{"id":47245,"date":"2025-10-18T19:48:15","date_gmt":"2025-10-18T19:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/pse-koordinatori-i-protestes-shkelqim-hajdari-kishte-ne-koke-kapelen-e-trump\/"},"modified":"2025-10-18T19:48:15","modified_gmt":"2025-10-18T19:48:15","slug":"pse-koordinatori-i-protestes-shkelqim-hajdari-kishte-ne-koke-kapelen-e-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/pse-koordinatori-i-protestes-shkelqim-hajdari-kishte-ne-koke-kapelen-e-trump\/","title":{"rendered":"Pse koordinatori i protest\u00ebs, Shk\u00eblqim Hajdari, kishte n\u00eb kok\u00eb kapelen e Trump?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Martin Leka<\/p>\n<p>Manifestimin e protest\u00ebs s\u00eb djeshme e b\u00ebri madh\u00ebshtor numri i lart\u00eb i pjesmarr\u00ebsve, ardhur nga trojet e jasht\u00eb tyre. Erdh\u00ebn nga Prishtina e Tirana, Gjakova e Vlora, Prizreni e Shkodra, De\u00e7ani e Gjirokastra, Klina e Kor\u00e7a, Tetova e Ulqini, Mitrovica e Durr\u00ebsi. Kavaja e Gostivari, Elbasani e Struga, Drenica e Presheva, P\u00ebrmeti e Medvegja, shqiptar\u00eb nga Gjermania e Zvicra, Amerika e Kanadaja, Anglia e Italia, Norvegjia, Suedia e Australia\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha organizatat q\u00eb dol\u00ebn nga lufta heroike e U\u00c7K-s\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre me dhe pa uniforma dhe me nj\u00eb disiplin\u00eb ushtarake, krijuan emocion e krenari t\u00eb skajshme.<br \/>\nPjesmarrja n\u00eb protest\u00eb e kryekomunarit t\u00eb Prishtin\u00ebs P\u00ebrparim Rama, e Ramiz Lladrovcit, deputet\u00eb nga t\u00eb gjitha partit\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb VV), intelektual\u00eb e qytetar\u00eb pa dallime partiake ishin risia dhe nderi i protest\u00ebs<\/p>\n<p>Nga Maqedonia e Veriut, p\u00ebrve\u00e7 nderit dhe simbolik\u00ebs q\u00eb shfaqi Ali Ahmeti, u p\u00ebrfaq\u00ebsua gjith\u00eb faktori politik atje (p\u00ebrve\u00e7 \u201cVlen\u201d-it).<br \/>\nNga Tirana ishte gjith\u00eb faktori politik e patriotik, qytetar\u00eb e student, t\u00eb rinj e t\u00eb moshuar, shkrimtar\u00eb e aktor\u00eb. Ishte Mediu, Leskaj, A\u00e7ka, Bakiu, Xhaferri (p\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs e \u00e7et\u00ebs s\u00eb idhujtar\u00ebve t\u00eb tij)<br \/>\nPas k\u00ebsaj panorame t\u00eb thjesht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb konkluzion q\u00eb sado i thjesht\u00eb p\u00ebr ta interpretuar, po kaq i v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr ta kuptuar.<\/p>\n<p>Pa e moderuar aspak fjal\u00ebn, kemi dy politika shqiptare, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb themel ideologjik apo doktrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar ndasi mes shqipar\u00ebsh. Kemi L\u00ebvizjen Vetvendosje n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Albin Kurti dhe zgjatimin e politik\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebrmes Vlen-it, t\u00eb cilat p\u00ebr efekte meskine e shum\u00eb egoiste, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u201cgar\u00ebn\u201d p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb lideri i hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare, nuk u p\u00ebrfaq\u00ebsuan n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebrtej emrave t\u00eb ish-udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb U\u00c7K Tha\u00e7i, Veseli, Krasniqi e Selimi, t\u00eb cil\u00ebt po martirizohen nga gjykata q\u00eb vet\u00eb ngrit\u00ebn e q\u00eb ka dal\u00eb jasht\u00eb juridiksionit p\u00ebr t\u00eb cilin u ngrit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebsaj politike ju bashkua edhe Sali Berisha me PD-n\u00eb e tij, edhe pse pas protest\u00ebs, nuk ngurroi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb lloj reflektimi, ndoshta duke par\u00eb lumin e njer\u00ebve n\u00eb shesh dhe bashkimin e gjith\u00eb faktorit shqiptar. Por, delja e zez\u00eb nuk lyhet me boj\u00eb flok\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb analiz\u00eb e ftoht\u00eb faktesh, duket se politika shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrb\u00ebhet nga dy bot\u00eb. Nj\u00eb e madhe dhe nj\u00eb e vog\u00ebl. Nj\u00eb Per\u00ebndimore dhe nj\u00eb Lindore.<\/p>\n<p>VV plus Vlen plus PD e Berish\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtin Lindor.<br \/>\nOpozita n\u00eb Kosov\u00eb plus BDI n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut plus PS e faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtin Per\u00ebndimor alias pro SHBA-Trump. (P\u00ebr kujtes\u00eb, ish-Presidenti Hashim Tha\u00e7i u \u201crr\u00ebmbye\u201d nga Gjykata e Hag\u00ebs q\u00eb ngriti Kosova(?!) rrug\u00ebs p\u00ebr tu takuar me Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb).<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtu, dalim n\u00eb nj\u00eb detaj t\u00eb protest\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn edhe nj\u00eb simbolik\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse: Kapelja e Trump mbahej nga koordinatori i protest\u00ebs dhe nje ish Kryeprokuror Shk\u00eblqim Hajdari. Mund t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, por n\u00eb gjeopolitik\u00ebn e sotme dhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet e Presidentit t\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb shuar luft\u00ebra e konflikte, nj\u00eb kapele me mbishkrimin e tij, tregon besimin e patundur t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsirat e tij tek SHBA dhe Trump se past\u00ebrtia e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K dhe lider\u00ebve t\u00eb saj do t\u00eb vler\u00ebsohet dhe k\u00ebrkon mb\u00ebshtetjen e Per\u00ebndimit, t\u00eb SHBA e TRUMP.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/pse-koordinatori-i-protestes-shkelqim-hajdari-kishte-ne-koke-kapelen-e-trump\/\">Pse koordinatori i protest\u00ebs, Shk\u00eblqim Hajdari, kishte n\u00eb kok\u00eb kapelen e Trump?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Martin Leka Manifestimin e protest\u00ebs s\u00eb djeshme e b\u00ebri madh\u00ebshtor numri i lart\u00eb i pjesmarr\u00ebsve, ardhur nga trojet e jasht\u00eb tyre. Erdh\u00ebn nga Prishtina e Tirana, Gjakova e Vlora, Prizreni e Shkodra, De\u00e7ani e Gjirokastra, Klina e Kor\u00e7a, Tetova e Ulqini, Mitrovica e Durr\u00ebsi. Kavaja e Gostivari, Elbasani e Struga, Drenica e Presheva, P\u00ebrmeti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47245","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47245\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}