{"id":46574,"date":"2025-10-15T13:48:16","date_gmt":"2025-10-15T13:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/mariglen-disha-e-mbush-llogarine-e-shkelqim-kupes-me-500-mln-leke-parate-e-komuniteteve-te-varfra\/"},"modified":"2025-10-15T13:48:16","modified_gmt":"2025-10-15T13:48:16","slug":"mariglen-disha-e-mbush-llogarine-e-shkelqim-kupes-me-500-mln-leke-parate-e-komuniteteve-te-varfra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/mariglen-disha-e-mbush-llogarine-e-shkelqim-kupes-me-500-mln-leke-parate-e-komuniteteve-te-varfra\/","title":{"rendered":"Mariglen Disha e mbush llogarin\u00eb e Shk\u00eblqim Kup\u00ebs me 500 MLN lek\u00eb, parat\u00eb e komuniteteve t\u00eb varfra"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku Mariglen Disha duhet t\u2019i kishte mbaruar gjat\u00eb ver\u00ebs riparimet e sht\u00ebpive t\u00eb familjeve t\u00eb varfra n\u00eb Bashkin\u00eb Librazhd. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tani po merret me pazarin e tenderit, t\u00eb varfrit duhet t\u00eb presin ver\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr ndonj\u00eb rregullim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb fillon i ftohti her\u00ebt dhe ka reshje d\u00ebbore, por shqet\u00ebsimi i vet\u00ebm i Dish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb tenderat n\u00eb favor t\u00eb miqve t\u00eb vet. Nj\u00eb nga k\u00ebta \u00ebsht\u00eb Shk\u00eblqim Kupa, i cili \u00ebsht\u00eb favorizuar haptazi nga Disha t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb fondin afro 500 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prishja e peshores s\u00eb vler\u00ebsimit n\u00eb tenderin e bashkis\u00eb Librazhd, duke anuar nga kompania \u201cKUPA\u201d shpk, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i sinjalizimit edhe nga Open Data Albania. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operatoreve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb klasifikuar kjo procedur\u00eb. Sh\u00ebnimi me \u201cFlamurin e kuq\u201d tregon se tenderi ka risk korrupsioni.<\/p>\n\n<p>Objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cP\u00ebrmir\u00ebsim i banesave ekzistuese p\u00ebr komunitete t\u00eb varfra dhe t\u00eb pafavorizuara p\u00ebr vitin 2025\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb 47 548 371,00 lek\u00eb pa TVSH i financuar nga buxheti i shtetit.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebs\u00eb kompania e Shk\u00eblqim Kup\u00ebs kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, 45 883 566,00 lek\u00eb pa TVSH, komisioni i Mariglen Dish\u00ebs do ta shpallte fituese m\u00eb 17 shtator 2025.<\/p>\n<p>Kjo u b\u00eb m\u00eb e leht\u00eb pas skualifikimit t\u00eb dy ofertave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb b\u00ebra nga operator\u00ebt e tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht se diferenca ishte mbi 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si i fiton tenderat Shk\u00eblqim Kupa? <\/strong><\/p>\n<p>Kupa shpk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi e themeluar n\u00eb vitin 2004 nga Qamil Kupa, me qend\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs. Fillimisht kompania kishte si objekt veshjen e gomave t\u00eb p\u00ebrdorura dhe shitje t\u00eb mallrave industrial\u00eb. N\u00eb vitin 2005, shtoi si objekt nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, kompania zhvendoset n\u00eb Paskuqan, nd\u00ebrsa pronar b\u00ebhet Shk\u00eblqim Kupa, i biri i Qamilit. Ky i fundit ia dhuron aksionet t\u00eb birit. M\u00eb pas kompania \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb Kashar dhe nga viti 2015 n\u00eb Kam\u00ebz. Kompania e mori hovin nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, meqen\u00ebse edhe biznesmeni \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Dibra. Vet\u00ebm nga bashkit\u00eb, Shk\u00eblqim Kupa ka marr\u00eb mbi 90 tendera<\/p>\n<p>Kat\u00ebr tendera i ka marr\u00eb nga Mziu me paracaktim, me munges\u00eb konkurrence si dhe duke p\u00ebrjashtuar t\u00eb gjith\u00eb kompanit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb tjera nga gara.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Shk\u00eblqim Kupa ka marr\u00eb tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs \u201cDonald Trump\u201d deri te Rruga \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d, me fond limit 13,468,669 lek\u00eb dhe ofert\u00eb fituese 13 643 770 lek\u00eb, tenderin p\u00ebr gjelb\u00ebrimin e Lumit t\u00eb Tiran\u00ebs (Ana e Bashkis\u00eb Kam\u00ebz) Paskuqan, me fondin limit 31,430,418 lek\u00eb dhe ofert\u00eb fituese 30,195,780 lek\u00eb. Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb lumit ka vet\u00ebm plehra.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ka marr\u00eb edhe tenderin p\u00ebr rrethimin e nj\u00eb pike grumbullimi n\u00eb Valias me fond limit 4 456,050 lek\u00eb dhe ofert\u00eb fituese 4 395 923 lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 n\u00ebntor 2020 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do t\u2019i jepte Kup\u00ebs tenderin me vler\u00eb 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr qendr\u00ebn e \u00c7orovod\u00ebs. Pes\u00eb kompani t\u00eb tjera, disa me lidhje me Kup\u00ebn, u skualifikuan sipas skenarit. FSHZH q\u00eb drejtohet nga Dritan Agolli favorizoi Kup\u00ebn n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurim.<\/p>\n<p>M\u00eb skandaloz \u00ebsht\u00eb tenderi q\u00eb Shk\u00eblqim Kupa ka marr\u00eb me dat\u00eb 23 n\u00ebntor 2020 nga drejtoria e rajonale e OSSH n\u00eb Tiran\u00eb, me fond limit 71,974,389 lek\u00eb dhe ofert\u00eb fituese 69,854,675 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb kompania \u201cK.M.K\u201d, e cila ka paraqitur nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se Kupa, por q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb momentet e fundit. Loja \u00ebsht\u00eb e dukshme, duke synuar n\u00eb diferenc\u00eb sa m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl mes fondit limit dhe ofert\u00ebs fituese t\u00eb Kup\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb m\u00eb pas parat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, Shk\u00eblqim Kupa arriti t\u00eb kap\u00eb tenderin 1.24 miliard\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr rehabilitimin e rrug\u00ebs Yzberisht-Kashar, duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb loj\u00eb kompani t\u00eb njohura nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tender me vler\u00eb t\u00eb madhe ku shk\u00eblqen korrupsioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vart\u00ebsi Belinda Ballukut n\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsin e Pogradecit. Prokurimi me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i rrjetit t\u00eb KUZ, qyteti Prrenjas\u201d u organizua nga UK Pogradec, m\u00eb m\u00eb dat\u00eb 30 prill 2024. Oferta m\u00eb e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nga firma Alba Konstruksion, me vler\u00eb 1.8 miliard\u00eb lek\u00eb, por bashk\u00eb me 5 kompani t\u00eb tjera u skualifikuan nga procedura me argumentin se nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e vendosura. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale mbeti vet\u00ebm firma \u2018Kupa shpk\u2019 me propozimin 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Edhe ky tender ka marr\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d korrupsioni.<\/p>\n\n<p><strong>Mashtrimet Kup\u00ebs me situacionet e pun\u00ebve publike<\/strong><\/p>\n<p>Tenderat e shoq\u00ebrive t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizimeve jan\u00eb specialitet e k\u00ebsaj kompanive, ku shpesh \u00ebsht\u00eb konstatuar mashtrimi n\u00eb realizimin fiktiv t\u00eb kontratave. Shk\u00eblqim Kupa gjat\u00eb punimeve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Lalzit, ka b\u00ebr\u00eb situacione false p\u00ebr pun\u00eb q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Vet\u00ebm duke mashtruar me transportin e materialit t\u00eb g\u00ebrmuar, mbushje me r\u00ebr\u00eb dhe mbushje me zhavorre, jan\u00eb vjedhur 230 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Vjedhjet jan\u00eb konstatuar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit gjat\u00eb nj\u00eb auditimi t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00ebn drejtimin e ish drejtorit Spartak Kova\u00e7i, i cili do ta \u00e7onte k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00eb falimentim.<\/p>\n<p>Kova\u00e7i i Durr\u00ebsit i ka dh\u00ebn\u00eb Kup\u00ebs tender\u00ebt kryesor\u00eb, me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro, ku dyshohet se jan\u00eb vjedhur disa milion\u00eb euro, duke zbatuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb favorizimin nga Kova\u00e7i, \u201cKupa\u201d Shpk\u00a0 ka marr\u00eb tenderat:<\/strong><\/p>\n<p>Rikonstruksion i rrjetit ekzistues t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, zona 14, Bashkia Durr\u00ebs (2 milion\u00eb euro); Rikonstruksion i uj\u00ebsjell\u00ebsit sektori Qend\u00ebr, nj\u00ebsia administrative Sukth, Bashkia Durr\u00ebs;<\/p>\n<p>Rehabilitim i linjave t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb lagjen nr.15, ish Punishtja e Makaronave, Rruga \u201cDardania\u201d, \u201cGjeneral Telin\u201d, \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri\u201d, \u201cPjet\u00ebr Budi\u201d, Bashkia Durr\u00ebs;<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsim i furnizimit me uj\u00eb, Nj\u00ebsia Adm. Rrashbull, Lagjia Ball\u00eb, Bashkia Durr\u00ebs;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtim kanali i uj\u00ebrave t\u00eb bardha Lgj. Nr.4 Rruga Egnatia Drejtoria e Hekurudh\u00ebs, Danubi, Hipoteka dhe Rruga \u2018Adria\u2019 tek Ura e Dajlanit<\/p>\n<p>; Rehabilitimi i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb zona n\u00eb Lagjeve Nr.1, Nr.4, Nr.5, Nr.8, Nr.18, Bashkia Durr\u00ebs;<\/p>\n<p>Rehabilitim i rrjetit t\u00eb kanalizimeve n\u00eb zon\u00ebn e qytetit, Bashkia Durr\u00ebs; Rehabilitimi i dig\u00ebs s\u00eb uj\u00ebmbledh\u00ebsit Arapaj;<\/p>\n<p>Rikonstruksione n\u00eb rrjetin ekzistues t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, Zona 13\/2 dhe nd\u00ebrtimi i Depos 2\/2,Loti I, Bashkia Durr\u00ebs.;<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i furnizimit me uj\u00eb Lagjia Nr 1, Vadardh\u00eb, Nj\u00ebsia Administrative Sukth Bashkia Durr\u00ebs;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtim linje uj\u00ebsjell\u00ebsi p\u00ebr lidhjen e depos s\u00eb re n\u00eb Arapaj me rrjetin shp\u00ebrndar\u00ebs Plazh, Bashkia Durr\u00ebs; Rikonstruksioni i linj\u00ebs furnizuese ne depon Nr.3 Arapaj, Rr. \u201cShkolla Arapaj\u201d, Nj\u00ebsia Adm. Rrashbull, Bashkia Durr\u00ebs;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtim rrjet kanalizimi i uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, lagja nr 1, rruga \u201cKont Urani\u201d dhe rruga \u201cUlliri i Cel Islamit\u201d Bashkia Durr\u00ebs;<\/p>\n<p>Rehabilitimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb fshatit Jube ( z\u00ebvend\u00ebsimi i linj\u00ebs kryesore 250 PE) Nj\u00ebsia administrative Katund i ri, Bashkia Durr\u00ebs; Rikonstruksion i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb fshatin Sh\u00ebnavlash, Nj.Adm.Rrashbull, Bashkia Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. Vlera \u00ebsht\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga thesari i shtetit drejt llogarive t\u00eb Kupa sh.p.k..<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta lidhje \u00ebsht\u00eb edhe me kryebashkiakun e Kamz\u00ebs, ku Kupa u mbush me tendera para zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mariglen-disha-e-mbush-llogarine-e-shkelqim-kupes-me-500-mln-leke-parate-e-komuniteteve-te-varfra\/\">Mariglen Disha e mbush llogarin\u00eb e Shk\u00eblqim Kup\u00ebs me 500 MLN lek\u00eb, parat\u00eb e komuniteteve t\u00eb varfra<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku Mariglen Disha duhet t\u2019i kishte mbaruar gjat\u00eb ver\u00ebs riparimet e sht\u00ebpive t\u00eb familjeve t\u00eb varfra n\u00eb Bashkin\u00eb Librazhd. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tani po merret me pazarin e tenderit, t\u00eb varfrit duhet t\u00eb presin ver\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr ndonj\u00eb rregullim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb fillon i ftohti her\u00ebt dhe ka reshje d\u00ebbore, por shqet\u00ebsimi i vet\u00ebm i Dish\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46574","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46574\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}