{"id":47082,"date":"2025-10-17T19:48:33","date_gmt":"2025-10-17T19:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/spak-godet-aferen-e-limionit-sekuestro-ndaj-dulakut-kontrolle-vartesve-te-ballukut-dhe-ish-drejtoreshes-se-xhackes\/"},"modified":"2025-10-17T19:48:33","modified_gmt":"2025-10-17T19:48:33","slug":"spak-godet-aferen-e-limionit-sekuestro-ndaj-dulakut-kontrolle-vartesve-te-ballukut-dhe-ish-drejtoreshes-se-xhackes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/spak-godet-aferen-e-limionit-sekuestro-ndaj-dulakut-kontrolle-vartesve-te-ballukut-dhe-ish-drejtoreshes-se-xhackes\/","title":{"rendered":"SPAK godet afer\u00ebn e Limionit: Sekuestro ndaj Dulakut, kontrolle vart\u00ebsve t\u00eb Ballukut dhe ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Xha\u00e7k\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur detaje t\u00eb reja n\u00eb lidhje me hetimet q\u00eb po kryhen nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) p\u00ebr koncesionin e Portit t\u00eb Limionit n\u00eb Sarand\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e ushtris\u00eb.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">M\u00eb konkretisht jan\u00eb zbardhur emrat e 6 personave, ndaj t\u00eb cil\u00ebve nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb ushtruan kontrolle p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, ku burime p\u00ebr mediat b\u00ebjn\u00eb me dije se u jan\u00eb sekuestruar celular\u00ebt, si dhe u jan\u00eb sekuestruar prova t\u00eb tjera materiale, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndihmojn\u00eb autoritetet.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Burime b\u00ebjn\u00eb me dije se BKH ka ushtruar kontrolle tek biznesmeni\u00a0Artan Dulaku, si dhe tek\u00a0Genard Kastrati, administrator i kompanis\u00eb \u201cMARINA BAY SARANDA\u201d, e cila ka fituar koncesionin. Kontrolli \u00ebsht\u00eb kryer edhe n\u00eb selin\u00eb e kompanis\u00eb \u201cMaryna Bay Saranda\u201d, ku Artan Dulaku \u00ebsht\u00eb aksion me 50% t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Po ashtu, kontrolle jan\u00eb ushtruar edhe tek ish-deputeti socialist\u00a0Bardhyl Koll\u00e7aku, i cili ka qen\u00eb shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura.<\/p>\n<p>Po t\u00eb nj\u00ebjta burime b\u00ebjn\u00eb me dije se nd\u00ebr zyrtar\u00ebt ku \u00ebsht\u00eb ushtruar kontroll jan\u00eb edhe administratori i OSHEE-s\u00eb,\u00a0Enea Karaka\u00e7i, si dhe\u00a0Teuta Balili, pjes\u00eb e stafit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs. Dyshohet se kontrollet e ushtruara ndaj Karakacit dhe Balilit lidhen me funksionet q\u00eb ata kan\u00eb pasur n\u00eb p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit dhe kontrat\u00ebs midis shtetit dhe biznesmenit Dulaku, p\u00ebr marrjen n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb Portin Ushtarak t\u00eb Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e personave ku \u00ebsht\u00eb ushtruar kontroll figuron edhe\u00a0<strong>Belioza \u00c7oku<\/strong>, ish-drejtoresh\u00eb e kabinetit t\u00eb ish-ministres s\u00eb Mbrojties, Olta Xha\u00e7ka.\u00a0 Hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje po ndiqen nga prokurorja e posa\u00e7me Manjola Kajana.<\/p>\n<p><strong>SEKUESTRIMI<\/strong><\/p>\n<p>Baza detare e portit t\u00eb Limionit n\u00eb Sarand\u00eb u sekuestrua me vendim t\u00eb GJKKO n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK me arsyetimin se privatizimi i baz\u00ebs kishte c\u00ebnuar operacionalitetin e forcave detare. K\u00ebt\u00eb vendim e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe Gjykata e Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, por edhe nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb tre shkall\u00ebve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb gjyq\u00ebsorit, shoq\u00ebria \u201cMarina Bay Saranda\u201d iu drejtua Kushtetuese, por edhe kjo e fundit la n\u00eb fuqi t\u00eb nj\u00ebjtin vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb 1 korrik t\u00eb vitit 2020, Ministria e Financave n\u00ebnshkroi me kompanin\u00eb Marina Bay Saranda nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje me vler\u00ebn 1 euro p\u00ebr dh\u00ebnien e 265 mij\u00eb met\u00ebr tok\u00eb publike n\u00eb Gjirin e Limionit, n\u00eb Sarand\u00eb. Sipas projektit, kompanit\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonin aty nj\u00eb port jahtesh si dhe nj\u00eb resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.<\/p>\n<p>Por brenda sip\u00ebrfaqes prej 265 mij\u00eb metrash, gjenden dhe 40 mij\u00eb met\u00ebr tok\u00eb, pjes\u00eb e baz\u00ebs detare t\u00eb Sarand\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Flot\u00ebs Detare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, kontrata u kall\u00ebzua n\u00eb SPAK nga ish komandanti i Flot\u00ebs Artur Me\u00e7ollari, i cili pretendon se privatizimi i pron\u00ebs s\u00eb Flot\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe c\u00ebnon kapacitetet mbrojt\u00ebse t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb thirrur disa her\u00eb n\u00eb SPAK ministrja Olta Xha\u00e7ka, por edhe funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb armatosura, p\u00ebrfshir\u00eb ish-shefin e Shtabit, Bardhyl Koll\u00e7aku.<\/p>\n<p><strong>RAMA SULMOI DREJT\u00cbSIN\u00cb P\u00cbR SEKUESTRON<\/strong><\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se kryeministri Edi Rama e ka sulmuar drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sekuestron e vendosur ndaj portit t\u00eb Limianit n\u00eb Sarand\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb e PS-s\u00eb m\u00eb 17 Mars t\u00eb k\u00ebtij vitit, Rama e konsideroi si nj\u00eb absurd k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, teksa sipas tij, t\u00eb hetosh sesi u lidh nj\u00eb kontrat\u00eb e shtetit me nj\u00eb sip\u00ebrmarrje private, nuk t\u00eb jep asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta bllokosh investimin e asaj sip\u00ebrmarrjeje.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb deklaroi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arbitraritet i hapur q\u00eb mund t\u2019i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kok\u00ebs n\u00eb rast se investitor\u00ebt do t\u00eb ishin cinik\u00eb ta \u00e7onin n\u00eb Arbitrazh.<\/p>\n<p><em>\u201cAbsurdi arrin deri n\u00eb pik\u00ebn ku merret peng me sekuestro preventive, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb NATO-s nj\u00eb investim me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike, 200 milion\u00eb euro, rreth, n\u00eb limionin e Sarand\u00ebs, i cili qysh n\u00eb koh\u00ebn e Zogut ka pasur plan zhvillimi p\u00ebr Marin\u00eb turistike dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Programit ton\u00eb qeveris\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej 2 a 3 vjet\u00ebsh rri i bllokuar se hetohet m\u00ebnyra sesi \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk dua t\u00eb komentoj, nuk e b\u00ebj asnj\u00ebher\u00eb, arsyet e atij hetimi, kjo nuk \u00ebsht\u00eb puna ime, ama nuk duhet nj\u00eb diplom\u00eb n\u00eb juridik p\u00ebr t\u00eb kuptuar se t\u00eb hetosh sesi u lidh nj\u00eb kontrat\u00eb e shtetit me nj\u00eb sip\u00ebrmarrje private, nuk t\u00eb jep asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta bllokosh investimin e asaj sip\u00ebrmarrjeje, aq m\u00eb tep\u00ebr ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, duke e b\u00ebr\u00eb NATO-n t\u00eb qesh\u00eb, kur e d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb histori dhe duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr t\u00eb pavarur, i cili \u00ebsht\u00eb sovran n\u00eb vendimmarrjet e veta p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arbitraritet i hapur q\u00eb mund t\u2019i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kok\u00ebs n\u00eb rast se investitor\u00ebt e huaj do t\u00eb ishin cinik\u00eb ta \u00e7onin n\u00eb Arbitrazh, por e solla k\u00ebt\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr faktin se kjo buron nga nj\u00eb arbitraritet q\u00eb shkon shum\u00eb p\u00ebrtej horizontit t\u00eb nj\u00eb hetuesi dhe lidhet me nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb gabuar p\u00ebr mbrojtjen e koh\u00ebve t\u00eb sotme dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 tha Rama n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>NJ\u00cb VIDEO N\u00cb \u201cDUART\u201d E SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, getari Elton Qyno, gjat\u00eb nj\u00eb interviste televizive tha se procedimi penal \u00ebsht\u00eb regjistruar q\u00eb n\u00eb vitin 2022, por m\u00eb 15 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, avokati Arben Llangozi ka dor\u00ebzuar nj\u00eb video 5 or\u00ebshe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Sipas gazetarit, pasi \u00ebsht\u00eb administruar dhe kqyrur i gjith\u00eb diskutimi i k\u00ebsaj videos ku shfaqen gjeneral\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, SPAK m\u00eb pas ka k\u00ebrkuar miratimin e Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontrolle.<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje un\u00eb do t\u00eb jap disa detaje teknike t\u00eb cilat vijn\u00eb jo vet\u00ebm nga aksioni i sotsh\u00ebm p\u00eb kryerjen e kontrolleve dhe nga m\u00ebnyra se si ka marr\u00eb spunto ky operacion.\u00a0<\/em><em>Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb regjistruar qysh prej fillimit t\u00eb vitit 2022, kryesisht \u00ebsht\u00eb bazuar tek nj\u00eb denoncim t\u00eb ish admiralit t\u00eb flot\u00ebs detare Artur Me\u00e7ollari dhe m\u00eb pas ka filluar me mbledhjen e dokumenteve, por ajo q\u00eb i dha nj\u00eb spunto pas vendimit t\u00eb sekuestros s\u00eb k\u00ebsaj prone. Thjesht \u00ebsht\u00eb sekuestruar dhe \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb menaxhim nga drejtoria e pronave t\u00eb sekuestruara.<\/em><\/p>\n<p><em>Por q\u00eb t\u00eb vijm\u00eb tek aksioni i sotsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb video 5 or\u00ebsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK me 15 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti nga avokati Arben Llanagozi i cili ka hyr\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj videoje dhe m\u00eb pas e ka publikuar k\u00ebt\u00eb video. Pik\u00ebrisht pas publikimit, oficeri i \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb ndjek k\u00ebt\u00eb hetim dhe prokurorja e dosjes kan\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb kjo video t\u00eb administrohej si prov\u00eb materiale n\u00eb SPAK. Dhe pasi \u00ebsht\u00eb administruar dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebqyrur i gjith\u00eb diskutimi i k\u00ebsaj videos ku shfaqen gjeneral\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb vendoset dhe i drejtohet Gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lejimin e kontrolleve n\u00eb disa banesa si\u00e7 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme tek dy biznesmen dhe tek ish Shefi i Shtabit t\u00eb Ushtris\u00eb..\u201d\u00a0<\/em>\u2013 tha Qyno.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/spak-godet-aferen-e-limionit-sekuestro-ndaj-dulakut-kontrolle-vartesve-te-ballukut-dhe-ish-drejtoreshes-se-xhackes\/\">SPAK godet afer\u00ebn e Limionit: Sekuestro ndaj Dulakut, kontrolle vart\u00ebsve t\u00eb Ballukut dhe ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Xha\u00e7k\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur detaje t\u00eb reja n\u00eb lidhje me hetimet q\u00eb po kryhen nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) p\u00ebr koncesionin e Portit t\u00eb Limionit n\u00eb Sarand\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e ushtris\u00eb. M\u00eb konkretisht jan\u00eb zbardhur emrat e 6 personave, ndaj t\u00eb cil\u00ebve nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb ushtruan kontrolle p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47082","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47082\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}