{"id":46947,"date":"2025-10-17T10:48:17","date_gmt":"2025-10-17T10:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/konferenca-e-kryetareve-gjekmarkaj-peleshit-me-denoni-edhe-mua-se-fjala-ime-i-prish-humorin-rames\/"},"modified":"2025-10-17T10:48:17","modified_gmt":"2025-10-17T10:48:17","slug":"konferenca-e-kryetareve-gjekmarkaj-peleshit-me-denoni-edhe-mua-se-fjala-ime-i-prish-humorin-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/konferenca-e-kryetareve-gjekmarkaj-peleshit-me-denoni-edhe-mua-se-fjala-ime-i-prish-humorin-rames\/","title":{"rendered":"Konferenca e kryetar\u00ebve, Gjekmarkaj- Peleshit: M\u00eb d\u00ebnoni edhe mua, se fjala ime i prish humorin Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar sot se parlamenti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng duke\u00a0shqet\u00ebsimin p\u00ebr funksionimin tij. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij nga Konferenca e Kryetar\u00ebve, Gjekmarkaj theksoi\u00a0se \u2018fjala e lir\u00eb dhe hap\u00ebsira institucionale e opozit\u00ebs po dhunohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, duke rrezikuar themelet e pluralizmit dhe t\u00eb vet\u00eb sistemit demokratik\u2019. Por nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe deklarat\u00ebn e djeshme t\u00eb Taulant Ball\u00ebs, i cili tha se pas ndeshjes Shqip\u00ebri- Serbi, qytetar\u00ebt serb th\u00ebrrsinin \u201cSali Berisha\u201d n\u00eb form\u00eb fyese, e n\u00ebnkryetari tha se ata e njohin kryedemokratin si armik t\u00eb tyren dhe partiot.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, demokrati b\u00ebri apel p\u00ebr reflektim dhe rikthim p\u00ebr normalitetin parlamentar, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb interes i p\u00ebrbashk\u00ebt, jo vet\u00ebm i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>Zoti Kryetar, t\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebve,<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb sesa si p\u00ebrfaq\u00ebsues i opozit\u00ebs, si qytetar i k\u00ebtij vendi e p\u00ebrjetoj me shqet\u00ebsim dhe dhimbje t\u00eb thell\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ndodh me Parlamentin dhe fjal\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e keni marr\u00eb peng! Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atentat q\u00eb po i b\u00ebhet k\u00ebsaj shoq\u00ebrie! Kuvendi \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e saj!<\/p>\n<p>Ju po p\u00ebrpiqeni t\u00eb depersonalizoni Opozit\u00ebn, por n\u00eb fakt po depersonalizoni vetveten. Ju nuk e kuptoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb turravrap se, duke zvog\u00ebluar lirit\u00eb dhe hap\u00ebsirat e opozit\u00ebs, keni ngushtuar lirit\u00eb dhe hap\u00ebsirat tuaja jetike, politike e njer\u00ebzore!<\/p>\n<p>Andej nga e kam un\u00eb origjin\u00ebn kan\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urt\u00eb: \u201cNuk t\u00eb mban ajo \u00e7far\u00eb sheh\u201d! Kemi par\u00eb k\u00ebtej anash VIP socialist\u00eb, e kujtoni Saimir Tahirin? Sa pimpant, sa arrogant, sa vrapues e kumbues ka qen\u00eb? Njer\u00ebzit i dukeshin si miza!<\/p>\n<p>Po ashtu Arben Ahmetajn, Tigri i zhburr\u00ebruar n\u00eb Tigrush, t\u00eb cilit tok\u00ebsor\u00ebt i ngjanin t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm!<\/p>\n<p>Beqen e Lalin gjithashtu n\u00eb apogje! U p\u00ebrdor\u00ebn, u holl\u00ebn dhe n\u00eb fund secili prej tyre mbrojtjen q\u00eb iu takon si individ\u00eb n\u00eb kushtet e shtetit ligjor, e k\u00ebrkojn\u00eb tek ligjet dhe tek Kushtetuta q\u00eb ju po cop\u00ebtoni dit\u00eb pas dite! Pse po e them k\u00ebt\u00eb? Ask\u00ebnd nuk e mbron militantizmi dhe nj\u00ebanshm\u00ebria, por rregullat e shkruara e t\u00eb respektuara bashk\u00ebrisht!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi dje ishte p\u00ebrs\u00ebri tentativa e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverin\u00eb dhe Institucionet!<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm t\u00eb depozitojn\u00eb pyetje, por t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme q\u00eb ata e d\u00ebshirojn\u00eb! Ju dje e prish\u00ebt k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb dhe frym\u00eb t\u00eb rregullores, jo se pat\u00ebt hallin e Komisionerit, i cili p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs tregoi dinjitet duke mos u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e skenarit tuaj!<\/p>\n<p>Deputeti i b\u00ebn pyetjet \u201clive\u201d, mund t\u2019i interpretoj\u00eb, mund t\u2019i kontekstualizoj\u00eb, mund t\u2019i azhornoj\u00eb, mund t\u2019i shkruaj\u00eb pa imponim!<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi juaj \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr: nuk doni t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb parashikimit interpelanca me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr aferat korruptive t\u00eb depozituara n\u00eb SPAK! Doni q\u00eb ky moment t\u00eb kaloj\u00eb sa m\u00eb shpejt, e n\u00eb terr, mund\u00ebsisht!<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka qen\u00eb Kryetare zonja Nikolla, zonja Spiropali, ju zoti Peleshi si Kryetar Grupi, zoti \u00c7u\u00e7i gjithashtu, nj\u00eb far\u00eb kohe zoti Balla. Megjith\u00eb debatet e ashpra, p\u00ebr gj\u00ebra ku kemi r\u00ebn\u00eb dakord, kemi vazhduar n\u00eb dakort\u00ebsi p\u00ebr funksionimin e Parlamentit, jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje personale!<\/p>\n<p>Ky ndryshim pozicionesh me ju Kryetar Kuvendi dhe zotin Balla, Kryetar i Grupit Socialist, ka sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb! N\u00ebse ju t\u00eb dy keni marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zhbeni pluralizmin, t\u00eb zhbeni opozit\u00ebn, mund t\u00eb v\u00ebm\u00eb nj\u00eb bast publik: q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb zhbeni vetveten, e nuk do t\u00eb keni as lot p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund, dje fol\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por edhe aty mbeteni t\u00eb kompleksuar nga 8 N\u00ebntori 1941, kur Miladini e Dushani themelonin partin\u00eb tuaj, duke i futur thik\u00ebn pas shpine \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare!<\/p>\n<p>Zoti Balla, dje that\u00eb q\u00eb serb\u00ebt p\u00ebr t\u00eb na shar\u00eb th\u00ebrrisnin \u201cSali Berisha\u201d, e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, sepse ata Sali Berish\u00ebn e njohin p\u00ebr armik, p\u00ebr patriot shqiptar!<\/p>\n<p>Tani, zoti Manja, jeni i lir\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebnon edhe mua me nja 25 dit\u00eb, sepse si ka ardhur puna, mund t\u00eb ngrini si shqet\u00ebsim edhe prishjen e qejfit, t\u00eb humorit dhe t\u00eb vizioneve t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/konferenca-e-kryetareve-gjekmarkaj-peleshit-me-denoni-edhe-mua-se-fjala-ime-i-prish-humorin-rames\/\">Konferenca e kryetar\u00ebve, Gjekmarkaj- Peleshit: M\u00eb d\u00ebnoni edhe mua, se fjala ime i prish humorin Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar sot se parlamenti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng duke\u00a0shqet\u00ebsimin p\u00ebr funksionimin tij. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij nga Konferenca e Kryetar\u00ebve, Gjekmarkaj theksoi\u00a0se \u2018fjala e lir\u00eb dhe hap\u00ebsira institucionale e opozit\u00ebs po dhunohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, duke rrezikuar themelet e pluralizmit dhe t\u00eb vet\u00eb sistemit demokratik\u2019. Por nuk ka l\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46947","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46947"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46947\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}