{"id":46564,"date":"2025-10-15T12:01:15","date_gmt":"2025-10-15T12:01:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/exchange-rrjetet-e-fshehta-financiare-pas-grupeve-te-narkotrafikut-shqiptar-2\/"},"modified":"2025-10-15T12:01:15","modified_gmt":"2025-10-15T12:01:15","slug":"exchange-rrjetet-e-fshehta-financiare-pas-grupeve-te-narkotrafikut-shqiptar-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/exchange-rrjetet-e-fshehta-financiare-pas-grupeve-te-narkotrafikut-shqiptar-2\/","title":{"rendered":"Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve t\u00eb narkotrafikut shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga dosjet hetimore tregojn\u00eb raste sporadike ku bizneset e k\u00ebmbimit valutor n\u00eb Shqip\u00ebri po sh\u00ebrbejn\u00eb si fronte t\u00eb maskuara p\u00ebr qarkullimin ilegal t\u00eb miliona eurove p\u00ebrmes sistemit Hawala dhe kriptovalutave, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb grupeve t\u00eb narkotrafikut.<\/p>\n<p>Brenda labirinthit t\u00eb zhurmsh\u00ebm t\u00eb kolonave q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb pallat p\u00ebrball\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, paraja \u00ebsht\u00eb mbret.<\/p>\n<p>Zona n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs njihet n\u00eb memorien kolektive si \u201cDollari\u201d dhe p\u00ebrfaq\u00ebson burs\u00ebn informale t\u00eb kambizmit gjat\u00eb viteve t\u00eb gjata t\u00eb tranzicionit. N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ngusht\u00eb gjenden disa pika Exchange ngjitur me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe jasht\u00eb tyre, dhjetra burra mbajn\u00eb topa me para nd\u00ebr duar.<\/p>\n<p>Bizneset e k\u00ebmbimit valutor v\u00ebshtir\u00eb se dallojn\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri; ato kan\u00eb sportele t\u00eb ngjashme p\u00ebr klient\u00ebt dhe reklamojn\u00eb n\u00eb ngjyra t\u00eb ndezura simbolet e Euros, Dollarit apo paundit britanik.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej fasad\u00ebs, nj\u00ebri prej tyre funksiononte si nj\u00eb kanal i fsheht\u00eb i qarkullimit t\u00eb miliona eurove t\u00eb paligjshme p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00ebrit prej grupeve m\u00eb t\u00eb fuqishme shqiptare t\u00eb narkotrafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pika e k\u00ebmbimit valutor \u201cB.Lika, Cimi &amp;Keni\u201d kryente, sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, rolin e nj\u00eb banke informale p\u00ebr organizat\u00ebn e drejtuar nga v\u00ebllez\u00ebrit Franc dhe Hajdar \u00c7opja \u2013 t\u00eb akuzuar p\u00ebr nj\u00eb serial t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm ekzekutimesh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe trafikimin e tonelatave me kokain\u00eb nga Amerika Jugore drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2018-2022.<\/p>\n<p>Dokumentet hetimore sugjerojn\u00eb se brenda pik\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kambizmit ruheshin depozita t\u00eb parave t\u00eb krimit, t\u00eb cilat u shp\u00ebrndaheshin n\u00eb k\u00ebste m\u00eb t\u00eb vogla an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit ose transferoheshin p\u00ebrmes skemave t\u00eb komplikuara mij\u00ebra kilometra larg Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar pagesat e kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori i SPAK, Klodian Braho i tha BIRN se gjat\u00eb hetimeve 2-vje\u00e7are kishin dokumentuar transferimin e vlerave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave p\u00ebrmes sistemit Hawala apo transaksioneve me kriptovaluta.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb provuar nga hetimet se personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kan\u00eb transferuar para p\u00ebr llogari t\u00eb organizat\u00ebs kriminale n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe n\u00eb vendet e Amerik\u00ebs Qendore dhe Amerik\u00ebs Jugore,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Pika e k\u00ebmbimit valutor \u201cB.Lika, Cimi &amp;Keni\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Bashkim Lik\u00ebs, 55 vje\u00e7 dhe Maklen Micit, 45 vje\u00e7 \u2013 t\u00eb dy t\u00eb arrestuar n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb form\u00ebn e organizat\u00ebs kriminale.<\/p>\n<p>Por ajo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja.<\/p>\n<p>Transformimi i grupeve shqiptare t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb sip\u00ebrmarrje me shtrirje globale duket se ka krijuar nj\u00eb terren pjellor p\u00ebr ngritjen e sistemeve paralele t\u00eb qarkullimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb parave, jasht\u00eb kanaleve t\u00eb gjurmueshme zyrtare.<\/p>\n<p>Institucionet ligjzbatuese besojn\u00eb se pjes\u00eb e k\u00ebtij mekanizmi jan\u00eb edhe biznese t\u00eb caktuara t\u00eb k\u00ebmbimit valutor apo agjencit\u00eb e transfertave t\u00eb parave, t\u00eb cilat po funksionojn\u00eb si struktura m\u00eb vete n\u00eb funksion t\u00eb grupeve kriminale p\u00ebr t\u00eb maksimizuar fitimet e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrmasat e k\u00ebtij fenomeni jan\u00eb ende t\u00eb paqarta, ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb besojn\u00eb se rrjetet kriminale po shfryt\u00ebzojn\u00eb boshll\u00ebqet ligjore dhe mekanizmat e dob\u00ebt t\u00eb monitorimit dhe mbik\u00ebqyrjes n\u00eb tregun e k\u00ebmbimit valutor.<\/p>\n<p>\u201cInspektimet e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe autoriteteve tatimore shpesh kryhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale\u2026 pa analizuar n\u00eb thell\u00ebsi origjin\u00ebn e fondeve ose modelet e transaksioneve,\u201d tha Eduart Gjokutaj, nj\u00eb konsulent i ekonomis\u00eb dhe drejtues i qendr\u00ebs \u201cAltax\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, aktor\u00ebt kriminal\u00eb kan\u00eb shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsirat ligjore, duke regjistruar pikat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve ose p\u00ebrdorur llogari t\u00eb ndara p\u00ebr t\u00eb fshehur transaksionet, duke shmangur kontrollin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Avokati i t\u00eb akuzuarve, Ardian Visha i tha BIRN se dyshimet e ngritura ndaj Bashkim Lik\u00ebs jan\u00eb inekzistente, nd\u00ebrsa ato ndaj Maklen Micit jan\u00eb ngritur vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e komumikimeve n\u00eb aplikacionin SKY ECC, pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb prova t\u00eb tjera. Visha i quan akuzat p\u00ebr pjesmarrje n\u00eb organizat\u00eb kriminale si absurde.<\/p>\n<p>\u201cDyshimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb hamend\u00ebsime q\u00eb burojn\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrftuara nga burime t\u00eb paligjshme t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb prov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk jepen n\u00eb versionin autentik t\u00eb tyre, por si p\u00ebrzgjedhje e selektuar dhe e komentuar nga autoriteti procedues,\u201d tha avokati, duke pretenduar se mes Micit dhe \u00c7opjes ka nj\u00ebherazi munges\u00eb t\u00eb raportit njer\u00ebzor si dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit kriminal.<\/p>\n<h4><strong>Probleme sistemike<\/strong><\/h4>\n\n<p>N\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit, numri i zyrave t\u00eb k\u00ebmbimit valutor pothuajse \u00ebsht\u00eb dyfishuar n\u00eb Shqip\u00ebri; nga 356 biznese t\u00eb licensuara n\u00eb vitin 2014 n\u00eb 640 t\u00eb tilla n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg me luhatje t\u00eb m\u00ebdha, pasi sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7do vit nd\u00ebrpresin aktivitetin me dhjetra biznese dhe po kaq operator\u00eb t\u00eb rinj shfaqen n\u00eb horizont.<\/p>\n<p>Tregu duket se ka gjithashtu probleme t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nga 166 inspektime t\u00eb kryera nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tre vitet e fundit, jan\u00eb revokuar 132 licensa, jan\u00eb marr\u00eb masa administrative ndaj 46 bizneseve dhe u \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendje 18 t\u00eb tjerave.<\/p>\n<p>Edhe pse pikat e k\u00ebmbimit valutor jan\u00eb subjekte t\u00eb ligjit p\u00ebr \u201cParandalimin e pastrimit t\u00eb parave dhe financimin e terrorizmit\u201d, sipas s\u00eb cilit duhet t\u00eb identifikojn\u00eb \u00e7do person q\u00eb kryen transferta mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb raportojn\u00eb \u00e7do transaksion mbi 1 milion lek\u00eb, k\u00ebto detyrime shpeshher\u00eb anashkalohen.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se inspektimet kan\u00eb identifikuar si shkelje kryesore munges\u00ebn e raportimeve, mosrespektimin e procedurave dhe mang\u00ebsi n\u00eb ruajtjen e dokumentacionit mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebmbimet valutore.<\/p>\n<p>Inspektimet kan\u00eb zbuluar gjithashtu munges\u00ebn e nj\u00eb sistemi t\u00eb centralizuar p\u00ebr analizimin dhe identifikimin e parregullsive si dhe munges\u00eb dokumentimi t\u00eb rasteve t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Edhe Agjencia e Inteligjenc\u00ebs Financiare, nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe autoritet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave\u2026,\u201d i konsideron bizneset e k\u00ebmbimit t\u00eb valutave si aktivitete me risk.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Agjencia i tha BIRN n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion se raportimet ndaj tyre ishin sporadike.<\/p>\n<p>Duke iu referuar raportimeve nga bankat apo noter\u00ebt, Agjencia tha se dyshimet kryesore lidhen me transaksionet e kryera n\u00eb cash, munges\u00ebn e dokumenteve justifikuese si dhe p\u00ebrfshirjen e aksioner\u00ebve t\u00eb pikave t\u00eb k\u00ebmbimit valutor n\u00eb investime biznesi apo n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme p\u00ebr llogari t\u00eb persove t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Referimet drejt Prokuroris\u00eb jan\u00eb gjithsesi t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>Agjencia e Inteligjenc\u00ebs Financiare i tha BIRN se gjat\u00eb vitit 2024 kishte referuar vet\u00ebm 1 rast n\u00eb institucionet ligjzbatuese, i cili kishte si tipologji t\u00ebrheqjen n\u00eb cash t\u00eb shumave t\u00eb larta q\u00eb nuk dihet se ku kishin p\u00ebrfunduar nga llogari t\u00eb personave n\u00ebn hetim.<\/p>\n<h4><strong>Nga Hawala te kriptovalutat<\/strong><\/h4>\n\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020, nj\u00eb emisar i Franc \u00c7opjes ngat\u00ebrroi fillimisht adres\u00eb, nd\u00ebrsa po k\u00ebrkonte Exchange-in n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkim Lik\u00ebs dhe Maklen Micit n\u00eb vendin e njohur si \u201cDollari\u201d.<\/p>\n<p>Tre burra u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe shk\u00ebmbyen detaje dhe fotografi p\u00ebrmes aplikacionit SKY ECC, p\u00ebr ta orientuar at\u00eb drejt pik\u00ebs s\u00eb duhur, ku do t\u00eb t\u00ebrhiqte m\u00eb pas 215, 500 Euro t\u00eb ndara n\u00eb kat\u00ebr k\u00ebste.<\/p>\n<p>Mesazhet e shk\u00ebmbyera n\u00eb SKY ECC ran\u00eb n\u00eb duart e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me tre vjet m\u00eb von\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb zbulim dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr evolucionin e krimit t\u00eb organizuar shqiptar.<\/p>\n<p>Hetimet dokumentuan ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb grupi personash q\u00eb e p\u00ebrdornin biznesin e k\u00ebmbimit valutor si kamuflim, nd\u00ebrsa kryenin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb operacione t\u00eb qarkullimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb parave p\u00ebr llogari t\u00eb grupit \u00c7opja.<\/p>\n<p>Prokuroria beson se Lika dhe Mici e kryenin k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebrmes sistemit Hawala dhe transaksioneve n\u00eb kriptovaluta.<\/p>\n<p>Hawala \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem informal i p\u00ebrdorur q\u00eb prej shekullit t\u00eb 8-t\u00eb n\u00eb Indi dhe n\u00eb vendet e bot\u00ebs arabe p\u00ebr transferimin e parave nga nj\u00ebri shtet n\u00eb tjetrin, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb parat\u00eb t\u00eb zhvendosen fizikisht.<\/p>\n<p>Skema funksionin mbi marr\u00ebdh\u00ebnien e besimit dhe p\u00ebrfshin nj\u00eb rrjet agjent\u00ebsh n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt pranojn\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb depozita p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. N\u00ebse parat\u00eb dor\u00ebzohen fjala vjen n\u00eb Lond\u00ebr, nj\u00eb person mund t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb ato brenda pak or\u00ebsh tek nj\u00eb agjent i dyt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb duke paraqitur nj\u00eb kod unik \u2013 i njohur si Token \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb agjenti n\u00eb Lond\u00ebr dhe ai n\u00eb Tiran\u00eb rakordojn\u00eb librat e llogarive.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 metodave arkaike t\u00eb transfertave t\u00eb parave, nga pika e k\u00ebmbimit valutor \u201cB.Lika, Cimi &amp;Keni\u201d dyshohet se jan\u00eb transferuar gjithashtu miliona dollar\u00eb p\u00ebrmes monedhave virtuale. Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb grupit \u00c7opja, prokuror\u00ebt gjurmuan dhe sekuestruan kriptovaluta n\u00eb vler\u00ebn e 11.5 milion\u00eb dollar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas arrestimit t\u00eb Lik\u00ebs dhe Micit n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2024, Prokuroria e Posa\u00e7me zbuloi nj\u00eb grup t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2025, i cili akuzohet se mund\u00ebsoi transferimin e vlerave t\u00eb konsiderueshme me burim nga trafiku i drog\u00ebs mes Zvicr\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I akuzuari kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, Ervis Ferizaj, 47 vje\u00e7 u arrestua n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024 n\u00eb Lucern\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs me akuz\u00ebn e trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve, pastrimit t\u00eb parave dhe grupit t\u00eb strukturuar kriminal. Ferizaj ishte i paarritsh\u00ebm p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Ferizaj dyshohet se kontrollonte dy pika t\u00eb k\u00ebmbimit valutor n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e babait dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb kamufluar transferimin e parave t\u00eb paligjshme nga Zvicra drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb d\u00ebrguara nga Prokuroria Federale e Zvicr\u00ebs, parat\u00eb qarkullonin gjithashtu sipas sistemit Hawala p\u00ebr llogari t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026shtetasi Ervis Ferizaj dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, n\u00eb Zvic\u00ebr dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, kan\u00eb ruajtur dhe kan\u00eb menaxhuar parat\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga aktivitetet kriminale t\u00eb shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, kan\u00eb siguruar para n\u00eb dor\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi \u201chawala\u201d me q\u00ebllim transferimin e parave te persona t\u00eb tjer\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Klodian Braho, personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sistemet informale t\u00eb transfertave t\u00eb parave ndajn\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me grupet kriminale; at\u00eb t\u00eb sigurimit t\u00eb fitimeve t\u00eb shpejta. K\u00ebto rrjete p\u00ebrfitojn\u00eb komisione n\u00eb p\u00ebrqindje si p\u00ebr transfertat n\u00eb cash p\u00ebrmes sistemit Hawala, ashtu edhe p\u00ebr transaksionet n\u00eb kriptovaluta.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, nj\u00eb agjent p\u00ebrfiton nga 6 deri n\u00eb 15 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs totale q\u00eb transferon n\u00eb para fizike p\u00ebrmes sistemit Hawala, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komisionet e transaksioneve n\u00eb kriptovaluta variojn\u00eb nga 0.5 deri n\u00eb 2 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs totale.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, k\u00ebto rrjete ofrojn\u00eb si avantazh p\u00ebr grupet kriminale shmangien e gjurmimit t\u00eb parave p\u00ebrmes aktiviteteve t\u00eb tyre formale.<\/p>\n<p>\u201cKy sistem informal mund\u00ebson transferimin e parave n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shmang raportimin dhe kontrollin e origjin\u00ebs s\u00eb parave, pasi agjent\u00ebt nuk zbatojn\u00eb dispozitat ligjore dhe n\u00ebnligjore p\u00ebr regjistrimin dhe identifikimin e personave d\u00ebrgues dhe marr\u00ebs, nuk zbatojn\u00eb dispozitat ligjore p\u00ebr verifikimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb parave q\u00eb transferohen dhe p\u00ebr shumat tavane t\u00eb transferta,\u201d tha Braho p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<h4><strong>Biznese me risk<\/strong><\/h4>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 infrastrukturave financiare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb hije, grupet kriminale shqiptare vler\u00ebsohet se kan\u00eb shfryt\u00ebzuar edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb dhe social\u00eb q\u00eb lidhen kryesisht me periudh\u00ebn q\u00eb shoq\u00ebroi pandemin\u00eb e COVID-19.<\/p>\n<p>Sipas Gjokutajt nga Altax, pas pandemis\u00eb shum\u00eb aktivitete ekonomike u zhvendos\u00ebn n\u00eb informalitet, duke rritur ndjesh\u00ebm p\u00ebrdorimin e valut\u00ebs s\u00eb huaj dhe kriptomonedhave p\u00ebr transaksione t\u00eb padokumentuara.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr faktor ishte rritja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr para cash dhe kanale alternative p\u00ebr transferim parash, q\u00eb ka leht\u00ebsuar operimin e sistemeve ilegale si Hawala,\u201d tha Gjokutaj.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, mekanizmat ligjor\u00eb dhe kontrollet e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk u adaptuan n\u00eb koh\u00eb me ndryshimet e tregut, nd\u00ebrsa shtimi i pikave t\u00eb k\u00ebmbimit nuk u shoq\u00ebrua me monitorim t\u00eb shtuar,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Gjokutaj vler\u00ebson gjithashtu se me rritjen e transaksioneve virtuale, menaxhimi i tregut t\u00eb k\u00ebmbimit valutor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb i nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e kapaciteteve teknologjike p\u00ebr t\u00eb monitoruar lidhjet midis valut\u00ebs virtuale dhe transaksioneve cash dhe rreziqet q\u00eb para t\u00eb pista t\u00eb integrohen n\u00eb ekonomin\u00eb formale p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr autoritetet mbikqyr\u00ebse,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Edhe institucionet e zbatimit t\u00eb ligjit apelojn\u00eb p\u00ebr vigjilenc\u00eb t\u00eb shtuar ndaj k\u00ebtyre bizneseve, si nga autoritetet e mbik\u00ebqyrjes administrative, ashtu edhe nga ato t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb, aktivitetet e k\u00ebmbimit valutor dhe t\u00eb transfertave t\u00eb parave duhet q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen si aktivitete q\u00eb jan\u00eb me risk t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb transferimin informal t\u00eb parave, q\u00eb mundet t\u00eb ken\u00eb origjin\u00eb kriminale\u2026,\u201d tha prokurori Klodian Braho.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb deklaroi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb procesin e miratimit t\u00eb nj\u00eb rregulloreje t\u00eb re p\u00ebr pikat e k\u00ebmbimit valutor, q\u00eb parashikon sipas saj verifikimin e origjin\u00ebs s\u00eb kapitalit dhe reputacionin e aksioner\u00ebve, por edhe kufizimin e vlerave q\u00eb mund t\u00eb mbahen cash apo t\u2019u n\u00ebnshtrohen transaksioneve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto ndryshime lidhen me aspektet e parandalimit t\u0451 pastrimit t\u0451 parave dhe financimit t\u00eb terrorizmit, por edhe me nevoj\u00ebn e forcimit t\u00eb rregullave t\u00eb hyrjes n\u00eb treg t\u00eb subjekteve q\u00eb jan\u00eb financiarisht t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe me integritet,\u201d deklaroi Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/10\/15\/exchange-rrjetet-e-fshehta-financiare-pas-grupeve-te-narkotrafikut-shqiptar\/\">Reporter.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/15\/exchange-rrjetet-e-fshehta-financiare-pas-grupeve-te-narkotrafikut-shqiptar\/\">Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve t\u00eb narkotrafikut shqiptar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga dosjet hetimore tregojn\u00eb raste sporadike ku bizneset e k\u00ebmbimit valutor n\u00eb Shqip\u00ebri po sh\u00ebrbejn\u00eb si fronte t\u00eb maskuara p\u00ebr qarkullimin ilegal t\u00eb miliona eurove p\u00ebrmes sistemit Hawala dhe kriptovalutave, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb grupeve t\u00eb narkotrafikut. Brenda labirinthit t\u00eb zhurmsh\u00ebm t\u00eb kolonave q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb pallat p\u00ebrball\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":46565,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46564","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46564\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}