{"id":46640,"date":"2025-10-15T18:48:16","date_gmt":"2025-10-15T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/marreveshja-per-gazen-trump-nxori-rusine-jashte-loje-ne-lindjen-e-mesme\/"},"modified":"2025-10-15T18:48:16","modified_gmt":"2025-10-15T18:48:16","slug":"marreveshja-per-gazen-trump-nxori-rusine-jashte-loje-ne-lindjen-e-mesme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/marreveshja-per-gazen-trump-nxori-rusine-jashte-loje-ne-lindjen-e-mesme\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja p\u00ebr Gaz\u00ebn, Trump nxori Rusin\u00eb jasht\u00eb loje n\u00eb Lindjen e Mesme"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, Kremlini arriti nj\u00eb fitore ky\u00e7 kur nisi intervenimin ushtarak n\u00eb Siri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar regjimin q\u00eb po rr\u00ebzohej shpejt t\u00eb presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm sirian, Bashar al-Assad, dhe p\u00ebr t\u00eb konsoliduar rolin e tij si nj\u00eb aktor kryesor n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Por, dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, Assadi \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga pushteti dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh vendimtare \u2013 m\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Gaz\u00ebs \u2013 po e zhb\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p>\u2018Rusia nuk \u00ebsht\u00eb anashkaluar kaq shum\u00eb n\u00eb aspektin diplomatik n\u00eb Lindjen e Mesme q\u00eb nga nd\u00ebrhyrja e saj n\u00eb Siri m\u00eb 2015\u2019, tha Hanna Notte, drejtoresh\u00eb p\u00ebr Euroazin\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn James Martin p\u00ebr Studime t\u00eb Mosp\u00ebrhapjes.<\/p>\n<p>Ky status i tkurrur doli n\u00eb pah n\u00eb Egjipt m\u00eb 13 tetor, kur presidenti amerikan, Donald Trump, bashk\u00ebkryesoi nj\u00eb samit ku mor\u00ebn pjes\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e m\u00eb shum\u00eb se 20 shteteve, q\u00eb synoi finalizimin e nj\u00eb arm\u00ebpushimi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Gaz\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia mungoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim diplomatik dhe ministri i Jasht\u00ebm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetar\u00ebve se Moska nuk u ftua.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi pasi Kremlini anuloi nj\u00eb samit t\u00eb planifikuar me udh\u00ebheq\u00ebsit arab\u00eb, q\u00eb ishte parapar\u00eb t\u00eb mbahej m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Bloomberg, duke u thirrur n\u00eb burime q\u00eb tha se kan\u00eb informacione p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, ka raportuar se arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e anulimit t\u00eb samitit ishte se shum\u00eb pak udh\u00ebheq\u00ebs kishin konfirmuar pjes\u00ebmarrjen.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb evropian\u00eb, duke folur n\u00eb kushte anonimiteti, po ashtu i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se marr\u00ebveshja dhe anulimi i samitit tregojn\u00eb se aktualisht po zbehet ndikimi i Rusis\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>\u2018Ky ishte padyshim nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb se roli i Rusis\u00eb n\u00eb rajon po zvog\u00eblohet\u2019, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nj\u00eb zyrtar i Bashkimit Evropian q\u00eb merret me Rusin\u00eb dhe Euroazin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Anulimi i samitit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr. Vet\u00ebm dy udh\u00ebheq\u00ebs \u2013 nga Siria dhe Irani \u2013 kishin pranuar t\u00eb shkonin\u2019 n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr diplomat i BE-s\u00eb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se mungesa e Rusis\u00eb n\u00eb samitin n\u00eb Egjipt sh\u00ebnoi \u2018nj\u00eb fitore p\u00ebr Per\u00ebndimin\u2019.<\/p>\n<p>\u2018T\u2019i shoh\u00ebsh udh\u00ebheq\u00ebsit amerikan\u00eb, arab\u00eb dhe per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb podium dhe asnj\u00eb rol rus \u2013 apo kinez \u2013 n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, ishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb pamje e ve\u00e7ant\u00eb\u2019, tha nj\u00eb diplomat i BE-s\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Moska p\u00ebrballet me nj\u00eb Lindje t\u00eb Mesme q\u00eb po ndryshon me shpejt\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Kjo ndodh pasi prestigji rus ka p\u00ebsuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb goditjesh n\u00eb Lindjen e Mesme n\u00eb vitet e fundit, teksa Moska e ka b\u00ebr\u00eb prioritet pushtimin e Ukrain\u00ebs, q\u00eb pothuajse \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Assad, p\u00ebr t\u00eb cilin Rusia, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Iranin, nd\u00ebrhyri ushtarakisht gjat\u00eb luft\u00ebs civile n\u00eb Siri, u rr\u00ebzua nga pushteti n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 dhe m\u00eb pas u largua p\u00ebr n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet e 7 tetorit 2023 t\u00eb Hamasit \u2013 grupit palestinez t\u00eb shpallur organizat\u00eb terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian \u2013 q\u00eb nxit\u00ebn luft\u00ebn Izrael-Gaz\u00eb e vendos\u00ebn Mosk\u00ebn p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb reja diplomatike me Tel Avivin, pasi Moska kishte kaluar dekada t\u00eb t\u00ebra duke nd\u00ebrtuar raporte strategjike.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ndodh\u00ebn sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit n\u00eb qershor, q\u00eb e lan\u00eb Teheranin \u2013 partnerin kryesor t\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb rajon \u2013 t\u00eb dob\u00ebsuar ushtarakisht dhe e b\u00ebn\u00eb Rusin\u00eb hezituese p\u00ebr ta furnizuar Teheranin me m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas analist\u00ebve, kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb llogaritjeje t\u00eb re politike nga Moska, e cila mbetet e p\u00ebrqendruar n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe ka pak burime strategjike p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rajonet e tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kapaciteti\u2019, tha Notte. \u2018Qoft\u00eb paaft\u00ebsi apo munges\u00eb vullneti, Rusia thjesht ka m\u00eb pak burime ushtarake p\u00ebr t\u2019i angazhuar diku tjet\u00ebr\u2019.<\/p>\n<p>Ngecjet diplomatike me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet Moska i shtohen nj\u00eb rrjeti t\u00eb nd\u00ebrlikuar partneritetesh dhe nevojash strategjike n\u00eb t\u00eb cilin po navigon Rusia n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Rusia prej koh\u00ebsh ka pasur raporte t\u00eb forta me Iranin. Moska mbetet nj\u00eb nga investitor\u00ebt e huaja kryesore dhe furnizuese arm\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet, teksa Teherani e ka ndihmuar Kremlinin me dron\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, duke e ndihmuar edhe me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb fabrike n\u00eb Rusi p\u00ebr prodhimin e fluturakeve pa pilot.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb presidenti rus, Vladimir Putin, ka synuar q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb raporte m\u00eb t\u00eb thella me shtetet e Gjirit sikurse me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabin\u00eb Saudite, q\u00eb jan\u00eb dy partnere gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Mosk\u00ebn t\u00eb cilat nuk do t\u00eb preferonin nj\u00eb Iran m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo e ka l\u00ebn\u00eb Mosk\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, teksa p\u00ebrpiqet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb partnerin e saj kryesor n\u00eb rajon dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht synon t\u00eb ruaj\u00eb raportet me shtetet e Gjirit, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb vendimtare p\u00ebr mbijetes\u00ebn e Mosk\u00ebs p\u00ebrball\u00eb sanksioneve q\u00eb Per\u00ebndimi i ka vendosur pas nisjes s\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa marr\u00ebveshja e fundit mes Izraelit dhe Gaz\u00ebs sh\u00ebnon nj\u00eb arritje diplomatike, nj\u00eb marr\u00ebveshje afatgjat\u00eb p\u00ebr paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme ende nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt se mund t\u00eb arrihet.<\/p>\n<p>Notte shtoi se, ndon\u00ebse roli i Rusis\u00eb n\u00eb rajon mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb r\u00ebnie krahasuar me kulmin q\u00eb kishte pas nd\u00ebrhyrjes n\u00eb Siri, p\u00ebrjashtimi i saj nga samiti nuk do t\u00eb thot\u00eb se Moska nuk do t\u00eb mbetet nj\u00eb aktore e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>\u2018Edhe sikur Rusia t\u00eb mos ishte e z\u00ebn\u00eb me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, ndoshta nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb aktore e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Izrael-Palestin\u00eb\u2019, tha Notte. \u2018Roli i Mosk\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Izrael-Palestin\u00eb ka qen\u00eb mjaft i kufizuar q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebrderisa Rusia p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje lidhur me t\u00eb ardhmen e saj n\u00eb Lindjen e Mesme, Moska ka arritur q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb cop\u00ebza t\u00eb statusit t\u00eb saj n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Rusia disi ka sfiduar parashikimet pas rr\u00ebzimit t\u00eb Assadit, duke e ruajtur nd\u00ebrtes\u00ebn detare n\u00eb Tartus dhe baz\u00ebn ajrore n\u00eb Hmeimim t\u00eb Siris\u00eb, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrdorur ndikimin e saj si an\u00ebtare e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb krijuar raporte pozitive me qeverin\u00eb e presidentit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm sirian, Ahmed al-Sharaa.<\/p>\n<p>Sharaa personalisht e ka mir\u00ebpritur nj\u00eb delegacion t\u00eb lart\u00eb nga Moska muajin e kaluar dhe n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb 12 tetor p\u00ebr CBS-in, al-Sharaa u duk se la t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar raporte m\u00eb t\u00eb ngushta me Mosk\u00ebn n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u2018P\u00ebrfshirja n\u00eb nj\u00eb konflikt me Rusin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment do t\u00eb ishte tep\u00ebr e kushtueshme p\u00ebr Sirin\u00eb. As nuk do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb vendit\u2019, tha ai.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/marreveshja-per-gazen-trump-nxori-rusine-jashte-loje-ne-lindjen-e-mesme\/\">Marr\u00ebveshja p\u00ebr Gaz\u00ebn, Trump nxori Rusin\u00eb jasht\u00eb loje n\u00eb Lindjen e Mesme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, Kremlini arriti nj\u00eb fitore ky\u00e7 kur nisi intervenimin ushtarak n\u00eb Siri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar regjimin q\u00eb po rr\u00ebzohej shpejt t\u00eb presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm sirian, Bashar al-Assad, dhe p\u00ebr t\u00eb konsoliduar rolin e tij si nj\u00eb aktor kryesor n\u00eb Lindjen e Mesme. Por, dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, Assadi \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46640","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46640\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}