{"id":47246,"date":"2025-10-18T19:48:15","date_gmt":"2025-10-18T19:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/ylli-pata-komedianet-tragjike-te-politikes-me-auditorin-bosh\/"},"modified":"2025-10-18T19:48:15","modified_gmt":"2025-10-18T19:48:15","slug":"ylli-pata-komedianet-tragjike-te-politikes-me-auditorin-bosh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/ylli-pata-komedianet-tragjike-te-politikes-me-auditorin-bosh\/","title":{"rendered":"Ylli Pata: Komedian\u00ebt tragjik\u00eb t\u00eb politik\u00ebs me auditorin bosh!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb event i zhvilluar sot n\u00eb nj\u00eb nga sallat e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, ishte nj\u00eb ceremoni nderimi p\u00ebr nj\u00eb personazh mjaft t\u00eb njohur, por q\u00eb natyrisht nuk \u00ebsht\u00eb viral.<\/p>\n<p>Salla e Akademis\u00eb ishte plot, e mjaft prej t\u00eb ardhurve q\u00ebndronin edhe n\u00eb corridor p\u00ebr t\u00eb ndjekur eventin q\u00eb nuk ishte aspak i shkurt\u00ebr apo arg\u00ebtues, plot 2 or\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb me nderimin me titullin \u201cQytetar Nderi i Dibr\u00ebs\u201d s\u00eb Elmaz Lal\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb intelektual, i cili njihet si njeriu q\u00eb fuqizoi dhe modernizoi arsimin n\u00eb zon\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga vitet 80-90 t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, e m\u00eb pas, me rr\u00ebzimin e komunizmit ishte kryetari i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Dibr\u00ebs. N\u00eb event, pjesa m\u00eb e madhe e pjes\u00ebmarr\u00ebsve ishin natyrisht t\u00eb mosh\u00ebs 50 vje\u00e7 e sip\u00ebr, por kishte edhe t\u00eb rinj. Kishte akademik\u00eb, kishte intelektual\u00eb, artist\u00eb t\u00eb njohur, e padyshim njer\u00ebz normal\u00eb e jo shum\u00eb t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Ardhja n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me shi, fundjav\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe vinin nga larg, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se influenc\u00eb magnetike q\u00eb ka t\u00ebrhequr personazhi q\u00eb i kishte ftuar. Kjo quhet nj\u00eb influenc\u00eb horizontale, ku njer\u00ebzit n\u00eb komunitet krijojn\u00eb lidhjen e komunikimin e tyre pa interesa direkte klienteliste apo t\u00eb ngjashme me ta. Sot, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb shtun\u00eb, me shi, e me Tiran\u00ebn e bllokuar n\u00eb trafik, asnj\u00eb parti n\u00eb Shqip\u00ebri, madje edhe nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb nuk e mbush sall\u00ebn tumllas si\u00e7 ndodhi sot p\u00ebr respektin njer\u00ebzor p\u00ebr Elmaz Lal\u00ebn.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky komunitet, q\u00eb ishte pluralist dhe jo i polarizuar, megjithat\u00eb anonte nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb majt\u00ebsh. Ish-deputet\u00eb, ish-kryebashkiak\u00eb, ish-drejtues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb territor, t\u00eb cil\u00ebt prej vitesh tashm\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs politike direkte.<\/p>\n<p>Ky popullaritet i personazheve t\u00eb tilla, q\u00eb kan\u00eb kontribute t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb komunitetet q\u00eb kan\u00eb drejtuar dhe fushat ku kan\u00eb spikatur, konsiderohet nj\u00eb influenc\u00eb reale, bio, e pandotur me interesat momentale apo tribale t\u00eb problemeve q\u00eb sjell jeta.<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb fakte t\u00eb v\u00ebrteta e t\u00eb matshme, si\u00e7 ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Elmazi, i cili n\u00eb dy pjes\u00ebt e tij t\u00eb \u201cpikut\u201d t\u00eb aktivitetit ka l\u00ebn\u00eb shenj\u00eb. N\u00eb rritjen e modernizimit t\u00eb arsimit n\u00eb territor, afrimin e intelektual\u00ebve n\u00eb drejtim e menaxhim, q\u00eb solli rezultate reale n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb mjaft t\u00eb populluar si Dibra. E cila nisi t\u00eb konkurroj\u00eb me rezultate t\u00eb larta me zona t\u00eb tjera t\u00eb vendit, q\u00eb kishin n\u00eb historik t\u00eb gjat\u00eb ekselence. M\u00eb pas, kur mori kreun e PS-s\u00eb nga g\u00ebrmadhat e vjetra puniste, Lala ringriti polikisht opozit\u00ebn, e cila n\u00eb Dibr\u00ebn e bandit\u00ebve t\u00eb \u201cprofesor\u00ebve\u201d t\u00eb SHIK-ut e ushtris\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb terror, n\u00eb nj\u00eb parti qeveris\u00ebse. Duke fituar vet\u00ebm pas 4 muajsh nga 22 marsi 1992 bashkin\u00eb e Peshkopis\u00eb me nj\u00eb referendum politik real, me mbi 50% t\u00eb preferencave. Kjo nuk erdhi rast\u00ebsisht, por sepse thirri n\u00eb drejtim intelektual\u00eb e personazhet t\u00eb njohur t\u00eb zon\u00ebs, q\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb qet\u00eb. Frym\u00eb q\u00eb u pranua menj\u00ebher\u00eb nga komuniteti. Kjo influenc\u00eb e treguar sot, duhet th\u00ebn\u00eb vjen kur personi n\u00eb fjal\u00eb, nuk ka pasur pushtet ekzekutiv asnj\u00ebher\u00eb, pra q\u00eb \u201ct\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndere klienteliste\u201d. P\u00ebrkat\u00ebsisht nuk ka qen\u00eb as deputet as kryetar bashkie e as minist\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sot n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, nuk kemi politikan\u00eb me fuqi direkte n\u00eb territor, por influencera q\u00eb luftojn\u00eb nj\u00ebsoj si vajzat e shovvbis-it, p\u00ebr popullaritet vertikal. P\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr lajke, share apo sa m\u00eb shum\u00eb \u201cK\u201d n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Politika jon\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse prej vitesh nj\u00eb one man shovv. Ku politikan\u00ebt e lart\u00eb nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se Stend up komedian\u00eb q\u00eb duan t\u00eb ngaz\u00ebllejn\u00eb popullin e tyre. Edi Rama dhe Sali Berisha, jan\u00eb realisht dy stend up komedian\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb popullin e tyre. i cili \u00ebsht\u00eb i m\u00ebsuar me batutat e zakonshme dhe i ndjek papushim, si\u00e7 ndodh me komedian\u00ebt e njohur n\u00eb televizionet bot\u00ebrore, q\u00eb \u00e7do fundjav\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn audienc\u00eb, e cila e ka si nj\u00eb racion t\u00eb paprekur mbushjen me batutat e p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p>Por e keqja \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb e kan kopjuar edhe politikan\u00ebt e nivelit t\u00eb dyt\u00eb e m\u00eb posht\u00eb. Gazment Bardhi p\u00ebrshembull, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb ka treguar se influence i ka r\u00ebnn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive n\u00eb territor, por ai rrit vij\u00ebmisht doz\u00ebn e protagonizmit personal n\u00eb dit\u00ebn e enjte kur \u00ebsht\u00eb shfaqja e parlamentit. Zoti Koreshi po ashtu nuk vijon t\u00eb sjell\u00eb nota sa m\u00eb ngjyruese nga humori myzeqar e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Kjo ja vlen t\u00eb thuhet p\u00ebr opozit\u00ebn, pasi ajo nuk e ka pushtetin p\u00ebr t\u00eb instaluar influenc\u00ebn e saj n\u00eb territory. Si\u00e7 e ka mazhoranca, e cila e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb mbush\u00eb sallat t\u00eb shtun\u00ebn me shi. Mjafton t\u00eb marr\u00eb telefonat e n\u00ebpun\u00ebsve nga drejtorat p\u00ebrkat\u00ebs. Edhe drejtuesit politik t\u00eb qarqeve, k\u00ebta sekretar\u00eb t\u00eb par\u00eb sh\u00ebtit\u00ebs, rritjen q\u00eb kan\u00eb siguruar n\u00eb zgjedhje, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm duke punuar p\u00ebr nj\u00eb kuot\u00eb votuesish. Pasi baza dhe thelbi i elektoratit jan\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb sot shkuan p\u00ebr t\u00eb nderuar Elmaz Lal\u00ebn.<\/p>\n<p>Por gjasat jan\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebshtu, edhe pse klasa e vjet\u00ebr politike k\u00ebrkon t\u00eb rrij\u00eb me zor q\u00eb t\u00eb ngaz\u00ebllej\u00eb ndjek\u00ebsit. Ata jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak, e po e shikojn\u00eb si tragjike shfaqen e komedian\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr.\/ TemA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/ylli-pata-komedianet-tragjike-te-politikes-me-auditorin-bosh\/\">Ylli Pata: Komedian\u00ebt tragjik\u00eb t\u00eb politik\u00ebs me auditorin bosh!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb event i zhvilluar sot n\u00eb nj\u00eb nga sallat e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, ishte nj\u00eb ceremoni nderimi p\u00ebr nj\u00eb personazh mjaft t\u00eb njohur, por q\u00eb natyrisht nuk \u00ebsht\u00eb viral. Salla e Akademis\u00eb ishte plot, e mjaft prej t\u00eb ardhurve q\u00ebndronin edhe n\u00eb corridor p\u00ebr t\u00eb ndjekur eventin q\u00eb nuk ishte aspak i shkurt\u00ebr apo arg\u00ebtues, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47246","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47246\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}