{"id":46751,"date":"2025-10-16T11:48:15","date_gmt":"2025-10-16T11:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/klgj-zvarrit-emerimin-e-magjistrateve-te-rinj-ndersa-stoku-i-ceshtjeve-rritet\/"},"modified":"2025-10-16T11:48:15","modified_gmt":"2025-10-16T11:48:15","slug":"klgj-zvarrit-emerimin-e-magjistrateve-te-rinj-ndersa-stoku-i-ceshtjeve-rritet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/16\/klgj-zvarrit-emerimin-e-magjistrateve-te-rinj-ndersa-stoku-i-ceshtjeve-rritet\/","title":{"rendered":"KLGJ zvarrit em\u00ebrimin e magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj, nd\u00ebrsa stoku i \u00e7\u00ebshtjeve rritet"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor po mban peng prej gati 3 muajsh caktimin e 42 magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb diplomuar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb sistem dhe stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura q\u00eb sa vjen e rritet.<\/p>\n<p>Edhe pse i em\u00ebroi magjistrat\u00ebt m\u00eb 31 korrik, KLGJ nuk ka b\u00ebr\u00eb ende t\u00eb mundur shp\u00ebrndarjen e tyre n\u00ebp\u00ebr gjykata, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktualisht ekzistojn\u00eb 99 vende vakante n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb terr informativ,\u201d i tha BIRN nj\u00ebri prej magjistrat\u00ebve t\u00eb sapodiplomuar n\u00eb kushtet e anonimatit. Nj\u00eb magjistrat i dyt\u00eb pohoi gjithashtu, pa dashur q\u00eb t\u2019i publikohej emri, se ishte i shqet\u00ebsuar p\u00ebr moscaktimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Magjistrat\u00ebt pretenduan se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor po vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, duke mos reflektuar mbi shkeljet e viteve t\u00eb kaluara p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin problem.<\/p>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u2026\u201d p\u00ebrcakton si afat nj\u00eb mujor p\u00ebr K\u00ebshillat q\u00eb t\u00eb em\u00ebrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb \u00e7do person q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb diplomuarve dhe q\u00eb p\u00ebrmbush kriteret p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, neni 39 i t\u00eb nj\u00ebjtit ligj detyron KLGJ-n\u00eb q\u00eb t\u00eb shpall\u00eb vendet e lira brenda muajit qershor t\u00eb \u00e7do viti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb magjistrat\u00ebt kan\u00eb dy jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur tri gjykata si preferenca t\u00eb tyre. N\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb k\u00ebtij neni, parashikohet se, brenda muajit korrik t\u00eb \u00e7do viti, secili K\u00ebshill publikon vendimet e tij p\u00ebr caktimin e t\u00eb em\u00ebruarve n\u00eb pozicionet e lira p\u00ebr magjistrat\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i tha BIRN se i kishte em\u00ebruar magjistrat\u00ebt brenda afatit t\u00eb parashikuar nga ligji, por caktimi i tyre n\u00ebp\u00ebr gjykata do t\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb procedurat e transferimit paralel dhe t\u00eb ngritjes n\u00eb detyre t\u00eb gjyqtar\u00ebve aktual\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtyre procedurave, K\u00ebshilli mund t\u00eb shpall\u00eb vendet e lira p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruarit. Aktualisht, K\u00ebshilli ka p\u00ebrmbyllur me sukses nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procedurash dhe \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces t\u00eb disa t\u00eb tjerave, duke mos e konsideruar ende t\u00eb p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb proces,\u201d deklaroi KLGJ.<\/p>\n<p>Sipas K\u00ebshillit, menj\u00ebher\u00eb me krijimin e vendeve vakante, n\u00eb mb\u00ebshtetje me p\u00ebrcaktimet ligjore, do t\u00eb shpallen vendet e lira p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruarit. Po ashtu, KLGj b\u00ebri me dije se magjistrat\u00ebve t\u00eb diplomuar u ka njohur t\u00eb drejt\u00ebn e pages\u00ebs n\u00eb vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Versioni i KLGJ-s\u00eb mb\u00ebshtet dhe nga grupimet vullnetare t\u00eb gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjyqtari Engert P\u00ebllumbi i tha BIRN se, nga informacionet q\u00eb ka pasur nga KLGj lidhur me mosaktimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb 42 magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj, ka mar\u00eb dijeni se procedura e caktimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim dhe se pritet t\u00eb realizohet brenda k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Sipas P\u00ebllumbit, kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mungese vullneti, por vjen si rrjedhoj\u00eb e burokracis\u00eb procedurale nga aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore, duke qen\u00eb se caktimi n\u00eb pozicion i magjistrat\u00ebve vjen i fundit n\u00eb radh\u00eb, pas ngritjes n\u00eb detyr\u00eb dhe l\u00ebvizjes paralele t\u00eb gjyqtar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e sistemit.<\/p>\n<p>\u201cPra, caktimi b\u00ebhet duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb vendet e lira q\u00eb krijohen pas ngritjeve n\u00eb detyr\u00eb dhe transferimeve paralele. Duhet mbajtur parasysh q\u00eb jemi ende n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb anormale, kur duhen plot\u00ebsuar gjykatat e Apelit dhe gjykata e kryeqytetit e ato t\u00eb rretheve af\u00ebr, dhe m\u00eb pas, vendet q\u00eb mbeten u ofrohen magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj,\u201d tha P\u00ebllumbi.<\/p>\n<p>Kryetari i Unionit t\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gerd Hoxha i tha BIRN se Unioni ka koh\u00eb q\u00eb e ndjek me v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe ka ndar\u00eb p\u00ebrdit\u00eb shqet\u00ebsimin me magjistrat\u00ebt e rinj dhe me an\u00ebtar\u00ebt e KLGj-s\u00eb.\u00a0\u201cN\u00eb dijenin\u00eb ton\u00eb, KLGj do procedoj\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur me em\u00ebrimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tyre, brenda k\u00ebtij muaji, por kjo \u00ebsht\u00eb e lidhur me l\u00ebvizjet paralele, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit, k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00ebn e tyre,\u201d tha Hoxha.<\/p>\n<p>Hoxha n\u00ebnvizoi se del si k\u00ebrkes\u00eb emergjente, ndryshimi i ligjit p\u00ebr statusin e magjistrat\u00ebve, q\u00eb sipas tij, parashikon rregulla ngadal\u00ebsuese p\u00ebr l\u00ebvizjet paralele dhe ngritjet n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Vakanca dhe stoqe<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i vetingut nxorri jasht\u00eb sistemit m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e trup\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb gjykata u krijuan vakanca t\u00eb shumta q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb paplot\u00ebsuara prej vitesh.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vendosura n\u00eb dispozicion nga KLGj, struktura organizative p\u00ebr t\u00eb gjitha gjykatat parashikon 417 gjyqtar\u00eb. Organika faktike aktuale rezulton t\u00eb ket\u00eb 308 gjyqtar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar, nga t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb efektivisht n\u00eb detyr\u00eb 265.<\/p>\n<p>N\u00eb situat\u00eb m\u00eb dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje 78 gjyqtar\u00eb. Aktualisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb jan\u00eb t\u00eb em\u00ebruar 33 gjyqtar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb efektivisht n\u00eb detyr\u00eb 31. Plot\u00ebsimi i 45 vakancave q\u00eb gjenden vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebrmes ngritjes n\u00eb detyr\u00eb, do t\u00eb mund\u00ebsonte krijimin e vendeve t\u00eb lira t\u00eb mjaftueshme n\u00eb gjykatat e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr caktimin e 42 magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e KLGJ-s\u00eb, n\u00eb gjykatat e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pa p\u00ebrfshir\u00eb gjykatat e karrier\u00ebs, rezultojn\u00eb aktualisht 21 vakanca.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat statistikore tregojn\u00eb gjithashtu nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbetura stok. Nga 137,101 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pritje m\u00eb 1 janar 2024, numri i tyre u rrit n\u00eb 141,262 \u00e7\u00ebshtje m\u00eb 30 shtator 2025. Situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb dramatike n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ku numri i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb pritet t\u00eb shqyrtohen i ka kaluar 45 mij\u00eb.<\/p>\n<p>\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/10\/16\/klgj-zvarrit-emerimin-e-magjistrateve-te-rinj-ndersa-stoku-i-ceshtjeve-rritet\/\">reporter.al<\/a>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/klgj-zvarrit-emerimin-e-magjistrateve-te-rinj-ndersa-stoku-i-ceshtjeve-rritet\/\">KLGJ zvarrit em\u00ebrimin e magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj, nd\u00ebrsa stoku i \u00e7\u00ebshtjeve rritet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor po mban peng prej gati 3 muajsh caktimin e 42 magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb diplomuar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb sistem dhe stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura q\u00eb sa vjen e rritet. Edhe pse i em\u00ebroi magjistrat\u00ebt m\u00eb 31 korrik, KLGJ nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46751","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46751\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}