{"id":46801,"date":"2025-10-16T14:48:21","date_gmt":"2025-10-16T14:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/keshilltari-i-kremlinit-trump-po-ben-blofin-me-raketat-me-tomahawk-perfshihet-ne-lufte-nese-ia-jep-kievit-sulmet-me-drone-evropa-seshte-gati-per-lufte\/"},"modified":"2025-10-16T14:48:21","modified_gmt":"2025-10-16T14:48:21","slug":"keshilltari-i-kremlinit-trump-po-ben-blofin-me-raketat-me-tomahawk-perfshihet-ne-lufte-nese-ia-jep-kievit-sulmet-me-drone-evropa-seshte-gati-per-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/keshilltari-i-kremlinit-trump-po-ben-blofin-me-raketat-me-tomahawk-perfshihet-ne-lufte-nese-ia-jep-kievit-sulmet-me-drone-evropa-seshte-gati-per-lufte\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilltari i Kremlinit: Trump po b\u00ebn blofin me raketat me Tomahawk, p\u00ebrfshihet n\u00eb luft\u00eb n\u00ebse ia jep Kievit! Sulmet me dron\u00eb? Evropa s\u2019\u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr luft\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Dmitry Suslov, k\u00ebshilltar i Kremlinit p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, thot\u00eb se Trump nuk ka nd\u00ebrmend realisht t\u00eb furnizoj\u00eb Ukrain\u00ebn me raketa Tomahawk, sepse ky veprim do t\u00eb k\u00ebrkonte prani ushtarake amerikane n\u00eb terren dhe do p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb luft\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Corriere della sera, ai tha se Rusia e sheh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb manov\u00ebr presioni politik, dhe jo si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim konkret. <\/p>\n<p>Sipas Suslovit, nj\u00eb furnizim i till\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nd\u00ebrprerjen e \u00e7do dialogu me administrat\u00ebn Trump, por nuk do t\u00eb ndryshonte ekuilibrin ushtarak n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb raketa me rreze t\u00eb mesme veprimi dhe kjo do t\u00eb thoshte nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim i konsideruesh\u00ebm, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren pa pranin\u00eb e personelit ushtarak amerikan n\u00eb terren: p\u00ebrdorimi i tyre do t\u00eb n\u00ebnkuptonte pra p\u00ebrfshirjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb konflikt kund\u00ebr Rusis\u00eb. \u00c7ka bie ndesh me t\u00eb gjitha deklaratat e Trump p\u00ebr dep\u00ebrshkall\u00ebzimin dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb ndryshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne e konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb fushat\u00eb presioni, e cila nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb. Rusia ka besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb mbizot\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e saj n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thot\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet mes Putinit dhe Trumpit jan\u00eb ftohur pas samitit n\u00eb Alask\u00eb, ku, sipas tij, kishte mir\u00ebkuptim p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb m\u00eb pas u hodh posht\u00eb nga Ukraina dhe europian\u00ebt, pa nd\u00ebrhyrjen e Trumpit p\u00ebr ta zbatuar. Ai beson se retorika e re amerikane dhe presioni jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fushate p\u00ebr ta detyruar Rusin\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb n\u00eb bisedimet e paqes.<\/p>\n<p>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: n\u00eb perceptimin e Rusis\u00eb kishte pasur nj\u00eb mir\u00ebkuptim midis Putinit dhe Trump p\u00ebr parametrat kryesor\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare, dhe i takonte presidentit amerikan ta paraqiste at\u00eb tek evropian\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me Ukrain\u00ebn ta pranonin p\u00ebrmbajtjen e saj. Por evropian\u00ebt dhe ukrainasit e kan\u00eb refuzuar.\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me sulmet me dron\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, Suslov mohon p\u00ebrfshirjen ruse dhe thot\u00eb se vet\u00eb europian\u00ebt dhe Ukraina kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb SHBA t\u00eb angazhohet m\u00eb fort n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kievit. I pyetur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje n\u00eb Ukrain\u00eb, ai thot\u00eb se ekziston ende mund\u00ebsia, por vet\u00ebm n\u00ebse Trump ndryshon q\u00ebndrim dhe rifillon presionin ndaj Ukrain\u00ebs dhe Europ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pranuar marr\u00ebveshjen e formuluar n\u00eb samitin e Alask\u00ebs. <\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Pra, sipas jush, Trump nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim konkret t\u2019i jap\u00eb Tomahawk-\u00ebt Ukrain\u00ebs?<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Mosk\u00ebn t\u00eb mendoj\u00eb se SHBA-t\u00eb do t\u00eb furnizojn\u00eb raketa lundrimi t\u00eb bazuara n\u00eb tok\u00eb, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb n\u00eb rastin e Ukrain\u00ebs, e cila nuk ka anije apo n\u00ebndet\u00ebse t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Deri m\u00eb sot, n\u00eb fakt, ato nuk i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kurr\u00eb ndonj\u00eb vendi aleat evropian. Vet\u00ebm vitin e ardhsh\u00ebm, sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb marr\u00eb nga administrata Biden, Tomahawk-\u00ebt duhet t\u2019i dor\u00ebzohen Gjermanis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po n\u00ebse m\u00eb pas ai i dor\u00ebzon?<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb raketa me rreze t\u00eb mesme veprimi dhe kjo do t\u00eb thoshte nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim i konsideruesh\u00ebm, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren pa pranin\u00eb e personelit ushtarak amerikan n\u00eb terren: p\u00ebrdorimi i tyre do t\u00eb n\u00ebnkuptonte pra p\u00ebrfshirjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb konflikt kund\u00ebr Rusis\u00eb. \u00c7ka bie ndesh me t\u00eb gjitha deklaratat e Trump p\u00ebr dep\u00ebrshkall\u00ebzimin dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb ndryshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne e konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb fushat\u00eb presioni, e cila nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb. Rusia ka besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb mbizot\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e saj n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse Trump do t\u00eb furnizonte raketat, do t\u00eb ishte p\u00ebr Rusin\u00eb nj\u00eb \u201cndryshim loje\u201d?<\/p>\n<p>\u201cPo n\u00eb planin politik, jo n\u00eb at\u00eb ushtarak. Dua t\u00eb them q\u00eb Tomahawk-\u00ebt nuk do ta ndryshonin raportin e forcave n\u00eb terren, nuk jan\u00eb arma magjike q\u00eb p\u00ebrmbys fatin e konfliktit. Por politikisht, kjo do t\u00eb ishte fundi i pakthyesh\u00ebm i \u00e7do dialogu me Administrat\u00ebn Trump mbi \u00e7\u00ebshtjen e Ukrain\u00ebs. \u00c7do kanal do t\u00eb mbyllej, edhe n\u00eb plan personal mes dy lider\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre, a do t\u00eb p\u00ebrgjigjej Rusia duke goditur territore t\u00eb NATO-s?<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb varet nga d\u00ebmi dhe nga fakti n\u00ebse do t\u00eb godisnin objektiva strategjik\u00eb n\u00eb territorin rus. N\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb dyshim q\u00eb ne do t\u00eb godisnim objektiva ushtarak\u00eb brenda vendeve t\u00eb NATO-s. Do t\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim horizontal t\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi pas samitit n\u00eb Alask\u00eb? Trump thot\u00eb se Putini e ka zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>\u201cZhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrsjell\u00eb. Impulsi pozitiv q\u00eb samiti veror i kishte dh\u00ebn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona \u00ebsht\u00eb shteruar. Problemi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: n\u00eb perceptimin e Rusis\u00eb kishte pasur nj\u00eb mir\u00ebkuptim midis Putinit dhe Trump p\u00ebr parametrat kryesor\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare, dhe i takonte presidentit amerikan ta paraqiste at\u00eb tek evropian\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me Ukrain\u00ebn ta pranonin p\u00ebrmbajtjen e saj. Por evropian\u00ebt dhe ukrainasit e kan\u00eb refuzuar. Jo vet\u00ebm kaq. Kievi, me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara, ka ashp\u00ebrsuar q\u00ebndrimin e tij, pa b\u00ebr\u00eb Trump asgj\u00eb p\u00ebr ta detyruar ta pranonte marr\u00ebveshjen e Anchorage-ut, p\u00ebrkundrazi duke rritur presionin mbi Rusin\u00eb. Retorika mbi zhg\u00ebnjimin ndaj Putinit dhe fjalimi mbi Tomahawk-\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fushate, m\u00eb shum\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekur ta v\u00ebr\u00eb Mosk\u00ebn n\u00eb cep dhe ta detyroj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrim mbi termat e planit t\u00eb paqes, sesa si perspektiv\u00eb konkrete\u201d.<\/p>\n<p>Lufta hibride e muajve t\u00eb fundit kund\u00ebr Evrop\u00ebs \u2013 dron\u00eb, shkelje ajrore, sulme kibernetike \u2013 mban firm\u00ebn ruse sipas t\u00eb gjitha vendeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i tyre, edhe pse Putini e mohon. \u00c7far\u00eb q\u00ebllimi ka?<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet nga vijn\u00eb sulmet. Po citoj rastin e Danimark\u00ebs, ku arrestuan disa haker\u00eb dhe lidhja me Rusin\u00eb nuk u provua. Ndoshta duhet t\u00eb pyesim veten se kush p\u00ebrfiton nga e gjith\u00eb kjo? Nga perspektiva ruse, sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb nxitur p\u00ebrshkall\u00ebzimin q\u00eb evropian\u00ebt duan p\u00ebr t\u00eb bindur Administrat\u00ebn amerikane t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrim dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb m\u00eb shum\u00eb Ukrain\u00ebn. Rusia nuk ka asnj\u00eb interes p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim, jo m\u00eb pak sepse po fiton\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb e mundshme q\u00eb Moska t\u00eb jet\u00eb duke testuar aft\u00ebsit\u00eb e reagimit t\u00eb NATO-s dhe d\u00ebshiron t\u00eb mbjell\u00eb panik n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb k\u00ebto episode tregojn\u00eb pap\u00ebrgatitjen e Evrop\u00ebs p\u00ebr \u00e7do lloj p\u00ebrballjeje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ushtarake me Rusin\u00eb. Evropian\u00ebt ndahen dhe diskutojn\u00eb n\u00ebse jan\u00eb apo jo n\u00eb luft\u00eb me Mosk\u00ebn. Por e vetmja gj\u00eb e sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata nuk jan\u00eb gati p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra ju e pranoni indirekt se po e vini Evrop\u00ebn n\u00eb prov\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cPutini e ka mohuar. Por gjithashtu kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb interesi m\u00eb i madh p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim e kan\u00eb Ukraina dhe vendet evropiane, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb frontit lindor\u201d.<\/p>\n<p>Sa d\u00ebm po i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekjeve ushtarake ruse sulmet e Ukrain\u00ebs kund\u00ebr infrastrukturave energjetike dhe fabrikave t\u00eb arm\u00ebve?<\/p>\n<p>\u201cShkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb r\u00ebnda, sigurisht. Por jemi brenda nj\u00eb lufte konsumimi. \u00c7do d\u00ebm reciprok \u00ebsht\u00eb relativ dhe d\u00ebmet q\u00eb Rusia i shkakton Ukrain\u00ebs jan\u00eb pafund\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe shkat\u00ebrruese\u201d.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrparoni ngadal\u00eb, disa llogarisin q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm rus\u00ebve do t\u2019u duheshin nj\u00ebqind vjet p\u00ebr t\u00eb pushtuar gjith\u00eb Ukrain\u00ebn. N\u00ebse po fitoni si\u00e7 thoni, pse nuk arrini t\u00eb dep\u00ebrtoni?<\/p>\n<p>\u201cFutja e dron\u00ebve ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore dinamik\u00ebn dhe taktikat e luft\u00ebs. Koh\u00ebt e fundit Valery Zaluzhny, ish-shefi i forcave t\u00eb Kievit, ka shkruar nj\u00eb artikull ku mbron pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb tez\u00eb. Tani \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme, p\u00ebr shkak t\u00eb dron\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mundur t\u00eb p\u00ebrparosh me shpejt\u00ebsi, sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb shihet mund t\u00eb shkat\u00ebrrohet menj\u00ebher\u00eb. Pra, asnj\u00eb p\u00ebrqendrim masiv trupash, por p\u00ebrparime t\u00eb kufizuara t\u00eb besuara grupeve t\u00eb vogla pararoj\u00eb ushtar\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>Por k\u00ebshtu Ukraina mund t\u2019ju mbaj\u00eb t\u00eb bllokuar p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo. Sepse nd\u00ebrsa forcat ruse p\u00ebrparojn\u00eb, sado ngadal\u00eb, eliminojn\u00eb shum\u00eb ushtar\u00eb ukrainas. Dhe kjo n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb konsumimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se pushtimi i territorit t\u00eb ri, e pranon edhe Zaluzhny. Sigurisht q\u00eb edhe rus\u00ebt vdesin, por p\u00ebr Kievin kostoja njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt rraskapit\u00ebs, sepse mungesa e trupave \u00ebsht\u00eb pika e tij e dob\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebrpar\u00ebsia ruse n\u00eb aspektin e dron\u00ebve dhe artileris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Ukraina do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohe, nuk mund t\u00eb parashikojm\u00eb sa. Por disfata e saj \u00ebsht\u00eb e pashmangshme\u201d.<\/p>\n<p>A ka ende ndonj\u00eb shans p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim apo nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje?<\/p>\n<p>\u201cPo, n\u00ebse Trump ndryshon mendim dhe kthehet t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi ukrainasit dhe evropian\u00ebt, n\u00eb vend q\u00eb mbi Rusin\u00eb. Marr\u00ebveshja p\u00ebr ne mbetet ajo e Alask\u00ebs. P\u00ebrndryshe lufta do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri sa Trump t\u00eb ndryshoj\u00eb mendje. Dhe at\u00ebher\u00eb ndoshta do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr paqe\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/keshilltari-i-kremlinit-trump-po-ben-blofin-me-raketat-me-tomahawk-perfshihet-ne-lufte-nese-ia-jep-kievit-sulmet-me-drone-evropa-seshte-gati-per-lufte\/\">K\u00ebshilltari i Kremlinit: Trump po b\u00ebn blofin me raketat me Tomahawk, p\u00ebrfshihet n\u00eb luft\u00eb n\u00ebse ia jep Kievit! Sulmet me dron\u00eb? Evropa s\u2019\u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr luft\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dmitry Suslov, k\u00ebshilltar i Kremlinit p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, thot\u00eb se Trump nuk ka nd\u00ebrmend realisht t\u00eb furnizoj\u00eb Ukrain\u00ebn me raketa Tomahawk, sepse ky veprim do t\u00eb k\u00ebrkonte prani ushtarake amerikane n\u00eb terren dhe do p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb luft\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Corriere della sera, ai tha se Rusia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46801","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46801","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46801"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46801\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46801"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46801"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46801"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}