-te-i-shteteve-te-bashkuara-jimmy-carter-shuhet-ne-moshen-100-vjecare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/31\/presidenti-i-39-te-i-shteteve-te-bashkuara-jimmy-carter-shuhet-ne-moshen-100-vjecare\/","title":{"rendered":"Presidenti i 39-t\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Jimmy Carter, shuhet n\u00eb mosh\u00ebn 100 vje\u00e7are"},"content":{"rendered":"<p>Ish-Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Jimmy Carter vdiq t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mosh\u00ebn 100 vje\u00e7are. Presidenti m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb amerikan vdiq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb qytetin e vog\u00ebl Plains t\u00eb Xhorxhias, ku ai dhe gruaja e tij, Rosalynn, e cila vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 96 vje\u00e7are n\u00eb n\u00ebntor 2023, kaluan pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebt e tyre, njoftoi Qendra Carter.<\/p>\n<p><em>\u201cThemeluesi yn\u00eb, ish-presidenti i SHBA-s\u00eb Jimmy Carter, nd\u00ebrroi jet\u00eb k\u00ebt\u00eb pasdite n\u00eb Plains t\u00eb Xhorxhias\u201d, tha qendra n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb lidhje me vdekjen e tij n\u00eb platform\u00ebn e mediave sociale X. N\u00eb deklarat\u00eb thuhej se ai vdiq i qet\u00eb, i rrethuar nga familja e tij.<\/em><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb mandati n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, Presidenti i 39-t\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara, u angazhua p\u00ebr kauza t\u00eb ndryshme nga sh\u00ebndet\u00ebsia tek demokracia globale dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kur Jimmy Carter b\u00ebri betimin m\u00eb 20 janar t\u00eb vitit 1977, ai premtoi nj\u00eb \u201cqeverisje t\u00eb mir\u00eb, ashtu si populli amerikan\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Jimmy Carter, Fjalimi inaugurues i vitit 1977<\/p>\n<p><em>\u201cNuk mund t\u00eb ket\u00eb detyr\u00eb m\u00eb fisnike dhe m\u00eb ambicioze p\u00ebr Amerik\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb nj\u00eb fillimi t\u00eb ri, sesa t\u00eb ndihmoj\u00eb formimin e nj\u00eb bote t\u00eb drejt\u00eb dhe paq\u00ebsore\u201d, tha ai.<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb bote q\u00eb ai vazhdoi t\u2019i kontribuoj\u00eb p\u00ebrtej mandatit t\u00eb tij t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb laureat i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqe. Ai \u00ebsht\u00eb themelues i qendr\u00ebs Carter, nj\u00eb organizat\u00eb globale jofitimprur\u00ebse, misioni i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrhapja e paqes dhe shpres\u00ebs, si dhe luftimi i s\u00ebmundjeve\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cPun\u00ebn e Qendr\u00ebs Carter e shoh si vazhdim\u00ebsi t\u00eb asaj q\u00eb u mundova t\u00eb b\u00ebja si president\u201d, tha ai m\u00eb 2007.<\/em><\/p>\n<p>Zoti Carter lindi n\u00eb Plains t\u00eb Xhorxhias m\u00eb 1924. Ai u diplomua nga Akademia e Marin\u00ebs amerikane m\u00eb 1946, duke sh\u00ebrbyer si oficer n\u00ebndet\u00ebseje para se t\u00eb kthehej n\u00eb Plains m\u00eb 1953 p\u00ebr t\u00eb drejtuar ferm\u00ebn e familjes pas vdekjes s\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ish-presidenti hyri n\u00eb politik\u00eb gjat\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb drejtat civile t\u00eb viteve 1960. Ai sh\u00ebrbeu dy mandate si ligjv\u00ebn\u00ebs n\u00eb Xhorxhia para se t\u00eb b\u00ebhej guvernator i shtetit m\u00eb 1971.<\/p>\n<p><em>\u201cU them sinqerisht se koha p\u00ebr diskriminimin racor ka mbaruar\u201d, tha ai n\u00eb fjalimin gjat\u00eb inaugurimit t\u00eb tij si guvernator i Xhorxhias m\u00eb 1971.<\/em><\/p>\n<p>Ai u b\u00eb nga nj\u00eb guvernator jo shum\u00eb i njohur i jugut m\u00eb 1971, n\u00eb kandidatin fitues t\u00eb zgjedhjeve presidenciale m\u00eb 1976, pasi mposhti me rezultat t\u00eb ngusht\u00eb republikanin Gerald Ford.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet\u00ebsimi i marr\u00ebveshjeve n\u00eb \u201cCamp David\u201d m\u00eb 1979 dhe traktati p\u00ebrfundimtar i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit ishte kulmi i presidenc\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><em>\u201cGjat\u00eb 25 viteve t\u00eb kaluara kan\u00eb ndodhur kat\u00ebr luftra midis arab\u00ebve dhe izraelit\u00ebve, me egjiptian\u00ebt n\u00eb krye, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Bashkimi Sovjetik. Egjipti ishte vendi i vet\u00ebm q\u00eb mund ta sfidonte Izraelin ushtarakisht\u201d, tha zoti Carter n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb m\u00eb 2009.<\/em><\/p>\n<p>Zoti Carter negocioi edhe nj\u00eb traktat q\u00eb i ktheu Panamas\u00eb kontrollin e Kanalit t\u00eb Panamas\u00eb dhe vendosi lidhje t\u00eb plota diplomatike me Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, revolucioni islamik i vitit 1979 n\u00eb Iran ndryshoi kursin e presidenc\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Protestat e udh\u00ebhequra nga klerik\u00ebt shiit\u00eb rr\u00ebzuan udh\u00ebheq\u00ebsin iranian t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili u largua nga vendi.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb militant\u00ebt sulmuan ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Teheran, duke marr\u00eb peng 66 amerikan\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit, 13 pengje u liruan.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 1980, ish-presidenti autorizoi nj\u00eb operacion ushtarak p\u00ebr t\u00eb liruar pengjet tjera. Operacioni d\u00ebshtoi dhe tet\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb amerikane vdiq\u00ebn.<\/p>\n<p>Zoti Carter u p\u00ebrball edhe me sfida t\u00eb brendshme. Inflacioni dhe shkalla e papun\u00ebsis\u00eb d\u00ebmtuan ekonomin\u00eb, \u00e7ka ndikoi n\u00eb humbjen e tij n\u00eb zgjedhjet e vitit 1980 ndaj republikanit Ronald Reagan.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 janar t\u00eb vitit 1981 \u2013 dit\u00ebn e inaugurimit t\u00eb Reaganit \u2013 Irani liroi gjith\u00eb pengjet amerikane.<\/p>\n<p>Zoti Carter, i mposhtur dhe i d\u00ebshp\u00ebruar, u kthye n\u00eb vendlindjen e tij p\u00ebr t\u00eb planifikuar angazhimin e tij pas-presidencial.<\/p>\n<p><em>\u201cPo mendoja t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka t\u00eb vog\u00ebl, nj\u00eb zyr\u00eb pran\u00eb disa nd\u00ebrtesave t\u00eb bukura n\u00eb Atlanta\u201d, tha ai m\u00eb 2007.<\/em><\/p>\n<p>Rezultati ishte shum\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse e njohur bot\u00ebrisht, Qendra Carter ka monitoruar mbi 100 procese zgjedhore dhe ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar mosmarr\u00ebveshje duke filluar nga nj\u00eb bllokad\u00eb b\u00ebrthamore me Koren\u00eb e Veriut m\u00eb 1994 e deri tek nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje midis Ugand\u00ebs dhe Sudanit.<\/p>\n<p>Qendra angazhohet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sh\u00ebndet\u00ebsore duke luftuar s\u00ebmundjet n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb planetit. \u00c7rr\u00ebnjosja e s\u00ebmundjes parazitare \u2018dracunculiasis\u2019, e njohur si \u2018Krimbi i Guines\u00eb\u2019, ishte q\u00ebllimi kryesor. N\u00eb vitin 2022 jan\u00eb raportuar vet\u00ebm 13 raste n\u00eb njer\u00ebz, numri m\u00eb i ul\u00ebt i t\u00eb prekurve ndonj\u00ebher\u00eb me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb s\u00ebmundje n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur. Ajo \u00ebsht\u00eb lija, m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. \u2018Krimbi i Guines\u00eb\u2019 s\u00eb shpejti do t\u00eb jet\u00eb s\u00ebmundja e dyt\u00eb n\u00eb histori q\u00eb do t\u00eb fshihet nga faqja e dheut\u201d, tha ai m\u00eb 2009.<\/em><\/p>\n<p>Angazhimi i zotit Carter p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzimin e \u00e7oi at\u00eb n\u00eb Oslo t\u00eb Norvegjis\u00eb m\u00eb 2002, ku pranoi \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe e fitova p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Qendr\u00ebs Carter. Pra, do t\u00eb isha plot\u00ebsisht i k\u00ebnaqur n\u00ebse trash\u00ebgimia ime do t\u00eb jet\u00eb e bazuar mbi paqen dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Kush nuk e do k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?\u201d, u shpreh zoti Carter m\u00eb 2007.<\/em><\/p>\n<p>Zoti Carter i mbijetoi kancerit t\u00eb trurit m\u00eb 2015 dhe kishte nj\u00eb jet\u00eb aktive deri n\u00eb vitet e 90-a.<\/p>\n<p>Por problemet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe pandemia e koronavirusit m\u00eb 2020 e mbylli at\u00eb n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, ku kaloi vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga paraqitjet e tij t\u00eb fundit televizive, zoti Carter ndau me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs shpresat e tij p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><em>\u201cDo t\u00eb doja q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u2019i shihja Shtetet e Bashkuara kampion n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr paqen, t\u00eb drejtat e njeriut dhe cil\u00ebsin\u00eb e mjedisit dhe do t\u00eb thosha duke i trajtuar t\u00eb gjith\u00eb si t\u00eb barabart\u00eb. N\u00ebse mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb kishim nj\u00eb superfuqi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vendin, q\u00eb un\u00eb e dua shum\u00eb\u201d, tha ai m\u00eb 2019.<\/em><\/p>\n<p>\/voa\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Jimmy Carter vdiq t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mosh\u00ebn 100 vje\u00e7are. Presidenti m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb amerikan vdiq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb qytetin e vog\u00ebl Plains t\u00eb Xhorxhias, ku ai dhe gruaja e tij, Rosalynn, e cila vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 96 vje\u00e7are n\u00eb n\u00ebntor 2023, kaluan pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4758","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4758"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4758\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}