{"id":47189,"date":"2025-10-18T13:48:25","date_gmt":"2025-10-18T13:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/gjysherit-e-lea-ypit-gjyshi-im-social-mediat-dhe-komunizmi-ne-doren-e\/"},"modified":"2025-10-18T13:48:25","modified_gmt":"2025-10-18T13:48:25","slug":"gjysherit-e-lea-ypit-gjyshi-im-social-mediat-dhe-komunizmi-ne-doren-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/18\/gjysherit-e-lea-ypit-gjyshi-im-social-mediat-dhe-komunizmi-ne-doren-e\/","title":{"rendered":"Gjysh\u00ebrit e Lea Ypit, gjyshi im, social mediat dhe komunizmi n\u00eb dor\u00ebn e\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Alba Malltezi<\/p>\n<p>Pas librit \u201cE lir\u00eb\u201d, Lea Ypi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhurat\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr lexuesin shqiptar. \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman q\u00eb duhet lexuar avash, rilexuar, dhe nga i cili duhet kuptuar di\u00e7ka p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb sot dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishim dikur. Esht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e rrall\u00eb p\u00ebr vitet ku jetojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb shqiptare si ne, e veshur me distanc\u00ebn e emigrimit, studimit dhe perfeksionimit t\u00eb mendimit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb per\u00ebndimore, p\u00ebrmes dhimbjes, k\u00ebrkimeve, hulumtimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb gjyshes, gjyshit t\u00eb saj, na vendos nj\u00eb pasqyr\u00eb sociale shum\u00eb interesante. Por pyetja e par\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vetes \u00ebsht\u00eb: A duam t\u00eb dim\u00eb ne? A duam t\u00eb njohim veten n\u00eb vitet e totalitarizmit dhe pak vite m\u00eb par\u00eb q\u00eb soll\u00ebn instalimin e eg\u00ebr t\u00eb tij? Po tani? A jemi t\u00eb interesuar t\u00eb shohim se si jemi, tani?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e \u00e7udit\u00ebshme se kjo pyetje gjen nj\u00eb p\u00ebrgjigje absurde, q\u00eb ne duam t\u00eb dim\u00eb shum\u00eb pak. \u00cbsht\u00eb interesante se si n\u00eb nj\u00eb vend kaq t\u00eb vog\u00ebl, si i yni, me nj\u00eb zhvillim totalitar dhe hermetik t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, kurioziteti se si ishim, \u00e7far\u00eb ndodhi dhe si q\u00ebndruam p\u00ebr 45 vite n\u00eb nj\u00eb kafaz t\u00eb izoluar nga bota, nuk e ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar. Ose m\u00eb mir\u00eb, vazhdojn\u00eb ende t\u00eb jen\u00eb n\u00eb jet\u00eb disa q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos t\u00eb dekurajojn\u00eb ata shqipar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb d\u00ebshiruar t\u00eb hapin e t\u00eb shpalosin arkivat, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr jemi ne q\u00eb kemi frik\u00eb t\u00eb njohim, t\u00eb dim\u00eb. Si\u00e7 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nga kjo frik\u00eb, u pushtua edhe Lea Ypi. Q\u00eb Lea t\u00eb niste k\u00ebrkimet pran\u00eb Autoritetit t\u00eb Dosjeve n\u00eb Tiran\u00eb, u b\u00eb shkak urrejtja tipike n\u00eb social mediat e sotme n\u00ebn nj\u00eb foto t\u00eb muajit t\u00eb mjaltit t\u00eb gjyshes dhe gjyshit t\u00eb saj n\u00eb Cortina, publikuar nga nj\u00eb i panjohur q\u00eb, mesa duket, arkivet i kishte hulumtuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Romani dhe historia e gjyshes Leman dhe gjyshit Asllan Ypi, n\u00eb 406 faqet, na ndezin nj\u00eb abazhur n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb: At\u00ebher\u00eb kur nazist\u00eb e fashist\u00eb l\u00ebviznin nga k\u00ebto an\u00eb dhe kur nj\u00eb Enver Hoxha, nj\u00eb Taras q\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb Tiran\u00eb pas historive me hedhje nga ballkonet e sht\u00ebpive n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb mos paguar qiran\u00eb, pagesa nga t\u00eb moshuara franceze p\u00ebr shoq\u00ebrime dhe narcizizim t\u00eb thell\u00eb, kishte veshur \u201cpallton\u201d e komunistit alla shqiptar. Si do t\u00eb shkonte ndryshe jeta e 18 vje\u00e7ares Leman n\u00ebse, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vendoste t\u00eb ikte nga prind\u00ebrit e saj q\u00eb jetonin n\u00eb Selanik e t\u00eb vendosej n\u00eb vitet \u201930 n\u00eb kryeqytetin shqiptar, t\u00eb kishte vazhduar t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Greqi, apo t\u00eb shkonte si Lea n\u00eb Itali, apo n\u00eb Franc\u00eb? Nga sa Lea Ypi zbulon, gjyshja e saj, me gjith\u00eb jet\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb, internimin, p\u00ebrndjekjen, me gjith\u00eb gabimet alla shqiptare q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb arkiv alla komunist mund t\u00eb q\u00eblloj\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb (edhe spiun\u00ebt e sigurimsat b\u00ebnin sikur punonin, shpifnin, sajonin dhe gabonin), nuk rr\u00ebzoi at\u00eb q\u00eb jetoi dhe ishte e bindur se kishte b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur. At\u00eb q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb. Jan\u00eb faqe t\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsie q\u00eb na dhurojn\u00eb bukurin\u00eb e njj\u00eb jete t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, pavar\u00ebsisht se si ajo rrjedh dhe shkon.<\/p>\n<p>Edhe para se t\u00eb lexoja librin e Lea Ypit, p\u00ebrher\u00eb n\u00eb mendje m\u00eb vinte historia e gjyshit tim nga babai, Abdullah Malltezi, nd\u00ebrsa n\u00eb dor\u00eb kam foton e tij t\u00eb g\u00ebrryer nga koha, me nj\u00eb grup shok\u00ebsh dhe me Qemal Staf\u00ebn n\u00eb Shijak. Jan\u00eb tet\u00eb t\u00eb rinj idealist\u00eb, t\u00eb veshur bukur, ndryshe nga ajo q\u00eb mund t\u00eb imagjinohet sot p\u00ebr Shijakun e rrumave dhe vilave me drog\u00ebn e Zvicr\u00ebs, dhe pas fotos shkruhet: \u201cSht\u00ebpia e Ali Dashit Shijak me Qemal Staf\u00ebn, 1942\u201d. Gjyshi im, Abdullah Malltezi \u00ebsht\u00eb i pari sip\u00ebr nga e djathta. Ishte tregtar i mes\u00ebm n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl si\u00e7 ishte dhe mbeti Shijaku p\u00ebrher\u00eb, me nj\u00eb dyqan me qira dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke vet\u00ebm 70 m2 n\u00eb at\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Nuk pati asnj\u00eb pasuri t\u00eb tep\u00ebrt, vet\u00ebm aq sa i mjaftoi t\u00eb kishte nj\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb rriste 5 f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb simpatizonte p\u00ebr Luft\u00ebn Nacional \u00c7lirimtare. Kishte qen\u00eb nj\u00eb tregtar q\u00eb jo vet\u00ebm i ndihmonte materialisht, por edhe kishte fshehur dhe shp\u00ebtuar partizan\u00eb dhe komandant\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs. Por e gjitha kjo nuk e shp\u00ebtoi q\u00eb n\u00eb 1946, p\u00ebr plot 11 muaj t\u00eb burgosej n\u00eb nj\u00eb nga burgjet e improvizuara n\u00eb Shijak e t\u00eb torturohej p\u00ebr t\u00eb \u201ctreguar se ku fshihte florinjt\u00eb imagjinar\u00eb\u201d. Jan\u00eb 11 muaj nga t\u00eb cil\u00ebt doli i shkat\u00ebrruar fizikisht, por edhe psikologjikisht. Nuk tregoi \u00e7far\u00eb ndodhi mes atyre mureve dhe nuk u hap asnj\u00ebher\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tij. Sot, nuk e di n\u00ebse ka nj\u00eb dosje p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb vuajti dhe mbi t\u00eb gjitha: Kush shpifi se ai kishte florinj? Kush e denoncoi dhe kush ndikoi q\u00eb, pavar\u00ebsisht se ishte nj\u00eb prej kontribuesve t\u00eb Luft\u00ebs, t\u00eb torturohej p\u00ebr 11 muaj? Kush ishin torturuesit e tij?<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e tij, babai dhe xhaxhallar\u00ebt e mi, duket se nga ky drejtim nuk m\u00ebsuan asgj\u00eb ose nuk donin t\u00eb m\u00ebsonin. Ndoshta gjyshi, q\u00eb ishte njeri i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe shum\u00eb per\u00ebndimor n\u00eb shpirt, i pat par\u00eb n\u00eb sy dhe njohur xhelat\u00ebt e shnd\u00ebrruar ndaj tij dhe mbylli goj\u00ebn p\u00ebrher\u00eb pasi u ndje i zhg\u00ebnjyer: Ndoshta ata q\u00eb e \u00e7uan drejt tortur\u00ebs ishin njer\u00ebz q\u00eb ai frekuentonte dhe i njhte mir\u00eb\u2026 N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb histori e ngjashme me shum\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb torturuar dhe t\u00eb shpron\u00ebsuar, ve\u00e7se n\u00eb ndryshim nga ata q\u00eb kishin pasuri, gjyshi im ishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb tregtar pa pasuri.<\/p>\n<p>Prandaj, a duam v\u00ebrtet\u00eb sot t\u00eb dim\u00eb? Dhe, n\u00ebse lexojm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn me ndodhit\u00eb e t\u00eb p\u00ebrditshmes s\u00eb sotme, si do t\u00eb silleshin shpif\u00ebsit e r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb i hasim p\u00ebrdit\u00eb, sikur t\u00eb kishin imunitetin veprues t\u00eb nj\u00eb diktature?<\/p>\n<p>Libri i Lea Ypit \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d na jep nj\u00eb \u00e7el\u00ebs social q\u00eb t\u00eb lexojm\u00eb t\u00eb tashmen p\u00ebrmes s\u00eb shkuar\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb na ofron p\u00ebr t\u00eb lexuar dhe krahasuar fatin e shum\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb vuajt\u00ebn at\u00ebher\u00eb, me at\u00eb q\u00eb sot disa marrin guximin vet\u00ebm me fjal\u00eb ta shprehin n\u00eb social mediat p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb. Q\u00eb p\u00ebr arsye nga m\u00eb banalet i urrejn\u00eb, i kan\u00eb zili, mendojn\u00eb ndryshme, apo thjesht\u00eb sepse nuk i njohin fare apo kan\u00eb informacionin e gabuar. P\u00ebr fat sot, nuk e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbyllin ask\u00ebnd 11 muaj n\u00eb biruc\u00eb e ta torturojn\u00eb sepse imagjinojn\u00eb apo shpifin se ka fshehur florinj\u2026 Apo jo?\/Shqiptarja.com<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/gjysherit-e-lea-ypit-gjyshi-im-social-mediat-dhe-komunizmi-ne-doren-e\/\">Gjysh\u00ebrit e Lea Ypit, gjyshi im, social mediat dhe komunizmi n\u00eb dor\u00ebn e\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alba Malltezi Pas librit \u201cE lir\u00eb\u201d, Lea Ypi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhurat\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr lexuesin shqiptar. \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman q\u00eb duhet lexuar avash, rilexuar, dhe nga i cili duhet kuptuar di\u00e7ka p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb sot dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishim dikur. Esht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e rrall\u00eb p\u00ebr vitet ku jetojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47189","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47189\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}