{"id":47541,"date":"2025-10-20T12:29:24","date_gmt":"2025-10-20T12:29:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/birn-raporti-i-awa-tregon-se-gjuha-e-urrejtjes-ne-shqiperi-po-rritet-ndjeshem\/"},"modified":"2025-10-20T12:29:24","modified_gmt":"2025-10-20T12:29:24","slug":"birn-raporti-i-awa-tregon-se-gjuha-e-urrejtjes-ne-shqiperi-po-rritet-ndjeshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/20\/birn-raporti-i-awa-tregon-se-gjuha-e-urrejtjes-ne-shqiperi-po-rritet-ndjeshem\/","title":{"rendered":"BIRN: Raporti i AWA tregon se gjuha e urrejtjes n\u00eb Shqip\u00ebri po rritet ndjesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb raport i prezantuar nga organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) nxori n\u00eb pah shqet\u00ebsimin se gjuha e urrejtjes me baz\u00eb gjinore dhe ajo ndaj gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm n\u00eb krahasim me vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Raporti evidentoi nivelet dhe dimensionet m\u00eb problematike ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur gjuha e urrejtjes n\u00eb peizazhin mediatik shqiptar. Sipas gjetjeve, gjuha e urrejtjes me baz\u00eb gjinore mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqet\u00ebsuese dhe me shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrhapjeje, nd\u00ebrsa ajo ndaj gazetar\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar ndjesh\u00ebm krahasuar me raportet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cDiskursi i urrejtjes \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb ndaj grupeve t\u00eb tilla si grat\u00eb, gazetar\u00ebt, kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, minoritetet, etnit\u00eb, apo edhe grupet me orientim t\u00eb ndrysh\u00ebm seksual,\u201d theksohet n\u00eb raport. Nj\u00eb risi e k\u00ebtij raporti jan\u00eb kategorit\u00eb e reja t\u00eb identifikuara si objekt i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, p\u00ebrkat\u00ebsisht institucionet publike dhe f\u00ebmij\u00ebt\/minoren\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjetjet e raportit mbulojn\u00eb periudh\u00ebn nga janari 2024 deri n\u00eb qershor 2025 dhe bazohen n\u00eb raportimin e 96 incidenteve q\u00eb p\u00ebrmbanin gjuh\u00eb urrejtjeje. \u201cIncidentet m\u00eb t\u00eb shpeshta gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ishin ato me baz\u00eb gjinore (40.6%), ndaj gazetar\u00ebve (12.5%) dhe ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb (12.5%),\u201d tha ekspertja e raportit, Dorentina Hysa.<\/p>\n<p>Hysa i cil\u00ebsoi k\u00ebto gjetje si shqet\u00ebsuese, duke theksuar se politikan\u00ebt dominojn\u00eb diskursin politik kund\u00ebr gazetar\u00ebve, duke ndikuar n\u00eb amplifikimin e narrativave t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>Edhe deputetja Jorida Tabaku shprehu shqet\u00ebsimin e saj lidhur me nivelet e larta t\u00eb diskursit t\u00eb urrejtjes. \u201cNe e kemi kthyer median n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushtetit,\u201d tha Tabaku, duke n\u00ebnkuptuar se politikan\u00ebt shpesh p\u00ebrdorin sulmet ndaj gazetar\u00ebve si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i censuruar ata.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, nj\u00eb faktor q\u00eb ndikon n\u00eb nxitjen e urrejtjes jan\u00eb edhe narrativat dezinformuese q\u00eb shp\u00ebrndahen me q\u00ebllim nga aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. \u201cGjuha e urrejtjes \u00ebsht\u00eb produkt gjithashtu i nj\u00eb dezinformimi t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm, q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb prodhuar urrejtje dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb stereotipe mbi kategori t\u00eb caktuara,\u201d tha Gajda.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/20\/birn-raporti-i-awa-tregon-se-gjuha-e-urrejtjes-ne-shqiperi-po-rritet-ndjeshem\/\">BIRN: Raporti i AWA tregon se gjuha e urrejtjes n\u00eb Shqip\u00ebri po rritet ndjesh\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb raport i prezantuar nga organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) nxori n\u00eb pah shqet\u00ebsimin se gjuha e urrejtjes me baz\u00eb gjinore dhe ajo ndaj gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm n\u00eb krahasim me vitet e m\u00ebparshme. Raporti evidentoi nivelet dhe dimensionet m\u00eb problematike ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur gjuha e urrejtjes n\u00eb peizazhin mediatik shqiptar. Sipas gjetjeve, gjuha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47541","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47541\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}