{"id":4658,"date":"2024-12-28T06:59:04","date_gmt":"2024-12-28T06:59:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/28\/berisha-akuzat-e-spak-ndaj-veliajt-rezultat-i-denoncimeve-anonime-nga-rama-do-ta-heqe-qafe\/"},"modified":"2024-12-28T06:59:04","modified_gmt":"2024-12-28T06:59:04","slug":"berisha-akuzat-e-spak-ndaj-veliajt-rezultat-i-denoncimeve-anonime-nga-rama-do-ta-heqe-qafe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/28\/berisha-akuzat-e-spak-ndaj-veliajt-rezultat-i-denoncimeve-anonime-nga-rama-do-ta-heqe-qafe\/","title":{"rendered":"Berisha: Akuzat e SPAK ndaj Veliajt, rezultat i denoncimeve anonime nga Rama, do ta heq\u00eb qafe"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha u shpreh i sigurt n\u00eb fitoren e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit n\u00eb takimin me demokrat\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb 7 n\u00eb kryeqytet. N\u00eb fjal\u00ebn e tij kreu i PD-s\u00eb tha se gjat\u00eb k\u00ebtij viti u p\u00ebrball\u00ebn me format m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb censur\u00ebs, por u provuan t\u00eb pamposhtur para shqiptar\u00ebve se mbrojt\u00ebn kauzat e drejta.<\/p>\n<p><em>\u201cUroj nga zemra nj\u00eb vit n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pritshm\u00ebrive tona, nj\u00eb vit t\u00eb opozit\u00ebs, nj\u00eb vit t\u00eb fitores son\u00eb. I dashur Belind, i dashur Lefter, Klevis, Avni, Grigels, Genti. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe p\u00ebr ju, p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebni dhe keni b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb t\u00eb cilin ne kaluam n\u00eb situata n\u00eb t\u00eb cilat u provuam para shqiptar\u00ebve, s\u00eb pari gra dhe burra, t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja t\u00eb pamposhtur, sepse mbrojt\u00ebm kauza t\u00eb drejta. Ne nuk kishim fuqi mbinjer\u00ebzore, por fuqia e kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbinjer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb sa hyjnore aq dhe tok\u00ebsore. Ne, gjat\u00eb k\u00ebtij viti u p\u00ebrball\u00ebm me format m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb represionit, format m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb censur\u00ebs. U p\u00ebrball\u00ebm me shfaqjet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb narkoshtetit dhe narkodiktatur\u00ebs, por ja ku jemi sot m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb n\u00eb fitoren e 11 majit. Ne, jemi sot m\u00eb t\u00eb sigurt se kurr\u00eb n\u00eb fitoren e 11 majit, sepse sot, para \u00e7do shqiptari ne paraqitemi avoket\u00ebr t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb guximsh\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb tij\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, zhvillimet e k\u00ebsaj jave jan\u00eb si rezultat i denoncimeve anonime t\u00eb Edi Ram\u00ebs pasi do t\u00eb heq\u00eb qafe Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha tha se Veliaj do t\u00eb regjistrohet n\u00eb analet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dashur miq, ne p\u00ebrball\u00eb kemi nj\u00eb ngrehin\u00eb t\u00eb kalbur, kemi nj\u00eb regjim t\u00eb kalbur nga koka te k\u00ebmb\u00ebt. Ato q\u00eb ju d\u00ebgjoni k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr kryevjedh\u00ebsin e kryeqytetit, ato jan\u00eb realitet po kaq i trisht\u00eb p\u00ebr organizat\u00ebn kriminale q\u00eb quhet qeveri, dhe institucionet e tjera t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Por, \u00ebsht\u00eb n\u00eb merit\u00ebn tuaj t\u00eb madhe q\u00eb, 40 jav\u00eb rrethuat \u00e7do jav\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr dinjitetin e \u00e7do qytetari te Tiran\u00ebs, p\u00ebr dinjitetin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb, pasi Erion Veliaj do regjistrohet n\u00eb analet e zeza t\u00eb historis\u00eb, si nj\u00eb nga hajdut\u00ebt m\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfytyruar dhe m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur t\u00eb k\u00ebsaj toke.<\/p>\n<p>Ju, protestuat 40 jav\u00eb, dhe them edhe nj\u00ebher\u00eb, korrespondon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb 40-tat e tij. Ndaj nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte p\u00ebrfytyruar kryeqytetin e vendit q\u00eb \u00ebsht\u00eb truri i vendit, si nj\u00eb qytet i budallepsur dhe pa tru, dhe u thoshte qytetar\u00ebve se kam mbjell\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb dhe besonte se duke deklaruar se ka mbjell\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb, do mund t\u00eb justifikonte vjedhjen e dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra milion\u00eb eurove me pem\u00eb q\u00eb nuk i mbolli kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb funksionon shteti ligjor, ky njeri d\u00ebnohej r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mashtrim publik. Ju, nuk u t\u00ebrhoq\u00ebt. Ju faktuat, Belind K\u00eblli\u00e7i, dhe ju faktuat, se ai kishte vendosur n\u00eb bashki modelin 100% t\u00eb vjedhjes, model q\u00eb, sigurisht q\u00eb vjedh\u00ebsi ishte 100%, por modeli ky, shoq\u00ebrohej me krime t\u00eb sh\u00ebmtuara, me shembje t\u00eb blloqeve t\u00ebra pallateve p\u00ebr t\u00eb vjedhur parat\u00eb e qytetar\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ata dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tregti me troje dhe pallatet e qytetar\u00ebve dhe parat\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, ishte njeriu q\u00eb k\u00ebrkoi me shkrim dh\u00ebnien me koncension t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb djeg\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs. Ishte njeriu q\u00eb, mashtroi me shkrim se K\u00ebshilli Bashkiak ka vendosur t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb bashkia shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur, k\u00ebshilli bashkiak nuk ishte mbledhur kurr\u00eb. N\u00eb nj\u00eb kur, me Kushtetut\u00eb dhe ligje, kryetari i bashkis\u00eb, as edhe kryeministri, por kryetari i bashkis\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb pa k\u00ebshillin bashkiak.<\/p>\n<p>Por, ai e kishte paracaktuar p\u00ebr t\u00eb vjedhur me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, kishte firmosur me Damian Gjiknurin fillimisht, dhe pastaj Belinda Ballukun, se do t\u00eb mbikqyrte nd\u00ebrtimin e djeg\u00ebsit dhe do t\u00eb raportonte \u00e7do muaj situacionet.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, u refuzuan 4 her\u00eb nga Arben Ahmetaj, se duhet t\u2019i themi gj\u00ebrat. Ne kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb heqim dor\u00eb nga e v\u00ebrteta miqt\u00eb e mi, asnj\u00ebher\u00eb. Arben Ahmetaj, e kishte refuzuar 4 her\u00eb k\u00ebrkes\u00ebne\u00a0 tij, dhe her\u00ebn e pest\u00eb i thot\u00eb: ka miratuar k\u00ebshilli.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb rast se do e kishte miratuar k\u00ebshilli, qeveria qendrore me Kushtetut\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute dhe kategorike nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte. Dhe ky, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast thot\u00eb mir\u00eb, e ka miratuar k\u00ebshilli. Dhe k\u00ebta na marrin, dhe arrestojn\u00eb Arben Ahmetajn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb djeg\u00ebs, dhe nuk i b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb vetme Erion Veliajt.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb imagjinoni ju, nj\u00eb hetim t\u00eb till\u00eb? A mund t\u00eb imagjinoni ju, se \u00e7far\u00eb skandali, se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, po si nuk mund t\u00eb akuzosh ti njeriun q\u00eb mashtroi, se do ta mbikqyr\u00eb hap pas hapi dhe do raportoj\u00eb \u00e7do situacion \u00e7do muaj?<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb u zotua q\u00eb ka vendosur k\u00ebshilli dhe nuk kishte vendosur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebshilli. Njeriu q\u00eb k\u00ebrkoi ndryshimin e modelit nga publik, n\u00eb koncension.<\/p>\n<p>Dhe, e p\u00ebrdorur pra, Skapi i p\u00ebrdorur si organizat\u00eb kriminale nga Edi Rama e p\u00ebrjashton nga \u00e7do form\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Po nuk e fal\u00ebt ju. Ata e fal\u00ebn, por ju nuk e fal\u00ebt! Ju u mblodh\u00ebt 40 her\u00eb, 40 jav\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb imagjinoni ju, kompanin\u00eb 5D t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb, fitonte t\u00eb gjitha tenderat e bashkis\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb Erion Veliajt q\u00eb nd\u00ebrtonte hotele 20 kat\u00ebshe me parat\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe t\u00eb mos kishte asnj\u00eb akuz\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb qoft\u00eb se, skandali \u00ebsht\u00eb skandal, jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto hetime\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Ai tha se PD do t\u00eb paraqes\u00eb para shqiptar\u00ebve nj\u00eb program, i cili i jep p\u00ebrgjigje emergjente varf\u00ebris\u00eb s\u00eb frikshme, sipas tij, q\u00eb po largon shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\u201cNe, kemi mbrojtur pal\u00ebkundur, s\u00eb pari, interesin komb\u00ebtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb interesi i par\u00eb i \u00e7do njeriu t\u00eb qytet\u00ebruar. Ne, kemi b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pasurit\u00eb dhe fondet publike t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga nj\u00eb lukuni e pangopur q\u00eb nuk e ka par\u00eb kurr\u00eb toka, e cila i shp\u00ebrndan ato midis klaneve t\u00eb veta, varf\u00ebron dhe mjeron \u00e7do dit\u00eb shqiptar\u00ebt. Ne, po paraqesim para shqiptar\u00ebve nj\u00eb program, i cili i jep p\u00ebrgjigje emergjente k\u00ebsaj situate varf\u00ebrie t\u00eb frikshme, e cila largon shqiptar\u00ebt \u00e7do dit\u00eb, \u00e7do nat\u00eb nga Shqip\u00ebria. \u00a0Mendoj se, k\u00ebto jan\u00eb faktor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt shum\u00eb njer\u00ebz duan ta quajn\u00eb vitin 2024 si vitin e opozit\u00ebs, por ne preferojm\u00eb t\u00eb quajm\u00eb si vit t\u00eb opozit\u00ebs vitin 2025, vitin e fitores son\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-akuzat-e-spak-ndaj-veliajt-rezultat-i-denoncimeve-anonime-nga-rama-do-ta-heqe-qafe\/\">Berisha: Akuzat e SPAK ndaj Veliajt, rezultat i denoncimeve anonime nga Rama, do ta heq\u00eb qafe<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha u shpreh i sigurt n\u00eb fitoren e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit n\u00eb takimin me demokrat\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb 7 n\u00eb kryeqytet. N\u00eb fjal\u00ebn e tij kreu i PD-s\u00eb tha se gjat\u00eb k\u00ebtij viti u p\u00ebrball\u00ebn me format m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb censur\u00ebs, por u provuan t\u00eb pamposhtur para shqiptar\u00ebve se mbrojt\u00ebn kauzat e drejta. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4658","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}