{"id":47215,"date":"2025-10-18T15:06:34","date_gmt":"2025-10-18T15:06:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/spak-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-grupin-e-vellezerve-copja-33-te-pandehur\/"},"modified":"2025-10-18T15:06:34","modified_gmt":"2025-10-18T15:06:34","slug":"spak-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-grupin-e-vellezerve-copja-33-te-pandehur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/spak-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-grupin-e-vellezerve-copja-33-te-pandehur\/","title":{"rendered":"SPAK mbyll hetimet dhe d\u00ebrgon p\u00ebr gjykim grupin e v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja, 33 t\u00eb pandehur"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka mbyllur sot hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim grupin e v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja. N\u00eb njoftimin e SPAK thuhet se organizata e drejtuar nga dy v\u00ebllez\u00ebrit, ishte me baz\u00eb n\u00eb Elbasan dhe p\u00ebrb\u00ebhej nga 33 an\u00ebtar\u00eb. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr vrasje me pages\u00eb, trafik kokaine, korrupsion t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, rekrutimin e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb me q\u00ebllimin marrjen e informacionit e mb\u00ebshtetje operative si dhe pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebrmes investimeve.<\/p>\n<h4>Njoftimi i SPAK:<\/h4>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebrfundoi hetimet dhe d\u00ebrgoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal nr. 75\/9, n\u00eb ngarkim t\u00eb 33 t\u00eb pandehurve:<\/p>\n<p>Franc Gergely alias Franc \u00c7opja<br \/>\nHajdar Bako alias Hajdar \u00c7opja:<br \/>\nMikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa)<br \/>\nTalo \u00c7ela,<br \/>\nAltin Ndoci,<br \/>\nArzen Mama,<br \/>\nEljo (Ervis) Bitri,<br \/>\nMaksim Ko\u00e7i,<br \/>\nDashnor Dumani,<br \/>\nAdo Xhika,<br \/>\nArzen Hysa \u00c7opja<br \/>\nXhimi Hoxha,<br \/>\nGuri Biba,<br \/>\nLeonardo Ramani,<br \/>\nErvis Daka,<br \/>\nFlobenc Me\u00e7ja alias Flobenc (Drini, Gega)<br \/>\nAltin Kamami,<br \/>\nMartin Musaj,<br \/>\nAgustin \u00c7inari,<br \/>\nArben Lam\u00e7ja,<br \/>\nArjan Ormenaj,<br \/>\nDorian Dyli,<br \/>\nMaklen Mici,<br \/>\nBashkim Lika,<br \/>\nKlajdi Merkaj,<br \/>\nArmis Stafa<br \/>\nRenato Musaku,<br \/>\nRexhino Do\u00e7i,<br \/>\nMatilda Hoxholli,<br \/>\nPajtime Fetah,<br \/>\nDenada Toda,<br \/>\nKlodian Sinameta,<br \/>\nLeon Ramani<\/p>\n<h4>Veprimtaria e organizat\u00ebs \u201c\u00c7opja\u201d<\/h4>\n<p>Si rezultat i veprimeve hetimore t\u00eb kryera nga Prokuroria e Posa\u00e7me, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me autoritetet e huaja (p\u00ebrmes d\u00ebrgimit t\u00eb let\u00ebrporosive p\u00ebr paket\u00ebn e kodeve PIN SKYECC), \u00ebsht\u00eb evidentuar dhe dokumentuar ekzistenca e nj\u00eb organizate kriminale, e njohur si \u201c\u00c7opja\u201d. Ajo drejtohej nga v\u00ebllez\u00ebrit Franc Gargely alias Franc \u00c7opja Bako alias Hajdar \u00c7opja dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb:<\/p>\n<p>Vrasje me pages\u00eb dhe tentativa p\u00ebr eleminimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve. Pagesat p\u00ebr ekzekutimet siguroheshin nga t\u00eb ardhurat e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Korrupsion t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb.<br \/>\nRekrutimin e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb t\u00eb Drejtorive Vendore, Durr\u00ebs dhe Elbasan me q\u00ebllimin marrjen e informacionit dhe mb\u00ebshtetje operative.<\/p>\n<h4>Pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebrmes investimeve n\u00eb sektorin imobiliar dhe bizneseve t\u00eb tjera n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Elbasan.<\/h4>\n<p>Veprimtaria kriminale e v\u00ebllez\u00ebrve \u201c\u00c7opja\u201d, shtetasve Hajdar Bako (\u00c7opja), dhe Franc Gergely (\u00c7opja), daton rreth viteve 2006 \u2013 2007. Ata fillimisht e kan\u00eb ushtruar aktivitetin kriminal n\u00eb Itali duke shp\u00ebrdar\u00eb sasi t\u00eb vogla t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike t\u00eb llojit kokain\u00eb. Nd\u00ebrsa me kalimin e viteve, v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja u fuqizuan shum\u00eb nga shitja dhe trafikimi i drog\u00ebs, duke e zgjeruar aktivitetin edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs, kryesisht n\u00eb Holand\u00eb, Belgjik\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Hetimet treguan se pas vitit 2018, v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, e cila n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me grupe t\u00eb tjera t\u00eb krimit t\u00eb organizuar transnacional, zgjeroi veprimtarin\u00eb e saj kriminale n\u00eb trafikimin e drogave t\u00eb forta, kryesisht t\u00eb kokain\u00ebs. N\u00eb vitin 2018 filloi vrasjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve (p\u00ebrmes ekzekutimeve me pages\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt kishin nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb trafikun e drog\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<h4>P\u00ebrb\u00ebrja dhe lidhjet e organizat\u00ebs kriminale<\/h4>\n<p>Hajdar Bako (\u00c7opja) dhe Franc Gargely (\u00c7opja) \u2013 Drejtuesit e Organizat\u00ebs<\/p>\n<p>Mikael Qosja alias Kamami, (Stefa), (Stefo), i njohur ndryshe edhe si Kel Kamami \u2013 Organizator i vrasjesve.<\/p>\n<p>Talo \u00c7ela, Eljo (Ervis) Bitri dhe Flobenc Me\u00e7ja alias Flobenc (Drini, Gega) \u2013 Krahu i armatosur i organizat\u00ebs. Ai kishte grupin e tij t\u00eb ekzekutor\u00ebve me pages\u00eb. Fillimisht jan\u00eb rekrutuar t\u00eb hetuarit; Altin Ndoci, Besmir Haxhia (i ndjer\u00eb, vrar\u00eb nga grupi Alibej n\u00eb dat\u00ebn 27.4.2020), Dashnor Dumani dhe Dorian Shkoza (i ndjer\u00eb, vrar\u00eb nga grupi Alibej n\u00eb dat\u00ebn 3.3.2020).<\/p>\n<p>Guri Biba, Emiljano Ramazani (i ndjer\u00eb), Ervis Daka, Dorian Shkoza (i ndjer\u00eb), Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa, Ado Xhika, Renato Musaku, Leonardo Ramani, Martin Musaj, Ervis Hysa \u00c7opja (vi\u00e7ja), Ervis Daka (Dragovi\u00e7i), Xhimi Hoxha, Agustin \u00c7inari, si dhe persona t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb paidentifikuar \u2013 An\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb siguruar mjete logjistike si automjete, arm\u00eb, municion, l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse eksplozive ose kan\u00eb luajtur rolin e v\u00ebzhguesve dhe informator\u00ebve.<\/p>\n<p>Organizata kriminale \u201c\u00c7opja\u201d, p\u00ebrmes lidhjeve t\u00eb saj arriti t\u00eb korruptoj\u00eb gjyqtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar aksese, me q\u00ebllim mbylljen e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb ngarkim t\u00eb tyre ose r\u00ebndimin e pozit\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve.<\/p>\n<h4>Lidhjet n\u00eb organet e Drejt\u00ebsis\u00eb:<\/h4>\n<p>Pajtime Fetah, e cila n\u00eb vitin 2020 ka qen\u00eb me detyr\u00eb Gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Elbasan;<br \/>\nDenada Tode, me detyr\u00eb sekretare gjyq\u00ebsore, pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan;<br \/>\nSi dhe persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vijojn\u00eb hetimet.<\/p>\n<p>Lidhjet n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit (Policin\u00eb e Shtetit):<\/p>\n<p>Agustin \u00c7inari, me detyr\u00eb punonj\u00ebs policie, pran\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs.<br \/>\nMartin Musaj, me detyr\u00eb punonj\u00ebs pran\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Elbasan;<br \/>\nSi dhe persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vijojn\u00eb hetimet.<\/p>\n<h4>Lidhjet n\u00eb biznes dhe pastruesit e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale:<\/h4>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga organi i akuz\u00ebs rezulton se organizata kriminale \u201c\u00c7opja\u201d, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb gjeneruara nga aktiviteti kriminal i trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs e ka investuar n\u00eb Shqip\u00ebri, kryesisht n\u00eb sektorin imobiliar (p\u00ebrmes blerjes s\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sip\u00ebrfaqe toke), n\u00eb qytetet Tiran\u00eb, Elbasan dhe Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Evidentohet p\u00ebrdorimi i sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit, ku p\u00ebrmes personave t\u00eb tret\u00eb ka injektuar dhe investuar shuma monetare t\u00eb konsiderueshme, \u201ccash\u201d. Gjithashtu ka investuar n\u00eb \u00e7eljen e operator\u00ebve ekonomik si dhe p\u00ebrdorimin e operator\u00ebve ekonomik ekzistues me aktivitet n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt \u201cde jure\u201d jan\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb lidhjeve t\u00eb tyre shoq\u00ebrore, miq\u00ebsore dhe bashk\u00ebpunuese, duke mosekspozuar poseduesit \u201cde facto\u201d dhe p\u00ebrdorimin e tyre si kamuflim\/kopertur\u00eb, me q\u00ebllim pastrimin e parave t\u00eb gjeneruara nga aktiviteti kriminal;<\/p>\n<p>Shtetasi Franc Gergely (\u00c7opja), n\u00eb raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare t\u00eb konsiderueshme \u201ccash\u201d, p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb zyrave t\u00eb k\u00ebmbimit valutor exchange, brenda dhe jasht\u00eb vendit, duke ia d\u00ebrguar personave t\u00eb tij t\u00eb besuar. Kjo b\u00ebhej me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn p\u00ebr ngarkesat e l\u00ebnd\u00ebs narkotike t\u00eb llojit kokain\u00eb (n\u00eb vendet e origjin\u00ebs, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe Bolivi), t\u00eb vrasjeve apo investimeve p\u00ebr llogari t\u00eb tyre, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb interes t\u00eb hetimeve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur evidentimi i zyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebmbimit valutor me em\u00ebr tregtar \u201cB.LIKA CIMI &amp; KENI\u201d EXCHANGE, me aktivitet zyr\u00eb k\u00ebmbimi valutor.<\/p>\n<h4>Sekuestrimet<\/h4>\n<p>Sekuestrimet num\u00ebrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40 prona t\u00eb paluajtshme, vila apartamente, pasuri sh\u00ebrbimi dhe toka n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Elbasan. Jan\u00eb sekuestruar gjithashtu llogari bankare n\u00eb monedha t\u00eb ndryshme n\u00eb disa banka t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb disa vendime p\u00ebr sekuestro preventive, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 29.7.2024, ndaj disa pasurive t\u00eb paluajtshme, si edhe at\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 10.9.2024 p\u00ebr llogarit\u00eb bankare t\u00eb shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/18\/spak-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-grupin-e-vellezerve-copja-33-te-pandehur\/\">SPAK mbyll hetimet dhe d\u00ebrgon p\u00ebr gjykim grupin e v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja, 33 t\u00eb pandehur<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka mbyllur sot hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim grupin e v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja. N\u00eb njoftimin e SPAK thuhet se organizata e drejtuar nga dy v\u00ebllez\u00ebrit, ishte me baz\u00eb n\u00eb Elbasan dhe p\u00ebrb\u00ebhej nga 33 an\u00ebtar\u00eb. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr vrasje me pages\u00eb, trafik kokaine, korrupsion t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47215","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47215\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}