{"id":46989,"date":"2025-10-17T13:48:39","date_gmt":"2025-10-17T13:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/per-tri-zyra-ne-vjose-mirela-i-dha-57-miliarde-leke-babait-te-blendian-dalipit-para-ikjes-i-shtoi-edhe-1-miliard-leke\/"},"modified":"2025-10-17T13:48:39","modified_gmt":"2025-10-17T13:48:39","slug":"per-tri-zyra-ne-vjose-mirela-i-dha-57-miliarde-leke-babait-te-blendian-dalipit-para-ikjes-i-shtoi-edhe-1-miliard-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/per-tri-zyra-ne-vjose-mirela-i-dha-57-miliarde-leke-babait-te-blendian-dalipit-para-ikjes-i-shtoi-edhe-1-miliard-leke\/","title":{"rendered":"P\u00ebr tri zyra n\u00eb Vjos\u00eb, Mirela i dha 5,7 miliard\u00eb lek\u00eb babait t\u00eb Blendian Dalipit, para ikjes i shtoi edhe 1 miliard lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vjosa lumi i fundit i eg\u00ebr i Evrop\u00ebs u p\u00ebrdor p\u00ebr nj\u00eb super tender nga Mirela Kumbaro. Ajo b\u00ebri pazar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt me firm\u00ebn e babait t\u00eb drejtorit t\u00eb OSSH, Blendian Dalipi dhe kompanian\u00eb e Asllan Hastocit. Ky i fundit, i familjarizuar me kryeministrin pasi po \u201crijet\u00ebzon\u201d vil\u00ebn qeveritare n\u00eb Dajt.<\/p>\n<p>Objekti i kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb :\u201cQendra multifunksionale n\u00eb Lugin\u00ebn e Vjos\u00ebs\u201d me fond limit 569,366,644.34 lek\u00eb pa TVSH. Pasi riformatohet qeveria dhe vjen kabineti \u201cRama 4\u201d, ministria e Turizmit ndahet nga Mjedisi dhe i bashkohet Kultur\u00ebs dhe Ekonomis\u00eb, q\u00eb e drejton Blendi Gonxhe. N\u00eb dit\u00ebt e fundit, para largimit, ministrja Mirela Kumbaro njoftohet nga kompanit\u00eb fituese se nuk u dalin parat\u00eb! Nd\u00ebrtuesit i shkruajn\u00eb ministres, q\u00eb u kan\u00eb dal\u00eb disa \u201cdetaje\u201d n\u00eb projekt, prandaj duhet shtuar fondi me m\u00eb shum\u00eb se 1 milion euro!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb kushtet e k\u00ebsaj domosdoshm\u00ebrie, q\u00eb realizohet sic duhet \u201cvizioni\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, m\u00eb 1 shtator u firmos kontrat\u00eb e re.<\/p>\n\n<p>Dhe nuk i dihet se sa do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund ky projekt, sepse e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Blendi Gonxhe, q\u00eb e njeh er\u00ebn e paras\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria mbik\u00ebqyr\u00ebse e punimeve BOE \u201cArabel \u2013 Studio\u201d sh.p.k. dhe \u201cS&amp;L Studio\u201d sh.p.k. i shkroi ministris\u00eb m\u00eb dat\u00eb 30 korrik 2025, ku i ka paraqitur relacionin teknik, n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb paraqitur dhe prezantuar t\u00eb gjitha shkaqet teknike q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb modifikim kontrate. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj korrespondence jan\u00eb edhe propozimet e kontraktorit \u201cI.D.K \u2013 KONSTRUKSION\u201d sh.p.k. e Bajram Dalipajt dhe \u201cHASTO\u00c7I\u201d sh.p.k. e Asllan Hastocit n\u00eb lidhje me ripunimin e projektit me q\u00ebllim p\u00ebrmbylljen e punimeve t\u00eb objektit \u201cQendra Multifunksionale n\u00eb Lugin\u00ebn e Vjos\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Propozimet, t\u00eb cilat jan\u00eb shqyrtuar dhe miratuar nga Mbikqyr\u00ebsi i Punimeve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshimeve n\u00eb volume punimesh t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuara n\u00eb preventivin fillestar, duke sjell\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr sasi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zbatim real; S\u00eb dyti, paska element\u00eb arkitektonik\u00eb dhe funksional\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekt, por t\u00eb pa reflektuar n\u00eb preventiv nga stafi i Kumbaros.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon drama 1 milion euroshe. Komisioni i ngritur me urdh\u00ebr t\u00eb Mirela Kumbaros, i ka analizuar dhe i ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim problematikat e evidentuara dhe propozimet e paraqitura dhe ka tundur kok\u00ebn aprovuese.<\/p>\n\n<p>Vlera e punimeve sipas projektit t\u00eb tenderuar: \u00ebsht\u00eb 546,097,766.65 lek\u00eb pa TVSH (p\u00ebrfshir\u00eb dhe fondin<\/p>\n<p>rezerv\u00eb prej 23,440,766.22 lek\u00eb pa TVSH). Babait t\u00eb Blendian Dalipit nuk i del fondi rezerv\u00eb, por k\u00ebrkon 1 milion euro shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Vlera e punimeve q\u00eb i shtohen vler\u00ebs s\u00eb preventivit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb tenderuar \u00ebsht\u00eb 108,165,768.31<\/p>\n<p>lek\u00eb pa TVSH. P\u00ebr nj\u00eb gabim aritmetik 2 % t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb fondit limit nuk pranohet ofeta e operator\u00ebve ekonomik m\u00eb tender. Kurse ministrja e ka marzhin e gabimit mbi 20%. E po ministret e kan\u00eb dor\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb kur b\u00ebjn\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Jo vetem kaq, por kompanit\u00eb q\u00eb do zbatojn\u00eb projektin k\u00ebrkojn\u00eb edhe 3 muaj shtes\u00eb. N\u00eb fakt, t\u00eb dyja kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbingarkuara me tendera t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00ebkoh\u00ebsisht. N\u00ebse do t\u00eb shihej kriteri i kapacitetit teknik, k\u00ebto dy kompani duhet t\u00eb skualifikoheshin nga tenderi.<\/p>\n<p>Qendra multifunksionale q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb do t\u00eb promovoj\u00eb vlerat natyrore dhe kulturore q\u00eb zot\u00ebron territori i lumit t\u00eb fundit t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. Kompania fituese p\u00ebr projektin e qendr\u00ebs multifunksionale \u00ebsht\u00eb shpallur studioja \u201cCEBRA A\/S &amp; Arup Internatioonal Projects Limited &amp; Barker Langham Limited &amp; UNO\u201d.<\/p>\n<p>Tri godina n\u00eb P\u00ebrmet, Vlor\u00eb, Tepelen\u00eb\u00a0do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si pik\u00eb kontakti p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb interes p\u00ebr Lugin\u00ebn e Vjos\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Bajram Dalipi?<\/strong><\/p>\n<p>Familja e drejtorit t\u00eb OSSH Blendian Dalipajt \u00ebsht\u00eb favorizuar n\u00eb projektet e nd\u00ebrtimit, energjis\u00eb dhe koncesioneve me p\u00ebrfitime t\u00eb shumta publike.\u00a0Babai i Blendian Dalipaj duke pasur t\u00eb birin si nj\u00eb nga drejtor\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku ka arritur t\u00eb kap\u00eb tenderat n\u00eb sektorin energjitik dhe infrastruktur\u00eb. N\u00eb koncencionin e dh\u00ebn\u00eb nga Balluku p\u00ebr p\u00ebrfituesin e koncesioneve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri, Bashkim Ulajn, t\u00eb rrug\u00ebs Milot Thuman\u00eb, pjes\u00eb e k\u00ebsaj afere \u00ebsht\u00eb dhe babai i Blendianit me p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por ka rolin e garancis\u00eb p\u00ebr Ballukun.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria koncesionare G2 BLU, e themeluar n\u00eb prill 2023, mori p\u00ebrsip\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe menaxhimin e segmentit rrugor Milot\u2013Thuman\u00eb me nj\u00eb kontrat\u00eb PPP 35-vje\u00e7are q\u00eb kap vler\u00ebn 44.6 milion euro (pa TVSH). N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb saj jan\u00eb GENER 2 sh.p.k \u201398% e kapitalit (familja Ulaj) I.D.K Konstruksion \u2013 1% (familja Dalipaj) Illyrian Consulting Engineers \u2013 1%.<\/p>\n<p>Kompania ABNID sh.p.k, e themeluar nga Blendian Dalipi n\u00eb vitin 2016, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr firm\u00eb e familjes. Ajo ka marr\u00eb vazhdimisht n\u00ebnkontrata nga I.D.K, duke realizuar mbi 11 milion euro faturim. N\u00eb vitin 2022, Blendian ia shiti kompanin\u00eb p\u00ebr vet\u00ebm 1000 euro nj\u00eb kush\u00ebriri.<\/p>\n<p>Familja Dalipaj ka investuar edhe n\u00eb sektorin energjetik, p\u00ebrmes kompanis\u00eb MD Green Energy, ku I.D.K \u00ebsht\u00eb ortak me kompanin\u00eb DABAR (50\/50). Projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb parku fotovoltaik n\u00eb Fier, me vler\u00eb 94 milion lek\u00eb n\u00eb kredi, \u00ebsht\u00eb miratuar nga KKT me firm\u00eb t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p><strong>Asllan Hastoci me fijet e lidhura n\u00eb Kryeministri<\/strong><\/p>\n<p>Kompania \u201cHastoci\u201d paralelisht m k\u00ebt\u00eb tender ka p\u00ebrfituar kontrata t\u00eb tjera gjigante.<\/p>\n<p>Rezidenca e qeveris\u00eb n\u00eb Dajt po \u201crivitalizohet\u201d me nj\u00eb tender sekret q\u00eb e ka organizuar Dhurata Frash\u00ebri, e besuara e Kryeministrit Edi Rama p\u00ebr Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare.<\/p>\n<p>Dhurata e Sh\u00ebrbimeve ka njoftuar p\u00ebr kontrat\u00ebn kompanin\u00eb \u00a0\u201cHASTO\u00c7I\u201d SHPK me pronar Asllan Hasto\u00e7in.<\/p>\n<p>Procedura e zgjedhur p\u00ebr prokurim \u00ebsht\u00eb nga ato \u201csekretet\u201d: Me negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Asnj\u00eb sekret nuk ka p\u00ebr punimet e k\u00ebsaj vile p\u00ebrve\u00e7 mendjes s\u00eb keqe t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrdor gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar buxhetin e shtetit: P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tendera t\u00eb till\u00eb p\u00ebrdori pandemin\u00eb, t\u00ebrmetin, tani \u201csigurin\u00eb\u201d. M\u00eb sekrete \u00ebsht\u00eb vila personale e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Surrel se sa kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, tenderi me objekt, \u201cZbatimi i projektit: Rivitalizimi i Rezidenc\u00ebs Qeveritare, Vila Dajt\u201d, me fond limit 619.786.829,32 pa TVSH \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb protokoll n\u00eb dat\u00ebn 2 korrik 2025.<\/p>\n<p>Drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli (i besuar i Ram\u00ebs ashtu si edhe Dhurata) ka firmosur nj\u00eb tender t\u00eb majm\u00eb p\u00ebr Asllan Hasto\u00e7in, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi u mor n\u00eb pyetje n\u00eb SPAK p\u00ebr korrupsionin me fondet e prokuruara. P\u00ebr lyerje fasadash n\u00ebp\u00ebr fshatra, Hasto\u00e7it do t\u2019i xhirohen 4.22 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb hartuar dhe t\u00eb qepur me porosi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse formalisht tenderi u zhvillua n\u00eb n\u00ebntor 2024, Agolli e ka mbajtur dosjen n\u00eb sirtar dhe e ka d\u00ebrguar n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik (APP) tre muaj m\u00eb pas.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, m\u00eb 11 shkurt 2025 Agolli ka firmosur kontrat\u00eb me \u201cHasto\u00e7i\u201d shpk me vler\u00eb 422,292,719 lek\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb TVSH. Kjo ishte finalja e tenderit \u201cRigjenerimi Urban n\u00eb zona periferike dhe informale dhe n\u00eb fshatra me popullsi t\u00eb dendur, etj. Rajonet 3&amp;4\u201d Fondi limit q\u00eb ishte caktuar nga komisioni i tenderit ishte \u00a0416,666,666.67 lek\u00eb pa TVSH dhe \u00ebsht\u00eb buxhet i planifikuar p\u00ebr Programin \u201c100 Fshatrat\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani sado e fuqishme t\u00eb jet\u00eb, nuk mudn t\u00eb m\u00ebarr\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto kontrata nj\u00ebher\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, se Hastoci \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb past\u00ebr korrupsioni me tenderat.<\/p>\n<p>T\u2019i jap\u00ebsh k\u00ebto lek\u00eb biznesmenit Asllan Hasto\u00e7i, \u00ebsht\u00eb si t\u2019i var\u00ebsh m\u00ebl\u00e7it\u00eb ujkut n\u00eb qaf\u00eb. Kompania e tij \u00ebsht\u00eb kapur vazhdimisht n\u00eb falsifikime dokumentesh n\u00eb tendera, mos kryerje t\u00eb punimeve sipas kontratave, marrje parash p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pab\u00ebra. Madje, pun\u00ebt kan\u00eb shkuar aq larg sa n\u00eb nj\u00eb rast, me nj\u00eb nga pun\u00ebt k\u00ebsaj firme \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe prokuroria.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb tipik \u00ebsht\u00eb kur kjo kompani mori parat\u00eb e projektit 300 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar me kalldr\u00ebm rrug\u00ebt e Voskopoj\u00ebs. Hasto\u00e7i mbushi xhepin nd\u00ebrsa, nga verifikimi n\u00eb teren q\u00eb b\u00ebri KLSH p\u00ebr zbatimin e projektit dhe kontrat\u00ebs, doli se puna mbeti p\u00ebrgjysm\u00eb. E po, korrupsioni ka tarif\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>KLSH i rekomandoi Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, p\u00ebrjashtimin e \u201cHasto\u00e7i\u201d sh.p.k, nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb prokurimet publike p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1 vje\u00e7are. Nd\u00ebrkaq, Hato\u00e7i mori m\u00eb qaf\u00eb edhe kolaudatorin q\u00eb kishte firmosur pun\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>KLSH m\u00eb dat\u00eb 10.10.2014 ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal duke d\u00ebrguar p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme procedurale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb, A.T., me detyr\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs i punimeve n\u00eb objektin \u201cShtrim i rrug\u00ebs me kalldr\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/per-tri-zyra-ne-vjose-mirela-i-dha-57-miliarde-leke-babait-te-blendian-dalipit-para-ikjes-i-shtoi-edhe-1-miliard-leke\/\">P\u00ebr tri zyra n\u00eb Vjos\u00eb, Mirela i dha 5,7 miliard\u00eb lek\u00eb babait t\u00eb Blendian Dalipit, para ikjes i shtoi edhe 1 miliard lek\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vjosa lumi i fundit i eg\u00ebr i Evrop\u00ebs u p\u00ebrdor p\u00ebr nj\u00eb super tender nga Mirela Kumbaro. Ajo b\u00ebri pazar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt me firm\u00ebn e babait t\u00eb drejtorit t\u00eb OSSH, Blendian Dalipi dhe kompanian\u00eb e Asllan Hastocit. Ky i fundit, i familjarizuar me kryeministrin pasi po \u201crijet\u00ebzon\u201d vil\u00ebn qeveritare n\u00eb Dajt. Objekti i kontrat\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46989","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46989"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46989\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}