{"id":46820,"date":"2025-10-16T15:48:18","date_gmt":"2025-10-16T15:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/shkarkimi-i-veliajt-keshilli-i-ministrave-i-dergon-argumentet-gjykates-kushtetuese-ankimimi-i-veliajt-eshte-bere-ne-organin-e-gabuar\/"},"modified":"2025-10-16T15:48:18","modified_gmt":"2025-10-16T15:48:18","slug":"shkarkimi-i-veliajt-keshilli-i-ministrave-i-dergon-argumentet-gjykates-kushtetuese-ankimimi-i-veliajt-eshte-bere-ne-organin-e-gabuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/shkarkimi-i-veliajt-keshilli-i-ministrave-i-dergon-argumentet-gjykates-kushtetuese-ankimimi-i-veliajt-eshte-bere-ne-organin-e-gabuar\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i Veliajt, K\u00ebshilli i Ministrave i d\u00ebrgon argumentet Gjykat\u00ebs Kushtetuese: Ankimimi i Veliajt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb organin e gabuar"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria i ka d\u00ebrguar Gjykat\u00ebs Kushtetuese relacionin dhe dokumentet q\u00eb lidhen me shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, duke argumentuar se ky vendim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt administrativ dhe se ankimimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb organin e gabuar. N\u00eb relacionin zyrtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave theksohet se \u201cGjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb kompetente p\u00ebr shqyrtimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d, pasi ky i fundit nuk \u00ebsht\u00eb organ kushtetues, por ekzekutiv.<\/p>\n<p>Po ashtu, sqarohet se Veliaj ka pasur mund\u00ebsi ta kund\u00ebrshtoj\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkim n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, sipas parashikimeve t\u00eb ligjit.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb tjera, qeveria thekson se vendimi p\u00ebr shkarkimin e Veliajt \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mbi baz\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb tij fizike n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3 muaj, p\u00ebr shkak t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb arrestit me burg, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb shkak t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfundimin e mandatit.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese pritet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor n\u00ebse do t\u00eb pranoj\u00eb ose jo k\u00ebrkes\u00ebn e Veliajt p\u00ebr pezullimin e vendimit dhe t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00cbRMBLEDHJE SHPJEGUESE E P\u00cbRMBAJTJES S\u00cb PROJEKTAKTIT<\/p>\n<p>Projektvendimi parashikon shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, z. Erion Veliaj, mb\u00ebshtetur n\u00eb propozimin e K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb, t\u00eb miratuar me vendimin nr.69, dat\u00eb 23.9.2025.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli bashkiak ka marr\u00eb vendimin nr.69, dat\u00eb 23.9.2025 n\u00eb rrethanat kur Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb ndodhet n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb fizike p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb detyr\u00eb prej dat\u00ebs 10 shkurt 2025, p\u00ebr shkak t\u00eb vendosjes ndaj tij t\u00eb mas\u00ebs shtr\u00ebnguese t\u00eb sigurimit personal.<br \/>\nPavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura procedurale, gjykata ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi mas\u00ebn arrest me burg p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk ka pranuar heqjen e mas\u00ebs, apo z\u00ebvend\u00ebsimin me nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr shtr\u00ebnguese q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte paraqitjen n\u00eb detyr\u00eb. K\u00ebshilli Bashkiak Tiran\u00eb ka konstatuar se mosparaqitja n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb rrethanat e sip\u00ebrcituara dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se tre muaj, p\u00ebrb\u00ebn shkak ligjor p\u00ebr t\u00eb propozuar shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, mb\u00ebshtetur n\u00eb shkronj\u00ebn \u201cc\u201d, t\u00eb nenit 62, t\u00eb ligjit nr. 139\/2015, \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>Fakti juridik i pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb paraqitjes n\u00eb detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt publik dhe v\u00ebrtet\u00ebsia e tij nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim. Po k\u00ebshtu nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim shqet\u00ebsimi k\u00ebshilltar\u00ebve bashkiak\u00eb p\u00ebr d\u00ebmin e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i shkakton nevojave te qeverisjes s\u00eb kryeqytetit dhe interesit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, mungesa e zgjatur n\u00eb detyr\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb. K\u00ebshilli Bashkiak ka propozuar shkarkimin, si rruga e vetme ligj\u00ebrisht e mund\u00ebshme n\u00eb dor\u00ebn e tij me q\u00ebllim fillimin e procedurave t\u00eb m\u00ebtejshme, p\u00ebr t\u00eb rikthyer normalitetin qeveris\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb. Ky vullnet politik dhe ligjor i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedhur t\u00eb Kryeqytetit nuk mund t\u00eb neglizhohet dhe K\u00ebshilli i Ministrave nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u00eb finalizoj\u00eb procedur\u00ebn ligjore t\u00eb shkarkimit.<br \/>\nLigji nr.139\/2015 ka parashikuar q\u00eb procedura e shkarkimit, p\u00ebr shkakun e p\u00ebrcaktuar n\u00eb shkronj\u00ebn \u201cc\u201d t\u00eb nenit 62 t\u00eb finalizohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ndryshe shumica e rasteve t\u00eb tjera t\u00eb krijimit t\u00eb vakancave, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm konstatimin e faktit juridik, pas informacionit t\u00eb marr\u00eb nga prefekti i qarkut p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Neni 62 k\u00ebrkon vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr tre shkaqe ligjore shkarkimi. Shkaku i par\u00eb buron nga Kushtetuta dhe i takon kompetenc\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb, me vullnet politik, t\u00eb vendos\u00eb shkarkimin e organit t\u00eb zgjedhur vendor, kur konstaton shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve nga ana e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcakton n\u00eb nenin 115 t\u00eb saj se \u201corgani zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt i nj\u00ebsis\u00eb qeveris\u00ebse vendore mund t\u00eb shp\u00ebrndahet ose t\u00eb shkarkohet nga K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve\u201d. Pika 2 e k\u00ebtij neni p\u00ebrcakton, se \u201corgani i shp\u00ebrndar\u00eb ose i shkarkuar mund t\u00eb ankohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese brenda 15 dit\u00ebve, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave pezullohet\u201d.<\/p>\n<p>Kjo dispozit\u00eb e Kushtetut\u00ebs nuk ka q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb kompetenc\u00ebn n\u00eb rastin e shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, por ka q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e organeve t\u00eb qeverisjes vendore nga nd\u00ebrhyrjet e pushteteve t\u00eb tjera, duke i dh\u00ebn\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me, n\u00eb rastet kur ndaj tij vepron mekanizimi i shkarkimit politik. Jo rast\u00ebsisht, Kushtetuta e cila nuk lejon v\u00ebnien n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr akte me karakter individual, n\u00eb rastin e shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu akt me karakter individual, ka p\u00ebrcaktuar shprehimisht jo vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Gjykat\u00ebn Kushtetuese, por ka p\u00ebrcaktuar edhe pezullimin automatik t\u00eb aktit, n\u00eb rastin kur b\u00ebhet ankimi.<\/p>\n<p>Rasti kushtetues i m\u00ebsip\u00ebrm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin formulim edhet n\u00eb shkronj\u00ebn \u201ca\u201d, t\u00eb nenit 62, t\u00eb ligjit nr.139\/2015, duke u p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb vete n\u00eb list\u00ebn e shkaqeve ligjore q\u00eb sjellin shkarkimin. Shkaqet e tjera t\u00eb shkarkimit nga K\u00ebshilli i Ministrave vijn\u00eb p\u00ebr motive juridike, t\u00eb cilat jan\u00eb jasht\u00eb vullnetit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. N\u00eb rastin e shkronj\u00ebs \u201cb\u201d faktet juridike konfirmohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme nga pushteti gjyq\u00ebsor (d\u00ebnim nga gjykata me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale). N\u00eb rastin e shkronj\u00ebs \u201cc\u201d fakti juridik konfirmohet nga k\u00ebshilli bashkiak n\u00eb rrug\u00eb administrative dhe me vendimmarrje (mosparaqitje n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-mujore t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb).<\/p>\n<p>Diferenca me shkronj\u00ebn \u201ca\u201d t\u00eb nenit 62, q\u00ebndron n\u00eb faktin, se kur ndodh shkarkimi p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs apo t\u00eb ligjeve t\u00eb tjera, mbrojtja b\u00ebhet me instrumenta kushtetuese (Gjykata Kushtetuese), kurse p\u00ebr rastet e tjera, pal\u00ebt e prekura mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb vet\u00ebm instrumentat administrative t\u00eb mbrojtjes dhe t\u2019i ngrejn\u00eb pretendimet n\u00eb gjykat\u00ebn kompetente administrative dhe jo sipas procedur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me q\u00eb p\u00ebrcakton neni 115 i Kushtetut\u00ebs. Po k\u00ebshtu, nuk zbatohet procedura e posa\u00e7me e nenit 115, t\u00eb Kushtetut\u00ebs edhe n\u00eb rastet e tjera t\u00eb mbarimit para kohe t\u00eb mandatit, q\u00eb p\u00ebrcaktohen t\u00eb listuara n\u00eb nenin 61, t\u00eb ligjit nr.139\/2025.<\/p>\n<p>Kjo analiz\u00eb e shkaqeve dhe mjeteve juridike ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij projektvendimi, sepse lidhet drejtp\u00ebrdrejt me q\u00ebllimin e K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb p\u00ebr hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr zhvillimin sa m\u00eb shpejt t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/shkarkimi-i-veliajt-keshilli-i-ministrave-i-dergon-argumentet-gjykates-kushtetuese-ankimimi-i-veliajt-eshte-bere-ne-organin-e-gabuar\/\">Shkarkimi i Veliajt, K\u00ebshilli i Ministrave i d\u00ebrgon argumentet Gjykat\u00ebs Kushtetuese: Ankimimi i Veliajt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb organin e gabuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria i ka d\u00ebrguar Gjykat\u00ebs Kushtetuese relacionin dhe dokumentet q\u00eb lidhen me shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, duke argumentuar se ky vendim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt administrativ dhe se ankimimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb organin e gabuar. N\u00eb relacionin zyrtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave theksohet se \u201cGjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb kompetente p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46820","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46820\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}