{"id":46573,"date":"2025-10-15T13:48:16","date_gmt":"2025-10-15T13:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/dosja-e-vdekjes-se-brian-spahiut-14-nderhyrje-dentare-pa-grafi-dhe-me-mjeke-te-paidentifikuar\/"},"modified":"2025-10-15T13:48:16","modified_gmt":"2025-10-15T13:48:16","slug":"dosja-e-vdekjes-se-brian-spahiut-14-nderhyrje-dentare-pa-grafi-dhe-me-mjeke-te-paidentifikuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/dosja-e-vdekjes-se-brian-spahiut-14-nderhyrje-dentare-pa-grafi-dhe-me-mjeke-te-paidentifikuar\/","title":{"rendered":"Dosja e vdekjes s\u00eb Brian Spahiut\/ 14 nd\u00ebrhyrje dentare, pa grafi dhe me mjek\u00eb t\u00eb paidentifikuar"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur dosja e vdekjes s\u00eb 3-vje\u00e7arit Brian Spahiu, pas nd\u00ebrhyrjes dentare t\u00eb kryer p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb klinik\u00ebn e mjekut Roland Xhaxho dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij Ina Xhaxho.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje tregohet hap pas hap gjith\u00eb \u00e7\u2019ka ndodhur, q\u00eb n\u00eb momentin e mb\u00ebrritjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb klinik\u00ebn dentare, dhe deri n\u00eb kryerjen e autopsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dosjes dhe d\u00ebshmive t\u00eb marra nga prind\u00ebrit e vog\u00eblushit, daj\u00ebs dhe gjyshit t\u00eb tij q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb momentin e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb klinik\u00eb, pohohet se 3-vje\u00e7arit nuk i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb grafi p\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb konsult\u00eb me prind\u00ebrit e tij, pa prezenc\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs fillimisht.<\/p>\n<p>Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka k\u00ebrkuar nga prind\u00ebrit nj\u00eb foto t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb t\u00eb miturit, nd\u00ebrsa dit\u00ebn q\u00eb djali ka shkuar n\u00eb klinik\u00eb, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Mjekja i ka th\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve se do t\u00eb b\u00ebhet nd\u00ebrhyrje n\u00eb dy dh\u00ebmb\u00eb, dhe se p\u00ebr shkak se f\u00ebmija nuk bashk\u00ebpunonte, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb n\u00eb krah\u00eb p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, e m\u00eb pas e kan\u00eb futur n\u00eb anestezi, pasi mjeku Roland Hoxha \u00ebsht\u00eb shprehur se kjo \u00ebsht\u00eb teknik\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht dhe nuk i rrezikon jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb sall\u00eb, f\u00ebmij\u00ebs i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb 14 dh\u00ebmb\u00eb, pasi sipas Ina Xhaxhos, ka qen\u00eb e nevojshme dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohej f\u00ebmija nj\u00eb tjet\u00ebr anestezie.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e Brianit pretendojn\u00eb se kan\u00eb folur vet\u00ebm me Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon, pas ngjarjes n\u00eb Urdhrin e Stomatologut, \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr ngjarjen nj\u00eb tjet\u00ebr mjeke, e cila ka kryer nd\u00ebrhyrjen.<\/p>\n<p>Ina Xhaxho ka deklaruar se nd\u00ebrhyrjen e ka kthyer mjekja tjet\u00ebr, e pun\u00ebsuar n\u00eb klinik\u00ebn e saj, por prind\u00ebrit deklarojn\u00eb se nuk kan\u00eb pasur kontakt m\u00eb par\u00eb me mjeken n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cShtetasi Bledar Spahiu ka deklaruar se kur ka shkuar te Urdhri i Stomatologut p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion se \u00e7far\u00eb inspektimi kishin b\u00ebr\u00eb ata p\u00ebr Ina Xhaxho, drejtuesja atje i tha q\u00eb tek institucioni i tyre kishin thirrur dentisten Ina Xhaxho p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr rastin e djalit dhe ajo kishte refuzuar q\u00eb t\u00eb paraqitej dhe n\u00eb vend t\u00eb saj kishte d\u00ebrguar nj\u00eb dentiste te quajtur Marta Gina, e cila kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, ku mesa kujton ajo ishte shprehur se nd\u00ebrhyrjen te djali i tij e kishte b\u00ebr\u00eb ajo dhe q\u00eb b\u00ebrja e grafis\u00eb nuk ishte nevojshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Thekson se k\u00ebt\u00eb shtetase nuk e njihte fizikisht dhe nuk e ka takuar asnj\u00ebher\u00eb dhe nuk ka pasur dijeni q\u00eb punonte n\u00eb klinik\u00ebn e stomatologes Ina Xhaxho\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga dosja:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cDisa or\u00eb pas mbarimit t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrjeje, mjek\u00ebt e kan\u00eb nxjerr\u00eb djalin nga klinika n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrgjumur dhe rreth or\u00ebs 23.00, ai e ka d\u00ebrguar djalin n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore (koma) n\u00eb \u00a0Spitalin e Pediatris\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, aty ku f\u00ebmija ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vazhdim t\u00eb hetimeve, jan\u00eb pyetur prind\u00ebrit e viktim\u00ebs s\u00eb mitur shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu, dhe gjyshi i viktim\u00ebs shtetasi Guri Spahiu, ku nga deklarimet e tyre ka rezultuar se rreth dy jav\u00eb para dat\u00ebs 28.09.2023, shtetasi Bledar Spahiu ka shkuar n\u00eb klinik\u00ebn \u201cSplendent\u201d dhe ka k\u00ebrkuar te recepsioni stomatologen Ina Xhaxho.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai nuk e njihte m\u00eb par\u00eb fizikisht, por ia kishin th\u00ebn\u00eb si em\u00ebr dhe nga rekomandimet e marra p\u00ebr klinik\u00ebn dhe doktorin Roland Xhaxho si anestezist vendosi t\u00eb bisedonte p\u00ebr rregullimin e dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb djalit. Recepsionistja e ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ku nj\u00eb grua iu prezantua si Ina Xhaxho, e cila kishte nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebse t\u00eb bardh\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte shkruar emri \u201cIna Xhaxho\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas ngjarjes ai e ka par\u00eb n\u00eb rrjete sociale dhe lajmet foton e saj dhe deklaron se ajo ishte personi q\u00eb ai ka folur p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen dentare t\u00eb djalit dhe q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb do e b\u00ebnte ajo nd\u00ebrhyrjen. At\u00eb dit\u00eb ai ka qen\u00eb vet\u00ebm, nuk e ka pasur djalin Brian me vete dhe i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur stomatologes Ina Xhaxho, gjendjen e djalit duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb ai kishte shqet\u00ebsime n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb dhe duhet t\u2019i b\u00ebhej edhe pastrimi i gurr\u00ebzave pasi i ishin nxir\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt duksh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, ai i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur stomatologes q\u00eb djali rreth mosh\u00ebs 9 muajsh kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion n\u00eb zem\u00ebr dhe i ka treguar edhe nj\u00eb recet\u00eb t\u00eb doktorit kardiopediat\u00ebr Albert Koja, ku ai kishte shkruar q\u00eb djali ishte mir\u00eb dhe mund t\u2019i n\u00ebnshtrohej \u00e7do lloj nd\u00ebrhyrje. N\u00eb at\u00eb moment aty ka ardhur edhe doktor Roland Xhaxho, i cili pasi mori vesh p\u00ebr rastin e djalit i tha q\u00eb \u201cne f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl ia b\u00ebjm\u00eb nd\u00ebrhyrjen me anestezi\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb i tha edhe Ina Xhaxho, q\u00eb mbushja e dh\u00ebmb\u00ebve te f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl b\u00ebhet me anestezi. Gjithashtu ajo nuk i tha p\u00ebr ndonj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr rregullimin e dh\u00ebmb\u00ebve, por vet\u00ebm i tha p\u00ebr mbushjen pasi ai i tha q\u00eb i ka t\u00eb prishura dhe i dh\u00ebmbin. Ajo i tha q\u00eb procesi zgjaste rreth dy or\u00eb dhe dalja e anestezis\u00eb p\u00ebr 45 minuta. Ata e lan\u00eb q\u00eb nd\u00ebrhyrja t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb dat\u00ebn 21.09.2025, djali duhej t\u00eb vinte es\u00ebll dhe t\u00eb mos ishte i s\u00ebmur\u00eb. K\u00ebt\u00eb dit\u00eb stomatologia Ina Xhaxho i tha q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrhyrjes t\u2019i niste foto t\u00eb goj\u00ebs s\u00eb djalit, t\u00eb cilat ai ia nisi stomatologes Ina Xhaxho n\u00eb whats App, tek numri i saj.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00eb dit\u00eb shtetasi Bledar Spahiu la takim p\u00ebr rregullimin e dh\u00ebmb\u00ebve, p\u00ebr dat\u00ebn 21.09.2023, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb djali ka qen\u00eb me viroz\u00eb dhe nisur nga k\u00ebshilla e stomatologes e njoftoi me telefon p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb orar tjet\u00ebr dhe e lan\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrjen, n\u00eb dat\u00ebn 28.09.2023.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb dat\u00ebn 28.09.2023, s\u00eb bashku me djalin Brian, bashk\u00ebshorten Ina, baban\u00eb e tij Guri dhe kunatin Elsi Qosja kan\u00eb shkuar n\u00eb klinik\u00eb, kur rreth or\u00ebs 10.05 ka ardhur doktoresha Ina Xhaxho, e cila e ka par\u00eb djalin nga dh\u00ebmb\u00ebt dhe u tha shprehimisht q\u00eb \u201cdjalit do t\u2019i mbushim dy dh\u00ebmb\u00ebt e fundit, n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt, pa specifikuar konkretisht dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pastrim gur\u00ebzash t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas rreth 5 minutash erdhi doktor Roland Xhaxho, i cili e vizitoi me stetoskop, i pa edhe goj\u00ebn. Ata i than\u00eb edhe q\u00eb djali kishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb zem\u00ebr dhe doktor Rolandi i tha q\u00eb nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyet\u00ebn p\u00ebr anestezin\u00eb dhe n\u00ebse kishte efekte an\u00ebsore dhe ai i tha q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret anestezi e leht\u00eb, nga ajo q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe nuk asnj\u00eb efekt an\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><em>T\u00eb dy doktor\u00ebt, Rolandi dhe Ina u than\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb procesi i rregullimit t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve do t\u00eb zgjaste rreth dy or\u00eb dhe dalja e anestezis\u00eb 45 minuta. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb doktori i tha q\u00eb do t\u2019i vendoste nj\u00eb vigon p\u00ebr b\u00ebrjen e analizave, djali u tremb dhe donte t\u00eb largohej. Doktori Roland Xhaxho u tha q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnin nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb me qet\u00ebsues, i cili ishte i leht\u00eb nga ata q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb gjum\u00eb dhe pasi ka b\u00ebr\u00eb gjilp\u00ebr\u00ebn n\u00eb krah dhe pas rreth 5 minutash djali u k\u00ebput dhe mbylli syt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb vajz\u00eb infermiere e ka marr\u00eb djalin dhe ka zbritur posht\u00eb te shkall\u00ebt dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ora ka qen\u00eb 10.25. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb pranish\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb shtetasi Bledar Spahiu, bashk\u00ebshortja e tij, babai i tij, doktor\u00ebt Ina dhe Rolandi, dhe nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb mori lek\u00ebt m\u00eb pas dhe dy infermier\u00eb. Pas k\u00ebtij momenti doktoresh\u00eb Ina n\u00eb prezenc\u00ebn e recepsionistes u tha p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn 300 euro t\u00eb anestezis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn shtetasi Bledar Spahiu e b\u00ebri duke ia dh\u00ebn\u00eb lek\u00ebt recepsionistes.<\/em><\/p>\n<p><em>Pastaj i dha disa letra p\u00ebr t\u00eb firmosur duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebto ishin p\u00ebr konsensusin p\u00ebr procedur\u00eb. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur t\u00eb gjitha vet\u00eb por n\u00eb emrin e bashk\u00ebshortes, pasi ajo kishte kart\u00ebn e identiteti me vete. Gjithashtu doktoresh\u00eb Ina i tha q\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt do e b\u00ebnin n\u00eb fund t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrhyrjes. Ata dol\u00ebn jasht\u00eb dhe prit\u00ebn tek shkall\u00ebt e jashtme t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Rreth or\u00ebs 13.00, duke qen\u00eb se shtetasi Bledar Spahiu u shqet\u00ebsua i ka r\u00ebn\u00eb der\u00ebs s\u00eb hyrjes n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe ka dal\u00eb recepsionistja, e cila i tha q\u00eb mjek\u00ebt jan\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth or\u00ebs 15.00 kan\u00eb trokitur p\u00ebrs\u00ebri dhe ka dal\u00eb recespionistja dhe doktoresha Ina Xhaxho, ku kjo e fundi tha q\u00eb djali mbaroji rregullimin e dh\u00ebmb\u00ebve dhe po prisnin t\u2019i dilte narkoza, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetasi Guri Spahiu i ka th\u00ebn\u00eb asaj q\u00eb duhet t\u00eb bisedonin me doktorin.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas 5 minutash, rreth or\u00ebs 15.20, ka dal\u00eb doktori Roland Xhaxho, para der\u00ebs hyr\u00ebse n\u00eb katin e dyt\u00eb, i cili u ka th\u00ebn\u00eb shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja q\u00eb \u00e7do gj\u00eb shkoi n\u00eb rregull dhe do prisnin sa t\u2019i dilte narkoza. Rreth or\u00ebs 17.15, ata trokit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri te dera ku ka dal\u00eb prap\u00eb recepsionistja, e cila u tha q\u00eb po prisnin t\u2019i dal\u00eb narkoza. Rreth or\u00ebs 18.00 p\u00ebrs\u00ebri i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ziles dhe me ngulm i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb futeshin brenda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb djalin, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu dhe Guri Spahiu kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sallonin e katit t\u00eb dyt\u00eb ku ishin edhe n\u00eb m\u00ebngjes dhe pasi kan\u00eb pritur 5 minuta, ka ardhur doktoresh\u00eb Ina dhe m\u00eb pas nj\u00eb infermiere, q\u00eb ka shoq\u00ebruar shtetasen Ina Spahiu, n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni q\u00eb e kishte der\u00ebn hyr\u00ebse p\u00ebrball\u00eb sallonit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb doktoresh\u00eb Ina i ka dh\u00ebn\u00eb shtetasit Bledar Spahiu nj\u00eb kartele, ku i ka shpjeguar duke i th\u00ebn\u00eb shprehimisht q\u00eb nd\u00ebrhyri n\u00eb 14 dh\u00ebmb\u00eb pasi ishte e nevojshme. Ajo i dha edhe nj\u00eb recet\u00eb ku i shpjegoi q\u00eb djali mund t\u00eb kishte temperatur\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrdorte Algofren, dhe i dha edhe nj\u00eb antibiotik p\u00ebr qet\u00ebsimin e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe nj\u00eb multivitamin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo i tha q\u00eb p\u00ebr \u00e7do problem q\u00eb mund t\u00eb kishte djali, mund ta telefononte n\u00eb numrin celular q\u00eb ishte vendosur te kartela, q\u00eb ia dha ajo vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb aty pran\u00eb recepsionistja po b\u00ebnte llogarin\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb 14 dh\u00ebmb\u00eb kushtojn\u00eb 70.000 lek\u00eb, pasi nj\u00eb dh\u00ebmb kushton 5,000 lek\u00eb. Gjithashtu, doktoresh\u00eb Ina i tha q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte edhe nj\u00eb pages\u00eb prej 330 mij\u00eb lek\u00eb, pasi ishte p\u00ebrdorur anestezi shtes\u00eb p\u00ebr 4 or\u00eb e gjysm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shtetasi Bledar Spahiu ka b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn n\u00eb total duke i dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn e lek\u00ebve recepsionistes, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb stomatologes Ina Xhaxho dhe babait t\u00eb tij. I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ishte edhe doktori Roland Xhaxho, i cili nuk ka folur. Ina Xhaxho nuk i dha ndonj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr llogaritjet e k\u00ebtyre pagesave por i b\u00ebn\u00eb me goj\u00eb, dhe nuk i dhan\u00eb as kupon tatimor. T\u00eb dy doktor\u00ebt Ina Xhaxho dhe Roland Xhaxho i than\u00eb q\u00eb \u201cdjalin do ta nxirrni n\u00eb or\u00ebn 19.00\u201d dhe ata pastaj u larguan.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas k\u00ebtij momenti, familjar\u00ebt e t\u00eb miturit Brian nuk kan\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb kontakt me t\u00eb dy doktor\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetasit Guri Spahiu dhe Bledar Spahiu kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb te shkall\u00ebt p\u00ebr disa momente, shtetasja Ina Spahiu ka q\u00ebndruar brenda n\u00eb dhom\u00eb me djalin. M\u00eb pas, shtetasi Bledar Spahiu \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb dhom\u00eb pasi bashk\u00ebshortja i k\u00ebrkoi rroba p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar djalin pasi kishte urinuar dhe ai nd\u00ebrroi rrobat e djalit, m\u00eb pas e mori at\u00eb n\u00eb krah\u00eb duke i folur me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb zgjuar, por djali reagonte duke r\u00ebnkuar vet\u00ebm kur e kapte te vesh\u00ebt, por syt\u00eb nuk i hapi asnj\u00ebher\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dy shtetasit Bledar dhe Ina Spahiu kan\u00eb deklaruar se djali ishte i k\u00ebputur dhe n\u00eb p\u00ebrgjumje, i mbante syt\u00eb mbyllur, merrte frym\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe nuk reagonte vet\u00ebm kur infermierja e prekte te pjesa prapa veshit.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu vun\u00eb re q\u00eb djali i kishte duart, k\u00ebmb\u00ebt dhe hund\u00ebn t\u00eb ftoht\u00eb akull dhe kur e kan\u00eb pyetur infermieren q\u00eb ka qen\u00eb e pranishme aty, lidhur me gjendjen e djalit dhe ajo i tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb normale dhe narkoza do t\u2019i dal\u00eb me kalimin e koh\u00ebs dhe ata duhet ta kapnin vazhdimisht te fundi i vesh\u00ebve p\u00ebr t\u00eb stimuluar zgjimin.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb shtetasja Ina Spahiu ishte n\u00eb dhom\u00ebn e djalit, ka ardhur doktori Roland Xhaxho, i cili i tha q\u00eb mos t\u00eb kishte merak, q\u00eb duhet ta prekte te pjesa pas veshit, ti fliste her\u00eb pas her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngacmuar. Ai i tha q\u00eb duhet t\u00eb prisnin edhe pak para se ta nxirrnin.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka ndenjur n\u00eb dhom\u00eb rreth gjysm\u00eb ore dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe e pranishme ka qen\u00eb vet\u00ebm infermierja, e cila n\u00eb or\u00ebn 19.00, i tha q\u00eb tani duhet ta nxirrte djalin. Duke qen\u00eb se djali ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje, shtetasi Bledar Spahiu e pyeti n\u00ebse mund ta nxirrte djalin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Ajo i b\u00ebri foto parametrave t\u00eb aparatit q\u00eb i vinte n\u00eb gisht, i mati temperatur\u00ebn q\u00eb ai pa qe e kishte 37.1 dhe k\u00ebto ia d\u00ebrgoi me mesazh doktorit Roland.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb pas, ajo i tha q\u00eb doktori i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb mund t\u00eb dilte me djalin. Shtetasi Bledar Spahiu e ka marr\u00eb djalin n\u00eb krah\u00eb dhe bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten kan\u00eb dal\u00eb nga dera, t\u00eb shoq\u00ebruar nga dy infermiere, ku nj\u00ebra ishte ajo q\u00eb i q\u00ebndroi djalit n\u00eb dhom\u00eb. Sqaron se infermieret u than\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do problem t\u00eb telefonin te numrat q\u00eb kishte receta. Rreth or\u00ebs 19.30 kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb sht\u00ebpi, ku e kan\u00eb shtrir\u00eb djalin n\u00eb krevat dhe ai vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb k\u00ebputur dhe t\u00eb p\u00ebrgjumur, syt\u00eb vazhdonte i mbante mbyllur dhe i hapte vet\u00ebm kur e kapnin te fundi i vesh\u00ebve. I mat\u00ebn temperatur\u00ebn disa her\u00eb dhe e kishte te 37.00.<\/em><\/p>\n<p><em>Rreth or\u00ebs 20.30 ka filluar ti rritet temperatura dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb e kishte 38.02 vija, gjendja e p\u00ebrgjumur vazhdonte, kishte k\u00ebmb\u00ebt, duart dhe hund\u00ebn t\u00eb ftohta. Ata i dhan\u00eb Algofren 4 mm dhe e mbajt\u00ebn me kompresa me uthull, por temperatura nuk po i ulej pasi ia matnin vazhdimisht dhe rreth or\u00ebs 10.20 temperatura i vajti 39.02 vija dhe \u00ebsht\u00eb zverdhur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin.<\/em><\/p>\n<p><em>Ata kan\u00eb marr\u00eb disa her\u00eb n\u00eb numrin celular q\u00eb kishte kartela dhe receta por nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur njeri. Pas k\u00ebsaj jan\u00eb nisur menj\u00ebher\u00eb n\u00eb spital dhe kan\u00eb mb\u00ebrritur tek pediatria n\u00eb QSUT, rreth or\u00ebs 23.00. Gjat\u00eb rrug\u00ebs djali ka humbur vet\u00ebdijen. Aty ka dal\u00eb fillimisht nj\u00eb doktoresh\u00eb e cila i ka matur pulsin dhe u tha urgjent p\u00ebr n\u00eb reanimacion\u201d.\/<a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2025\/10\/15\/zbardhet-dosja-hetimore-e-vdekjes-se-3-vjecarit-brian-spahiu-do-bejme-vetem-dy-dhembe-si-u-fut-femija-ne-nderhyrje-pa-grafi-mjekja\/\">\u00a0Top Channel<\/a><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-e-vdekjes-se-brian-spahiut-14-nderhyrje-dentare-pa-grafi-dhe-me-mjeke-te-paidentifikuar\/\">Dosja e vdekjes s\u00eb Brian Spahiut\/ 14 nd\u00ebrhyrje dentare, pa grafi dhe me mjek\u00eb t\u00eb paidentifikuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur dosja e vdekjes s\u00eb 3-vje\u00e7arit Brian Spahiu, pas nd\u00ebrhyrjes dentare t\u00eb kryer p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb klinik\u00ebn e mjekut Roland Xhaxho dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij Ina Xhaxho. N\u00eb dosje tregohet hap pas hap gjith\u00eb \u00e7\u2019ka ndodhur, q\u00eb n\u00eb momentin e mb\u00ebrritjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb klinik\u00ebn dentare, dhe deri n\u00eb kryerjen e autopsis\u00eb. Sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46573","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46573"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46573\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}