{"id":46577,"date":"2025-10-15T13:48:17","date_gmt":"2025-10-15T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/mes-tiranes-dhe-brukselit\/"},"modified":"2025-10-15T13:48:17","modified_gmt":"2025-10-15T13:48:17","slug":"mes-tiranes-dhe-brukselit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/mes-tiranes-dhe-brukselit\/","title":{"rendered":"Mes Tiran\u00ebs dhe Brukselit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa<\/p>\n<p>Tirana k\u00ebt\u00eb jav\u00eb u b\u00eb epiqendra e nj\u00eb diskutimi global q\u00eb zakonisht zhvillohet n\u00eb kryeqytete me histori t\u00eb gjat\u00eb ushtarake dhe digjitale. Samiti i NATO-s p\u00ebr mbrojtjen kibernetike e vendosi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shtete \u00ebsht\u00eb fort jetik: siguria n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale. Por nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb debatonin p\u00ebr t\u00eb papriturat q\u00eb vijn\u00eb prej sulmeve kibernetike dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb me q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe konsistenc\u00eb atyre apo dhe kontratat me partneritet publik\u2011privat, dy pyetje mbeten ende pa p\u00ebrgjigje: cili ishte rezultati final i samitit dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo realisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Temat e diskutuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit, ndon\u00ebse t\u00eb v\u00ebrejtura jo me ndonj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb vecant\u00eb prej qytetar\u00ebve, mor\u00ebn gjithsesi nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb. Po p\u00ebrse?<\/p>\n<p>Tanim\u00eb bota e sotme, n\u00eb funksion dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim absolut me teknologjin\u00eb, thuajse t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet operative i kryen n\u00ebp\u00ebrmjet saj. Dhe n\u00ebse teknologjia ka an\u00ebt e saj pozitive dhe leht\u00ebsuese, aq mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb ajo nj\u00eb rrezik t\u00eb shtuar n\u00ebse del prej kontrollit ose edhe n\u00ebse nuk vendosen mure mbrojt\u00ebs p\u00ebr parandalimin e mundsh\u00ebm t\u00eb ndonj\u00eb komande me q\u00ebllime negative q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm, me fokusin e saj aleanc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt mes dhjetra vendeve, forcimi i mbrojtjes kibernetike kolektive mbetet synimi themelor i saj. Nj\u00eb sulm ndaj nj\u00eb vendi mund t\u00eb ket\u00eb efektin domino brenda an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj aleance, andaj bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb mes tyre \u00ebsht\u00eb tejet i nevojshem. Ky bashk\u00ebpunim do t\u00eb n\u00ebnkuptonte ndarjen e informacionit n\u00eb koh\u00eb reale, si dhe zhvillimin e protokolleve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Pika e dyt\u00eb do t\u00eb ishin projektet e investimeve strategjike dhe llogaridh\u00ebnia. Por kjo mbetet gjithsesi dhe nj\u00eb nga pikat tona m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta. Sepse investimet nuk jan\u00eb vet\u00ebm teknike. Ato kan\u00eb nj\u00eb ndikim jo pak t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm n\u00eb buxhetin komb\u00ebtar, politik\u00ebn dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e vet\u00eb aleat\u00ebve. N\u00ebse do t\u00eb duam t\u00eb t\u00ebrheqim sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb tilla, transparenca ndaj burokrat\u00ebve europiane me teknikalitetet q\u00eb ata na k\u00ebrkojn\u00eb dhe llogaridh\u00ebnia kundrejt tyre parashihet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb plot sfida. Vet\u00ebm k\u00ebshtu Shqip\u00ebria do ta ndjej\u00eb efektin e investimeve q\u00eb do duhet t\u00eb na vijn\u00eb nga jasht\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>Pika e tret\u00eb dhe m\u00eb aktuale mbetet rreziku gjeopolitik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale. Gjeopolitika ka qen\u00eb fjala kyce vitet e fundit. Luft\u00ebrat e reja tashm\u00eb nuk zhvillohen vet\u00ebm n\u00eb shesh-beteja, por dhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kompjuteri t\u00eb thjesht\u00eb si p\u00ebr t\u00eb simbolizuar koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po jetojm\u00eb. Kibernetika nuk \u00ebsht\u00eb neutrale, ajo merr kahe sipas p\u00ebrdorimit. Vendi yn\u00eb ka qen\u00eb mjaft i ekspozuar ndaj k\u00ebtyre sulmeve dhe v\u00ebmendja duhet rritur. P\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit rajonal apo politik\u00ebs s\u00eb jashtme, ne kemi hasur n\u00eb problematika pik\u00ebrisht nga k\u00ebto rrug\u00eb t\u00eb reja sulmi. N\u00ebse do t\u00eb mendojm\u00eb se k\u00ebto c\u00ebshtje jan\u00eb dukuri q\u00eb i p\u00ebrkasin vet\u00ebm qeveris\u00eb, do t\u00eb gaboheshim.<\/p>\n<p>Sektori privat ka gjithashtu nj\u00eb rol tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Integrimi sa m\u00eb par\u00eb i aktor\u00ebve ky\u00e7 t\u00eb ekosistemit t\u00eb saj t\u00eb inovacionit dhe zhvillimit ekonomik do t\u00eb sillte nj\u00eb frym\u00ebmarrje dhe qart\u00ebsi p\u00ebr vet\u00eb shtetin, i cili ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb projektet strategjike t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga NATO.<\/p>\n<p>Ndoshta p\u00ebr k\u00ebto arsye teknike tek qytetari i thjesht\u00eb, samitet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi marrin nj\u00eb konotacion t\u00eb pavler\u00eb dhe jo pa shkak. Politikan\u00eb dhe burokrat\u00eb q\u00eb mblidhen p\u00ebr c\u00ebshtje q\u00eb n\u00eb parim jan\u00eb themelore p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po globalizohet, por koha q\u00eb nevojitet p\u00ebr t\u2018i sjell\u00eb ato n\u00eb zbatim mbetet ende e gjat\u00eb. Nj\u00eb durim i pashembullt p\u00ebr popujt q\u00eb aspirojn\u00eb prej dekadash t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb klub q\u00eb dikur prosperonte shpejt.<\/p>\n<p>Europa ka funksionuar k\u00ebshtu prej brezash, ndaj jo pa arsye rrug\u00ebtimi i saj duket sot m\u00eb pak modern se kurr\u00eb duke e humbur ritmin dhe d\u00ebshir\u00ebn e po aq edhe vullnetin, karakteristika k\u00ebto me t\u00eb cilat epoka e re po ec\u00ebn shum\u00eb shpejt. Ndaj dhe Shqip\u00ebria, shfaqjen q\u00eb i vjen nga samitet jo vet\u00ebm q\u00eb i duhet ta kthej\u00eb n\u00eb marketing, por natyrisht prej k\u00ebndej asaj i duhet dhe t\u00eb p\u00ebrputh\u00eb arritjet me ambiciet q\u00eb ka. Samitet na kujtojn\u00eb se t\u00eb jesh sovran nuk mjafton vet\u00ebm nj\u00eb flamur n\u00eb sall\u00eb, por t\u00eb jesh i aft\u00eb gjithashtu t\u00eb forcosh sigurin\u00eb e vendit t\u00ebnd, t\u00eb kesh informacion dhe t\u00eb jesh pararoj\u00eb duke ruajtur integritetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje luft\u00eb- paqe k\u00ebto m\u00eb lart jan\u00eb disa arsye p\u00ebrse nuk ngjajn\u00eb paradoksale vendimet q\u00eb sapo hyn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb kontinentin europian p\u00ebr udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga vendet jo-shengen. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ka nj\u00eb rigorozitet t\u00eb shtuar n\u00eb deklarimin e t\u00eb dh\u00ebnave, destinacionin, koh\u00ebn e q\u00ebndrimit dhe arsyen e udh\u00ebtimit t\u00eb tyre kur ata l\u00ebn\u00eb kufirin duke mbartur nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe nj\u00eb trysni t\u00eb shtuar q\u00eb klubi ushtron ndaj l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb. N\u00eb dukje \u2018t\u00eb lir\u00eb\u2018 me nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb kujdesshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcuar mesazhin se gjithkush \u2018vrojtohet\u2018. Nj\u00eb l\u00ebvizje me kah t\u00eb kund\u00ebrt nga cfar\u00eb kemi d\u00ebgjuar nga ata koh\u00ebt e fundit, mbi nj\u00eb zgjerim apo dhe ofrim p\u00ebr t\u00eb na marr\u00eb n\u00eb grupin e tyre.<\/p>\n<p>Rruga vazhdon t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb dhe e mbushur me sfida. Por Shqip\u00ebris\u00eb i duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb konsistente dhe ambicioze drejt q\u00ebllimit final.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/mes-tiranes-dhe-brukselit\/\">Mes Tiran\u00ebs dhe Brukselit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa Tirana k\u00ebt\u00eb jav\u00eb u b\u00eb epiqendra e nj\u00eb diskutimi global q\u00eb zakonisht zhvillohet n\u00eb kryeqytete me histori t\u00eb gjat\u00eb ushtarake dhe digjitale. Samiti i NATO-s p\u00ebr mbrojtjen kibernetike e vendosi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shtete \u00ebsht\u00eb fort jetik: siguria n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale. Por nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46577","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46577\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}