{"id":46671,"date":"2025-10-15T21:48:15","date_gmt":"2025-10-15T21:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/deshmia-elvis-shkambi-nuk-ishte-hera-e-pare-qe-futesha-me-arme-ne-gjykate-ate-dite-kisha-edhe-tre-plumba-por\/"},"modified":"2025-10-15T21:48:15","modified_gmt":"2025-10-15T21:48:15","slug":"deshmia-elvis-shkambi-nuk-ishte-hera-e-pare-qe-futesha-me-arme-ne-gjykate-ate-dite-kisha-edhe-tre-plumba-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/deshmia-elvis-shkambi-nuk-ishte-hera-e-pare-qe-futesha-me-arme-ne-gjykate-ate-dite-kisha-edhe-tre-plumba-por\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia\/ Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb futesha me arm\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, at\u00eb dit\u00eb kisha edhe tre plumba, por\u2026"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebshmitar\u00ebt tregojn\u00eb se gjyqtari u rr\u00ebzua mbi tavolin\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb dosje e bardh\u00eb u njollos me gjak.<\/p>\n<p>Autori nuk u mjaftua me kaq, por q\u00eblloi s\u00ebrish. K\u00ebt\u00eb her\u00eb drejt pal\u00ebs padit\u00ebse, bab\u00eb e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vje\u00e7ar, pasi del nga salla me baban\u00eb, instinktivisht e mbulon me trup k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr ta mbrojtur nga plumbat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, autori ul arm\u00ebn, nuk q\u00ebllon m\u00eb. Drejtohet drejt roj\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe ia dor\u00ebzon atij pistolet\u00ebn i qet\u00eb, sikur t\u00eb mos kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cVazhdova t\u00eb q\u00eblloja s\u00ebrish. Nuk i kam harxhuar t\u00eb gjitha plumbat, m\u00eb kishin mbetur edhe 3 plumba t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb po q\u00eblloja, kuptova at\u00eb \u00e7far\u00eb po b\u00ebja, aty ndalova s\u00eb q\u00eblluari dhe shkova dor\u00ebzova pistolet\u00ebn te roja e siguris\u00eb, dola jasht\u00eb dhe prita t\u00eb vinte policia q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohesha\u201d, u shpreh Shkambi.<\/em><\/p>\n<p>Patrulla e par\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb vendngjarje 6 minuta m\u00eb pas. Elvis Shkambi ndodhej ende n\u00eb oborr, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke pritur uniformat blu. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk b\u00ebri rezistenc\u00eb, por u th\u00ebrriste polic\u00ebve t\u00eb \u00e7orientuar ta arrestonin, pasi ishte pik\u00ebrisht ai autori i krimit.<\/p>\n<p>Ai u prangos s\u00eb bashku me xhaxhain Gjonin, q\u00eb n\u00eb ato momente fliste n\u00eb telefon me dik\u00eb.D\u00ebshmitar\u00ebt okular\u00eb tregojn\u00eb se pas t\u00eb sht\u00ebnave \u00e7do gj\u00eb u kthye n\u00eb kaos, ku asnj\u00eb s\u2019po kuptonte \u00e7far\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve, n\u00eb ambientet e ngushta t\u00eb koridorit, avokat\u00eb, pal\u00eb n\u00eb procese t\u00eb tjera, por edhe punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, t\u00eb terrorizuar, dol\u00ebn jasht\u00eb gjykat\u00ebs. T\u00eb tjer\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn e pritjeve.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e autorit t\u00eb aktit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebrpara oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebse. I pyetur p\u00ebr arm\u00ebn e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej koh\u00ebsh. M\u00eb trondit\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ai nuk e ka pasur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb i armatosur.<\/p>\n<p><em>\u201cPistolet\u00ebn e mbaj prej koh\u00ebsh. E mbaj sepse ashtu kam disa pun\u00eb t\u00eb mijat. Un\u00eb kam hyr\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebs i armatosur, kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve e kam pasur arm\u00ebn me vete\u201d, tha Shkambi n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fillim, ngjarja u duk si nj\u00eb shp\u00ebrthim i papritur zem\u00ebrimi, nj\u00eb reagim emocional ndaj nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor. Por hetimi q\u00eb pasoi zbuloi nj\u00eb zinxhir d\u00ebshtimesh dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsish q\u00eb \u00e7uan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit t\u00eb ndjer\u00eb, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. N\u00eb at\u00eb sall\u00eb nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb autor. Ishte nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb q\u00eb nuk funksionoi.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, un\u00eb jam i bindur, ka qen\u00eb sistemi, frustrimi q\u00eb ai mund t\u00eb ket\u00eb prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykat\u00ebs u drejtua kjo arm\u00eb, sepse ekzekutimi u realizua n\u00eb momentin m\u00eb solemn. Kur gjykata flet, pal\u00ebt duhet t\u00eb heshtin. Nuk hesht\u00ebn, por godit\u00ebn me plumb dhe mor\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb sakrifikohet p\u00ebr m\u00ebkatet e t\u00eb gjith\u00eb sistemit\u201d<\/em>, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo histori neglizhence tregon se krimi dhe l\u00ebnia n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e re q\u00eb zbulohet tani q\u00eb u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjith\u00eb dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb kishte d\u00ebshtuar, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb edhe vet\u00eb drejt\u00ebsia e pranoi dy vite m\u00eb par\u00eb se kishte probleme\u201d<\/em>, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb prokuroris\u00eb, Elvis Shkambi nuk hyri rast\u00ebsisht me arm\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb autori kishte hyr\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb at\u00eb gjykat\u00eb i armatosur e \u00e7on n\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se \u00e7do gj\u00eb ka qen\u00eb e planifikuar, bashk\u00eb me xhaxhan\u00eb e tij, Gjon Shkambi, i cili \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i familjes Shkambi n\u00eb t\u00eb gjitha proceset gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent n\u00eb seanc\u00eb, akuzohet p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb ngjarje. Ai po hetohet p\u00ebr vrasje t\u00eb funksionar\u00ebve publik\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/deshmia-elvis-shkambi-nuk-ishte-hera-e-pare-qe-futesha-me-arme-ne-gjykate-ate-dite-kisha-edhe-tre-plumba-por\/\">D\u00ebshmia\/ Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb futesha me arm\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, at\u00eb dit\u00eb kisha edhe tre plumba, por\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmitar\u00ebt tregojn\u00eb se gjyqtari u rr\u00ebzua mbi tavolin\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb dosje e bardh\u00eb u njollos me gjak. Autori nuk u mjaftua me kaq, por q\u00eblloi s\u00ebrish. K\u00ebt\u00eb her\u00eb drejt pal\u00ebs padit\u00ebse, bab\u00eb e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vje\u00e7ar, pasi del nga salla me baban\u00eb, instinktivisht e mbulon me trup k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46671","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46671\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}