{"id":46905,"date":"2025-10-17T06:48:20","date_gmt":"2025-10-17T06:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/a-e-hapin-zgjedhjet-lokale-rrugen-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut\/"},"modified":"2025-10-17T06:48:20","modified_gmt":"2025-10-17T06:48:20","slug":"a-e-hapin-zgjedhjet-lokale-rrugen-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/17\/a-e-hapin-zgjedhjet-lokale-rrugen-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"A e hapin zgjedhjet lokale rrug\u00ebn drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, vendi po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb votim t\u00eb ri m\u00eb 19 tetor: rundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale. Qytetar\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave dhe an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave komunal\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha 80 komunat dhe n\u00eb kryeqytet, Shkup.<\/p>\n<p>Sipas sondazheve, rezultati n\u00eb shumic\u00ebn e komunave me popullat\u00eb shumic\u00eb maqedonase \u00ebsht\u00eb kryesisht i parashikuesh\u00ebm. Megjithat\u00eb, rezultatet mbeten t\u00eb paqarta n\u00eb disa komuna ku votuesit shqiptar\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebpyetja kryesore q\u00eb u ngrit gjat\u00eb fushat\u00ebs \u00ebsht\u00eb: \u00c7far\u00eb ndodh pas zgjedhjeve? A mund t\u00eb trondit\u00eb rezultati brenda bllokut politik shqiptar koalicionin qeveris\u00ebs dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, ndoshta qysh n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2026?<\/p>\n<p>N\u00ebse zgjedhjet e parakohshme do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mundshme, kjo do t\u00eb varet gjithashtu nga fakti n\u00ebse, pas zgjedhjeve lokale, do t\u00eb nd\u00ebrmerren hapa p\u00ebr t\u2019i zhbllokuar bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar sinjale.<\/p>\n<p><strong>VMRO-DPMNE, partia n\u00eb pushtet dhe favoritja kryesore<\/strong><\/p>\n<p>Partia m\u00eb e madhe n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs, VMRO-DPMNE e krahut t\u00eb djatht\u00eb, e cila i fitoi zgjedhjet e vitit t\u00eb kaluar, \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb krye t\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb k\u00ebsaj fundjave.<\/p>\n<p>Opozita, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), vazhdon t\u00eb p\u00ebrballen me kriz\u00eb t\u00eb brendshme pas disfat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb majit 2024.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse opozita k\u00ebmb\u00ebngul se popullariteti i VMRO-DPMNE po bie, sondazhet tregojn\u00eb se partia mban nj\u00eb ep\u00ebrsi t\u00eb konsiderueshme. K\u00ebt\u00eb e pasqyron edhe sondazhi m\u00eb i fundit i opinionit publik i publikuar nga transmetuesi publik MRTV m\u00eb 13 tetor, i realizuar nga Instituti p\u00ebr K\u00ebrkime Politike (IPIS) p\u00ebrmes nj\u00eb ankete telefonike me 1.122 t\u00eb anketuar dhe me nj\u00eb marzh gabimi \u00b13 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE do t\u00eb merrte rreth 26.7 p\u00ebr qind t\u00eb votave, partia m\u00eb e madhe opozitare LSDM 11.1 p\u00ebr qind, m\u00eb pas koalicioni shqiptar Aleanca Komb\u00ebtare p\u00ebr Integrim (AKI) i udh\u00ebhequr nga BDI-ja me 9.9 p\u00ebr qind, dhe n\u00eb fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-s\u00eb, me 7.5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Sondazhi tregoi gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votuesve t\u00eb pavendosur: 10 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa 12.4 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve nuk pranuan t\u00eb thoshin se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb votonin.<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb t\u00eb mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare?<\/strong><\/p>\n<p>Garat m\u00eb t\u00eb ngushta pritet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb komunat ku partit\u00eb shqiptare po konkurrojn\u00eb p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb rreth 15 nga 81 komunat, shqiptar\u00ebt jan\u00eb shumic\u00eb. Nj\u00eb betej\u00eb e fort\u00eb pritet midis koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe koalicionit opozitar Aleanca Komb\u00ebtare p\u00ebr Integrim, i udh\u00ebhequr nga BDI-ja.<\/p>\n<p>BDI-ja, e cila kaloi n\u00eb opozit\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash n\u00eb pushtet pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2024, sfidon legjitimitetin e VLEN-it p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe k\u00ebrkon zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse fiton n\u00eb m\u00eb shum\u00eb komuna.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt politik\u00eb t\u00eb intervistuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb mendime n\u00ebse kjo do ta destabilizoj\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs dhe n\u00ebse zgjedhjet lokale mund t\u00eb hapin rrug\u00ebn p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb fushat\u00ebs, qytetar\u00ebt d\u00ebgjuan po aq retorik\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar sa edhe diskutime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje lokale.<\/p>\n<p><em>\u201cPartit\u00eb do ta matin mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebrmes numrit total t\u00eb votave q\u00eb do t\u2019i marrin listat e k\u00ebshilltar\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues i mb\u00ebshtetjes n\u00eb nivel nacional. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, rezultatet n\u00eb bllokun politik shqiptar mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb klim\u00ebn e p\u00ebrgjithshme politike\u201d,<\/em>\u00a0tha p\u00ebr REL-in eksperti i komunikimit Petar Arsovski.<\/p>\n<p>Krahas BDI-s\u00eb, edhe LSDM-ja po p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-s\u00eb, Hristijan Mickoski, ndon\u00ebse nuk e p\u00ebrjashton plot\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht e refuzon iden\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>Analisti dhe drejtori i IPIS-it, Vladimir Bozhinovski, pajtohet me k\u00ebt\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se nuk pret zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb ndodhur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria duhet t\u2019i d\u00ebshiroj\u00eb ato. Si mund t\u00eb mbahen zgjedhje n\u00ebse Qeveria \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr? Parlamenti duhet t\u00eb shp\u00ebrndahet, dhe Qeveria aktualisht ka shumic\u00ebn prej 78 nga 120 deputet\u00eb\u201d, tha Bozhinovski p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p><strong>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE pas zgjedhjeve, test p\u00ebr Qeverin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sinjalet politike tregojn\u00eb se pas zgjedhjeve lokale, fokusi mund t\u00eb zhvendoset drejt procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjes me Bullgarin\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb hapur kapitujt negociuese, duhet ta p\u00ebrfshij\u00eb pakic\u00ebn bullgare n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse Bozhinovski nuk pret zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse thirren zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, gjith\u00e7ka vonohet, p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe \u00e7\u00ebshtjet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Un\u00eb pres disa iniciativa p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb BE-s\u00eb pas zgjedhjeve\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate, opozita LSDM paraqiti nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb Parlament p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar hapat e ardhsh\u00ebm t\u00eb vendit drejt BE-s\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur \u201cvija t\u00eb kuqe\u201d mbi shkall\u00ebn e l\u00ebshimeve ndaj Bullgaris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Mickoski deklaroi se pret \u201cl\u00ebvizje\u201d n\u00eb lidhje me garancit\u00eb nga BE-ja pas festave t\u00eb Vitit t\u00eb Ri. Qeveria k\u00ebrkon garanci nga BE-ja se ndryshimet kushtetuese do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkesa e fundit nga Bullgaria.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb para zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi shkurtimisht Shkupin, duke d\u00ebrguar k\u00ebt\u00eb mesazh p\u00ebr lider\u00ebt maqedonas: \u201cDuhet ta b\u00ebni ndryshimin e dakord\u00ebsuar kushtetues. Tani topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn tuaj. BE-ja \u00ebsht\u00eb gati\u201d, shkroi ajo n\u00eb platform\u00ebn X.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi rus n\u00eb zgjedhje<\/strong><\/p>\n<p>Derisa an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE mbetet prioritet strategjik p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, vendi \u00ebsht\u00eb gjithashtu i ekspozuar ndaj ndikimit rus, megjith\u00ebse n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Kjo shihet n\u00eb retorik\u00ebn dhe veprimet e disa figurave politike margjinale, t\u00eb cilat publikisht mb\u00ebshtesin interesat ruse dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb integrimin euroatlantik.<\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb i njohur \u00ebsht\u00eb partia proruse Maqedonia e Bashkuar, e cila haptazi b\u00ebn thirrje p\u00ebr thellimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Rusin\u00eb dhe kund\u00ebrshton integrimin n\u00eb BE dhe NATO.<\/p>\n<p>Despina Kova\u00e7evska nga Fondacioni Metamorphosis, q\u00eb mbik\u00ebqyr mediat gjat\u00eb fushat\u00ebs, v\u00ebren ndikim rus n\u00eb mesazhet e disa kandidat\u00ebve dhe madje edhe te disa figura fetare.<\/p>\n<p>\u201cAta p\u00ebrhapin t\u00eb nj\u00ebjtin narrativ q\u00eb vjen nga Kremlini, se vendet humbasin sovranitetin e tyre duke iu bashkuar BE-s\u00eb. Kjo narrativ\u00eb identifikohet nga EUvsDisinfo si taktika kryesore e dezinformimit e p\u00ebrdorur nga ndikimi i huaj keqdash\u00ebs\u201d, shpjegoi Kova\u00e7evska.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, misioni v\u00ebzhgues i zgjedhjeve i OSBE\/ODIHR shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr cenueshm\u00ebrin\u00eb ndaj dezinformimit, duke p\u00ebrmendur shkall\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb edukimit mediatik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr disa aktor\u00eb, mund\u00ebsia p\u00ebr manipulim t\u00eb informacionit nga jasht\u00eb gjat\u00eb procesit zgjedhor ishte gjithashtu shqet\u00ebsuese\u201d, thuhet n\u00eb raportin e OSBE\/ODIHR.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/a-e-hapin-zgjedhjet-lokale-rrugen-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut\/\">A e hapin zgjedhjet lokale rrug\u00ebn drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, vendi po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb votim t\u00eb ri m\u00eb 19 tetor: rundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale. Qytetar\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave dhe an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave komunal\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha 80 komunat dhe n\u00eb kryeqytet, Shkup. Sipas sondazheve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46905","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46905"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46905\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}