{"id":46888,"date":"2025-10-16T20:48:29","date_gmt":"2025-10-16T20:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/betoni-i-padrejtesise-ne-vlore-familja-musaj-12-vite-ne-rruge-shteti-mbron-oligarket-jo-qytetaret\/"},"modified":"2025-10-16T20:48:29","modified_gmt":"2025-10-16T20:48:29","slug":"betoni-i-padrejtesise-ne-vlore-familja-musaj-12-vite-ne-rruge-shteti-mbron-oligarket-jo-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/betoni-i-padrejtesise-ne-vlore-familja-musaj-12-vite-ne-rruge-shteti-mbron-oligarket-jo-qytetaret\/","title":{"rendered":"\u201cBetoni i padrejt\u00ebsis\u00eb\u201d n\u00eb Vlor\u00eb \u2013 Familja Musaj 12 vite n\u00eb rrug\u00eb, shteti mbron oligark\u00ebt, jo qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Prej disa vitesh, qyteti i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb epiqendra e betonit dhe p\u00ebrplasjeve midis familjeve vendase dhe nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh, q\u00eb kan\u00eb ndikim te njer\u00ebz t\u00eb korruptuar n\u00ebp\u00ebr gjykata, prokurori, polici dhe bashki.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Pasojat e k\u00ebtyre p\u00ebrplasjeve shpeshher\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb familje, t\u00eb cilat edhe pse ishin pronare t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, jan\u00eb mashtruar nga biznesmen\u00ebt dhe jan\u00eb nxjerr\u00eb me forc\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre prej personave t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto raste lidhet me familjen Musaj, e cila prej 12 vitesh \u00ebsht\u00eb e pastreh\u00eb, kur n\u00eb fakt zot\u00ebronte nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Zanafilla e k\u00ebsaj historie e ka origjin\u00ebn n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1939, q\u00eb zot\u00ebronin truall n\u00eb zon\u00ebn e sotme t\u00eb lagjes \u201cPavar\u00ebsia\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, do t\u00eb lidhnin nj\u00eb kontrat\u00eb huaje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr trojet. Me ardhjen e komunizmit, k\u00ebto prona do t\u00eb shtet\u00ebzoheshin dhe do t\u00eb ngrinte procesi i shlyerjes s\u00eb huas, nd\u00ebrsa pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist do t\u00eb rifillonte procesi i kthimit dhe kompensimit t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>Por historia e p\u00ebrplasjes s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb do t\u00eb thellohej m\u00eb tej me ndryshimin e sistemit politik, kur konflikti mes pasardh\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre familjeve do t\u00eb p\u00ebrfshinte institucionet shtet\u00ebrore si gjykatat, prokurorin\u00eb, bashkin\u00eb dhe agjencit\u00eb e pronave. Nga kjo p\u00ebrplasje, viktima m\u00eb e goditur do t\u00eb ishte familja Musaj, e cila kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb banes\u00eb me leje n\u00eb vitin 1986, me sip\u00ebrfaqe 82.8 m\u00b2, por q\u00eb p\u00ebrfundimisht do t\u00eb mbetej n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Mjaftime Musaj, n\u00eb gjykatat shqiptare \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fitohen gjyqe nga njer\u00ebz si puna jon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin ton\u00eb nd\u00ebrhyrjet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb nisur pun\u00ebn dhe detyrimisht ata do ta \u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb fund pun\u00ebn e tyre. Dhe k\u00ebshtu vazhdoi, ata i \u00e7uan deri n\u00eb fund gjyqet dhe gjyqin q\u00eb fitova n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb duke prishur vendimin e bashkis\u00eb p\u00ebr prishjen e objektit banes\u00eb q\u00eb ishte gjyqtar Laurent Fu\u00e7ia, ai m\u00eb dha dhe vendim ekzekutimi p\u00ebr vendimin q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Bashkia, p\u00ebr prishje\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d Mjaftime Musaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1986, me leje t\u00eb shtetit shqiptar, familja Musaj do t\u00eb nd\u00ebrtonte sht\u00ebpin\u00eb e saj, t\u00eb cil\u00ebn pas vitit 1990 do ta zgjeronte me nj\u00eb dyqan pa leje. N\u00eb vitin 2005, do t\u00eb nisnin procedurat p\u00ebr legalizimin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2009, nj\u00eb vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave do t\u2019ua njihte t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr legalizim, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve t\u00eb ALUIZNI-t n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012, vendimi i legalizimit do t\u00eb ndryshohej. Trualli ku ata kishin sht\u00ebpin\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb planin e zhvillimit p\u00ebr nd\u00ebrtim pallatesh 5+1 kate, \u00e7ka i jepte t\u00eb drejt\u00eb Inspektoratit t\u00eb Nd\u00ebrtimit p\u00ebr prishjen e nd\u00ebrtes\u00ebs. Ligj\u00ebrisht, kjo prishje e nd\u00ebrtimit duhej t\u00eb pasohej nga sigurimi i strehimit, qira, dhe kompensim p\u00ebr investimet n\u00eb legalizim, gj\u00eb e cila nuk ndodhi.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb k\u00ebrkoj zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes time sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb jetike. Kemi punuar gjith\u00eb jet\u00ebn duke i dh\u00ebn\u00eb kontribute k\u00ebtij shteti, i kemi paguar taksa q\u00eb nga viti 1991 deri 2013 dhe kemi pasur nj\u00eb subjekt t\u00eb licensuar. I kemi paguar detyrimet k\u00ebtij shteti, sigurime dhe tatime p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, pastrimin. Detyrimisht ky shtet na detyrohet n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb, q\u00eb t\u00eb zbardhet dhe t\u00eb marrim at\u00eb na takon, djers\u00ebn ton\u00eb. Nuk i k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, as m\u00ebshir\u00eb nuk po k\u00ebrkojm\u00eb \u201c, shprehet Mjaftime Musaj, e cila nuk ka humbur n\u00eb asnj\u00eb moment shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.<\/p>\n<p><strong>TASK FORCA ZBULOI SKANDALIN ME PRONAT<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2014, Qeveria Shqiptare do t\u00eb krijonte nj\u00eb task forc\u00eb pran\u00eb Kryeministris\u00eb p\u00ebr falsifikimet me dokumentet e pronave, t\u00eb cilat ishin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit. Synimi ishte tu jepej zgjidhje mashtrimeve me dokumente q\u00eb kishin ndodhur me territoret, t\u00eb cilat kishin prekur kryesisht zonat bregdetare n\u00eb jug t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Rezultatet e para t\u00eb Task Forc\u00ebs do t\u00eb evidentonin rastin e komplikuar, pik\u00ebrisht n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, n\u00eb truallin n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb shtetit ku ishte nd\u00ebrtuar sht\u00ebpia e familjes Musaj.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka lidhet me nj\u00eb vendim, q\u00eb do t\u00eb nxirrte n\u00eb rrug\u00eb jo vet\u00ebm familjen Musaj, por edhe shum\u00eb familje t\u00eb tjera n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d Vlor\u00eb. Ky do t\u00eb ishte vendimi i marr\u00eb n\u00eb vitin 2009 nga ish Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave Elvis \u00c7efa.<\/p>\n<p>Shum\u00eb akuza dhe gjyqe do t\u00eb hapeshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb paditur nga shteti shqiptar si i falsifikuar, por n\u00eb vend t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb llogaris\u00eb, \u00c7efa do t\u00eb kthehej n\u00eb njeriun m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, si n\u00ebnkryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb pas, n\u00eb vitin 2012 Elvis \u00c7efa do t\u00eb zgjidhej nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn drejtimin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet mes kontestimeve t\u00eb shumta nga opozita shqiptare Partia Socialiste, si n\u00ebnkryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, asokohe organi m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare. Por n\u00eb 2014, \u00c7efa do t\u00eb akuzohej se kishte b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda me detyr\u00ebn dhe do t\u00eb shkarkohej nga mazhoranca socialiste. M\u00eb von\u00eb, Gjykata Kushtetuese do ta shpallte t\u00eb pavlefsh\u00ebm vendimin e Kuvendit, por \u00c7efa nuk do t\u00eb kthehej n\u00eb detyr\u00eb dhe sot \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 2014, Prokuroria do t\u00eb nist\u00eb nj\u00eb hetim ndaj tij dhe nj\u00eb nga deputet\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla do t\u00eb b\u00ebnte akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj ish Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Elvis \u00c7efa.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mistershme, Komisioni Hetimor nuk do t\u00eb merrte parasysh akuzat p\u00ebr falsifikim pronash gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb \u00c7efa kishte qen\u00eb drejtues te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Por n\u00eb maj 2017, K\u00ebshilli i Ministrave me an\u00eb t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit do t\u00eb ngrinte nj\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm vendimin nr 4023\/18, dat\u00eb 25.06.2009 t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave, duke paditur Agjencin\u00eb e Trajtimit t\u00eb Pronave, Robert Ilian dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt s\u00eb bashku me ish Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Vlor\u00eb. N\u00eb padi, Avokatura e Shtetit pretendon se jan\u00eb falsifikuar dokumentet dhe kjo tok\u00eb duhet ti rikthehet shtetit shqiptar. Nj\u00eb detaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur vendimi p\u00ebr kthim dhe kompensim nga ish Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Elvis \u00c7efa, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb ish Z.V.R.R.P-ja Vlor\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin ka regjistruar pron\u00ebn duke mos zbatuar afatin 30 ditor p\u00ebr ankimin nga pal\u00ebt e interesuara.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se vendimi nr. 4023\/18, n\u00eb disa dokumente \u00ebsht\u00eb me nr. 4023\/13 duke treguar indicie p\u00ebr falsifikim, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebnoncuar edhe nga banor\u00ebt q\u00eb u prek\u00ebn nga projekti n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ky do t\u00eb ishte detaji q\u00eb do t\u00eb mbante peng streh\u00ebn e familjes Musaj, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb qendronin n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb pashkruar midis fragmenteve t\u00eb korruptuara t\u00eb Gjykatave, Prokuroris\u00eb dhe Bashkis\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykatat n\u00eb konflikt me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb. Problemet do t\u00eb trokisnin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Sk\u00ebnder dhe Mjaftime Musaj kur do t\u2019i prishnin dyqanin pa leje dhe ishin n\u00eb rrezik q\u00eb t\u2019u prishej sht\u00ebpia nga institucionet vendore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, familja Musaj paditi Inspektoriatin Nd\u00ebrtimor Vlor\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar vendimin e INUV-it p\u00ebr prishjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtarit Laurent Fu\u00e7ia hedh drit\u00eb mbi nj\u00eb histori tipike t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe legalizimeve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas viteve \u201990.<\/p>\n<p>Historia nis n\u00eb vitin 1995. Gjykata e Vlor\u00ebs me vendimin nr. 630 i njeh Sk\u00ebnder Musait pron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb sht\u00ebpi 82.8 metra katror\u00eb. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb dyqan ishte ngritur pa lejet p\u00ebrkat\u00ebse nga institucionet. N\u00eb dhjetor t\u00eb po atij viti, Sk\u00ebnder Musai vendos q\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u2019ia dhuroj\u00eb bashk\u00ebshortes, Mjaftime Musaj, p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate dhurimi.<\/p>\n<p>Pas disa vitesh, me fillimin e procesit t\u00eb legalizimeve, n\u00eb vitin 2005, Musaj paraqet nj\u00eb vet\u00ebdeklarim pran\u00eb ALUIZNI n\u00eb Vlor\u00eb, duke k\u00ebrkuar legalizimin e nj\u00eb objekti m\u00eb t\u00eb madh, nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 194.3 metra katror\u00eb, ku p\u00ebrfshihej edhe prona e bashk\u00ebshortes. P\u00ebr \u00e7iftin, kjo ishte nj\u00eb pasuri e vetme, e pandashme.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e tij, gjykat\u00ebsi Fu\u00e7ia thekson se q\u00ebllimi i ligjit p\u00ebr legalizimet nuk ishte t\u2019i linte qytetar\u00ebt n\u00eb rrug\u00eb, por t\u00eb fus\u00eb n\u00eb korniz\u00eb nd\u00ebrtimet pa leje dhe t\u2019i jap\u00eb banor\u00ebve nj\u00eb status t\u00eb qart\u00eb ligjor. Kushtetuta, sipas tij, garanton mbrojtjen e banes\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr strehim, ndaj edhe n\u00eb rastet kur nj\u00eb nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb planeve urbanistike, ai nuk mund t\u00eb prishet pa u shteruar t\u00eb gjitha rrug\u00ebt ligjore dhe pa u gjetur fillimisht nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr strehimin e familjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, Inspektorati Nd\u00ebrtimor Urbanistik Vendor (INUV) n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs nxjerr nj\u00eb vendim p\u00ebr prishjen e objektit. Por sipas gjykat\u00ebs, ky akt administrativ ishte i pavlefsh\u00ebm. Sepse, s\u00eb pari, nuk respektoi parimin e arsyetimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore. S\u00eb dyti, u mor n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin e legalizimeve, duke dal\u00eb p\u00ebrtej kompetencave q\u00eb ka nj\u00eb organ administrativ.<\/p>\n<p>Gjykata shprehet se ky akt i INUV-it ka cenuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr banes\u00eb t\u00eb familjes Musaj. Sipas gjyqtarit Fu\u00e7ia, sht\u00ebpia e tyre ishte fituar mbi nj\u00eb titull pron\u00ebsie t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Gylsen Zhllima, sistemi aktual \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se ai i m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjykata pranoi padin\u00eb e Sk\u00ebnder dhe Mjaftime Musait, duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova. Vendimi, n\u00eb thelb, thekson se edhe kur nj\u00eb nd\u00ebrtim ka probleme me lejen ose me legalizimin, e drejta kushtetuese p\u00ebr strehim dhe prona private ka p\u00ebrpar\u00ebsi mbi \u00e7do akt administrativ.<\/p>\n<p>Sipas Mjaftime Musaj, direkt pasi i vjen revokimi i VKM-s\u00eb p\u00ebr legalizimin e pron\u00ebs, nuk vonojn\u00eb disa dit\u00eb dhe ju vjen edhe nj\u00eb njoftim nga Bashkia, p\u00ebr prishjen e objektit dyqan dhe sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto kishte ne i\u2019u drejtuam gjykat\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen, duke hedhur n\u00eb gjyq ALUIZNI-n, i k\u00ebrkonim lejen e legalizimit dhe \u00e7ertifikat\u00eb ZRPP. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe bashkis\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb prishjes\u201d, deklaron znj. Musaj.<\/p>\n<p>Por Inspektoriati do t\u00eb ankimonte vendimin dhe n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb paprecedent\u00eb, asokohe Gjykata e Apelit Vlor\u00eb do t\u00eb tejkalonte kompetencat n\u00eb d\u00ebm t\u00eb familjes s\u00eb pastreh\u00eb, duke favorizuar shkeljet e institucioneve t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, e cila drejtohej nga Shp\u00ebtim Gjika.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Flamur \u00c7ollaku, problemi k\u00ebtu ka ardhur te serioziteti i institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet tona punojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb lloj formule \u201cKam ardhur un\u00eb sot n\u00eb pushtet dhe k\u00ebtu fillon shteti\u201d. Por jo, shteti \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi\u201d, shprehet p\u00ebr \u201cVetting\u201d avokati \u00c7ollaku.<\/p>\n<p>N\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, dat\u00eb 11.12.2013 do t\u00eb dilnin dalin n\u00eb pah element\u00eb q\u00eb ngren\u00eb dyshime n\u00ebse k\u00ebto fakte jan\u00eb verifikuar si duhet.<\/p>\n<p>Konkretisht Inspektoriati Nd\u00ebrtimor Vlor\u00eb pretendon se sip\u00ebrfaqja 82 metra katror nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Z.V.R.P.P Vlor\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pengesave ligjore p\u00ebr t\u00eb gjitha ato v\u00ebrtetime fakti q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb pas vitit 1994.<\/p>\n<p>Por gafa n\u00eb brend\u00ebsi q\u00eb pretendon INUV-i \u00ebsht\u00eb se data e njoftimit t\u00eb aktit administrativ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lapsus dhe nuk cenon aspak ligjshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit tregon se \u00ebsht\u00eb provuar se familja Musai banon n\u00eb lagjen \u201c10 korriku\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 82.8 metra katror, mbi t\u00eb cil\u00ebn me vendimin nr. 630, dat\u00eb 20.03.1995 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur v\u00ebrtetimi i faktit juridik t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb familjes Musai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ajo rr\u00ebzon plot\u00ebsisht vendimin e plot\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebsit Laurent Fu\u00e7ia, i cili duke ndjekur ligjin dhe evidentuar an\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb ligiit me strehimin. Prishja e vendimit do t\u00eb sillte pasoja t\u00eb r\u00ebnda te familja Musai, e cila do t\u00eb ishte pjes\u00eb e protest\u00ebs n\u00eb tetor 2015.<\/p>\n<p>\u201cBashkia m\u00eb jep dosjen p\u00ebr prishjen e objektit mir\u00ebpo ky vendim nuk u zgjat as dy muaj u rr\u00ebzua nga Gjykata e Apelit Vlor\u00eb nga Gjinofeva Gaba. N\u00eb momentin e rr\u00ebzimit ne pat\u00ebm shum\u00eb presione t\u00eb ndryshme nga pala pretenduese\u201d, shprehet znj. Musaj, duke shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Flamur \u00c7ollaku, n\u00eb lidhje me ndryshimet q\u00eb ka p\u00ebsuar prona, familja Musaj duhet t\u00eb merrte nj\u00eb form\u00eb kompensimi fizik me apartament ose kompensim financiar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto momente nuk dihet se \u00e7far\u00eb zgjidhje do t\u00eb ket\u00eb me kompensimin, por pala zot\u00ebron titull pron\u00ebsie t\u00eb fituar n\u00eb 1986 sipas sh\u00ebnimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb te gjyqi i v\u00ebrtetimit t\u00eb faktit\u201d, tha avokati \u00c7ollaku p\u00ebr \u201cVetting\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, pronari i truallit p\u00ebr t\u00eb realizuar nd\u00ebrtime me kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit, duhet t\u00eb lidhi marr\u00ebveshje me pronarin e nd\u00ebrtes\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me Mjaftime Musain. Ky kusht gjendet te ligji nr. 9482, dat\u00eb 3.4.2006 \u201cP\u00cbR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E ND\u00cbRTIMEVE PA LEJE\u201d, i ndryshuar neni 35, pika 2\/b.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga net\u00ebt e dhjetorit 2013, pas goditjes nga vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Robert Ilia do t\u00eb shfaqej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes Musai p\u00ebr t\u2019i propozuar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn nd\u00ebrtimit t\u00eb komplekseve t\u00eb pallateve.<\/p>\n<p>Mjaftimja tregon se n\u00eb nj\u00eb nga ato net\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi do t\u2019u vinte Robert Ilia p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh presionet q\u00eb po hanim, gjendjen q\u00eb e kishim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ram\u00eb dakord q\u00eb do t\u2019ia lironim sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe ai do t\u00eb na jepte aq nd\u00ebrtim sa kishim neve duke ma dh\u00ebn\u00eb dhe qiran\u00eb dhe duke na kthyer lek\u00ebt q\u00eb kishim paguar te ALUIZN-i sepse ishin rreth 14 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra\u201d, shprehet Mjaftimja.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cVetting\u201d, Mjaftimja tregon se ran\u00eb dakord p\u00ebrpara noterit Nefail Islami q\u00eb do i dor\u00ebzonin sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr 15-17 dit\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, Ilia do t\u2019u jepte dy hyrje pallati.<\/p>\n<p>\u201cMbas prishjes u sistemuam n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb gjet\u00ebm vet\u00eb, personi q\u00eb pretendoi se do na paguante dhe qiran\u00eb mbylli telefonin p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Si ne, por dhe banor\u00ebt e tjer\u00eb ngel\u00ebm pa kontakt me pal\u00ebn pretenduese dhe p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb nuk pat\u00ebm asnj\u00eb lidhje me ta\u201d, tregon Mjaftime Musaj.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpara se t\u00eb vazhdonte me marr\u00ebveshjen noteriale, familja Musai ankimoi vendimin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, q\u00eb evidentoi se Gjykata e Apelit kishte tejkaluar kompetencat e veta duke prishur vendimin e Gjykat\u00ebs Vlor\u00eb n\u00eb Shkall\u00eb t\u00eb Par\u00eb, \u00e7eshtja u rikthye n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, ku prej 7 vitesh pritet Gjykimi.<\/p>\n<p>\u201cReforma n\u00eb drejt\u00ebsi solli fluksin e dosjeve, mosdh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale dhe gjyqtar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb thjesht nj\u00eb veprim noterial\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d avokati Gylsen.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebn hetim p\u00ebr mashtrim, por nuk u pagoi qiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb do t\u00eb dilte shum\u00eb von\u00eb pasi ishte prishur sht\u00ebpia e familjes Musaj. P\u00ebr \u201cVetting\u201d, Mjaftime Musaj tregon se iu drejtuan prokuroris\u00eb dhe n\u00eb vendin ku kishin banes\u00ebn filloi t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb karburant. Por prokurori i \u00e7\u00ebshtjes do t\u00eb zgjaste p\u00ebr shum\u00eb vite hetimet dhe para se t\u00eb lidhte marr\u00ebveshjen me Musain, ata kishin zbuluar se Robert Ilia e kishte shitur pjes\u00ebn e tok\u00ebs ku ata kishin sht\u00ebpit\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria kishte kapur shum\u00eb shkelje t\u00eb ndryshme, por \u00e7\u00ebshtjet vazhduan nga gjykata n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb, u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe Ilia u d\u00ebnua me 5 vite burg n\u00eb d\u00ebm t\u00eb banor\u00ebve p\u00ebr mashtrim dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e apelit.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder dhe Mjaftime Musaj ashtu si banor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje kan\u00eb paditur ve\u00e7 e ve\u00e7 Robert Ilian dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt, Bashkin\u00eb Vlor\u00eb., Z.V.R.P.P Vlor\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve n\u00eb dosjen e Gjykat\u00ebs rezulton se Robert Ilia s\u00eb bashku me trash\u00ebgimtar\u00ebt, truallin ku gjendeshin k\u00ebto nd\u00ebrtime i kan\u00eb shitur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrat\u00eb kompanis\u00eb \u201cOLSI\u201d sh.p.k e realizuar n\u00eb 1.11.2012, nj\u00eb vit para kontrat\u00ebs midis pal\u00ebve Musai dhe Ilia.<\/p>\n<p>Bie n\u00eb sy fakti se gjykat\u00ebsja Elona Mihali v\u00ebren se n\u00eb dosje nuk gjenden dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn 82.8 metra katror\u00eb, madje duke cituar edhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe t\u00eb Apelit Vlor\u00eb. Por n\u00eb fakt, si Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Vlor\u00eb kan\u00eb evidentuar se Musait jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs me vendim gjyq fakti.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e marr\u00eb nga gjykata p\u00ebr vler\u00ebsimin psikologjik kan\u00eb konstatuar pasoja nga shembja e sht\u00ebpis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u2019u paguhen 5.5 milion\u00eb lek\u00eb Sk\u00ebnder dhe Mjaftime Musait.<\/p>\n<p>N\u00eb shkresat e gjykat\u00ebs konstatohet se leja e nd\u00ebrtimit nga shoq\u00ebri ILIRIA DC i \u00ebsht\u00eb transferuar Briliant sh.p.k n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Nadire Qinamit, q\u00eb e ka marr\u00eb lejen nr.1, dat\u00eb 11.05.2018 me afat deri n\u00eb 2022.<\/p>\n<p>Gjykata e ka konstatuar si akt privat marr\u00ebveshjen midis pal\u00ebve, e cila m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb regjistruar te noteri pasi nuk ka qen\u00eb e noterizuar dhe nuk ka qen\u00eb firma nd\u00ebrtuese n\u00eb t\u00eb. Por, Mjaftimja deklaron se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb realizuar te noteri n\u00eb 16 dhjetor 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim, Gjykata ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e padit\u00ebsve p\u00ebr mashtrim nga Ilia dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim e ka ve\u00e7uar, duke futur bashkin\u00eb, Aluiznin, Z.V.R.P.P Vlor\u00eb dhe duke ia deleguar Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Madje vendimi i Gjykat\u00ebs Mihali \u00ebsht\u00eb apeluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Vlor\u00eb, e cila n\u00eb 23 dhjetor 2020 ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb. Tashm\u00eb c\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit prej vitit 2018, ku Musaj pret vendimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se Mjaftime dhe Sk\u00ebnder Musai nuk ishin pronar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, p\u00ebrse duhet t\u00eb vinte pronari i truallit t\u00eb lidhte marr\u00ebveshje me ata p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pallateve? Sepse ligji p\u00ebr legalizimet ia k\u00ebrkonte dhe vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasi tu kishin garantuar strehimi dhe premtimin p\u00ebr apartamentin, vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Bashkia Vlor\u00eb do tu hapte drit\u00ebn jeshile p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p><strong>Gjykatat demaskojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin<\/strong><\/p>\n<p>Nga nxjerrja n\u00eb rrug\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb pastreh\u00eb n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d Vlor\u00eb ka patur vendime t\u00eb ndryshme nga Gjykata e Vlor\u00ebs. Nj\u00eb tjet\u00ebr vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb e ka shpallur si p\u00ebrgjegj\u00ebs Robert Ilian p\u00ebr nj\u00eb nga rastet e banor\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje, banor\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb njohur e drejta p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim. K\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb patur nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese, e cila ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah shkeljet nga ish Zyra Vendore e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2018, familja Dine do t\u00eb padiste n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Vlor\u00eb Robert Ilian dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt, ish Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Vlor\u00eb dhe Bashkin\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblim d\u00ebmi pasuror.<\/p>\n<p>Ky \u00e7ift t\u00eb moshuarish, banonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje q\u00eb banonin Sk\u00ebnder dhe Mjaftime Musaj, duke u prekur nga Plani i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Zhvillimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, edhe kjo familje si Musajt lidh\u00ebn kontrat\u00eb noteriale me Robert Ilia, por nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb 27 tetor 2012 p\u00ebr marrjen e apartamenteve dhe qiras\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb banes\u00ebs q\u00eb kan\u00eb patur.<\/p>\n<p>Familja Dine pretendonte se ishte mashtruar nga Robert Ilia dhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, cifti i t\u00eb moshuarve humb\u00ebn banes\u00ebn dy kat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe 337 metra katror\u00eb, e cila ishte n\u00eb proces legalizimi prej vitit 2005.<\/p>\n<p>Ata nuk mor\u00ebn pages\u00ebn e qiras\u00eb nga Ilia dhe prej disa vitesh ishin t\u00eb pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si Avokatura e Shtetit, n\u00eb t\u00eb dyja vendimet e Gjykatave p\u00ebr familjen Dine konstatohet se vendimi i Agjencis\u00eb s\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave \u00ebsht\u00eb regjistruar brenda dit\u00ebs nga ish Zyra Vendore e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Vlor\u00eb. Madje sipas shkres\u00ebs dat\u00ebs 07.03.2017 t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Pronave, ky vendim nuk ndodhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Teksa t\u00eb tjera familjeve u \u00ebsht\u00eb njohur shpron\u00ebsimi, Musait jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb dy gjyqeve, nj\u00eb me Inspektoriatin e Nd\u00ebrtimit Vlor\u00eb dhe Bashkin\u00eb Vlor\u00eb dhe tjetrin me Kadastr\u00ebn Vlor\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim d\u00ebmi me relatore Gjykat\u00ebsen Selvie Gjoncaj.<\/p>\n<p>Sipas avokatit \u00c7ollaku, \u00e7\u00ebshtja e familjes Musaj ka disa pik\u00ebpyetje q\u00eb lidhen me Bashkin\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj godin\u00eb n\u00eb vitin 1986, si e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr prishje Bashkia Vlor\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb do p\u00ebrgjigje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashkia heq p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja. N\u00eb fakt, nashkia ka dh\u00ebn\u00eb leje n\u00eb 1986, pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e regjistruar apo jo\u201d, deklaron avokati \u00c7ollaku.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshjen noteriale me Robert Ilia \u00ebsht\u00eb theksuar se ky i fundit ka lejen e nd\u00ebrtimit, por nga dosjet e gjykatave q\u00eb kan\u00eb trajtuar rastet n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d rezulton se mungonin dokumentet p\u00ebr zbardhjen e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit. Madje \u00ebsht\u00eb ndryshuar destinacioni i lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit pasi aty \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb karburant. Atje ku sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pallatet, disa apartamente kan\u00eb ngelur pa certifikat\u00eb pron\u00ebsie dhe kompania e nd\u00ebrtimit duhet t\u00eb lidh\u00eb marr\u00ebveshje me Mjaftime Musain p\u00ebr t\u2019i zhbllokuar.<\/p>\n<p>\u201cNga njoftimet q\u00eb mora nga nd\u00ebrtuesit e ish ZRPP-ja qendrore, e urdh\u00ebron nd\u00ebrtuesin q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb aktmarr\u00ebveshjen me ne dhe pastaj t\u2019i certifikohet pallati sepse dhe ne jemi pjes\u00eb e pronar\u00ebve n\u00eb at\u00eb sip\u00ebrfaqe q\u00eb kisha q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimi pallat\u201d, shprehet Mjaftimja p\u00ebr apartamentet e bllokuara.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nga analiza e fakteve dhe vendimeve t\u00eb institucioneve vendore ka indicie se Bashkia dhe ish-Zyra e Regjistrimit Vlor\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb k\u00ebto shkelje.<\/p>\n<p>Familja Musaj k\u00ebrkon drejt\u00ebsi, por tashm\u00eb fjal\u00ebn e fundit e ka drejt\u00ebsia e reformuar, e cila \u00ebsht\u00eb e vetmja shpres\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb administrative dhe ligjore t\u00eb marr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimin nga shteti shqiptar.<\/p>\n<p>Gjithsesi nyja gordiane ngelet vendimi nga Elvis \u00c7efa, vendim q\u00eb ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb cilat Prokuroria dhe gjykatat q\u00eb ky i fundit i ka monitoruar si n\u00ebnkryetar i ish- K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb afta t\u00eb zbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>\/Emisioni \u201cVetting\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/betoni-i-padrejtesise-ne-vlore-familja-musaj-12-vite-ne-rruge-shteti-mbron-oligarket-jo-qytetaret\/\">\u201cBetoni i padrejt\u00ebsis\u00eb\u201d n\u00eb Vlor\u00eb \u2013 Familja Musaj 12 vite n\u00eb rrug\u00eb, shteti mbron oligark\u00ebt, jo qytetar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej disa vitesh, qyteti i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb epiqendra e betonit dhe p\u00ebrplasjeve midis familjeve vendase dhe nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh, q\u00eb kan\u00eb ndikim te njer\u00ebz t\u00eb korruptuar n\u00ebp\u00ebr gjykata, prokurori, polici dhe bashki. Pasojat e k\u00ebtyre p\u00ebrplasjeve shpeshher\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb familje, t\u00eb cilat edhe pse ishin pronare t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, jan\u00eb mashtruar nga biznesmen\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46888","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46888\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}