{"id":4725,"date":"2024-12-29T19:22:39","date_gmt":"2024-12-29T19:22:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/29\/shqiperia-turistike-fenomeni-i-2024-10-vjet-me-pare-disa-qytete-naten-kishin-vetem-qen-dhe-mace\/"},"modified":"2024-12-29T19:22:39","modified_gmt":"2024-12-29T19:22:39","slug":"shqiperia-turistike-fenomeni-i-2024-10-vjet-me-pare-disa-qytete-naten-kishin-vetem-qen-dhe-mace","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/29\/shqiperia-turistike-fenomeni-i-2024-10-vjet-me-pare-disa-qytete-naten-kishin-vetem-qen-dhe-mace\/","title":{"rendered":"\u2018Shqip\u00ebria turistike\u2019 fenomeni i 2024, 10 vjet m\u00eb par\u00eb disa qytete nat\u00ebn kishin vet\u00ebm qen dhe mace"},"content":{"rendered":"<p>\u201cFenomeni i vitit 2024 mendoj se \u00ebsht\u00eb turizmi, Shqip\u00ebria Turistike, e cila q\u00eb nga 1912 kur \u00ebsht\u00eb krijuar shteti shqiptar, q\u00eb nga koha kur ne shqiptar\u00ebt jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje, asnj\u00ebher\u00eb planeti nuk ka pasur dijeni dhe informacion p\u00ebr bukurit\u00eb p\u00ebrrallore, p\u00ebr klim\u00ebn fantastike, p\u00ebr klim\u00ebn shqiptare, p\u00ebr shum\u00eb vlera q\u00eb ka Shqip\u00ebria. Dhe mendoj se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb viti 2024 ka qen\u00eb n\u00eb optik\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs, e gjith\u00eb mediave shqiptare dhe p\u00ebrs\u00ebri e gjith\u00eb kjo nuk lidhet me shtetin apo politik\u00ebn. Kjo lidhet me nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb na e ka falur Zoti dhe Natyra. Por sigurisht lidhet edhe me vlerat tona si komb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebse prezantohesh jasht\u00eb si shqiptar, t\u00eb gjith\u00eb buz\u00ebqeshin dhe thon\u00eb ju vini nga nj\u00eb vend i mrekulluesh\u00ebm. M\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria ishte e panjohur p\u00ebr 80% t\u00eb planetit\u201d, u shpreh ai.<br \/>\nPor kur pyetet se kjo ka dhe lidhje me politik\u00ebn, me reklamimin, me qeverisjen, ai argumenton:<\/p>\n<p>\u201cPo, sigurisht, por mendoj se turist\u00ebt nuk vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ashtu si\u00e7 nuk shkojn\u00eb n\u00eb Dubai, n\u00eb Maldive, apo n\u00eb Meksik\u00eb. Ashtu si\u00e7 nuk shkojn\u00eb n\u00eb Si\u00e7ili apo n\u00eb ishujt e Spanj\u00ebs. Ashtu si\u00e7 nuk shkojn\u00eb n\u00eb ishujt e Afrik\u00ebs, ndaj mendoj se primare p\u00ebr turistin nuk \u00ebsht\u00eb regjimi demokratik, por patjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebtu ka nj\u00eb lloj merite shteti, jo p\u00ebrsa i p\u00ebrket nivelit ekonomik, por p\u00ebr shkak t\u00eb investimit strategjik. Dhe kush ishte investimi strategjik? Ishte Shqip\u00ebria urbane, e cila ne p\u00ebr shum\u00eb vite e kemi kritikuar. Pra investimet fasad\u00eb q\u00eb u b\u00ebheshin t\u00eb gjitha qyteteve, qytete t\u00eb cilat ishin t\u00eb abandonuara, ku kishte vet\u00ebm mace e qen dhe zero turist\u00eb. Po t\u00eb dilje 7 apo 10 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr, Berat Pogradec dhe shum\u00eb qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa llogaritur veriun, sepse n\u00eb veri nj\u00eb pjes\u00eb ishte me maska, nuk guxoje as me makin\u00eb t\u00eb shkoje. Por mendoj se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb ndryshim, duke filluar nga ato q\u00eb tham\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Berat, Pogradec, Tropoj\u00eb, Kuk\u00ebs etj., pra \u00e7do qytet i Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb vler\u00eb turistike. Dhe n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr sezonet, pranver\u00eb, ver\u00eb, vjesht\u00eb dhe dim\u00ebr, shikon mij\u00ebra e mij\u00ebra turist\u00eb. Shpesh-her\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb edhe pyetjen p\u00ebr \u00e7far\u00eb na vijn\u00eb, sepse shpesh-her\u00eb e shohim Shqip\u00ebrin\u00eb me sy kritik\u201d, shprehet opinionisti p\u00ebr Report TV.<br \/>\nDhe m\u00eb tej shpjegon se shpesh jemi kritik\u00eb me situatat, ashtu si\u00e7 ndodh kudo.<br \/>\n\u201cNe gjithmon\u00eb shikojm\u00eb at\u00eb pjes\u00ebn gri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse gjithmon\u00eb kemi nj\u00eb pritshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe. Por ju them me bindje t\u00eb plot\u00eb se ka gjerman\u00eb, spanjoll\u00eb, italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shum\u00eb zili jet\u00ebn q\u00eb zhvillohet n\u00eb Shqip\u00ebri. Na kan\u00eb zili p\u00ebr klim\u00ebn, guzhin\u00ebn, stilin e jet\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn zhvillojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt dhe k\u00ebtu sigurisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb merit\u00eb e madhe edhe e shtetit, i cili arriti ta reklamoj\u00eb pjes\u00ebn pozitive q\u00eb ka Shqip\u00ebria\u201d, thot\u00eb ai.<br \/>\nPor n\u00eb dukje vihet aspekti tjet\u00ebr, se kemi m\u00eb pak banor\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cPyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante. Kjo \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash viktima t\u00eb suksesit, kjo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb kontrast i madh, i cili po ndodh n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb Mesdheut dhe n\u00eb ato shtete ku ka bum turistik. Dikush do thot\u00eb se po marrim n\u00eb mbrojtje k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, t\u00eb emigracionit. Por jo. Po marrim nj\u00eb shembull p\u00ebr shqiptar\u00ebt, Kroacin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb 100 her\u00eb m\u00eb zhvillim, i organizuar, m\u00eb i sigurt, me tradit\u00eb turistike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se Shqip\u00ebria, por brenda 10 vite jan\u00eb larguar gjysm\u00eb milioni kroat\u00eb. Kur ne e dim\u00eb se popullsia \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb si e Shqip\u00ebris\u00eb dhe jan\u00eb larguar gjysm\u00eb milioni kroat\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend 100 her\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluar se Shqip\u00ebria. Dhe sot kroat\u00ebt nuk e p\u00ebrballojn\u00eb dot t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime n\u00eb vendin e tyre, pse? Sepse \u00e7mimet n\u00eb Kroaci jan\u00eb n\u00eb stratosfer\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta. Ka polarizim, bregdeti kroat \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb destinacion p\u00ebr miliarder\u00ebt e bot\u00ebs dhe vijn\u00eb nga t\u00eb gjitha vendet. Dhe qytetari kroat nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb paguaj\u00eb 10 euro akulloren apo 500 euro spagetin etj.  Dhe ata nuk kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta paguajn\u00eb. Kjo po ndodh edhe n\u00eb Spanj\u00eb. Ndjehen sikur jan\u00eb koloni tashm\u00eb e Gjermanis\u00eb, Anglis\u00eb, e Europ\u00ebs Veriore. Madje ata kan\u00eb edhe nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb madh, sepse pasurit\u00eb e patundshme, tokat, vilat, sht\u00ebpit\u00eb, pronat n\u00eb bregdet jan\u00eb bler\u00eb me shumic\u00eb nga t\u00eb huajt. Ka qytete apo qyteza n\u00eb Spanj\u00eb ku nuk flitet m\u00eb spanjisht. Flitet gjermanisht apo anglisht, thuhet apo njihen se ky \u00ebsht\u00eb qytet gjerman apo britanik. Sepse tashm\u00eb gjerman\u00ebt dhe britanik\u00ebt kontrollojn\u00eb bizneset, pasurit\u00eb e patundshme, turizmin dhe \u00e7do gj\u00eb. Dhe Spanja \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb nxjerri ligjin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme. N\u00ebse s\u2019ke pasaport\u00eb spanjolle, n\u00eb disa zona tani s\u2019mund t\u00eb blesh sht\u00ebpi n\u00eb Spanj\u00eb\u201d, thot\u00eb juristi.<br \/>\nPor a mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Spahiu e pohon:<\/p>\n<p>\u201cDhe ky realitet do t\u00eb vij\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ai gjermani do vij\u00eb t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sado 500 mij\u00eb euro do t\u2019i duken lir\u00eb. Dhe ky kontrast do t\u00eb vij\u00eb, sepse p\u00ebr shqiptar\u00ebt do jet\u00eb moll\u00eb e ndaluar. Sepse do jen\u00eb t\u00eb paprekshme \u00e7mimet q\u00eb do ngrihen si pasoj\u00eb e t\u00eb huajve n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndaj mendoj se ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb realitet i err\u00ebt dhe negativ thjesht dhe vet\u00ebm shqiptar, por global\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/12\/shqiperia-turistike-fenomeni-i-2024-10-vjet-me-pare-disa-qytete-naten-kishin-vetem-qen-dhe-mace\/\">\u2018Shqip\u00ebria turistike\u2019 fenomeni i 2024, 10 vjet m\u00eb par\u00eb disa qytete nat\u00ebn kishin vet\u00ebm qen dhe mace<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFenomeni i vitit 2024 mendoj se \u00ebsht\u00eb turizmi, Shqip\u00ebria Turistike, e cila q\u00eb nga 1912 kur \u00ebsht\u00eb krijuar shteti shqiptar, q\u00eb nga koha kur ne shqiptar\u00ebt jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje, asnj\u00ebher\u00eb planeti nuk ka pasur dijeni dhe informacion p\u00ebr bukurit\u00eb p\u00ebrrallore, p\u00ebr klim\u00ebn fantastike, p\u00ebr klim\u00ebn shqiptare, p\u00ebr shum\u00eb vlera q\u00eb ka Shqip\u00ebria. Dhe mendoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4725","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4725\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}