{"id":46669,"date":"2025-10-15T21:48:15","date_gmt":"2025-10-15T21:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/bashkia-polican-mbusur-me-familjaret-e-adriatik-zotkaj-krushku-dhe-djemte-pasurohen\/"},"modified":"2025-10-15T21:48:15","modified_gmt":"2025-10-15T21:48:15","slug":"bashkia-polican-mbusur-me-familjaret-e-adriatik-zotkaj-krushku-dhe-djemte-pasurohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/bashkia-polican-mbusur-me-familjaret-e-adriatik-zotkaj-krushku-dhe-djemte-pasurohen\/","title":{"rendered":"Bashkia Poli\u00e7an mbusur me familjar\u00ebt e Adriatik Zotkaj, krushku dhe djemt\u00eb pasurohen"},"content":{"rendered":"<p>Bashkia e Poli\u00e7anit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe pun\u00ebsimesh p\u00ebr Adriatik Zotkajn dhe familjar\u00ebt e tij. Prej marrjes s\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb dhe deri m\u00eb sot, Zotkaj nuk ka reshtur s\u00eb pun\u00ebsuari familjar\u00eb dhe rrethin e ngusht t\u00eb tij, ku\u00a0<strong>13 prej punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, jan\u00eb familj<\/strong>ar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<p><strong>Maliq Zotkaj, djali i Adriatikut\u00a0<\/strong>rezulton i pun\u00ebsuar si shef sektori n\u00eb bashkin\u00eb drejtuar nga babai, nd\u00ebrsa\u00a0<strong>gruaja e tij Bernarda Kondi,\u00a0<\/strong>n\u00eb statusin e bashk\u00ebjetueses, \u00ebsht\u00eb\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebs sektori po n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki.<\/p>\n<p>Adriatik Zotkaj \u00ebsht\u00eb kujdesur edhe p\u00ebr krushqit dhe familjen e re t\u00eb djalit.\u00a0<strong>Vjehrra e t\u00eb birit, Lindita Kondi\u00a0<\/strong>\u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar si i sekretare e K\u00ebshillit Bashkiak, nd\u00ebrsa\u00a0<strong>kunata e djalit, Marsilda Kondi\u00a0<\/strong>\u00ebsht\u00eb ekonomistja e Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin kujdes, Adriatik Zotkaj e ka patur edhe p\u00ebr\u00a0<strong>v\u00ebllain e tij, Artur Zotkaj,\u00a0<\/strong>i cili \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar si zjarr\u00ebfik\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Poli\u00e7an.<\/p>\n<p>Arturi, v\u00ebllai i kryebashkiakut rezulton nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr publikun, pasi \u00ebsht\u00eb arrestuar p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>Artur Zotkaj u d\u00ebnua me 1.4 vite burg, pasi n\u00eb muajin shtator 2015, gjat\u00eb operacionit \u201cPronoviku\u201d, n\u00eb biznesin e tij jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar 19 kilogram\u00eb cannabis sativa.<\/p>\n<p>Por duket se Poli\u00e7ani ishte zon\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb, pasi arriti t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb prangosjes deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024, kur ai u gjet i fshehur n\u00eb hotelin e familjes Zotkaj n\u00eb Malin e Tomorrit.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebshortja e Arturit\u00a0<\/strong>dhe\u00a0<strong>kunata e kryebashkiakut Zotkaj,<\/strong>\u00a0Erjola Zotkaj punon gjithashtu P\u00ebrgjegj\u00ebs Sektori n\u00eb Bashkin\u00eb Poli\u00e7an, nd\u00ebrsa e<strong>\u00a0motra e saj, Algerta Nurellari<\/strong>, \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebse e thjesht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki.<\/p>\n<p>Adriatik Zotkaj \u00ebsht\u00eb kujdesur edhe p\u00ebr krushqin\u00eb pasi i pun\u00ebsuar n\u00eb Ujsjell\u00ebs Kanalizimet Poli\u00e7an rezulton edhe<strong>\u00a0Abedin Nurellari, burri i Algert\u00ebs.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rrethim e familjar\u00ebve rezulton edhe\u00a0<strong>motra e kryebashkiakut, Antigoni Kondi,\u00a0<\/strong>q\u00eb rezulton kryeinfermiere n\u00eb qendr\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore Poli\u00e7an, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti i saj, Fatos Kondi punon si zjarr\u00ebfik\u00ebs s\u00ebbashku me v\u00ebllain e Adriatikut.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e familjar\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb bashki, jan\u00eb edhe njer\u00ebzit e gruas.\u00a0<strong>Sara Satka, vajza e Leonard Satk\u00ebs, kunati i kryebashkiakut<\/strong>\u00a0rezulton e pun\u00ebsuar n\u00eb Bashkin\u00eb Poli\u00e7an, aktualisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Avokatura e Shtetit p\u00ebr programin fillestar t\u00eb magjistratur\u00ebs 2025-2027.<\/p>\n<p><strong>Ajna Satka, gruaja e Mariglen Satka<\/strong>, kunati i Adriatikut, gjithashtu rezulton e pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb n\u00eb fund pun\u00ebsimi i t\u00eb gjith\u00eb krushqis\u00eb p\u00ebrmbyllet me\u00a0<strong>Sk\u00ebnder Lazen v\u00ebllai i Lindita Kondit<\/strong>, krushka e kryebashkiakut.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto pun\u00ebsime nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet, por jan\u00eb rrethi m\u00eb i ngusht\u00eb i kryebashkiakut Adriatik Zotkajt q\u00eb e ka zhytur k\u00ebt\u00eb Bashki n\u00eb nepotiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki rezultojn\u00eb rrethi i ngusht\u00eb shoq\u00ebror i Adriatikut, t\u00eb v\u00ebllait, t\u00eb birit por edhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 n\u00eb rastet e tjera t\u00eb denoncuara m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr skemat e ngritura nga eksponent\u00eb t\u00eb rilindjes, pun\u00ebsimet nepotike jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb an\u00eb e medaljes, pasi ve\u00e7 pun\u00ebsimit, befas ata rezultojn\u00eb edhe biznesmen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, kjo fal tenderave t\u00eb marra nga k\u00ebto institucione n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><strong>Krushqia me kryebashkiakun ka rezultuar fitimprur\u00ebse\u00a0<\/strong>p\u00ebr Ylli Kondin, baban\u00eb e nuses s\u00eb djalit t\u00eb Adriak Zotk\u00ebs. Ylli Kondi, rezulton t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar pron\u00eb e kontrata me firm\u00eb t\u00eb krushkut.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 10 gusht 2018, Bashkia Poli\u00e7an vendosi ti jap kompanis\u00eb \u201cMetaj Stone\u201d sh.p.k prona dhe godin\u00eb me qera me nj\u00eb afat 20 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Prona publike e Bashkise Poli\u00e7an ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrgjitshshme 12 400 m2 , dhe siperfaqe n\u00ebn objekt nd\u00ebrtes\u00eb 2310.4 m2 , p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr, magazinimin dhe p\u00ebrpunimin e l\u00ebnd\u00ebs drusore, t\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, instalimin e makinerive dhe pajisjeve teknologjike t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Poli\u00e7an, p\u00ebr zbatimin e projekteve n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit social-ekonomik t\u00eb zon\u00ebs, si dhe p\u00ebr realizimin e funksioneve ekonomike dhe t\u00eb funksioneve t\u00eb tjera sipas ligjit.<\/p>\n<p>Qeraja e p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb u \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 220 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. Nga historiku i k\u00ebsaj kompanie bie n\u00eb sy disa transaksione dhe l\u00ebvizje pron\u00ebsie, q\u00eb duken t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb shmangur pik\u00ebrisht p\u00ebrballjen me ligjin.<\/p>\n<p>Kompania \u2018Metaj Stone shpk\u2019 \u00ebsht\u00eb themluar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2018, me aksioner t\u00eb vet\u00ebm Armand Metaj.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2018 lidhet kontrata me Bashkin\u00eb Poli\u00e7an p\u00ebr marrjen e godin\u00ebs dhe sip\u00ebrfaqes s\u00eb tok\u00ebs. Fill pas marrjes s\u00eb kontrat\u00ebs nga ana e Bashkis\u00eb, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019, Metaj vendos t\u2019i shes\u00eb p\u00ebr vet\u00ebm 10 mij\u00eb lek\u00eb aksionet e kompanis\u00eb, Ylli Kondit, krushkut t\u00eb Adriatik Zotkajt. Pas 4 viteve aktivitet, n\u00eb vitin 2013 kjo kompani kalon n\u00eb likujdim.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrfituara nga Faqja e Facebook e Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut, shtetasi Armand Metaj \u00ebsht\u00eb shoku i tij. Pra dyshimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorja e shokut p\u00ebr t\u00eb shmangur pasojat ligjore, q\u00eb n\u00eb fund kontrata e qiras\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitohej nga vjehrri i tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vjehrri merrte prona nga bashkia, Maliq Zotkaj rezulton ve\u00e7 shef bashkie dhe nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm tenderash e fondesh publike.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, themelohet kompania G&amp;M Construction me aksioner shtetasit Maliq Zotkaj 50% dhe Oligert Dyrmishi. \u00a0Ky i fundit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pagave rezulton se paguhet si Drejtor p\u00ebr Nd\u00ebrtimin dhe Pun\u00ebt Publike n\u00eb Bashkin\u00eb Poli\u00e7an si dhe specialist n\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Poli\u00e7an.<\/p>\n<p>Pra mes Maliq Zotkajt dhe Oligert Dyrmishit, lidhja b\u00ebhet e dyfisht\u00eb, jo vet\u00ebm koleg, por edhe p\u00ebrfitues t\u00eb milionave nga kompania, q\u00eb si em\u00ebr i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb dy g\u00ebrmat e para t\u00eb emrit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb themelimit, nis xhiroja marram\u00ebnd\u00ebse me faturimin e 28 milion\u00eb lek\u00ebve apo 280 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, puna kat\u00ebrfishohet dhe faturimi arrin n\u00eb 840 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm s\u00ebrish suksesi vijon me nj\u00eb xhiro prej 1. 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por kjo kompani nuk rezulton nj\u00eb biznes, q\u00eb fal vizionit t\u00eb dy t\u00eb rinjve arrin sukses n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Kompania G &amp; M rezulton nj\u00eb p\u00ebrfituese sistematike e fondeve publike dhe e taksave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kontribut t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses duket se e kan\u00eb koleg\u00ebt e Adriatik Zotkajt dhe marr\u00ebdh\u00ebnia me bashkit\u00eb p\u00ebrreth. Bie n\u00eb sy edhe fakti q\u00eb thuajse t\u00eb gjitha tenderat jan\u00eb pa gar\u00eb dhe me shkelje.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, Bashkia Dimal i jep tender n\u00eb vler\u00ebn 7. 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja kompanis\u00eb s\u00eb djalit t\u00eb Adriatik Zotkajt. Tender me shkelje e me flamur t\u00eb kuq. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, por n\u00eb nj\u00eb tender me shkelje, kompania e Maliq Zotkajt n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb Colombo fitojn\u00eb tenderin p\u00ebr rind\u00ebrtim godinash n\u00eb vler\u00ebn 18 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po n\u00eb bashk\u00ebpunim me Colombo, G &amp; M, fitojn\u00eb pa gar\u00eb e me shkelje tenderin 420 mij\u00eb euro nga Bashkia Fush\u00eb Arr\u00ebz p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb kopshti. Po n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb Colombo n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024, fiton tender me vler\u00eb 380 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tender n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb AGBES, G &amp; M e ka fituar n\u00eb Bashkin\u00eb K\u00eblcyr\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2025 fitojn\u00eb tenderin n\u00eb vler\u00eb 7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb Bashkin\u00eb e Gramshit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha tenderat jan\u00eb me shkelje me flamur t\u00eb kuq. Por ajo q\u00eb ngre pikpyetje edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u00ebsht\u00eb fakti, se kjo kompani pa asnj\u00eb lloj eksperience dhe mbi t\u00eb gjitha pa asnj\u00eb mjet apo makineri n\u00eb dispozicion fiton tendera dhe para publike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa koleg\u00ebt e babit japin tendera me shkelje, duket se\u00a0<strong>Adriatik Zotkaj nuk \u00ebsht\u00eb kursyer as vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb firmosur para publike p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tij.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Dega e Thesarit tregojn\u00eb se nga shtatori 2019 deri n\u00eb dhjetor 2021, Endi Zotkaj, q\u00eb zot\u00ebronte nj\u00eb biznes farmacish ka p\u00ebrfituar 20 pagesa nga Qendra Polivalente e Poli\u00e7anit, Bashkia e Poli\u00e7anit dhe Bashkia e \u00c7orovod\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlerat e pagesave variojn\u00eb, por ato kulmojn\u00eb me procedur\u00ebn urgjente t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Poli\u00e7anit kat\u00ebr dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb gjendjes s\u00eb emergjenc\u00ebs nga COVID n\u00eb 2020, ku p\u00ebr doreza, maska e dezinfektant\u00eb Adriatik Zotkaj paguan djalin e tij, Endi Zotkaj me parat\u00eb e taksapaguesve plot 14 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Pasi ekzistonte p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kryesisht fonde publike, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2024, djali i kryebashkiakut vendos t\u00eb pezulloj\u00eb aktivitetin e Farmacis\u00eb. Ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu rezulton n\u00eb dokumentet zyrtare, n\u00eb mos edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jemi p\u00ebrball\u00eb ndryshimit t\u00eb emrave p\u00ebr shmangien e p\u00ebrgjegj\u00ebsive ligjore. \/Emisioni Plug\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/bashkia-polican-mbusur-me-familjaret-e-adriatik-zotkaj-krushku-dhe-djemte-pasurohen\/\">Bashkia Poli\u00e7an mbusur me familjar\u00ebt e Adriatik Zotkaj, krushku dhe djemt\u00eb pasurohen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkia e Poli\u00e7anit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe pun\u00ebsimesh p\u00ebr Adriatik Zotkajn dhe familjar\u00ebt e tij. Prej marrjes s\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb dhe deri m\u00eb sot, Zotkaj nuk ka reshtur s\u00eb pun\u00ebsuari familjar\u00eb dhe rrethin e ngusht t\u00eb tij, ku\u00a013 prej punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, jan\u00eb familjar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij. Maliq Zotkaj, djali i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46669","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46669"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46669\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}