{"id":46967,"date":"2025-10-17T11:48:26","date_gmt":"2025-10-17T11:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/forumi-i-investimeve-shqiperi-turqi-balluku-ura-te-reja-bashkepunimi-shqiperia-destinacion-strategjik-per-investime\/"},"modified":"2025-10-17T11:48:26","modified_gmt":"2025-10-17T11:48:26","slug":"forumi-i-investimeve-shqiperi-turqi-balluku-ura-te-reja-bashkepunimi-shqiperia-destinacion-strategjik-per-investime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/forumi-i-investimeve-shqiperi-turqi-balluku-ura-te-reja-bashkepunimi-shqiperia-destinacion-strategjik-per-investime\/","title":{"rendered":"Forumi i investimeve Shqip\u00ebri-Turqi\/ Balluku: Ura t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi. Shqip\u00ebria, destinacion strategjik p\u00ebr investime"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe nj\u00ebher\u00ebsh ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku, n\u00eb forumin e investimeve Shqip\u00ebri-Turqi q\u00eb po zhvillohet sot n\u00eb Tiran\u00eb, ku merr pjes\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebspresidenti i Turqis\u00eb, Cevdet Yilmaz, theksoi se marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb dhe besim t\u00eb fort\u00eb, duke i hapur nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dyert e mund\u00ebsive p\u00ebr investime dhe zhvillim.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizoi se shqiptar\u00ebt dhe turqit kan\u00eb ecur krah p\u00ebr krah dhe ky forum \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fuqizuar m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb partneritet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht sip\u00ebrfaqes s\u00eb vog\u00ebl prej 28 mij\u00eb kilometrash katror\u00eb, tha ajo, ofron nj\u00eb treg dinamik dhe shum\u00eb mund\u00ebsi investimi n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm si turizmi, energjia, teknologjia, bujq\u00ebsia dhe industria.<\/p>\n<p>Balluku theksoi se vendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion i ri p\u00ebr bizneset, me nj\u00eb kuad\u00ebr fiskal shum\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrfshin p\u00ebrjashtime dhe leht\u00ebsira tatimore p\u00ebr investitor\u00ebt.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt besoj q\u00eb k\u00ebtu duhet t\u00eb ndiheni n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj, ashtu si \u00e7do her\u00eb nj\u00eb shqiptar ndihet kur shkel kufirin p\u00ebr t\u00eb kaluar dhe p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt kemi nj\u00eb histori t\u00eb lasht\u00eb, jemi autokton\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Kemi kaluar shum\u00eb, por di\u00e7ka nuk ka ndryshuar kurr\u00eb, q\u00eb gjithmon\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb turq kemi ecur krah p\u00ebr krah dhe gjithmon\u00eb i kemi hapur nj\u00ebri-tjetrit dyert e sht\u00ebpive, por dhe t\u00eb zemrave tona dhe mbi t\u00eb gjitha nuk i kemi paragjykuar kurr\u00eb zakonet, traditat dhe besimin e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ndaj sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ndihem m\u00eb mir\u00eb se kudo, pasi ndihem e mir\u00ebpritur n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi investitor\u00ebsh, ku me shum\u00eb mjesht\u00ebri AIDA dhe ekuivalenti i saj, MUSIAD e nis\u00ebn me dy video shum\u00eb t\u00eb ngrohta. Po diskutoja me kolegen time, ministren e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit Delina Ibraimin se sa bukur ishin t\u00eb dyja videot dhe kush nga t\u00eb dyja nxirrte m\u00eb n\u00eb pah at\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Shqip\u00ebria dhe Turqia kan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb shekuj.<\/p>\n<p>Ju uroj mir\u00ebseardhjen dhe ju siguroj, ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb kan\u00eb vizituar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Tiran\u00ebn, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb pak nd\u00ebr ju, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto pak dit\u00eb q\u00eb do q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb Tiran\u00eb apo do t\u00eb vizitoni Shqip\u00ebrin\u00eb, padyshim do t\u00eb bini dashuri me k\u00ebt\u00eb vend dhe do ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputeni.<\/p>\n<p>Ky Samit Ekonomik \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi investimet, por dhe nj\u00eb pasqyr\u00eb e gjall\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb ekzistojn\u00eb nd\u00ebrmjet dy vendeve tona, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb. Partneriteti mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi besimin e nd\u00ebrsjell\u00ebt dhe vizionin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zhvillim dhe stabilitet n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Sot jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00eb tej k\u00ebto ura bashk\u00ebpunimi, p\u00ebr t\u00eb eksploruar mund\u00ebsi t\u00eb reja investimi dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb impuls t\u00eb ri marr\u00ebdh\u00ebnieve tona ekonomike. Arsyet p\u00ebrse nj\u00eb sip\u00ebrmarrje turke duhet t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri padashur q\u00eb ta blasfemoj historin\u00eb me k\u00ebt\u00eb krahasim timin, nuk ka ndryshuar shum\u00eb nga arsyet p\u00ebrse Bajaziti, Murati apo Mehmet Fatih donin t\u00eb instaloheshin n\u00eb Shqip\u00ebri. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb treg dinamik q\u00eb sjell me vete avantazhe t\u00eb pakrahasueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb investojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb k\u00ebto 28 mij\u00eb kilometra katror\u00eb. Ne jemi nj\u00eb vend i vog\u00ebl me hart\u00eb,  me sip\u00ebrfaqe, por i madh n\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shkruan edhe Hurriyet, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb destinacion plazhesh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion i ri biznesi, por bizneset turke, investitor\u00ebt turk k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb zbuluar n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria hapi dyert n\u00eb fillimin e \u201990-\u00ebs. Ne jemi nj\u00eb vend me nj\u00eb kuad\u00ebr fiskal nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb favorshmit n\u00eb Europ\u00eb, me p\u00ebrfitime shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb investitor\u00ebt e huaj apo sektor\u00eb t\u00eb ri, si turizmi, energjia, teknologjia, bujq\u00ebsia dhe industria, ku aplikohen p\u00ebrjashtime nga taksat apo leht\u00ebsira t\u00eb tjera tatimore. P\u00ebr shembull, n\u00eb sektorin e IT-s\u00eb apo prodhimit t\u00eb software, Shqip\u00ebria aplikon 5% taks\u00eb mbi fitimin ose p\u00ebrjashtim 15-vje\u00e7ar nga taksa p\u00ebr bizneset e shtrira n\u00eb parqe teknologjike apo ato shkencore. N\u00eb bujq\u00ebsi dhe agroturiz\u00ebm aplikohet 5%  tatim t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2029. Industria automotive p\u00ebrs\u00ebri 5% fitim deri n\u00eb fund t\u00eb 2029.<\/p>\n<p>Turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor ku me shum\u00eb p\u00ebrpjekje ne po ecim n\u00eb hapat q\u00eb Turqia ka hedhur 20 vite p\u00ebrpara nesh, duke t\u00ebrhequr markat elitare dhe duke inkurajuar brandet dhe emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb duan t\u00eb replikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb histori suksesi, duke sjell\u00eb brande me kat\u00ebr apo pes\u00eb yje n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrjashtohen dhjet\u00eb vjet nga tatimi mbi fitimin dhe taksat vendore. Kinematografia, pjes\u00eb e nj\u00eb tjet\u00ebr procesi, gjithmon\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Turqis\u00eb moderne apo fondet e pensioneve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar plot\u00ebsisht nga taksat. M\u00eb kujtohet nj\u00eb blog, i cili tregonte se disa prej aktor\u00ebve m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Turqi jan\u00eb pjes\u00eb e atij komuniteti prej gati 5 milion\u00eb qytetar\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb prejardhje apo origjin\u00eb nga toka shqiptare. I kemi t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Ezeli i ri, Bihteri  e pik\u00eblluar, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pasionit t\u00eb humbur apo shok\u00ebt e Sulejmanit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm, t\u00eb flasin shqip.<\/p>\n<p>I nderuar Z\u00ebvend\u00ebspresident, t\u00eb siguroj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ndodhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb e kan\u00eb par\u00eb serialin e Sulejmanit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm pa humbur as edhe nj\u00eb seri, por jo vet\u00ebm at\u00eb, edhe Kosemin dhe gjith\u00eb tjer\u00ebt dhe e kam b\u00ebr\u00eb edhe un\u00eb q\u00eb ta dini. Ka qen\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb arg\u00ebtimit, sepse m\u00ebsonte historin\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kinematografis\u00eb, pak muaj m\u00eb par\u00eb nj\u00eb delegacion nga Hollivudi erdhi p\u00ebr t\u00eb zbuluar sheshet e reja t\u00eb xhirimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk ka asnj\u00eb arsye pse t\u00eb mos jen\u00eb k\u00ebto edhe sheshet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re bashk\u00ebpunimi, ku Shqip\u00ebria si vend europian dhe Turqia si nj\u00eb superfuqi rajonale, t\u00eb lidhura n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fuqishme strategjike dhe nj\u00eb histori t\u00eb pashembull miq\u00ebsie, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ngrihen n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pritshm\u00ebrive q\u00eb deri dje ishin vet\u00ebm pjell\u00eb e imagjinat\u00ebs.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebri,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar investitor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye e shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e paneleve t\u00eb k\u00ebtij forumi unik diskutimesh i drejtohem t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me \u2018defter\u2019 n\u00eb dor\u00eb, investoni tani! Nuk do t\u00eb b\u00ebheni pishman, si\u00e7 e themi edhe n\u00eb shqip, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb nga fjal\u00ebt e shumta turke. Edhe vet\u00eb Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00eb investitor\u00ebve europian q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, si\u00e7 e thash\u00eb dhe n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs time, investitor\u00ebt turq, v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb, e kan\u00eb zbuluar Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend i leverdissh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb investuar, si nj\u00eb vend miq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb investuar, si nj\u00eb vend me incentiva fiskal p\u00ebr t\u00eb investuar, si nj\u00eb vend ku transparenca dhe drejt\u00ebsia mbizot\u00ebrojn\u00eb prej vitesh. Ndaj, tashm\u00eb nuk vlen nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb, hajdeni dhe investoni, por tashm\u00eb thirrja \u00ebsht\u00eb investoni m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. B\u00ebhuni nj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb armate n\u00eb rritje kompanish dhe sip\u00ebrmarrjesh turke q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm kan\u00eb siguruar p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha nga fusha e energjis\u00eb, tek mineralet, nd\u00ebrtimi, sistemi bankar, telekomunikacioni, manifaktura e gjithmon\u00eb m\u00eb shum\u00eb turizmi, por q\u00eb kan\u00eb shnd\u00ebrruar vendin ton\u00eb n\u00eb baz\u00ebn nga ku ka nisur zgjerimi i tyre n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Investoni jo si nj\u00eb gjest solidariteti, ashtu si\u00e7 e keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, aq m\u00eb pak si nj\u00eb akt bamir\u00ebsie, por si veprimi m\u00eb i zgjuar q\u00eb dikush si ju mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb rritur m\u00eb tej biznesin e tij. Ne besojm\u00eb se Shqip\u00ebria dhe Turqia nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lajm i mir\u00eb, Shqip\u00ebria dhe Turqia jan\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin dhe t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn tashm\u00eb. Prandaj, oguri dhe simboli dometh\u00ebn\u00ebs i mbajtjes s\u00eb forumit t\u00eb NATO-s n\u00eb 2026 n\u00eb Turqi dhe n\u00eb 2027 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kam bindjen q\u00eb p\u00ebrmes krijimit t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb re sigurie do t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb rritje ekspansionale t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes nesh.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria si nj\u00eb konsumatore e p\u00ebrhershme e mallrave turke i p\u00ebrket asaj pjese gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb magjepsur nga dron\u00ebt bajraktar\u00eb, p\u00ebrforcimi m\u00eb i fundit i ushtris\u00eb ton\u00eb dhe duhet t\u00eb n\u00ebnvizoj q\u00eb p\u00ebrdorimi i dron\u00ebve bajraktar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka vet\u00ebm p\u00ebrdorim ushtarak. Ne kemi p\u00ebrfituar nga kjo marr\u00ebveshje, kemi p\u00ebrfituar nga kjo teknologji e re p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur dron\u00ebt bajraktar\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sektor\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb nga emergjencat civile, tek bujq\u00ebsia dhe padyshim infrastruktura kritike dhe turizmi. Ai q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb produkti m\u00eb i k\u00ebrkuar ushtarak n\u00eb rang bot\u00ebror, lindi dje si fryt i vizionit t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb nisi kompanin\u00eb e tij t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb k\u00ebmbimit me nj\u00eb \u2018matrapik\u2019 t\u00eb vet\u00ebm, ashtu si\u00e7 na ka treguar.<\/p>\n<p>Idet\u00eb e mira, historit\u00eb e suksesit fshihen edhe k\u00ebtu midis jush. Prandaj, dua t\u2019ju siguroj n\u00eb mbyllje se Qeveria Shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mike e mir\u00eb,  por nj\u00eb partnere direkte dhe e kudo ndodhur p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur dhe p\u00ebr t\u2019i multiplikuar ata bajraktar\u00eb, t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb biznesi shqiptaro-turk ka ngritur vit pas viti.<br \/>\nShum\u00eb faleminderit dhe uroj q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb jet\u00eb e frytshme dhe me sa m\u00eb shum\u00eb sukses!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/forumi-i-investimeve-shqiperi-turqi-balluku-ura-te-reja-bashkepunimi-shqiperia-destinacion-strategjik-per-investime\/\">Forumi i investimeve Shqip\u00ebri-Turqi\/ Balluku: Ura t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi. Shqip\u00ebria, destinacion strategjik p\u00ebr investime<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe nj\u00ebher\u00ebsh ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku, n\u00eb forumin e investimeve Shqip\u00ebri-Turqi q\u00eb po zhvillohet sot n\u00eb Tiran\u00eb, ku merr pjes\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebspresidenti i Turqis\u00eb, Cevdet Yilmaz, theksoi se marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb dhe besim t\u00eb fort\u00eb, duke i hapur nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dyert e mund\u00ebsive p\u00ebr investime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46967","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46967"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46967\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}