{"id":47043,"date":"2025-10-17T16:15:18","date_gmt":"2025-10-17T16:15:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/kuvendi-miraton-ligjin-e-ri-per-mbetjet-pa-sqaruar-kostot-financiare\/"},"modified":"2025-10-17T16:15:18","modified_gmt":"2025-10-17T16:15:18","slug":"kuvendi-miraton-ligjin-e-ri-per-mbetjet-pa-sqaruar-kostot-financiare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/kuvendi-miraton-ligjin-e-ri-per-mbetjet-pa-sqaruar-kostot-financiare\/","title":{"rendered":"Kuvendi miraton ligjin e ri p\u00ebr mbetjet pa sqaruar kostot financiare"},"content":{"rendered":"<p>Nisma e re ligjore e qeveris\u00eb \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d u miratua t\u00eb enjten n\u00eb Kuvend vet\u00ebm nga votat e mazhoranc\u00ebs, pa debat dhe pa sqaruar fatur\u00ebn financiare t\u00eb zbatimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ligji i ri parashikon kthimin e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Ekonomis\u00eb s\u00eb Mbetjeve, AKEM, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr menaxhimin fundor t\u00eb mbetjeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebn dhe vendosjen e bashkive n\u00eb pozitat e klient\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie p\u00ebr depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>Qeveria i rikthehet hirearkis\u00eb s\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet ndarjes n\u00eb burim, rip\u00ebrdorimit, riciklimit dhe kompostimit, nd\u00ebrsa ligji l\u00eb pothuaj n\u00eb hije rolin e incenerator\u00ebve dhe incenerimin si proces p\u00ebr t\u00eb cilin qeveria socialiste investoi me dhjetra-milion\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>Dispozitat ligjore dhe relacioni q\u00eb shoq\u00ebron ligjin i m\u00ebshojn\u00eb parimit \u201cndot\u00ebsi paguan\u201d duke n\u00ebnkuptuar rritje t\u00eb tarifave dhe kostove p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb transparente financiare se sa realisht do t\u2019u kushtoj\u00eb taksapaguesve zbatimi i k\u00ebtyre dispozitave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit t\u00eb ligjit n\u00eb komisionet parlamentare dhe nga d\u00ebgjesat publike me grupet e interesuara, Ministria e Mjedisit si propozuese e nism\u00ebs nuk arriti t\u00eb jepte p\u00ebrgjigje p\u00ebr kostot financiare, sa do t\u00eb jen\u00eb kostot e bashkive p\u00ebr grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve n\u00eb pikat fundore dhe p\u00ebr pasoj\u00eb sa do t\u00eb rriten tarifat vendore p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ligji parashikon q\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb miratoj\u00eb metodologjin\u00eb e llogaritjes s\u00eb kostove operative dhe t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb grumbullimit, pastrimit dhe transportit deri n\u00eb stacionet e transferimit t\u00eb mbetjeve nga nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore. Metodologjia do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe tarifat e menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Por pyetjet e rip\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb deputet\u00ebve se sa do t\u2019i kushtoj\u00eb taksapaguesve kjo reform\u00eb e menaxhimit t\u00eb mbetjeve nuk mor\u00ebn p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta nga ministria.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me koston totale p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se direktivat e BE-s\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb objektivat e riciklimit p\u00ebr vitin 2035 dhe bazuar n\u00eb k\u00ebto objektiva \u00a0\u00ebsht\u00eb parashikuar vlera financiare q\u00eb duhet t\u00eb investohet p\u00ebr infrastruktur\u00ebn q\u00eb nevojitet deri n\u00eb vitin 2035.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e vler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga kjo ministri n\u00eb opsionin e rekomanduar nga BE vler\u00ebsohet q\u00eb kostot e p\u00ebrgjithshme t\u00eb investimit t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb rreth 683 milion euro deri n\u00eb vitin 2035.<\/p>\n<p>Po ashtu, kostot vjetore p\u00ebr ton mbetje t\u00eb krijuara pritet t\u00eb rriten nga 79 euro p\u00ebr ton n\u00eb vitin 2025 n\u00eb 170 euro p\u00ebr ton n\u00eb vitin 2035.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ministri Jaupaj informoi deputet\u00ebt se ministria ishte n\u00eb fazat e negociatave \u201cp\u00ebr shtyrjen e afatit t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtij investimi p\u00ebrtej 2035\u201d, sipas raportit t\u00eb komisionit parlamentar p\u00ebr \u201cBurimet Natyrore, Infrastruktur\u00ebn dhe Zhvillimin e Q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebgjes\u00ebs n\u00eb komisionin e Ligjeve, ai tha se barr\u00ebn kryesore financiare do ta mbaj\u00eb qeveria, nd\u00ebrsa bashkit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kostove.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb kapitulli m\u00eb i shtrenjt\u00eb i negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb bisedime p\u00ebr t\u00eb siguruar fonde nga BE, kredi dhe grante, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim infrastruktur\u00ebn e re pa e ngarkuar tej mase buxhetin vendor,\u201d argumentoi ai.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb raportin e p\u00ebrgatitur nga Komisioni parlamentar p\u00ebr Ekonomin\u00eb dhe Financat nuk ka nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb qart\u00eb financiare q\u00eb shoq\u00ebron zbatimin e k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>\u201cKostot e infrastruktur\u00ebs dhe operimit p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve mbulohen nga krijuesi ose nga zot\u00ebruesi i mbetjeve, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin \u201cndot\u00ebsi paguan\u201d- thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, nd\u00ebrsa nevoja p\u00ebr financime nga buxheti i shtetit do t\u00eb vler\u00ebsohet nga AKEM.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do zon\u00eb mbulon kostot e investimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve bashkiake. Bashkit\u00eb dhe AKEM-i financojn\u00eb kostot e investimit p\u00ebr \u00e7do zon\u00eb t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve,\u201d thuhet m\u00eb tej n\u00eb raport e k\u00ebtij komisioni<\/p>\n<p>Ligji parashikon q\u00eb kostoja p\u00ebr grumbullimin dhe transferimin e mbetjeve t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e buxhetin vjetor t\u00eb bashkive dhe do t\u00eb p\u00ebrballohet nga mbledhja e tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit p\u00ebr qytetar\u00ebt<\/p>\n<p>Shoqatat e bashkive dhe vet\u00eb kryetar\u00ebt e bashkive q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb n\u00eb komisonin e Ligjeve than\u00eb se bashkit\u00eb do t\u00eb gjenden n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kostot q\u00eb u ngarkon zbatimi i k\u00ebtij ligji dhe k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb parashikohej n\u00eb ligj q\u00eb k\u00ebto kosto t\u00eb p\u00ebrballohen nga buxheti i shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet transfertave t\u00eb pakusht\u00ebzuara.<\/p>\n<p>Ligji u kontestua gjithashtu nga opozita dhe shoqatat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat e pushtetit vendor se c\u00ebnon autonomin\u00eb vendore, nd\u00ebrsa n\u00eb komisionin parlamentar p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme u kritikua p\u00ebr p\u00ebrafrim t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb dispozitave t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Mjedisin.<\/p>\n<p>Ministri tha se p\u00ebrafrimi i plot\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me miratimin e 12 projektvendime t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave si akte n\u00ebnligjore n\u00eb \u00a0linj\u00eb me periudhat transitore t\u00eb k\u00ebrkuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij ligji, ministria e Mjedisit theksoi se reforma e re e menaxhimit t\u00eb mbetjeve plot\u00ebsohej dhe me nj\u00eb nism\u00eb tjet\u00ebr ligjore, ajo p\u00ebr \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e zgjeruar t\u00eb prodhuesit\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb futur p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Kuvend. \/Birn<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/17\/kuvendi-miraton-ligjin-e-ri-per-mbetjet-pa-sqaruar-kostot-financiare\/\">Kuvendi miraton ligjin e ri p\u00ebr mbetjet pa sqaruar kostot financiare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nisma e re ligjore e qeveris\u00eb \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d u miratua t\u00eb enjten n\u00eb Kuvend vet\u00ebm nga votat e mazhoranc\u00ebs, pa debat dhe pa sqaruar fatur\u00ebn financiare t\u00eb zbatimit t\u00eb tij. Ligji i ri parashikon kthimin e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Ekonomis\u00eb s\u00eb Mbetjeve, AKEM, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr menaxhimin fundor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47043","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47043"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47043\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}