{"id":47031,"date":"2025-10-17T16:48:19","date_gmt":"2025-10-17T16:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/krimet-financiare-te-soros-nepermjet-fondacionit-besa-zbardhet-skema\/"},"modified":"2025-10-17T16:48:19","modified_gmt":"2025-10-17T16:48:19","slug":"krimet-financiare-te-soros-nepermjet-fondacionit-besa-zbardhet-skema","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/krimet-financiare-te-soros-nepermjet-fondacionit-besa-zbardhet-skema\/","title":{"rendered":"Krimet financiare t\u00eb Soros n\u00ebp\u00ebrmjet Fondacionit Besa, zbardhet skema"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) vazhdon t\u00eb thellohet p\u00ebrplasja historike mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit George Soros, q\u00eb po trondit themelet e sistemit politik dhe financiar amerikan. Trump ka nisur nj\u00eb fushat\u00eb frontale kund\u00ebr rrjeteve t\u00eb financimit liberal, duke k\u00ebrkuar hetime federale ndaj fondacioneve t\u00eb lidhura me Soros dhe p\u00ebrdorimin e ligjit \u201cRICO\u201d p\u00ebr ta goditur at\u00eb si organizat\u00eb kriminale ekonomike. Kjo betej\u00eb e ashp\u00ebr mes forcave nacionaliste t\u00eb Trump dhe struktur\u00ebs globaliste t\u00eb Sorosit po p\u00ebrshkall\u00ebzohet \u00e7do dit\u00eb, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebrohet se pasojat do t\u00eb ndihen deri n\u00eb Ballkan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb nga vendet ku Soros nd\u00ebrtoi rrjetin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb ndikimit q\u00eb prej viteve \u201990. N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb tensioni global, v\u00ebmendja po kthehet te \u201claboratori shqiptar\u201d i modelit Soros, Fondi \u201cBesa\u201d. Dokumentet q\u00eb disponon gazeta \u201cSOT\u201d tregojn\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb sofistikuar financiare q\u00eb nga nj\u00eb fondacion bamir\u00ebs u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb biznes fitimprur\u00ebs me miliona euro asete, duke shkelur ligjet shqiptare dhe duke p\u00ebrfituar nga mbrojtja e pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Si u krijua Fondi \u201cBesa\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Fondi Besa i krijuar nga themeluesi Soros \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput nj\u00eb fondacion mafioz dhe piramid\u00eb, i cili ka zhvilluar veprimtari t\u00eb palicencuar n\u00eb republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Ai q\u00eb lejoi futjen e filantropit n\u00eb vendin ton\u00eb ishte Sali Berisha, pasi Soros nisi aktivitetet sapo ra regjimi komunist. Fondacioni \u201cBesa\u201d i krijuar n\u00eb dat\u00ebn 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet n\u00eb Statut me vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs nr 1554, date 18.05.1999, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb asaj kohe mori p\u00ebrsip\u00ebr nxitjen p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kreditimit q\u00eb do t\u00eb kryhej nga ky fondacion. Fondacionin Besa do t\u00eb operonte si nj\u00eb entitet juridik q\u00eb vepron si organizat\u00eb joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprur\u00ebse, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni \u201cBESA\u201d filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M. Nr.207 dat\u00eb 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredis\u00eb Urbane (filluar q\u00eb prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni \u201cBESA\u201d me themelues Fondacionin \u201cSOROS\u201d. Pra si\u00e7 edhe shikohet n\u00eb rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet fondeve t\u00eb marra nga donator\u00ebt, dhe nj\u00eb fondi t\u00eb derdhur nga shteti shqiptar. N\u00eb fakt, donatori kryesor \u00ebsht\u00eb shteti shqiptar, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme i ka falur miliona dollar\u00eb k\u00ebtij fondacioni. Nd\u00ebrkoh\u00eb qe Themeluesi i k\u00ebtij fondacioni, Soros, ka derdhur vet\u00ebm 1 milion USD n\u00eb 19 maj t\u00eb vitit 1999 p\u00ebr t\u00eb gjeneruar n\u00eb vitet e ardhshme dhjet\u00ebra miliona euro.<\/p>\n<p><strong>Skema<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij shkrimi do t\u00eb pasqyrojm\u00eb m\u00ebnyrat mafioze t\u00eb operimit t\u00eb k\u00ebtij fondacioni, i cili q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb krijimit t\u00eb tij deri n\u00eb vitin 2000 kreu evazion fiskal pa paguar detyrimet n\u00eb shtet. Fondacioni Soros nuk pranoi t\u00eb derdh\u00eb tatimin e fitimit p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb fitonte nga kreditimi i bizneseve, fitim i cili sigurohej nga p\u00ebrqindja e lart\u00eb q\u00eb ky fondacion merrte n\u00eb ato vite. Duke mos pranuar q\u00eb t\u00eb derdhnin k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr organizatat jofitimprur\u00ebse, n\u00eb t\u00eb cilin sipas nenit 2 p\u00ebrfshihen dhe fondacionet, fondacioni Besa p\u00ebr thuajse kat\u00ebr vjet rresht kreu evazion t\u00eb hapur fiskal. Por meqen\u00ebse ligji nuk i p\u00ebrjashtonte k\u00ebto organizata (edhe pse jan\u00eb t\u00eb tilla) nga detyrimet fiskale, ky fondacion duhet t\u00eb paguante tatimin mbi fitimin. Sipas nenit 40 \u201cLeht\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebrjashtimet e organizatave jofitimprur\u00ebse nga detyrimet tatimore dhe doganore caktohen me ligj\u201d. Por meqen\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fondacion nuk kishte ligj q\u00eb t\u00eb toleronte mospagimin e taksave, e ktheu k\u00ebt\u00eb fondacion n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb hapur abuzive dhe nj\u00eb nga evazor\u00ebt fiskale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb tregun e institucioneve financiare jobankare. Sipas ligjit nr.8438, dat\u00eb 28.12.1998 \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat n\u00eb nenin 18 t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb parashikuar p\u00ebrjashtimet, nuk ka rezultuar q\u00eb Fondacioni Besa t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn prej kategorive t\u00eb p\u00ebrjashtuara.<\/p>\n<p>Ky fondacion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde ka pretenduar se q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb tij k\u00ebtij fondacioni kishte t\u00eb b\u00ebnte me q\u00ebllime bamir\u00ebse dhe edukuese, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka zhvilluar aktivitet t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb ekonomik, aktivitet i cili i ka sjell\u00eb t\u00eb ardhura kolosale k\u00ebtij fondacioni. Ky fondacion ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb kredi me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb tregun bankar dhe jobankar. Pra ky fondacion q\u00eb ka operuar me marzhe t\u00eb larta fitimi dhe ka grabitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente shtetin shqiptar duke mos paguar taksa dhe duke e argumentuar n\u00ebn iden\u00eb e se kreditonin shqiptar\u00ebt p\u00ebr ti edukuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Soros, vilte fitime marramend\u00ebse. Pasi u kontrollua dhe u gjobit nga shteti shqiptar, ky fondacion u fut n\u00eb skem\u00ebn e tatimpaguesve deri n\u00eb vitin 2007, vit n\u00eb t\u00eb cilin ky fondacion filloi t\u00eb punoj\u00eb i palicencuar si nj\u00eb skem\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb piramidale. Gjat\u00eb vitit 2007 fondacioni \u201cBesa\u201d, regjistroi 9,200 klient\u00eb aktiv\u00eb. Sipas drejtorit t\u00eb k\u00ebtij fondacioni n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u201cfondi \u201cBesa\u201d dha 37,000 kredi me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 194 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Duke operuar pa licence, ky fondacion ka shkelur ligjin Nr. 9662, date 18.12.2006, \u201cP\u00ebr Bankat\u201d, duke operuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 6,54, 90 dhe 126.<\/p>\n<p>Sipas nenit Neni 90 t\u00eb ligjit 9662, \u201cUshtrimi i veprimtaris\u00eb bankare ose i \u00e7do veprimtarie tjet\u00ebr financiare, t\u00eb parashikuar n\u00eb nenet 4 dhe 54 t\u00eb k\u00ebtij ligji, pa licenc\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn krim dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre vjet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas kodit penal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb neni 143\/a mbi skemat mashtruese dhe piramidale, organizimi dhe v\u00ebnia n\u00eb funksionime skemave mashtruese dhe piramidale t\u00eb huamarrjes me q\u00ebllime fitimi materialm d\u00ebnohet me burgim nga tre deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet burg, Po kjo vep\u00ebr kur sjell pasoja t\u00eb r\u00ebnda d\u00ebnohet me burgim nga dhjet\u00eb deri n\u00eb nj\u00ebzet vjet burg\u201d. N\u00ebse v\u00ebm\u00eb re nga t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme ky fondacion ka shkelur ligjet shqiptare duke operuar i palicencuar duke kryer nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, i cili d\u00ebnohet edhe nga kodi penal i Shqip\u00ebris\u00eb dhe ligji p\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, megjith\u00ebse ky fondacion funksionon si operator q\u00eb krediton me deg\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, institucionet nuk kryen asnj\u00eb veprim.<\/p>\n<p><strong>Qeveria e Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm dhe n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb fundit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cSot\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb mafioze ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish ministri i Financave Bode, i cili ka lejuar funksionimin e k\u00ebsaj skeme piramidale. Pasi Berisha erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb 2005, e mb\u00ebshteti k\u00ebt\u00eb fondacion. Besa pasi operoi si fondacion, u kthye n\u00eb fond dhe n\u00eb biznes m\u00eb pas q\u00eb jep kredi kundrejt interesit. Bordi i Fondi Besa, n\u00eb Qershor 2008 vendosi t\u00eb aprovoj\u00eb planin e transformimit t\u00eb Fondi Besa nga statusi i OJQ, n\u00eb nj\u00eb status t\u00eb ri ligjor si shoq\u00ebri aksionare. Pra n\u00eb vitin 2008 ndodhi dhe transformimi i madh, ku u desh mb\u00ebshtetja e politik\u00ebs. Qeveria shqiptare, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord q\u00eb t\u00eb gjitha detyrimet dhe t\u00eb drejtat q\u00eb Fondacioni \u201cBesa\u201d kishte me qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb kalonin te Fondi \u201cBesa\u201d sh.a. Pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb doli emri i Ridvan Bodes. Pra duket se \u201cBesa\u201d nd\u00ebr vite ka pasur mb\u00ebshtetje politike.\/ SOT<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/krimet-financiare-te-soros-nepermjet-fondacionit-besa-zbardhet-skema\/\">Krimet financiare t\u00eb Soros n\u00ebp\u00ebrmjet Fondacionit Besa, zbardhet skema<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) vazhdon t\u00eb thellohet p\u00ebrplasja historike mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit George Soros, q\u00eb po trondit themelet e sistemit politik dhe financiar amerikan. Trump ka nisur nj\u00eb fushat\u00eb frontale kund\u00ebr rrjeteve t\u00eb financimit liberal, duke k\u00ebrkuar hetime federale ndaj fondacioneve t\u00eb lidhura me Soros dhe p\u00ebrdorimin e ligjit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47031","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47031\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}