{"id":47331,"date":"2025-10-19T12:48:18","date_gmt":"2025-10-19T12:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/19\/per-treshen-mbi-shekullore-lavdia-e-historise-krenaria-e-organizates\/"},"modified":"2025-10-19T12:48:18","modified_gmt":"2025-10-19T12:48:18","slug":"per-treshen-mbi-shekullore-lavdia-e-historise-krenaria-e-organizates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/19\/per-treshen-mbi-shekullore-lavdia-e-historise-krenaria-e-organizates\/","title":{"rendered":"P\u00ebr treshen mbi-shekullore, lavdia e historis\u00eb, krenaria e Organizat\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Nga:<\/p>\n<p>-Prof. Dr. Hulusi Hako, Kryetar i Organzat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Veteran\u00ebve dhe Pasardh\u00ebsve t\u00eb LAN\u00c7-it,<\/p>\n<p>-Anila Gjokoreci, pasardh\u00ebse veterani, shefe e Departamentit t\u00eb mardh\u00ebnive me jasht\u00eb pran\u00eb k\u00ebtij Komiteti Komb\u00ebtar<\/p>\n<p>-Bashkim Ko\u00e7i, pasardh\u00ebs veterani, gazetar<\/p>\n<p>Organizata jon\u00eb, sot, i ka me kimet Veteran\u00ebt, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb brezit t\u00eb LAN\u00c7-it, q\u00eb b\u00ebn\u00eb histori, hyn\u00eb e mbet\u00ebn n\u00eb t\u00eb, si dukuria e atdhetaris\u00eb s\u00eb kulluar, heroizmit deri n\u00eb sublimitet. T\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do sakrific\u00eb, ata mbeten modeli p\u00ebr mbi nj\u00ebzetmij\u00eb Pasardh\u00ebs \u2013 burim i pashtersh\u00ebm i mbajtjes gjall\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj trash\u00ebgimie m\u00eb t\u00eb vyer identitare dhe konsolidimit t\u00eb atdhetaris\u00eb, q\u00eb sot ta mbajn\u00eb gjall\u00eb e trash\u00ebgojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tipar themlor ekzistencial, si gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe t\u00eb shenjt\u00eb, si peivilegj, krenari e p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ismet Elezi, Njazi Jaho e Luan Omari jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues tipik\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb tyre t\u00eb lavdish\u00ebm \u2013 atdhetar\u00eb e dinjitoz\u00eb. N\u00eb at\u00eb brez t\u00eb lavdish\u00ebm, u shquan p\u00ebr vendosm\u00ebri dhe qart\u00ebsi n\u00eb koh\u00ebn kur vendi u ndodh jo thjesht n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, por n\u00eb rob\u00ebrin\u00eb e padurueshme t\u00eb thundr\u00ebs fashiste dhe pik\u00ebrisht kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje, atij i lindi problemi ekzistencial p\u00ebr liri, sovranitet, liri dhe dinjitet njer\u00ebzor. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr brezin q\u00eb desh t\u00eb aspironte t\u00eb arsimohej, t\u00eb zgjidhte rrug\u00ebn e jet\u00ebs, t\u00eb dashuronte, por atdheu r\u00ebnkonte e r\u00ebnkonte! \u2013 \u00c7\u2019ke o M\u00ebm\u00ebdhe, ja ku na ke ne! Kush bie p\u00ebr Atdhe, nuk ka vdekur, por ka le\u201d! Kjo ishte deviza e brezit t\u00eb asaj kohe, s\u00eb cil\u00ebs i q\u00ebndruan besnik edhe p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs aktive profesionale \u2013 trash\u00ebgimi kjo edhe prej edukat\u00ebs familjare n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs u nd\u00ebrgjegj\u00ebsuan t\u00eb ndjekin n\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn, virtyte t\u00eb cilat i konsoliduan e sanksionuan edhe profesionalisht me arsimimin e tyre n\u00eb fush\u00ebn e Jurisprudenc\u00ebs. Kjo pasuri dhe past\u00ebrti shpirt\u00ebrore u b\u00eb dhe burim e forc\u00eb e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, lidhja me k\u00ebto virtyte, u konsolidua, u b\u00eb m\u00eb organike, gati si t\u00eb regjistruar n\u00eb gen.<\/p>\n<p>Veprimtaria e tyre, si ajo gjat\u00eb Luft\u00ebs dhe n\u00eb paqe n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut \u2013 \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e sanksionuar nga organet e larta shtet\u00ebrore me dokumente zyrtare, me medalje e dekorata. Bashkia e Tiran\u00ebs i ka shpallur \u201cMir\u00ebnjohja e qytetit\u201d, Organizata jon\u00eb i ka vler\u00ebsuar me titullin \u201cNderi i Organizat\u00ebs\u201d. Por, ata kan\u00eb edhe t\u00eb ve\u00ad\u00e7antat e tyre.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>1. Profesor ISMET ELEZI, biri i rivier\u00ebs shqiptare, lindur n\u00eb Fter\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs, m\u00eb 5prill 1920. Krahas favorit natyror t\u00eb frym\u00ebmarrjes s\u00eb ajrit t\u00eb jodizuar t\u00eb Adriatikut, u brumos me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt, objektive dhe karakter thell\u00ebsisht njer\u00ebzor, plot thesare ku dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb urt\u00ebsi e men\u00e7uri. Me k\u00ebto premisa, Profesori yn\u00eb shndriti shekullin.<br \/>\nNuk gjen asnj\u00eb deg\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs e t\u00eb dijes ku brezat e k\u00ebtij fshati t\u00eb mos ken\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpirtin dhe dijet e tyre t\u00eb vyera, nd\u00ebr ta jan\u00eb 11 me titujt: Profesor, Doktor Shkencash, \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d, \u201cT\u00eb Merituar\u201d, etj.<\/p>\n<p>Ky personalitet ka lindur n\u00eb koh\u00eb luft\u00ebrash vendimtare, n\u00eb at\u00eb mot kur pushtuesit italian\u00eb dynd\u00ebn drejt qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs. Dhe ndodh me Ismet Elezin, si\u00e7 ndodh me pem\u00ebn: sa m\u00eb shum\u00eb ajo m\u00ebsyn drejt drit\u00ebs, aq m\u00eb fort rr\u00ebnj\u00ebt e saj kapen me tok\u00ebn. Mbas arsimit fillor n\u00eb vendlindje, Liceun n\u00eb Tiran\u00eb, fitoi konkursin p\u00ebr n\u00eb Universitetin e Firences, Itali. N\u00eb korrik 1943 nd\u00ebrpreu studimet p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur thirrjes s\u00eb Atdheut, dhe u b\u00eb pjes\u00eb aktive e L\u00ebvizjes Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare deri n\u00eb \u00e7lirimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I riu plot dinjitet dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me pun\u00eb, qofshin edhe t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1945 mori detyr\u00ebn n\u00eb sektorin e propagand\u00ebs t\u00eb Rinis\u00eb Antifashiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Urt\u00ebsia, fjala dhe entuziazmi i tij rinor ngjiti kudo, sidomos n\u00eb krahin\u00ebn e Bregut, Kurveleshit dhe m\u00eb tej. Kish \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb studjonte p\u00ebr Drejt\u00ebsi, q\u00eb iu b\u00eb e mundshme ta fillonte n\u00eb vitin 1946 n\u00eb Leningrad, deri n\u00eb vitin 1951 me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera, sepse n\u00eb ato vite shkollimi ai u udh\u00ebhoq nga parimi: Sot nj\u00eb student, nes\u00ebr nj\u00eb drejtues i zoti. K\u00ebsaj familjeje q\u00eb lind dhe edukon njer\u00ebz inteligjent dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar, i p\u00ebrket edhe kirurgu duarart\u00eb Besim Elezi, i cili po i afrohet vitit jubilar t\u00eb 90-vjetorit t\u00eb lindjes. Qeverit\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, po t\u2019ia kishin ngen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdeseshin p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e rac\u00ebs shqiptare, at\u00eb \u201cvat\u00ebr Elezi\u201d n\u00eb Bregdet, do ta kishin shpallur \u201cFamlje inkubator\u201d.<br \/>\nDhe ky shk\u00eblqim domosdo q\u00eb la gjum\u00eb t\u00eb arta, ndaj ishte Ismet Elezi ai q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrzgjidhej p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet pasuniversitare 1957-1961 dhe u vler\u00ebsua me grad\u00eb shkencore.<br \/>\nSi njeri i fush\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Profesori yn\u00eb e konsideronte k\u00ebt\u00eb mision si detyr\u00eb hyjnore, si t\u00eb lidhurin e p\u00ebrjetsh\u00ebm pas q\u00ebllimit q\u00eb i kish v\u00ebn\u00eb vetes n\u00eb detyr\u00ebn fillestare t\u00eb Prokurorit dhe m\u00eb tej Sekretar Shkencor i lnstitutit t\u00eb Shkencave, i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kryetar i Byros\u00eb Juridike n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave (1966-1985), drejtues i Katedr\u00ebs Penale n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb (1957-1990) etj. Ky intektual me profesionaliz\u00ebm n\u00eb rritje mbetet shembull i p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb, model dhe krenari p\u00ebr kombin. Dhe ky p\u00ebrkushtim i madh, i kishte rr\u00ebmbyer shpirt e zem\u00ebr Profesorit, p\u00ebr t\u2019u udh\u00ebhequr nga motoja: T\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb kudo drejt\u00ebsia! Vet\u00ebm k\u00ebshtu ai do t\u00eb ishte konsekuent dhe i kujdesur p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb n\u00eb karrier\u00eb, nj\u00ebsoj si n\u00eb fillim, si at\u00ebher\u00eb kur ishte betuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb besnik i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Profesorin, suksesi ishte dhe mbeti deri n\u00eb fund nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm, nj\u00eb status q\u00eb e ngjiti lart e m\u00eb lart profesionalisht dhe i besoi detyra me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. P\u00ebr rreth 50 vjet ai do t\u00eb punonte si pedagog pran\u00eb UT, n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb suksessh\u00ebm ka marr\u00eb dhe titullin \u201cProfesor\u201d. Ishte viti 1972. \u00cbsht\u00eb rasti dhe vendi t\u00eb sjellim faktin se titulli Profesor nuk do t\u00eb ndryshonte asgj\u00eb te karakteri apo puna e tij sistematike p\u00ebr t\u00eb ndjekur hap pas hapi zhvillimet dhe proceset q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb formimin profesional t\u00eb student\u00ebve, qoft\u00eb n\u00eb zhvillimet progresiste t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Profesor Ismet Elezin nuk e b\u00ebri p\u00ebr vete asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb largohej nga udha e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duke zbatuar ligjin.<\/p>\n<p>Profesori ka krijimtari t\u00eb gjer\u00eb shkencore me 280 vepra me mbi 8000 faqe t\u00eb botuara, t\u00eb sistemuara dhe t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb mbetur nj\u00eb bibliotek\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb studjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkenc\u00eb t\u00eb bukur, ndon\u00ebse t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb monografi e tekste universitare. Vepra shkencore: \u201cE drejta zakonore penale e shqiptar\u00ebve\u201d ka marr\u00eb \u00c7mimin e Republik\u00ebs. Vep\u00ebr tjet\u00ebr me vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe \u201cE drejta zakonore e Lab\u00ebris\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb autor i 14 teksteve universitare, i 27 veprave shkencore si dhe i 16 librave, si bashkautor i teksteve t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shum\u00eb studiues kan\u00eb qen\u00eb e do t\u00eb mbeten \u201cl\u00ebnd\u00eb e par\u00eb\u201d p\u00ebr zgjerimin dhe konsolidimin e formimit n\u00eb jurispudenc\u00eb. Bie n\u00eb sy fakti se Prof. Ismet Elezi ka qen\u00eb aktiv, intelektual me k\u00ebrkesa t\u00eb larta. Ai mbetet nd\u00ebr personalitetet m\u00eb n\u00eb z\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mjaft konferenca shkencore komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>I \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj k\u00ebrkese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante, gj\u00eb q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb formimin e k\u00ebtij personaliteti t\u00eb lart\u00eb, dhe po i till\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektimi i tij n\u00eb shoq\u00ebri ku punoi e kontribuoi. Jan\u00eb k\u00ebto virtyte q\u00eb n\u00eb vitin 1998, Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Biograf\u00ebve n\u00eb Kembrixh (Angli) e ka shpallur \u201cNjeriu Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d n\u00eb shkenc\u00eb. Profesori yn\u00eb tashm\u00eb e ka kap\u00ebrcyer shekullin, madje festoi edhe 105-vjetorin e lindjes, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn presidenti i Republik\u00ebs zoti Bajram Begaj organizoi nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>2. Nd\u00ebrsa vitet largohen, trash\u00ebgimia e k\u00ebtyre mbishekullor\u00ebve b\u00ebhet m\u00eb me vler\u00eb e shk\u00eblqim. Figura tjet\u00ebr emblematike \u00ebsht\u00eb juristi yn\u00eb Njazi Jaho, biri i Gjirokastr\u00ebs, i lindur n\u00eb Palorto m\u00eb 25 prill 1923, atdhetar i kulluar, jurist i shquar i nj\u00eb jete t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb pasur p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb. Studimet e larta i kreu n\u00eb Bashkimin Sovjetik, n\u00eb Universitetin e Leningradit, p\u00ebr Juridik. I riu 34-vje\u00e7ar u shqua q\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs (1957), q\u00eb PPSH e drejtuar nga Enver Hoxha, t\u00eb zbatonte doktrin\u00ebn komuniste sipas etik\u00ebs s\u00eb saj, pa dallime e privilegje\u2026<\/p>\n<p>Ky personalitet, nd\u00ebr m\u00eb aktiv\u00ebt, drejtues e krijues, deri dhe n\u00eb Komitetin e Helsinkit, p\u00ebr pik\u00ebpamjet e tij t\u00eb barazis\u00eb shoq\u00ebrore dhe pa dallime t\u00eb theksuara, u nd\u00ebshkua me burg, u internua, i privuar edhe nga ushtrimi i profesionit. Ky nd\u00ebshkim mbeti sipas sloganit diferencues \u201cPartia pohon, populli d\u00ebgjon\u201d. Le t\u00eb thuhet \u201cburgu p\u00ebr burrat \u00ebsht\u00eb\u201d, nj\u00eb fjal\u00eb goje koj. Por shpirti i atij q\u00eb e p\u00ebrjeton, e di se sa i r\u00ebndon, sidomos kur \u00ebsht\u00eb politik i zbatuar brenda llojit, sepse Njaziu kish provuar edhe burgun fashist (prill 1942) t\u00eb cilin e p\u00ebrjetonte si nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb atdhetaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb past\u00ebr, sepse po nd\u00ebshkohej si antifashist, me deviz\u00ebn: P\u00ebr Shqip\u00ebri, p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nd\u00ebrgjegja njer\u00ebzore, n\u00eb dialektik\u00ebn e vet evolon dhe forcon karakterin, kur mban p\u00ebr bosht t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm e t\u00eb pal\u00ebkundur bindjen se jeton p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn. Me k\u00ebt\u00eb bindje, kushdo mbetet n\u00eb natyrshm\u00ebrin\u00eb e vet me \u00e7ilt\u00ebrsi, sinqeritet, besnik i profesionit t\u00eb vet. I hodhi n\u00eb kosh akuzat q\u00eb ishin shpalosur publikisht dhe q\u00eb opinioni i koh\u00ebs i kish regjistruar si absolute. Me mendimin sovran n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ai mbeti vetvetja, kurse politika vazhdon me relativizmin, konjukturat dhe dredhit\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Kjo kategori njer\u00ebzish mbeti konseguente n\u00eb mendime e karakter n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e konceptimit t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb komunikimit gjithnj\u00eb nj\u00ebzor. Me k\u00ebto peripeci, ai Njazi, vijon normalisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn trajektore, me t\u00eb nj\u00ebjtin karakter dhe m\u00ebnyr\u00eb kuptimi t\u00eb jet\u00ebs dhe komunikimi me njer\u00ebzit. Mbeti gjithnj\u00eb po ai, ish-partizani, nd\u00ebr kuadrot aktiv\u00eb, n\u00ebmos nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shquarit n\u00eb radh\u00ebt e formacioneve partizane edhe p\u00ebr faktin se ishte pjes\u00eb e \u201ct\u00eb pakt\u00ebve n\u00eb numur\u201d, e atyre q\u00eb shquheshin si njer\u00ebz jo vet\u00ebm t\u00eb arsimuar, por me q\u00ebndres\u00eb, guxim e dinjitet. Njazi Jaho, me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb profesionale dhe grad\u00eb Doktor Shkencash, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb denj\u00eb, q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb kompromis me t\u00eb keqen, me shkeljen e Ligjit. Ai, menj\u00ebher\u00eb pas viteve \u201990, (67 vje\u00e7), u angazhua me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb Komitetin Shqiptar t\u00eb Helsinkit si K\u00ebshilltar ligjor, ku do t\u00eb shfaqte n\u00eb sy t\u00eb opinionit publik jo vet\u00ebm kompetenc\u00ebn dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb njeriut t\u00eb urt\u00eb e t\u00eb ditur, por edhe vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur e p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar at\u00eb m\u00eb jetiken, t\u00eb drejtat e njeriut. Kujtojm\u00eb se KShH (Komiteti Shqiptar i Helsinkit) ka patur n\u00eb krye jurist\u00eb dhe veprimtar\u00eb t\u00eb shquar si Ylli Popa e t\u00eb tjer\u00eb me radh\u00eb, por ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe mbeti gur i pal\u00ebvizsh\u00ebm, e ka emrin Njazi Jaho. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ku ngecte \u201csharra n\u00eb gozhd\u00eb\u201d ajo q\u00eb hiqte litarin ishte konsulenca me t\u00eb drejtin Njazi Jaho.<\/p>\n<p>Kjo figur\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb t\u00eb shijonte n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs sipas urt\u00ebsis\u00eb popullore \u201cMendje e sh\u00ebndosh\u00eb, n\u00eb trup t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb\u201d, natyra i dhuroi edhe faktorin sh\u00ebndetsor. Konstitucialistin Njazi Jaho, n\u00ebse jeta e ka \u201cnd\u00ebshkuar\u201d, duke kaluar shum\u00eb peripeci, e madje t\u00eb r\u00ebnda e me pasoja t\u00eb ndjeshme n\u00eb jet\u00ebn e tij personale, natyra e ka mbajtur pran\u00eb, e ka p\u00ebrk\u00ebdhelur, i ka falur m\u00eb t\u00eb \u00e7muarin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti. Ai \u00ebsht\u00eb nga ata q\u00eb num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs, nga ata q\u00eb e ka kap\u00ebrcyer shekullin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb statur\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u theksuar edhe kontributi n\u00eb fush\u00ebn e jurisprudenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Fal\u00eb dinjitetit e karakterit t\u00eb tij t\u00eb pal\u00ebkundur, Njazi Jaho mbetet t\u00eb jet\u00eb edhe NJERI. Ndoshta, pse jo, q\u00eb kjo mendje e ky karakter e \u201cmori m\u00eb qaf\u00eb\u201d n\u00eb at\u00eb vit t\u00eb larg\u00ebt, 1957, kur jeta e shtyu n\u00eb nj\u00eb tat\u00ebpjet\u00eb t\u00eb papritur dhe t\u00eb pad\u00ebshiruar, e cila sot ka evoluar n\u00eb lavdi dhe krenari. Eset\u00eb e tij t\u00eb vitit 1991, trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb probleme kushtetuese dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb burimeve njer\u00ebzore botuar n\u00eb gazetat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb koh\u00ebs. Jeta ka provuar dhe e ka v\u00ebrtetur se kurora e lavdis\u00eb nuk mund t\u00eb vendosen kudo e ngado, por tek ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe kan\u00eb mbetur q\u00ebndrestar\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, sidomos ndaj Ligjit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, sado pasuri t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb njeriu, sado sh\u00ebndet, apo rehati t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb, ai nuk ndihet i p\u00ebrmbushur n\u00ebse nuk ka vler\u00ebsimin e njer\u00ebzve. Njazi Jaho n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ndihet i privilegjuar, sepse mbetet nd\u00ebr t\u00eb rall\u00ebt q\u00eb e ka fituar vler\u00ebsimin publik p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb si besnik i ligjit.<\/p>\n<p>3. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb jet\u00eb, njer\u00ebzit me emrin LUAN, por ta mbash dhe justifikosh at\u00eb si Profesori yn\u00eb Luan Omari, kjo ndodh rrall\u00eb. Ky Profesor, lindur n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 10 qershor 1925, n\u00eb rinin\u00eb e tij, hyri dhe p\u00ebrjetoi p\u00ebrpjekjet e popullit shqiptar p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Shkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesme i ndoqi n\u00eb Tiran\u00eb. Pas mbarimit t\u00eb gjimnazit (fillimi i viteve \u201940), u d\u00ebrgua me burs\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr studime n\u00eb Itali, p\u00ebr Shkencat Juridike. Pas Luft\u00ebs, p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb pas iu kushtua karrier\u00ebs akademike k\u00ebrkimore; karrier\u00eb e gjat\u00eb si pedagog e profesor n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. \u00cbsht\u00eb autor i shum\u00eb librave universitar\u00eb n\u00eb: Teori shteti dhe t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese, Historia e Shtetit dhe e s\u00eb drejt\u00ebs, e Drejta e Krahasuar, Shteti dhe e Drejta, etj, artikuj dhe studime n\u00eb revistat shkencore, p\u00ebrkthime dhe p\u00ebshtatje t\u00eb literatur\u00ebs juridike per\u00ebndimore p\u00ebr nevojat e universiteteve shqiptare. An\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kontribues n\u00eb hartimin e kushtetutave t\u00eb vendit. I lidhur ngusht\u00eb me Jurisprudenc\u00ebn, ai u b\u00eb nj\u00eb nga figurat themelore t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe shkenc\u00ebs juridike shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1956, mori titullin Doktor i Shkencave Juridike. M\u00eb 1960 u b\u00eb Profesor n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb. Nga fillimi i viteve \u201870 zgjidhet an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas mbajti postin e Sekretarit Shkencor t\u00eb k\u00ebsaj Akademie. M\u00eb pas, drejtoi p\u00ebr vite me radh\u00eb Departamentin e Teoris\u00eb s\u00eb Shtetit dhe s\u00eb Drejt\u00ebs; ishte pjes\u00eb e komisioneve p\u00ebr hartimin e kushtetutave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1976 dhe projektet pas viteve \u201990).<\/p>\n<p>Luan Omari, nj\u00eb nga jurist\u00ebt dhe akademik\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb, \u00ebsht\u00eb dekoruar disa her\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr kontribut n\u00eb shkenc\u00ebn juridike, arsim dhe kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>-Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSh e ka dekoruar me disa medalje e urdh\u00ebra: Urdh\u00ebri \u201cNaim Frash\u00ebri i klasit t\u00eb Par\u00eb\u201d p\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs, arsimit, botimeve shkencore. Ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar gjithashtu me tituj t\u00eb tjer\u00eb deri n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme si akademik i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe an\u00ebtar i institucioneve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore e shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Profesor Luan Omari mbetet konstitucionalisti i shquar dhe me nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb pasur, me bosht t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tre k\u00ebta personalitete mbishekullor\u00eb, kan\u00eb milituar denj\u00ebisht edhe n\u00eb Organizat\u00ebn ton\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d, mbeten nj\u00eb pasuri e \u00e7muar jo vet\u00ebm p\u00ebr OVP-t\u00eb e LAN\u00c7-it, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb plejad\u00ebn e jurist\u00ebve t\u00eb vendit. T\u00eb till\u00eb qytetar\u00eb nderojn\u00eb kombin, prandaj dhe jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb denj\u00eb t\u00eb shpallen \u201cNderi i tij\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb 81- vjetor t\u00eb \u00c7lirimit t\u00eb Atdheut.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/per-treshen-mbi-shekullore-lavdia-e-historise-krenaria-e-organizates\/\">P\u00ebr treshen mbi-shekullore, lavdia e historis\u00eb, krenaria e Organizat\u00ebs!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: -Prof. Dr. Hulusi Hako, Kryetar i Organzat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Veteran\u00ebve dhe Pasardh\u00ebsve t\u00eb LAN\u00c7-it, -Anila Gjokoreci, pasardh\u00ebse veterani, shefe e Departamentit t\u00eb mardh\u00ebnive me jasht\u00eb pran\u00eb k\u00ebtij Komiteti Komb\u00ebtar -Bashkim Ko\u00e7i, pasardh\u00ebs veterani, gazetar Organizata jon\u00eb, sot, i ka me kimet Veteran\u00ebt, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb brezit t\u00eb LAN\u00c7-it, q\u00eb b\u00ebn\u00eb histori, hyn\u00eb e mbet\u00ebn n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47331","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47331\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}