{"id":47267,"date":"2025-10-19T06:48:13","date_gmt":"2025-10-19T06:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/19\/liria-e-shprehjes-mbetet-pika-e-dobet-e-shqiperise-drejt-integrimit-ne-be\/"},"modified":"2025-10-19T06:48:13","modified_gmt":"2025-10-19T06:48:13","slug":"liria-e-shprehjes-mbetet-pika-e-dobet-e-shqiperise-drejt-integrimit-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/19\/liria-e-shprehjes-mbetet-pika-e-dobet-e-shqiperise-drejt-integrimit-ne-be\/","title":{"rendered":"Liria e shprehjes mbetet pika e dob\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb drejt integrimit n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Qendra p\u00ebr Shkenc\u00eb dhe Inovacion p\u00ebr Zhvillim (SCiDEV), b\u00ebri t\u00eb ditur me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp, se Raporti i Komisionit Evropian p\u00ebr zbatimin e Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor konfirmon se, ndon\u00ebse Shqip\u00ebria ka p\u00ebrmbushur kriteret makroekonomike dhe fiskale p\u00ebr disbursimin e fondeve, p\u00ebrparimi n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb mediave mbetet kryesisht formal dhe i kufizuar n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimi i Komisionit konkludon se vendi ka p\u00ebrmbushur parakushtet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr stabilitetin makroekonomik dhe menaxhimin fiskal, por kapitulli mbi t\u00eb drejtat themelore, ve\u00e7an\u00ebrisht lirin\u00eb e medias dhe t\u00eb shprehjes, mbetet nd\u00ebr fushat m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb reform\u00ebs\u201d, shkruhet n\u00eb deklarat\u00ebn e SCiDEV, q\u00eb monitoron lirin\u00eb e medias dhe politikat publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas seksionit q\u00eb lidhet me \u2018P\u00ebrmir\u00ebsimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane\u2019, Komisioni Evropian vler\u00ebsoi tre masa reforme-dhe vet\u00ebm nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb arritur plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cDy elementet kryesore, q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias, nuk u p\u00ebrmbush\u00ebn,\u201d thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e SCiDEV, e cila shton se \u2018kjo disbalanc\u00eb thekson hendekun e vazhduesh\u00ebm mes p\u00ebrputhjes ligjore formale dhe zbatimit praktik\u2019.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb protokoll institucional p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe jan\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzime nga organet e hetimit, theksohet se k\u00ebto masa nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndryshim real n\u00eb terren, pasi ato nuk shoq\u00ebrohen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi konkrete, zbatim t\u00eb qart\u00eb dhe monitorim efektiv.<\/p>\n<p>\u201cAngazhimi i vazhduesh\u00ebm i SCiDEV me institucionet ligjzbatuese p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve tregon se progresi \u00ebsht\u00eb i mundur kur institucionet veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me median dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile\u201d, shkruhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto masa u vler\u00ebsuan si formale dhe jo funksionale. Sipas Komisionit Evropian, autoritetet d\u00ebshtuan t\u00eb sigurojn\u00eb prova p\u00ebr trajnime sistematike t\u00eb policis\u00eb dhe prokuror\u00ebve, mbledhje t\u00eb rregullt t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave apo koordinim efektiv mes institucioneve.\u00a0 Po k\u00ebshtu thuhet se nuk jan\u00eb caktuar pika fokale n\u00eb gjykata dhe nuk ka d\u00ebshmi se prokurorit\u00eb kan\u00eb zbatuar udh\u00ebzimet e reja p\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebri p\u00ebr sulmet ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr pasoj\u00eb, progresi ligjor nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me kapacitet institucional real, dhe masa \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si \u2018e pap\u00ebrmbushur\u2019, me nj\u00eb afat t\u00eb ri deri n\u00eb qershor 2026\u201d, shtohet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>SCiDEV dhe Rrjeti i Gazetar\u00ebve \u2018SafeJournalists\u2019 kan\u00eb theksuar vazhdimisht se angazhimet p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve duhet t\u00eb institucionalizohen dhe t\u00eb mos mbeten masa t\u00eb rast\u00ebsishme, pa zbatim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb kapacitetet e organeve ligjzbatuese dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb reagimi, t\u00eb koordinuar mes prokuroris\u00eb, policis\u00eb, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Avokatit t\u00eb Popullit, shoqatave t\u00eb medias, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, thuhet m\u00eb tej.\u00a0 Vet\u00ebm p\u00ebrmes reagimeve t\u00eb shpejta dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme mund t\u00eb kthehen masat deklarative n\u00eb mbrojtje efektive t\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian e ka vler\u00ebsuar si t\u00eb p\u00ebrmbushur vet\u00ebm pjes\u00ebrisht p\u00ebrafrimin me Aktin e Sh\u00ebrbimeve Digjitale, por ky hap shihet si teknik dhe pa ndikim real n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes online.<\/p>\n<p>Ky proces i mbyllur rrezikon t\u00eb minoj\u00eb besimin publik dhe bie ndesh me praktikat standarde t\u00eb konsultimit demokratik.<\/p>\n<p>SCiDEV ka theksuar n\u00eb analiz\u00ebn e saj se p\u00ebrafrimi me Aktin e Sh\u00ebrbimeve Digjitale (DSA) duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb realisht p\u00ebr t\u00eb forcuar transparenc\u00ebn, llogaridh\u00ebnien dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve online, dhe jo t\u00eb mbetet nj\u00eb proces formal q\u00eb riprodhon boshll\u00ebqet ekzistuese t\u00eb qeverisjes. Organizata vler\u00ebson se zbatimi i DSA mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr rregullim demokratik t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs digjitale, por vet\u00ebm n\u00ebse shoq\u00ebrohet me nj\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe zbatim efektiv. Pa nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb zbatimi, reformat digjitale rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Hapi i reform\u00ebs p\u00ebr transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias, nj\u00eb nga prioritetet afatgjata t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr garantimin e pluralizmit, u vler\u00ebsua s\u00ebrish si \u2018i pap\u00ebrmbushur\u2019.<\/p>\n<p>Edhe pse vendimi i fundit i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb vendosi detyrime t\u00eb reja p\u00ebr deklarimin e pron\u00ebsis\u00eb nga transmetuesit audioviziv\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) t\u00eb publikoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dy her\u00eb n\u00eb vit, masa- sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit Evropian- nuk arriti t\u00eb siguroj\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebrfituesve real\u00eb, deklarim nd\u00ebrsektorial apo prova p\u00ebr zbatim t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs Komisioni konkludoi se rregullorja p\u00ebrmir\u00ebsoi dushm\u00ebrin\u00eb, por jo transparenc\u00ebn reale, duke i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb afat deri n\u00eb dhjetor 2026 p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Monitorimi m\u00eb i fundit q\u00eb SCiDEV ka publikuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Rrjetin Ballkanik p\u00ebr Gazetari Investigative (BIRN Albania), ka treguar kompleksitetin n\u00eb rritje t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb medias n\u00eb epok\u00ebn digjitale.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimi i Komisionit se rregullat e transparenc\u00ebs mbeten t\u00eb paplota p\u00ebrforcon gjetjet e SCiDEV, t\u00eb cilat theksojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr standarde t\u00eb qarta, deklarim proaktiv t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, konfliktit t\u00eb interesave dhe financave, si dhe p\u00ebr pavar\u00ebsi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb institucioneve rregullatore\u201d, theksoi deklarata.<\/p>\n<p>Gjetjet e Komisionit Evropian tregojn\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhjes formale pa transformim thelb\u00ebsor n\u00eb zbatimin e masave p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes t\u00eb parashikuara n\u00eb Agjend\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Reformave t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes. Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb miratoj\u00eb ligje dhe protokolle, por zbatimi mbetet pas.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb Komisioni Evropian e ka riformuluar qart\u00eb se \u2018nevojiten reforma t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u2019 sa i p\u00ebrket pavar\u00ebsis\u00eb dhe pluralizmit t\u00eb medias dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes\u201d, thekson SCiDEV.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \"><\/div>\n<p>Sipas organizat\u00ebs q\u00eb monitoron lirin\u00eb e medias dhe politikat publike n\u00eb vendin ton\u00eb, reformat nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksesshme pa vullnet politik real dhe institucione funksionale q\u00eb garantojn\u00eb zbatim dhe llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimi i Komisionit Evropian i tetorit 2025, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, thekson nj\u00eb paradoks t\u00eb vazhduesh\u00ebm: nd\u00ebrsa disiplina makroekonomike e Shqip\u00ebris\u00eb i ka siguruar financim nga BE-ja, performanca demokratike dhe ajo e liris\u00eb s\u00eb medias mbetet e dob\u00ebt\u201d, v\u00eb n\u00eb dukje SCiDEV.<\/p>\n<p>Afatet e reja t\u00eb vendosura nga BE deri n\u00eb vitin 2026 e vendosin Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrball\u00eb testit t\u00eb rezultateve reale, jo t\u00eb reformave formale.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/liria-e-shprehjes-mbetet-pika-e-dobet-e-shqiperise-drejt-integrimit-ne-be\/\">Liria e shprehjes mbetet pika e dob\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb drejt integrimit n\u00eb BE<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qendra p\u00ebr Shkenc\u00eb dhe Inovacion p\u00ebr Zhvillim (SCiDEV), b\u00ebri t\u00eb ditur me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp, se Raporti i Komisionit Evropian p\u00ebr zbatimin e Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor konfirmon se, ndon\u00ebse Shqip\u00ebria ka p\u00ebrmbushur kriteret makroekonomike dhe fiskale p\u00ebr disbursimin e fondeve, p\u00ebrparimi n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47267","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47267\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}