{"id":4723,"date":"2024-12-29T19:22:39","date_gmt":"2024-12-29T19:22:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/29\/viti-i-betejes-se-spak-ut-me-pandeshkueshmerine-e-politikes\/"},"modified":"2024-12-29T19:22:39","modified_gmt":"2024-12-29T19:22:39","slug":"viti-i-betejes-se-spak-ut-me-pandeshkueshmerine-e-politikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/29\/viti-i-betejes-se-spak-ut-me-pandeshkueshmerine-e-politikes\/","title":{"rendered":"Viti i betej\u00ebs s\u00eb SPAK-ut me pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e politik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Viti q\u00eb po mbyllet do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb histori si viti n\u00eb t\u00eb cilin politika shqiptare ka pasur p\u00ebrballjen m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb saj me drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj beteje ka q\u00ebndruar Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK), e cila ka merit\u00ebn historike q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe ka krijuar nj\u00eb besim t\u00eb shtuar n\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto dy arritje, SPAK ka merit\u00ebn historike dhe ky \u00ebsht\u00eb padyshim viti i tij.<\/p>\n<p>Pand\u00ebshkueshm\u00ebria ishte gangrena m\u00eb e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 33 vite demokraci. E shoq\u00ebruar me arroganc\u00ebn e politik\u00ebs, ajo kishte krijuar kultin e politik\u00ebs si nj\u00eb biznes t\u00eb t\u00eb paprekshm\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb ka rritur besimin publik ndaj SPAK-ut dhe ka krijuar nj\u00eb klim\u00eb optimiste, si p\u00ebr sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, ashtu edhe p\u00ebr p\u00ebrballjen me bandat agresive t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe grupet kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri. Zb\u00ebrthimi i aplikacioneve si SKY dhe EncroChat zbuloi n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve grupe kriminale agresive, nj\u00ebkoh\u00ebsisht banale dhe t\u00eb neveritshme p\u00ebr nga niveli i veprimtarive t\u00eb tyre kriminale. Lidhjet e tyre t\u00eb shpeshta me njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs dhe medias tregojn\u00eb se ata m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime kan\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebpunimi me politik\u00ebn dhe median sesa kan\u00eb vuajtur presion nga to.<\/p>\n<p>Vendosm\u00ebria e SPAK-ut n\u00eb betej\u00ebn me ta, p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet ligjore p\u00ebr njohjen e p\u00ebrgjimeve nga k\u00ebto aplikacione si prova, i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri distanc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nga krimi dhe ka krijuar kushtet p\u00ebr nj\u00eb pastrim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb politik\u00ebs nga krimi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket nd\u00ebshkimit t\u00eb politikan\u00ebve, SPAK ka provuar se m\u00eb n\u00eb fund ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb \u00e7do politikan p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb efikase, por ka nj\u00eb problem: kur fokusi i p\u00ebrndjekjes s\u00eb nj\u00eb politikani ulet tek kontrolli i pasuris\u00eb dhe jo tek p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb publike t\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb standard q\u00eb e b\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb paksa selektive.<\/p>\n<p>Deri tani, raste si ato t\u00eb Arben Ahmetajt, Sali Berish\u00ebs, Ilir Met\u00ebs, Ilir Beqajt, apo akuzat ndaj Veliajt lidhen kryesisht me pasurin\u00eb apo transaksione t\u00eb dyshimta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta personazhe jan\u00eb hetuar p\u00ebr afera publike. Do t\u00eb ishte shum\u00eb dinjitoze q\u00eb, kur ngrihet nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politikan t\u00eb lart\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb i zgjedhur nga populli shqiptar, t\u00eb kihet parasysh p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij para publikut p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb ka pasur.<br \/>\nUn\u00eb nuk jam kund\u00ebr q\u00eb Sali Berisha t\u00eb hetohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Klubit Partizani, por shp\u00ebrdorimi m\u00eb i madh i detyr\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb 21 Janari dhe vrasja e kat\u00ebr qytetar\u00ebve. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr Ilir Met\u00ebn, p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore e t\u00eb cilit lidhet me detyrat q\u00eb ka ushtruar.<\/p>\n<p>Arben Ahmetaj u vu n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr incenerator\u00ebt, por hetimi p\u00ebrfundoi me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje periferike rreth nj\u00eb vile. Po ashtu, p\u00ebr Ilir Beqajn, akuza p\u00ebr nj\u00eb koncesion n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi p\u00ebrfundoi pas kat\u00ebr vitesh me nj\u00eb arrestim p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam kund\u00ebr d\u00ebnimit t\u00eb politikan\u00ebve p\u00ebr pasurin\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb selektive.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte m\u00eb e ndershme t\u00eb miratojm\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr vettingun e pasuris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve dhe t\u00eb kalonin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb at\u00eb sit\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos kishim drejt\u00ebsi selektive. Pushtetar\u00ebt duhet t\u00eb hetohen dhe nd\u00ebshkohen p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb publike n\u00eb pun\u00ebn e tyre. Deri tani, shumica e proceseve po p\u00ebrfundojn\u00eb si procese vettingu.<\/p>\n<p>Edhe procesi i vettingut te gjyqtar\u00ebve apo prokuror\u00ebve, n\u00eb 90% t\u00eb rasteve, ka larguar gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosjustifikimit t\u00eb 5 mij\u00eb apo 50 mij\u00eb eurove, pra vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vettingu kishte tre kolona, ku m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja ishte dhe duhet t\u00eb jet\u00eb performanca profesionale.<\/p>\n<p>Prandaj, duhet ta largojm\u00eb nga puna nj\u00eb gjyqtar apo prokuror n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ai nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb dhe shkel ligjin n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs, dhe n\u00eb fund, n\u00ebse ka abuzuar financiarisht me t\u00eb ardhurat. Vettingu p\u00ebrfundoi t\u00ebr\u00ebsisht si vetting pasurie. Dhe si\u00e7 po shkon, d\u00ebnimi i politikan\u00ebve po ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb: nj\u00eb vetting pasurie p\u00ebr politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb gabim, por si vetting duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me nj\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe SPAK t\u00eb ket\u00eb duart e lira p\u00ebr t\u00eb hetuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb publike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, duhet t\u00eb vendoset nj\u00eb standard i hetimit dhe gjykimit t\u00eb politikan\u00ebve, ku detyrimi p\u00ebr paraqitje deri n\u00eb shqiptimin e d\u00ebnimit t\u00eb b\u00ebhet norm\u00eb, si\u00e7 ndodh n\u00eb shum\u00eb raste, p.sh., me Salianjin, Mediun apo Tahirin. Arrestimet paraprake p\u00ebr dyshime korrupsioni natyrisht q\u00eb k\u00ebnaqin turmat, por nuk e ndihmojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e fusin at\u00eb n\u00ebn presione politike dhe e politizojn\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK dhe Gjykata e Posa\u00e7me jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qeta n\u00eb pun\u00ebn e tyre kur hetojn\u00eb dhe gjykojn\u00eb politikan\u00eb me detyrim paraqitjeje sesa me politikan\u00eb n\u00eb qeli, t\u00eb cil\u00ebt e kthejn\u00eb procesin n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, Shqip\u00ebria ka arritur me SPAK t\u00eb thyej\u00eb mitin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb politike dhe t\u00eb rris\u00eb besimin e shqiptar\u00ebve tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb fituar, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb konsolidoj\u00eb standardin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb precedent p\u00ebr \u00e7do politikan t\u00eb hetuar dhe gjykuar n\u00eb t\u00eb ardhmen. Fjala vjen, t\u00eb krijohet standardi i hetimit dhe nd\u00ebshkimit t\u00eb nj\u00eb politikani q\u00eb vret demonstrues, dhe ai t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pik\u00eb referimi p\u00ebr \u00e7do d\u00ebnim t\u00eb till\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Po ashtu, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr nd\u00ebshkimin e politikan\u00ebve q\u00eb shkelin besimin publik p\u00ebr korrupsion, dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr \u00e7do politikan n\u00eb t\u00eb ardhmen. T\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard p\u00ebr d\u00ebnimin e atyre q\u00eb vjedhin votat dhe n\u00eb fund edhe t\u00eb atyre q\u00eb hapin rrug\u00eb pa leje p\u00ebr fshatar\u00ebt n\u00eb pyll.<\/p>\n<p>Ky standard, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, do t\u2019i sjell\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe drejt\u00ebsi. K\u00ebshtu, beteja e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebshkimore, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb rrug\u00eb afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur standardet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Fal edhe SPAK!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/12\/viti-i-betejes-se-spak-ut-me-pandeshkueshmerine-e-politikes\/\">Viti i betej\u00ebs s\u00eb SPAK-ut me pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e politik\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Viti q\u00eb po mbyllet do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb histori si viti n\u00eb t\u00eb cilin politika shqiptare ka pasur p\u00ebrballjen m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb saj me drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj beteje ka q\u00ebndruar Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK), e cila ka merit\u00ebn historike q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe ka krijuar nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4723","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}